18/05/2026

Vota për kandidatin e preferuar, votë për bartësin e listës!

0
Florim-Zeqa1

Ditëve të fundit po vërejë mbështetje të kandidatëve të caktuar nëpër rrjetet sociale! Madje kjo po ndodhë prej figurave të njohura të ciët deri dje e kanë kundërshtuar bartësin/en e listës së caktuar, madje edhe e kanë etiketuar për tradhëti ndaj elektoratit…!

Nga Florim Zeqa

Mendohuni mirë para se të votoni

Me ose pa vetëdije, ata që e votojnë kandidatin e preferuar, në atë moment kanë votuar për bartësin e listës zgjedhore, ngase vota me automatizëm i shkon atij ose asaj!

Ky është një vakum i madh kushtetues i cili po përseritet në të dyja nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale)!

Si rezultat i këtij vakumi, gjithnjë votat e partisë janë në përputhje me votat e bartësit të listës zgjedhore, por jo edhe me kandidatët e tjerë!

Kjo gjithnjë është vërtetuar me dallimin në votë mes bartësit të listës dhe kandidatit të dytë apo tretë, të cilët gjithmonë kanë mbetur pas me vota nga i pari në listë!

Andaj, bashkatdhetarë të dashur në Kosovë apo në Diasporë që ende nuk e keni vendosur për kë të votoni, mendohuni mirë, meditoni dhe më pas reflektoni me votë, ngase vota e juaj ka peshë jo vetëm në rezultatin zgjedhor, por, edhe në të ardhmen e vendit nesër!

Nëse vërtetë përqendroheni paraprakisht për një kandidat të caktuar, vota e juaj do të jetë me vlerë pavarësisht faktit se nga ju përfiton partia dhe bartësi i listës zgjedhore!

Megjithatë, ndryshimi vjen vetëm duke i votuar kandidatët më të mirë, në të kundërtën, votimi i emrave të ‘mëdhenj’ nuk sjellë ndryshim por vazhdimësi, përseritje dhe riciklim të figurave politike që kanë lëvizur nga njëri subjekt në tjetrin për perfitime personale e jo për të sjellur ndryshime substanciale në politik-bërjen kosovare!

Zgjedhni dhe votoni më të mirët

Edhe një rekomandim shumë i rëndësishëm për elektoratin kosovar, i cili rrallë ose fare nuk specifikohet nga KQZ-ja, se qytetarët nuk janë të obliguar që t’i votojnë 10 kandidatë në listën zgjedhore!

Mjafton të votohet edhe një kandidatë i vetëm, dy, tre, katër apo pesë, por jo domosdoshmërisht dhjetë siq është përcaktuar limiti i zgjeruar!

Sasia asnjëherë nuk e përcakton cilësinë, kurse cilësia ia rritë vlerën shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës nesër!

Andaj, zgjedhni dhe votoni më të mirët, votoni ata që mendoni që do të jenë zëri i juaj në Parlamentin e Kosovës, votoni njerëzit e pastër, atdhetarë, të devotshëm dhe të dëshmuar në aspektin kombëtar e jo ata që kthehen në pengje të liderëve partiak, për të shkaktuar kriza paszgjedhore dhe bllokada në Kuvendin e Kosovës!

Ngase pritet, që rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit do ta komplikojë akoma më tepër krijimin e institucioneve të reja, e të mos flasim për zgjedhjen e Presidentit, i cili do jetë një pazarë i vështirë politik për të evituar zgjedhjet e radhës për legjislaturën pasuese, të 12-n më radhë!

Kosova ka nevojë për stabilitet politik, për institucione të qëndrueshme dhe për lidership që e ka dijen dhe guximin për t’u përballur me sfidat e shumta që e presin në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok