25/05/2024

Vështrim rreth projektit artistik “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës”

0

Nga Ilir Muharremi, kritik i artit

Fuqia e artit është një efekt tonik në shpirt, nxitë kujtimet e së kaluarës, kujtimet më të holla, është një kujtesë e veçantë që zbret poshtë shkallëve shpirtërore, udhëton drejt historisë, bën veprim arkeologjik duke i rikthyer prapë në sipërfaqe dhe projektuar në objektiven. Friedrich Nietzsche kishte me thënë: “Arti dhe vetëm arti”. Është e vërtetë se art është gjithçka, por jo edhe gjithçka mund të jetë art. Puna zbukurohet me art, por arti nxitë djersën, dhembjen, tensionin e së vërtetave të fshehta. Projekti artistik “Heshtjet kumbuese të metalit dhe lëkurës” gjurmon në të kaluarën e grave puntore që për fokus kanë ekonominë e tranzicionit.

Një punë e vështirë, djersë, lodhje, arritje, nga intelekti dhe muskujt e femrave të cilat qëndrojnë të ulura në fabrikë llokumesh në Prizren. Ato janë puntore dëshmojnë një aftësi dhe zell në punë. Nuk ka se si të analizohen orët e punës, lodhjet dhe çlodhjet që i bënin këto gra, kujtimet tona janë copëza mjegulle dhe rrëfime nga nënat tona. Andaj, fuqia e artit krijon retrospektivë ideale, estetike, përmbjatësore, mëse elegante dhe vlera interaktive veçanërisht pasi mund t’i afrohesh këtyre intalacioneve, t’i prekësh, të ndjesh ftohtësinë e metalit. Syri ngopet me renditjen kompozicionale, me hapësira ndërmjet instalacioneve. Katër vepra skulpturore: dy të modeluara sipas gëzhojave të arrave që përdoren në prodhimin e llokumeve dhe dy të modeluara sipas protezave kirurgjike, të cilat reflektojnë operimet që u janë nënshtruar këto gra për shkak të orareve të gjata të punës në këmbë. Doruntina Kastrati në plan të parë respekton dhe veçon kulturën e punës që ishte e famshme për atë kohë, sidomos kjo industri e lehtë që përdorej pas Luftës së Kosovës 1999.

Copëzat e arrave nga drita natyrale si dhe mbyllja e tyre në mure, prapë ndjeshëm reflektojnë një shkëlqim dhe tone të lehta nën përthyerjen e formave. Në realitet duken si forma minimale, por kretiviteti i bën makro formave imagjinative me nëntekste dhe subjekte përtej realitetit të rëndomtë. Puna e arrës (intalacion) e ndarë në dy pjesë është shumë elegante dhe e formësuar, drejt hijeve dhe detajeve që japin shkëlqim shpirtëror. Pastaj dora mund të ndjenë sipërfaqet e lëmuara të intalacioneve, krijon kontakt të drejpërdrejtë. Lëvozhgat e arrës pothujase përdoren si përbrës në ëmbëlsirat turke, këto lëvozhga duken shumë artistike, por mendja i përcpeton si organike. Atëherë lëvizja e artit drejt shtigjeve konceptuale duke i shërbyer nënteksteve, kuptimeve, simbolikave sidimos Kastrati prek largimin e grave të klasës puntore, pjesët përbërëse të pavijonit nderojnë rrëfimet në vetën e parë dhe krijojnë asociacione prekëse. Prapë se prapë fuqia e artit konceptual është mbi idenë, tregimin, pyetjet dhe përgjigjet.

Arti i sotëm mund të rregullon, por edhe nëse nuk e përmirëson problemin atëherë e dërgon drejt pyetjeve që presin përgjigje. Përgjigjet në këto vepra kujdeshëm rruhen te puna gjinore sidimos kur ka të bëjë me prodhim, ushqim, detaje, estetikë. Syri i gruas është më i kujdesshëm dhe më i mprehtë, ndërsa në atë kohë gratë ishin më të cenueshme duke u strehuar pas politikave për të krijuar  forcën. Këto gra që punën e tyre e bënin në këmbë, jo veç në këto fabrika, por edhe nëpër shtëpitë e tyre duke mos ju vërejtur dhe vlerësuar puna e tyre, duke e parë si një forcë të dobët e cila gjithmonë qe e shtypur në pamundësi dominimit dhe ekspozimit të mundësisë intelektuale vizive, dëmtimet e tyre fizike të gjunjëve ishin të mëdha. Gati një e treta e tyre i nënshtrohen operacioneve të zëvendësimit të gjurit. Objektet metalike që u futen në gjunjë janë gjurmë të orëve të gjata që punojnë me paga të ulëta. Këto intalacione nuk komunikojnë vetëm mendime, komunikojnë lëvizje, shenja mimike, të cilat kthehen në fakte si shkak pasojë i mundit dhe punës së palodhshme. E prapë sot mbesin si mendime.

Metali dhe lëkura, forca stoike, durimi, qëndrimi, madhështia. Lëkura, vuajtja, sfida, shpërfaqja e brendësisë sepse lëkura është pasqyrë e problemeve të brendshme. Shkëlqimi që merr vepra tregon atë triumfin dhe rezistencën e bukur të femrës në kohë dhe hapësirë.

Pavijoni i Kosovës u nderua me ‘Mirënjohje të veçantë’ në ceremoninë e edicionit të 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia

Në Ceremoninë e Ndarjes së Çmimeve të Edicionit të 60-të, të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia, instalacioni skulpturor i Doruntina Kastratit “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me ‘Mirënjohje të veçantë’, në kategorinë e çmimeve që ndahen për përfaqësim shtetëror.

Juria ndërkombëtare e edicionit të 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit — La Biennale di Venezia, përbërë nga Julia Bryan-~Ëilson (presidente), kuratore amerikane dhe profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë; Alia Sëastika, kuratore dhe shkrimtare indonesiane; Chika Okeke-Agulu, kuratore nigeriane dhe kritike e artit; Elena Crippa, kuratore taliane; dhe María Inés Rodríguez, kuratore francezo-kolumbiane, mes tjerash ka vlerësuar Pavijonin e Kosovës për aktivizmin e feminist.

“Duke iu referuar lëvozhgave të arrave, të përdorura në prodhimin e llokumeve, si dhe protezave mjekësore për riparimin e gjunjëve, nga përgatitja e këtyre llokumeve, skulpturat elegante të artistes Doruntina Kastrati mbërthejnë shikuesit. Një peisazh tingujsh vibrues vie nga dyshemeja, që të mbushë kockat dhe jehon përtej aktivizmit feminist.” – ka thënë María Inés Rodríguez me rastin e ndarjes së këtij cmimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok