24/12/2024
Kinezet-Diktatorit-Hoxha

Gëzim Lojdia: Kur pionierët kinez i dërgonin letër Diktatorit Enver Hoxha

Kur pionierët kinez i dërgonin letër E. Hoxhës, M. Shehut, H. LLeshit!

Mos vallë është kjo letra që nxiti mbylljen e institucioneve fetare ?

Nga Gëzim Lojdia

1.

  1. Nga ky dossier po faktojmë letrën, që kolektivi i pionierëve të shkollës fillore Pao Lian të rajonit Lien Hua, distrikti Can Sha i provincës Hu Nanit të RP të Kinës u ka dërguar një letër përshëndetje shkruan shtypi i kohës, Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Haxhi Lleshit.

Kjo letër nxit dyshime të mëdha. E botuar në 19 nëntor 1966  kur në të mes propagandës së njohur të kohës cuditerisht  mes ca frazave flitet edhe për revolucionin kulturor kinez që kishte filluar në Kinë. Zyrtarisht Revolucioni Kulturor Proletar i Madh ishte një lëvizje sociopolitike në Republikën Popullore të Kinës nga  maji i viti 1966 deri në vitin 1976,  nga Mao Ce Duni. Mao e nisi lëvizjen në maj të vitit 1966,  së shpejti duke u bërë thirrje të rinjve të “bombardojnë shtabin” dhe të shpallin se “te rebeli është i justifikuar”, shkruan ëikipedia.

Vetëm 4 muaj më vonë  sipas arkivave gazeta:” Zëri i Popullit “ kishte mua, j që trajtonte suksesin e Revolucionit Kulturor në Kinë,  për t’i bërë ballë “burokratizimit brenda partisë” dhe hrushovizmit,  Enver Hoxha mbajti një fjalim më 6 shkurt 1967 në një takim të organizatave bazë të Minierës së Qymyr-gurit në Krrabë,  Rep. Ushtarak Nr. 5009,  dhe Kuadrove të Universitetit Shtetëror të Tiranës. Fjalim i cili u botua nga gazeta numrin e nesërm. Në numrin e gazetës të datës 8 shkurt 1967 u botua nisma e nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës, që kërkonin mbylljen e kishave e të xhamive ,  duke qenë se pjesë e rrafshit kulturor që duhej revolucionarizuar ishte edhe prania e fesë sipas fjalimit që ndoqën. U krijua «shtabi i përgjithshëm për drejtimin e luftës kundër zakoneve prapanike dhe bestytnive fetare» me në krye R.Alinë.Më 11 prill 1967 dekreti nr. 4263 i Presidiumit të Kuvendit Popullor me propozimin e qeverisë shtetëzoi të gjitha pronat e komuniteteve fetare përpos ndërtesave ku kishin të vendosura selitë. Komunitetet fetare vazhduan ligjërisht aktivitetin e tyre deri më 13 nëntor të atij viti,  kur me dekretin nr. 4337 të Presidiumit të Kuvendit Popullor,  me propozim të qeverisë,  shfuqizohen të gjitha statutet e komuniteteve fetare dhe ligji hyn në fuqi menjëherë.

2.

Pjesë nga letra e pioniereve kinez:”Me ndenjat e  një gëzimi të madh në radhë të parë i shprehim Partisë së Punës së Shqipërisë, udhëheqësit më të dashur të popullit shqiptar, mikut më të ngushtë të popullit kinez,  xhaxhi Enver Hoxhës  se dhe qeverisë së RP të Shqipërisë dhe popullit heroik shqiptar, përshëndetjet më të larta dhe më të sinqerta revolucionare. Ne me ndenjat e një miqësie të thellë ju urojmë juve thellësisht për fitoret e mëdha dhe sukseset e shkëlqyera që keni arritur në luftën kundër imperializmit amerikan, revizionistëve sovjetik dhe reaksionarëve të vendeve të ndryshëm   si dhe në revolucionin socialist e në ndërtimin e socializmit dhe për mbrojtjen e unitetit të lëvizjes komuniste ndërkombëtare.

Koment:A nuk është ky tekst i shkruar nga anëtarët e K.Q të PK të Kinës?

Nuk duket si një letër pionierësh,  por si një letër e hartuar e shkruar dhe dërguar nga shefat  e KQ të PK të Kinës dhe të firmosur nga këta pionierë të vegjël.

3.

Letra vijon :”Ne me gëzim të madh po shohim se populli punëtor  dhe heroik shqiptar. që nuk i trembet syri fare para dhunës  e forcës  nën udhëheqjen e  ndritur të PPSH  me shokun Enver Hoxha ne krye  me frymën revolucionare të mbështetjes në forcat e  veta  dhe të luftës me vështiruesit  duke u bashkuar i tëri  si një trup i vetëm dhe duke mbajtur  në njërën dorë  kazmën e në tjetrën pushkën  ka arritur fitore, suksese shumë të mëdha  dhe admiruese  në çështjen e madhe  të ndërtimit të socializmit  dhe në luftën për mbrojtjen e paqes në botë. Fitoret tuaja janë një grusht i rëndë dhe vdekjeprurës  për imperializmin amerikan, revizionistët modernë dhe gjithë reaksionarët e vendeve të ndryshme. Ato janë një mbështetje dhe inkurajim i madh për lëvizjen nacional-çlirimtare të popujve të botës .Ne i konsiderojmë fitoret tuaja, si fitoret tona se dy partitë  dhe popujt tanë janë miq të ngushtë  si në ditë të mira dhe të këqija, janë të lidhur sëbashku dhe të pandarë.

Koment:Është e çuditshme se si pionierët e një katundit diku larg,    në një humbëtirë kineze kur teknologjia mungonte tërësisht  dhe nuk është kjo e sotmja  njohka aq mirë arritjet e shqiptarëve. Mirëpo ajo,  që e bënë  të pabesueshme këtë letër se është shkruar nga dora e disa pionierëve  janë temat,  që rrok letra dhe mënyra e trajtimit të tyre. Janë shkruar me kujdes dhe janë hartuar brenda:” kuzhinës kineze të propagandës maoiste.

4.

Vijojmë me letrën:”Ne jemi pionierë të Kinës së re. Idetë e Mao Ce Dunit  kanë lëshuar rrënjë në zemrat tona të vogla. Ne duam dhe e admirojmë pa kufi kryetarin Mao, pasi çdo fjalë e tij është e vërtetë. Ne patjetër do ti lexojmë qysh në vogëli veprat e kryetarit Mao, që të jemi brez i ardhshëm i çështjes së revolucionit proletar.

Koment:Midis radhëve të kësaj letre të shkruar nga një dorë e stërvitur  nga agjitopët e propagandës maoiste, padashur është deshifruar një zbulim që tregon se kush është vërtetë autori i kësaj letre. As,  që bëhet fjalë se janë pionieret e një katundi të largët.

Mjafton vetëm kjo frazë për të kuptuar se kush e ka shkruar këtë letër për treshen e shtetit shqiptar:”Ne patjetër do ti lexojmë qysh në vogëli veprat e kryetarit Mao…

Vijon letra:’Ne me gëzim po ju njoftojmë juve  se populli 700 milionësh kinez me qëllim që të çohet deri në fund çështja e revolucionit në Kinë dhe në botë,  duke ngritur lartë flamurin e kuq të ideve të Ma Ce Dunit, tani është duke zhvilluar revolucionin e madh kulturor proletar. Fitoret tona janë fitore  t ideve të Ma Ce Dunit, janë një goditje shumë  e madhe kundër imperialistëve, revizionizmit modernë dhe reaksionarëve të vendeve të ndryshme  dhe një inkurajim shumë i madh për popujt revolucionarë të botës. Megjithë që popullin kinez  dhe shqiptar i ndajnë mijëra male e dete, idealet e përbashkëta  na kanë lidhur sëbashku. Miqësia jonë luftarake është më e lartë se malet tona dhe më thellë se detet.Ne pionerët kinez e themi para gjithë popujve të botës  se së bashku me  PPSH dhe popullin shqiptar do të ngremë  më lartë flamurin e madh të marksizëm leninizmit dhe të internacionalizmit proletar të bashkuar me gjithë popujt revolucionar të botës  do të çojmë deri në fund me vendosmëri luftën kundër imperializmit me atë amerikan në krye dhe kundër revizionizmit modern me qendër udhëheqjen e  PK Të BS.Ne kemi besim të patundur se në epokën e madhe  kur era e Lindjes ka mposhtur erën e  Perëndimit, imperialistët dhe revizionistët i kanë ditët e shkurtra. Çështja jonë e drejtë patjetër do të fitojë plotësisht në gjithë botën……letra vijon më tej me fjalë propagandistike  siç ishte  metoda propagandistike  për letrat që dërgoheshin aso kohe…..

Koment: Më 15 shkurt,  1967 në shembullin e dacibaove maoiste,  dyert e institucioneve fetare u gdhinë të mbushura me fletë-rrufe me kërcënime për kë do të donte t’i hapte se do të shkonin para përgjegjësisë shkruan shtypi i sotëm. Letra e dërguar  nga larg ardhur nga zyrat e KQ  të Partisë Komuniste kineze ishte një mesazh për tre krerët e shtetit shqiptar për shembullin,  që duhet të ndiqnin. Ajo letër nuk ishte shkruar  asnjëherë nga pionierët,  që as e dinin  dhe  s’do ta mësonin ndonjëherë se tre krerëve të shtetit të vogël komunist në Ballkan në emër të tyre u ishte dërguar një letër. Letra mbante një mesazh ishte si ata zogjtë,  që mbanin në pulat e tyre mesazhin e koduar. “Te ne filloi rrëmuja kulturore, ju çfarë prisni!

“Kryetari Mao,  thonë pionierët, pra fjalët e tij janë të vërteta por ju çfarë prisnin, sepse Mao ishte  ndërkohë një udhëheqës botëror , dhe të paktën 12-13  vite më vonë shteti shqiptar do të luftonte  fantazmën  e  vdekur të kryetarit Mao. Megjithatë duhet kuptuar qartë se kjo letër ishte mesazh për tre krerët e shtetit shqiptar, të cilët pas 4 muajsh nisën “ofensivën kulturore në Shqipëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok