Zemërim dhe urrejtje ndaj merimangës komuniste
Nga Vladimir Shyti
Ideja thelbësore se ngjallja e frikës është më e rëndësishme sesa vlerësimi, ku nuk mund të besohet në drejtësinë e njerzëve. Nuk do të ishte e gabuar nëse do të jetonim në një gjëndje të natyrshme, që secili të mbronte drejtpërsëdrejti vetveten dhe të drejtat e tij. Por në një shkallë qytetërimi, shteti merr përsipër mbrojtjen e personalitetin dhe pronësin tonë, parimi nderit në këtë vend harbut nuk gjen asnjë llojë zbatimi. Kapitalizmi erdhi me anë të forcës dhe me kërcënimin e dhunës fizike, duke u ndihmuar nga qeverit, që udhëhiqnin shtetin për të arritur sa më parë rendin kapitalist. Misionarët për të ngritur ndryshe këtë kështjellë u caktuan njerëz që ishin në kupolën komuniste, të cilët eleminonin ata që u dilnin kundër programit të tyre. Si rrjedhim, nderi kalorësiak, tani merret me ato plagosje të personalitetit qe shteti i dënon vetëm lehtësisht ose gati nuk i dënon fare. Sipas formulës, ligji s’merret me vogëlsira, duke qenë dëmtime joserioze dhe më tepër akte tallje;madje, lidhur me to, kanë arritur që t’i jepet personit militant një vlerë superior në raport me natyrën, gjëndjen dhe fatin e shqiptarëve, duke i ngritur në një shkallë shenjtërie;dhe duke gjetur për këtë pamjaftueshmërin e dënimit oligarkët marrin drejtpërsëdrejti krenarinë më të shfrenuar dhe mendjemadhësinë më e përçmueshme, duke harruar plotësisht gjëndjen e realitetit të popullit vet.
Për të maskuar këtë krenari të pafre dhe, lidhjet e ngushta me shtetin përdoren shfajsime të ndryshme, pra, Shqipëria është e pushtuar nga vet shqiptarët oligark. Pushtuesit përplasen me pinjollët që kërkojnë të drejtën e tyre për pronat e dokumentuara në kadastra dhe askush nuk i hap rrugën tjetrit. Kështu që humbet arsyea, përplasjet e lehtë do të kalohen menjëherë në fyerje, me goditje dhe në fund me vrasje. Procedura përkatëse është e ngurtësuar në një sistem të rreptë ligjesh, ku fitimtarët janë gjithmonë të fortit. Kjo është tallja më e madhe e botës, ku dhe ngrihen në qiell si kulmi i vërtetë i nderit të rrugës.
Kjo ndodh sepse lëkura e popullit tonë është shumë e fortë dhe ka në thelb, pikërisht tragjeditë e së shkuarës komuniste, ku mbante gjithçka të mbyllur në vetvete. Pasionet e tyre shtypeshin brenda buzëve, para se të artikulohej fjala e parë. Flisnin pak, ose hiç fare sepse tehu shpatës demokratike thurur në rrjetën e merimangës komuniste u qëndronte çdo vit, çdo muaj, çdo ditë, orë, minute e sekondë mbi supet e tyre të rrënuara. Prandaj qëndron i heshtur, jo se është i hutuar apo dembel, por nga një ndjesi çiltërsie, që tashmë po shthuret dhe po e largon këtë mungesë gjallërie duke parë e kuptuar dhe fundin e kësaj humnere të padukshme që kishte pasur brenda vetes.
“Shpulla shlyhet me thikë”, është një besëtytni e përçmueshme oligarke. Ndoshta do t’i takonte zemërimit të tyre që të shkëmbente fyerje e dhunë, por jo nderit e drejtësisë. Kjo gjë duket qartë në stivat e dosjeve që ende qëndrojnë të mbyllura të pa shqyrtuara në gjykatat shqiptare. Turizmi dhe qindra e mijra ndërtesa janë ngritur mbi këto dosje që enkas nuk shqyrtohen derisa pronarët legjitim të largohen nga kjo botë. Kjo gjë e bën këtë vend të pushtuar dhe armiqësor krashi fituesëve dhe humbëseve, kjo trysni e atmosferës do të sjellë që luftë të vazhdueshme midis shtetit-oligark dhe humbësëve të pronave, ku dhe do të ndikojë gjithmonë një ashpërsi e urrejtje në patalogjinë e shpirtit midis popullit tonë të shumëvuajtur.
Rinia, e cila nuk beson tek Hyjneshat e fatit apo në paqen e ferrit, në drejtësinë e mohuar në këtë rend demokratik. Ajo kërkon një kohë me rend më të mirë, duke luftuar të gjithë lëvozhgat dhe guaskat, që mbajnë të mbyllur brenda thelbin e qenies që duhet thërmuar e të rrjedhë lirishëm nën ritmin e papërmbajtur të këngës së fatit. Të kapërcej mbi dhimbjen popullin e vet dhe t, i ngjitë në lartësinë e duhur si gjithë Europa. Shqiptaria ka mirëkuptimin e një epoke të re në historinë e shetit Shqiptarë, por në dukje disi foshnjore, që të përmbledhë të gjithë gjërat, ku i përkasin vet atyre, aq më shumë të munduarëve. Perëndoi ai diell i shpirtit të lënduar, ky vend është më i bukur dhe në natën e acartë, ku uruganët veç kacafyten për të mbytur tërbimin e fuqishëm të rinisë me mendje të ndritur, ku dhe kërkojnë forcën e popullit të vet, për të shkatërruar rrjetën e merimangës.
Por, Demoni, forca e prejardhur nga regjimi i mykur, nga lavdia në dukje, një kumtar i pavetëdijshëm për fjalë të amshuara, ku e lidhëme kullat mbizotruese e me turizmin, e cila nuk vlen aspak për popullsinë e gjerë. Këto arritje janë pjesë të copëzuara, një pëlhurë e endur bukur, por nuk i shkon për shtatë të varfërit. Drejtuesit e qeverisë ndihen në shumë raste të rrëmbyer nga vetvetja, kanë një lloj qëndrimi mbrojtës kundër kësaj force rinore, që po u nxjerrë fakte të pakundërshtueshme gjatë udhëheqjes së tyre prej shumë vitesh në krye të pushtetit. Rinia shqiptare, s’e shpërfill gërshetimin me intelektoalët, ata kryqëzohen, mbivendosen, fëshfërijnë vetëm sipas një revolucioni paqësor, ku gjejnë vetëm pengesa. Tashmë ritmi është bërë mbizotërues, ku forca primitive e qeverisë po dridhet dhe po mundohet të hapë me vështirësi portat e ujit të rrjedhshëm, duke ecur, në terrin e ndriçuar nga rrufe rrënqethse, gjysmë i verbër, kërkon me tahmi lidhje me të gjithë shoqërit shqiptare nëpër një rrugë me qëllime rregullimi të gjëndjes, por në prag të mbarimit, në pikën e shëmbjes së ngrehinës komuniste.
