14/10/2024

Tre ditë vizitorë në ishull

0

Nga Vladimir Shyti

Atë paradite, mbas udhëtimit me tokë dhe traket arrijmë si turistë në ishullin e Korfuzit. Sistemohemi në hotelin Belveder, stafi na priti me buzëqeshje, mikpritja e tyre ishte pak konfuze dhe hipokrite. Personeli shërbimit, na fliste në gjuhën angleze dhe pak italisht, ndërsa e dinin mjaftë mirë, që grupi ynë turistik vinte nga Shqipëria. Aty kishte punonjës shqiptarë, që rrinin menjëanë, madje as nuk na përshëndetën: Pse…?! Simbas historisë ne ishim në tokat tona shqiptare, paçka se Europa na coptoi në mënyrë barbare, sidomos Camërinë, qe fliste vetëm shqip. Ciceroni ynë zoti Kujtim na kishte njohur me historinë e Korfuzit, që kishte lidhje më shumë me Himarën dhe, më pas me Italian, francezë dhe anglez.Bukuria shqiptare na ndoqi, qysh nga kalimi qafë Botit deri në ishull.Korfuzi përmban ndërvete legjendat e Homerit, që si shembull po tregojë vetëm nifmat që joshnin lundruesit ne detin Jon në gjirin e Himarës, shto këtu dhe Uliksin që kthehej nga Troja e mbi Shkodrës, që u përballë me ato.

Në hollin e hotelit shumë turistë, gjuhë të ndryshme, gazmorë, merreshim vesh vetëm me gjuhën e trupit.Për mua ishte një kënaqësi, por dhe pak torturonjëse.Përse?”Ne nuk ishim miq”, bota e qytetruar e di mjaftë mirë historinë e Shqipërisë, ne ishim në vendin tonë.Simbas filozofisë Joniane të natyrës, që ata e quanin  bregu i Azisë së vogël, ku në këto porte kishte marë më tepër zhvillimi helenizimit, nuk është e vërtetë, aty ishim edhe ne pellazgët që kishin kantakte me të gjithë bregun e Adriatikut, Jonit dhe Egjeut.Nejse, nuk po hy në historinë basarduar, më shqetësoi më tepër largimi shqiptarëve, C’ishte kjo frikë nga ata, përse Greku ndikon mbi shqiptarët!?Ku dhe, Sokrati hodhi poshtë me forcë akuzën për blasfemi, ndonse la në dukje se nuk merrte për të vërteta historitë mitike të perëndive.

Në ato dy ditë u zbatua me përsosmëri guida e përcaktuar nga kompania turistike.Vizitat ishin të larmishme si në dy kështjellat, njëra e rrënuar nga bombardimet, në Bishtin e miut, në fabrikën e pijeve të ndryshme prodhuar nga pemët frutore që mbulonin ishullin, në manastirin e ngritur hijshëm mbi bregun Jonian dhe në tërë qytetin e Korfuzit, falë shoferit të talentuar dhe ciceronit të papërtueshëm.Në mbrëmje pas një ushqimi të bollshëm, e kalonim mesnatën nën tingujt muzikor, ku kërcimtarët afronin dhe turistët në harenë e valleve të tyre.Melodia e këndëshme e buzukut, një vegël e veçatë muzikore e hershme tipik Greke, si kundër (Lahuta shqiptare që u rrëmbye pabesisht nga Serbët),  mblodhi rreth pishinës mbi bregoren e plazhit të gjithë të ardhurit nga vendet e ndryshme të botës.Në njërën nga mbrëmjet po kërkoja një stacion televiziv grek për të ndjekur ndeshjen finaliste midis Dortmundit dhe Realit, nuk gjeta shqiptarë kërkund.Njëri nga puntorët e shërbimit u tregua i gatshëm të më ndihmonte, përktheu në celularin e tij shqipen time në gjuhën e vet dhe, pas falenderimit në anglisht ndoqa ndeshjen në paqen time.Të nesërmen kthimi ishte mjaft i këndshëm.Pulbardhat na ndoqën nga pas në traketin e radhës deri në bregun stacionar të Igumenicës, që zgjati një orë e gjysmë nga Korfuzi.

Ky ilustrim nëpërmjet këtij përshkrimi eshtë pak për të treguar, pasi turistët do e përcjellin në vëndet e tyre përshtypjet rreth ishullit, si edhe turistët shqiptarë në vëndin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok