06/10/2024

Nuk jane vetem kunder Xhafer Deves, jane edhe kunder Ibrahim Rugoves!

0

Ibrahim Rugova, leader of the Democratic League of Kosovo, listens to a reporter's question at a press conference at Radio Free Europe headquarters in Prague, December 18, 1998. Rugova was in the Czech Republic to receive an award from a Czech humanitarian aid prganization, People in Need. (Photo by Sean Gallup)

Nga Enver Bytyçi

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, ia hoqi emrin e Ibrahim Rugoves nje rruge kryesore te Tiranes! Ne vend te emrit te Rugoves ai riktheu emrin e kohes se qofte largut, “4 shkurti”! Me nje gur ai u perpoq te vrase dy armiqte e komunizmit dhe dy burrat me te shquar te dijes, kultures dhe nacionalizmit shqiptar:

  1. Ibrahim Rugoven, kete gjeni te shqiptarizmit, emri i te cilit ishte ne rrugen kryesore te Titranes dhe
  2. Xhafer Deven, te akuzuar nga komunistet e dikurshem e keta te sotmin si vrases te asaj qe ata e quajne “masaker” e 4 shkurtit!

Ibrahim Rugova eshte simboli i nacionalizmit modern shqiptar. Eshte njeriu qe mundi dhe demaskoi propaganden anti-shqiptare te Serbise. Ai eshte personaliteti qe pati vizionin, kurajon dhe trimerine te projektoje Kosoven e lire, demokratike e te pavarur. Ibrahim Rugova ishte i vetmi shkrimtar dhe politikan i Kosoves qe injoroi nderimin e diktatorit Hoxha, gjate vizites se tij ne Shqiperi ne vitin 1991. Keto nuk ia falin atij rilindasit e komunizmit dhe te mafies ne Shqiperi.

Xhafer Deven e akuzojne se “bashkepunoi me gjermanet”! Dhe kush? Ata qe bashkepunuan me Titon, Rankovicin dhe Stalinin kunder Kosoves si dhe keta qe ndjekin pike per pike keto aleanca te dikurshme! E akuzojne se “beri masakren e 4 shkurtit”! Madje kane caktuar edhe nje shifer te viktimave, 84 veta. Por emrat e tyre kurre nuk i ben te njohur! Kurre nuk i nderuan familjet e ketyre viktimave, sepse nuk ekzistojne kaq shume. Ndoshta nje e dhjeta e tyre. Edhe ata ne shenje hakmarrjeje per aktet terroriste te komunisteve te kohes se luftes se Dyte Boterore.

Xhafer Deva ne fakt ishte atdhetar, patriot, nacionalist, organizator i Lidhjes se Dyte te Prizrenit! Ishte ideatori i bashkimit te Kosoves me Shqiperine. Prandaj dhe e denigruan dhe vazhdojne ta denigrojne pa limit!

Rilindasit do ta cojne Shqiperine ne situaten e viteve 1943-1945, kur baballaret e tyre bene luften civile kunder shqiptareve ne Shqiperine e Veriut dhe atyre te Kosoves. Rilindasit jane te gatshem qe per te ruajtur lidhjet e vjetra me Serbine e Rankovicit te bejne gjithcka per ta ndihemuar Aleksander Vucic. Rilindasit jane te gatshem te nderojne cdo terrorist, por jo edhe dijetaret, vizionaret, ideatoret dhe guximtaret e nacionalizmit shqiptar! Per rilindasit si Erion Veliaj, Edi Rama dhe te tjere, nacionalizmi e ka emrin atdhe, komb, territor, liri, nder, familje. Ndaj jane kunder ketyre koncepteve. Perversiteti dhe lufta kunder principeve te nacionalizmit eshte ideja, mendimi dhe veprimi i tyre!

Kesisoj mos prisni nga keta bastarde te ardhur prej bastardizmit te nderojne dhe respektojne figurat gjigande te popullit e kombit shqiptar. Prej Mehdi e Mit’hat Frasherit, prej Xhafer Deves e Mustafa Krujes e deri te Ibrahim Rugova!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok