23/04/2024

Tue fol me vedi…

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Sod u arrestuen dy mjeke! S’ndjeva asigja per ta! Per ta as per vedi! Rralle me ndodh te mos perceptoj nje ngjarje per mire a per keq, per bardh a per zi! Por ndodhka edhe kshtu! Ata ishin kap per ryshfet, si me thane per smundjen tone te pasherueshne! Fiks si semundja monster qe asht shtue koheve te fundit e po na ha njerez pa fund, fiks siç na hane spitalet tona ku gjellijne kesi lloj mjekesh! Jane tanet, te njajte si krejt njerzit pa njerzore ne kte vend!

E une s’kisha si te ndjeja sod per ata mjekê, tue pas parasysh se vija nga nji nate-dite e zeze: dy miqte e mi percollen driten e syve te tyne per boten e pertejme! Vetem 34 vjeç! Gjate gjithe ksaj nate-dite, milionave pse-hesh qe m’shkonin deri te Zoti, u shpikja nga nji sepse-he veç me vedi, si tue dashte me shpetue kedo nga mkati e e kunderta! Mandej mendja me ngulej te spitali, siç syte ne tavan, qe e priten agun te zbardhe!

Si asht e mundun qe nje njeri qe shkon gjalle ne spital te mos mundet me u shpetue nga doktoret-shembelltyrat e Zotit ne toke, nderkohe qe ka simptomat e nje viroze ne qarkullim? Si asht e mundun qe nje grue vdes tei dite masi ka lind e ka shkue ne shpi ne kambte e veta? Si mundet nji grua me vdeke per nji abort 6 ore masi ka shkue ne shpi?! Si asht e mundun qe na kena krijue kte lloj mjeku te pabesueshem e qe na kall daten?!

Per pergjigje i dhashe vetes qindra e mijera raste; qe nga ata pak njerez qe kam has atyne dyersh-ferr e deri te gestapot qe nuk kane asnje element te njerezores mrena e as jashte vetes! Si kudo e ne çdo profesion, ne kte vend, na deomos kena dy lloje njerezish; te pasur e te varfer, respektivisht te korruptuem e te ndershem! E nese du me mbajt me fanatizem nji rast a nji emen, nga ato qe iu qendrojne principeve te mia, menjehere ne fytyre me perplasen sheiket-mjeke qe flasin neper ekrane me kapzherret e politikes se ndyre, hajdute e kriminale! Qe mashtrojne me vendime qeverie, e manej pasurohen me po te njetjn mekanizem siç pasurohen pastrueset e zyrtareve qe sherbejne si pastruese te ca kryezyrtareve te tjere!

Spitali jone shtetnor asht si shteti: zhvates, abuzues, perbuzes, perjashtues, neglizhues, i paafte, mjeran e batakçi! Ndonje shkendi qe mund te haset zyrave te mykuna nga arroganca, fodulleku dhe hajnia e ligjerueme nga vete na (ne emen te shpetimit te jetes) menjehere shuhet, sapo ti perplasesh ne nevojen e nje kerkese sado te vogel! Ndersa spitali privat asht si krimi i organizuem; me mekanizma te qarte dhe te percaktuem! Nji nate aty kushton njejte si me shkue ne hotelet e Dubait a te Uashingtonit, atje ku shkojne parellinjte qe vjedhin ne emen te shendetesise falas, ndersa na percjellim ne pakthim driten e syve te dikujt, qe na dhemb e ther njesoj sa vetedija jone se jena te pafuqishem me e shemb kte sistem vdekjendjelles e vdekjeprures!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok