14/10/2024

Do tu kthehet buzëqeshja dhe lumturia …

0

Me lirimin e  Pushimores së fëmijëve në Deçan njëzetmijë fëmijëve në Kosovë

Do tu kthehet buzëqeshja dhe lumturia …

Për shërimin shpirtëror dhe shëndetësor të  fëmijëve të Kosovës – pushimorja e fëmijëve në Deçan me pesë ndërtesat moderne me gjashtëqind shtretër dhe objekte të tjera përcjellëse, më pisha qindvjeçare përreth, bukurit e rralla natyrore është bërë “mollë e ndaluar” për fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë. Andej kërkohet nga KFOR-it  Italian, manastiri, Gjykata Kushtetuese  lirimi i pushimores së fëmijëve.

Nga Hasan Hasanramaj

Në regjionin e pasur dhe atraktiv me ajrin e  pastër që lëshohet nga Bjeshkët e Nemuna, florën dhe faunën e pasur cila mbulon kodrat dhe luginat nga të cilat rrjedh uji i ftohtë si akulli, gryka piktoreske të Deçanit, bukurit tjera të rralla e atraktive dekada më radhë ishin dhe janë viset me tërheqëse për fëmijët, të rinjtë, punëtoret dhe qytetaret  tjerë që  vinin nga të gjitha anët e Kosovës dhe më larg në Deçanin turistik për të pushuar shpirtin e tyre gjatë pushimeve verore dhe stinët tjera të vitit.

Kapacitetet e këtij kompleksi të mirënjohur turistik në Kosovë dhe jashtë kufijve të saj për të cilin do të bëjmë fjalë në këtë reportazh- po u bëjmë me dije së ky kompleks  është një ndër qendrat më të mëdha, më të bukura dhe më tërheqëse për rekreacion, për pushim, për edukim, për shërim shpirtërore, shëndetësore, për rekreacion, për edukim, rehabilitim fizik, psikologjik dhe integrimin e fëmijëve dhe rinisë në sheqerin e civilizuar. Kjo pushimore atraktive është ndërtuar rrëzë Bjeshkëve të Nemuna, në një ambient të bukur malor, me një lartësi mbi detare mbi  gjashtëqind e shtatëdhjetë metra dhe si e tillë ka një klimë ideale ku fëmijët dhe të rinjtë për një kohë të shkurtër fitojnë në  pikëpamje shëndetësore. Pushimorja e fëmijëve dhe rinisë “Pishat e Deçanit” në Deçan është objekti me i vjetër dhe më i vizituar i këtij lloji në Kosovë  që nga viti 1932 e cili atë botë kryesisht k shërbye si tenderë për shërimin dhe rimëkëmbjen e fëmijëve të sëmur.

Sot kjo pushimore e mirënjohur në gjirin e vet ka pesë objekte moderne me gjashtëqind shtretër, restauronin me pesëqind ulëse, objektin e kuzhinës të tipit më bashkëkohor, amfiteatrin e hapur, ambulancën shëndetësore, terrenet sportive, bukurit e rralla natyrore, gjë e cila mirë shihet në fotografit e kamerës sonë.

Në kompleksi e Pushimores së fëmijëve  dhe kapacitetet e saj të tipit më bashkëkohor çdo vjet kanë defiluar dhe janë këndell në aspektin psikofizik mbi njëzetmijë  fëmijë dhe të rinj nga Kosova dhe bota. Andej, duke u bazuar në konventën mbi të drejtat e fëmijëve të cilët si të gjithë të tjerët e kanë të drejtën për jetë, shëndet, edukim, pushim, pjesëmarrjen,  lirin e të shprehurit dhe të mbrojtjes nga të gjitha format e diskriminimit apo të keqtrajtimit të cilat për momentin në Kosovë janë brengosesh?!

Stafi i manastirit deklaron: “ Vendosja e fëmijëve në pushimore – rrezik për manastirin”?!

Pushimorja e fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan për momentin ka mbetur pengë e kërkesave të manastirit të Deçanit  dhe të qeverisë serbe në Beograd  kanë deklaruar së vendosja e fëmijëve dhe rinisë në këtë qendër turistike rrezikon manastirin dhe për te krijon një pasiguri?! Kjo deklaratë është një mendim jo real, i gabuar dhe me një prapavijë politike e cila ka për qëllim uzurpimin e kompleksit turistik në përgjithësi të cilin që

Njëzet e dy  vjet e mban peng pa asnjë bazë mbështetëse ligjore?! Andaj, stafit të manastirit të Deçanit  qytetaret e komunës së Deçanit u bëjmë me dije  që të mos frikohen nga fëmijët të cilëve po mundohen me çdo kusht te pengojnë buzëqeshjen, lumturin, të drejte për jetë, pushim, edukim   dekada më radhë  nga personeli i objektit të manastirit të Deçanit, si kult fetar me besnikërinë më të madhe ne deçanasit shqiptar e kemi  ruajtur, e kemi vizituar dhe jemi kujdesur për hallet dhe kërkesat e saj. E kemi mbrojtur nga të pa priturat, e këtë e dinë mirë personali i manastirit, por në momentet më të duhur, kur kërkesat e fëmijëve, rinisë, punëtoreve dhe qytetaret të komunës së Deçanit dhe Kosovës dhe më larg që disa vite po kërkojnë  lirimin e  këtij kompleksit turistik ata që shtatëmbëdhjetë vite për  po paraqiten si të shurdhet?!

Kompleksi i Pushimores së fëmijëve në  tetëdhjetë e katër vitet e fundit ne Deçan ka qenë  dhe mbetet edhe tani si vend  për pushim rekreacion, arsimimi dhe edukim të fëmijëve dhe të rinisë kosovare. Gjithashtu kompetentet e pushimores së fëmijëve dhe kuvendit të komunës në Deçan në vitet e kaluara kanë kërkua që kompleksi në fjalë  të kaloi në mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale të Kosovës, e jo të privatizohet, sepse kjo situatë për momentin do ta ruante karakterin e vet si qendër rehabilituese, edukative, arsimore për fëmijë dhe të rinj në Kosovë.

Stafi i manastirit me sjelljet e tij po mundohet ta pengoje buzëqeshjen, lumturine, pushimin dhe edukimin e fëmijëve të Kosovës

Strukturat udhëheqëse, qytetaret, fëmijët dhe të rinjtë e komunës së Deçanit dhe të Kosovës në apelin e tyre në këto momente para fillimit të pushimeve verore  pas  njëzet e dy vjetëve kërkesave, përpjekjesh, ankesash, lutjesh, protestave, arsyetimesh dhe trokitje nëpër dyert kompetentes vendor dhe ndërkombëtar për lirimin e Kompleksit të Pushimores së Fëmijëve dhe Rinisë “Pishat e Deçanit në Deçan ku  është vendosur KFOR-it italian, brenda një viti mund të pushojnë, këndellën në aspektin psikike fizik dhe afirmimin e përgjithshëm  më shumë së njëzetmijë fëmijëve dhe të rinj nga qytetet dhe fshatrat e ndryshme të Kosovës dhe më larg,  por për fat të keq  kjo pushimore turistike dhe rehabilituese edhe sot e kësaj dite është “mollë e ndaluar” për pasurin më të shtrenjtë të kombit –  për fëmijët dhe të rinjtë, për të ardhmen e shëndosh të tyre.

Në këtë apel kërkohet nga KFOR-i italian, strukturat tjera ndërkombëtare, ato të Kosovës dhe  Gjykatës Kushtetues,     më në fund  kapacitetet e pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” në Deçan – këto ditë kur fillojnë pushimet verore  të lirohen, e kjo do tu kthente buzëqeshjen dhe lumturin fëmijëve dhe rinisë në Kosovë.

Kjo kurthe mirë e përgatitur me një prapavijë politike për fat të keq  edhe përkundër kërkesave dhe apeleve të një pas njëshme të fëmijëve, të rinjve, të traumatizuar, me aftësi të kufizuara fizike  e të tjera për fat të keq deri sot u shikua dhe po shikohet duar kryq nga të gjithë ata të cilët që  shtatëmbëdhjetë vite radhazi  e  kanë dhënë fjalën qytetareve të komunës së Deçanit dhe atyre të Kosovës  së do ta lirojnë kompleksin e pushimores së fëmijëve dhe rinisë “ Pishat e Deçanit” në Deçan, por.

Sa për ilustrim po përmendim së në bisedat që janë mbajtur me përfaqësuesit e KFOR-it, UNMIK-ut, UNICF-it, avokatit publik, Këshillit për Lirin dhe të Drejtat e Njeriut, Fondit për Mbrojtjen Sociale të fëmijëve dhe të tjerëve gjatë viteve të kaluara të gjithë janë pajtuar që fëmijëve dhe rinisë së Kosovës,  tu krijohen kushte me të mira për pushim, për rekreacion, për edukim, për rehabilitim, për rritën dhe jetën e tyre sa më të mirë të cilat deri sot mbeten fjalë të folura dhe të shkruara nëpër gazetave e asgjë tjetër?!

Në emër të fëmijëve të traumatizuar nga lufta e fundit, atyre me aftësi të kufizuara fizike dhe të tjerëve, në emër të humanizmit njerëzor lironi pushimoren e fëmijëve në Deçan, e më këtë do tu ktheni buzëqeshjen dhe lumturin fëmijëve të Kosovës në një anë, kurse në anën tjetër do t’i ndihmoni punëtoret të pa punë të kthehen në vendet e tyre të punës  dhe do ta mundësoni  zhvillimin e komunës më të varfër në Kosovë- Deçanit të cilës që njëzet e dy vite  është bllokuar i tërë kompleksi turistik nga kuvendi nga ata të manastirit të Deçanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok