ROLI I VITAMINAVE DHE KRIPRAVE NË RUAJTJEN E SHËNDETIT
Nga Bashkim Saliasi
Ushqimet që merr çdo ditë njeriu, përveç proteinave, sheqernave, kriprave minerale etj, përmbajnë edhe disa lëndë të tjera në sasi shumë të vogla, të cilat quhen vitamina. Pa vitaminat ushqimet nuk kanë vlerë të plotë ushqyese. Vitaminat janë lëndë të domosdoshme për veprimtarinë normale të organizmit të njeriut. Ato rrisin aftësinë e njeriut për punë, ndihmojnë në ruajtjen dhe forcimin e shëndetit, shtojnë qëndrueshmërinë e organizmit ndaj mikrobeve të ndryshme, të cilat shkaktojnë sëmundje.
Njeriu i shëndosh ka nevojë për rreth 100 gr vitamina të ndryshme në ditë. Rëndësi ka që të përdoren sa më shumë fryte dhe zarzavate gjatë ditës. Si pasojë e pamjaftueshmërisë ose e mungesës së plotë të një ose disa vitaminave, tek njeriu shfaqen sëmundje të ndryshme, që shkaktojnë shpesh vdekjen e organizmit.
Le t’i japim përgjigje pyetjes:
Si ta ruajmë shëndetin?
Nga mungesa e plotë e një ose disa vitaminave, tek njeriu shfaqen sëmundje të ndryshme, të cilat shkaktojnë shpeshherë vdekjen e organizmit. Mungesa e vitaminës C shkakton te njeriu sëmundjen e skorbutit.
Shënjat e sëmundjes së skorbutit janë; fryrja, gjakosja e gingivave të dhëmbëve dhe mbulimi i lëkurës me njolla ngjyrë blu e errët dhe në përbërje të urinës gjenden rruaza të kuqe të gjakut (eritrocite).
Limoni dhe portokalli janë të mjaftueshëm për të ndaluar skorbutin. Mjafton një lugë me lëngë limoni në ditë që të parandalojë këtë sëmundje të gojës. Domatja është afërsishtë 8 herë më e pasur me vitaminë C se rrushi, 3 herë më e pasur se pjeshka dhe 6 herë më e pasur se kumbullat.
Speci përmban vitaminë c më shumë se gjithë perimet e tjera, madje më shumë se limoni dhe portokalli.Vitamina A quhet vitamina e rritjes dhe e zhvillimit të organizmit tonë. Mungesa e vitaminës A bënë që organizmi i njeriut të preket lehtë nga disa sëmundje, të cilat shfaqin dobësimin e organizmit dhe çrregullime nervore të tij.
Mungesa e plotë e vitaminës A te fëmijët dhe të rinjët shkakton ndalimin e rritjes së organizmit dhe sëmundjen e syve, “kseroftalminë”, e cila mund të shkaktojë edhe verbimin. Domatja ka më shumë vitamina A se kumbulla dhe tre herë më shumë se qershia, portokalli etj.
Mungesa e vitaminës B1 shkakton sëmundjen e “beri-berit” që çon në çrregullimin e lëvizjes së këmbëve dhe të duarve.Vitaminën B1 njeriu e siguron kur përdor bukë të zezë, por ajo gjendet me shumicë edhe te domatija, e cila barazohet me limonin dhe portokallin. Vitamina B2 gjendet në drithrat dhe perimet, e cila luan një rol të rëndësishëm në rritje dhe ripërtëritjen e indeve, në të parit, si dhe në punën e zemrës.
Kur mungon vitamina B2 pengohet rritja, ulet qëndrueshmëria e organizmit ndaj sëmundjeve ngjitëse, ndërsa pamjaftueshmëria shkakton anemi (mungesë rruazash të kuqe gjaku) rënie flokësh, rënie në peshë, lotim, shqetësime nervore etj.Vitamina B2 me shumicë gjendet te bizelja dhe spinaqi.
Vitamina PP luan rol të madh në këmbimin e lëndëve në organizëm, në përtëritjen e gjakut, në funksionimin normal të lëngut të stomakut dhe të zorrëve të holla, lehtëson qarkullimin e gjakut, ndihmon punën e sistemit nervor e etj. Mungesa e kësaj vitamine shkakton sëmundjen e rëndë të lëkurës që quhet pelagra. Ajo gjendet me shumicë te karota, domatja, batha, bizelja, fasulet e njoma, patatja etj.
Trupi i njeriut nuk ka nevojë vetëm për vitamina, por edhe për kripra minerale. Nga 3 kg kripëra minerale, që përmban trupi i njeriut, 2,5 kg janë të përqëndruara te kockat. Në formimin e kockave dhe të dhëmbëve marrin pjesë fosfori dhe kalciumi, por fosfori merr pjesë dhe në rregullimin e punës së zemrës dhe këmbimin e lëndëve të ndryshme.
Një njeri i shëndoshë ka nevojë për 1.2 gr fosfor dhe 0,8 gr kalcium në ditë. Më të pasura me fosfor janë spinaqi, lakra, domatja, fasulja, dhe patatja, kurse me kripra të kalciumit janë të pasura; sallata, lakra, spinaqi. Spinaqi përmban kalcium njësojë sa qumështi.
Në trupin tonë gjendet dhe hekuri, i cili është i përqëndruar pothuajse në gjak. Nëse njeriu ushqehet me produkte të varfëra me hekur te ai shfaqet sëmundja e anemisë. Shumë i pasur me hekur është spinaqi, bizelja, sallata, lakra, domatja, patatja etj.
Në organizmin tonë gjendet edhe jodi, pamjaftueshmëria e tij shkakton sëmundjen e tiroides, ndalimin e rritjes dhe zhvillimin e kufizuar mendor. Të pasura me jod janë bizelet, patatet, lakrat, sallatat etj.
Bimët prodhojnë disa lëndë që quhen fitonicide, të cilat mbysin mikroorganizmat e dëmshme që shkaktojnë sëmundje te njerëzit. Ato janë gaze ose lëngje me erë të fortë që prodhohen në gjethe, kërcell, sythe, lule etj.
Nga drurët dhe shkurret që rriten në vendin tonë shumë fitonicide nxjerrin: pisha, bredhi, hormoqi, dushku, plepi, qershia, panja, vodhvicja, kumbulla, mështekna, arra, rrapi, portokalli trigjethësh, trëndafili, eukalipti etj, kurse nga bimët barishtore më të pasura me fitnocide janë hudhra e qepa.
Qepa ka vlera të larta ushqyese dhe kurative. Qepa është e pasur me kripra minerale, gjethet e njoma janë të pasura me proteina, përmbajnë edhe sheqer, vitamina A dhe C. Era karakteristike e qepës i detyrohet vajit eterik që ka përmbajtje squfuri.
Qepa ndihmon shumë tretjen pasi ndihmon të lirohet acidi klorhidrik në stomak.
Prania e këtij acidi luan rol në zhdukjen e bakterieve të dëmshme që hyjnë në stomak bashkë me ushqimin. Vaj eterik i qepës shkatërron sekrecionet helmuese të baktereve. Qepa lufton gripin dhe ndikon pozitivisht në zgjerimin e enëve të gjakut, kuron me sukses gërvishjet e freskëta ose plagë të shkaktuara nga çpime, duke vendosur mbi vendin e dëmtuar cipën e hollë të saj.
Në mungesë të antibiotikëve momentalisht mënjanon infeksionet. Përdorimi i qepës së gjallë pastron sistemin e frymëmarrjes, ka veti kuruese për astmën dhe ndihmon ata që vuajnë nga sistemi nervor (nevrastenikët dhe melankolikët).
Hudhra e thatë përdoret për të përmirësuar shijen e gjellëve, ruajtjen e konservave dhe turshive. Ajo kuron arteriosklerozën, tensionin e rritur të gjakut dhe çrregullimet e qarkullimit të gjakut. Është e pasur me vitamina C dhe karbohidrate. Hudhra e thatë përmban 58% insulinë. 1 kg hudhër jep 1300 kalori. Ajo është e pasur me kripra të kalciumit, jodit dhe squfurit. Veprimi i fortë baktericid i detyrohet fitoncideve, të cilat vrasin bakteriet e turbekulozit, tifos, paratifos, dizanterisë, gripit, sinozitit dhe kolerës.
Veprimi baktericid i hudhrave përdoret në industrinë e konservave për të zhdukur veprimin e mikroorganizmave që kalbin lëndën organike. Përdorimi i hudhrës ndikon në zgjatjen e jetës. Preparatet farmacuetike që përdoren prej saj kanë efekte më të mëdha se penicilina.
Përdorni sa më shumë fruta dhe zarzavate duke qëndruar sa më gjatë në ajër të pastër për të patur një trup të shëndetshëm dhe jetëgjatë.
