13/12/2024

RRUGËTIM STUDIMOR NË KOSOVË

0
Mark-Palnikaj1

Nga Mark Palnikaj

Nga data 10 deri me 14 korrik 2024 vizitova disa vende historike të Kosovës. Ky lloj udhëtimi ka vlera vetëm nëse dikush që e njef mirtë zonën të shoqëron në rolin e njeriut që të spjegon me vullnet të mirtë dhe me pasion. Kjo u mundësua falë mbështetjes krejt dashamirëse të IKMM (Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve) dhe posaçërisht të dy studjuesve të arkeologjisë dhe historisë, të apasionuar të këtij instituti, zotërinjve Qazim Namani dhe Emin Sallahu dhe mbështetjes dashamirëse të Drejtoreshës së këtij Instituti Znj. Rezarta Loxha  Vitaku të cilët nëpërmes këtij shkrimi i falenderoj me përzemërsi për mundësitë që më krijuan për të kryer një udhëtim studimor të suksesëshëm.

Unë, këtë udhëtim e kam planifikuar shume kohë më parë për të vizituar çdo fshat dhe vend arkeologjik të Kosovës, për të plotësuar njohjet e mija që kam nëpërmet librave dhe dokumenteve arkivore të arkivave nga vende të ndryshme. Me shum dashamirësi, personat që përmenda më sipër, më mundësuan që këtë nismë timen ta fillojmë me datën 10 deri me 14 korrik 2024. Në këto tre ditë hulumtimi, arritëm të kryejmë vizita në këto vende:

E filluam në rrethinat e Prishtinës në zonën e Gollakut (Galabit) me fshatin Llukar e Markoc për të vijuar nëpër lokalitetin arkeologjik Obzerik, në fshatin Grashticë (Istrina e hershme), pranë kalasë dhe lokalitetit Fratishtë, dolëm në kodrinën Stallova ose Bunari i Thatë. Në anën e majtë ishte rruga për Koliq, vijuam rrugës për Keqekollë, u ndalëm në lokalitetin arkeologjik Konaku i Jonuzit, për të parë vendin ku kishte qenë kisha katolike e cila ishte rrënuar në vitin 1946, dhe me gurët e kishës ishte ndërtuar shtepia e kulturës në Keqekolle. Në hyrje të kishës në fjalë ishte zbuluar një pllakë e mermerit me mbishkrin laten të cilën më vonë e kishin zhdukur. Në fshatin Keqekolle u ndalem tek përroi i cili lidhej me lokalitetin Glac të fshatit Koliq, atje kur në shekullin XVII Andrea Bogdani e kishte vizituar kishën katolike. Në këtë lokalitet patem rastin edhe të shohim skorjet e mbetjeve nga përpunimi i metaleve. Nga shoqëruesit u njoftova se në çdo prrockë të kësaj malësie hasen skorje që kishin mbetur qysh nga kohet e hershme te përpunimit të metaleve. Më pas vazhduam rrugën për në fshatin Prapashticë. U ndalëm në lagjen Balaj, në lokalitetin (Berkovica) ku ndodhen vende arkeologjike si Kisha dhe lokaliteti arkeologjik te xhamia e sotme, Gomuri, dhe u njoftova për kodrinat e fortifikuara Suka, Lisina, Makica, Kodra e Madhe (Quka), Konaku i Bilallit fortifikat te Dabishevci dhe gjytetin (lokalitetin arkeologjik) në Gllogovicë. U ndalëm në rrugën e cila dikur e lidhte Ulpianën me fshatrat e Medvegjës. Nga Gllogovica ka gjurmë të rrugës që lidhte qytetet Justiniana Prima me JustinianaSekonda. Këtu ndodhej edhe qyteti i periudhës romake i rangut Polis, dhe tani fusha e ketij fshati nga Polis quhet Polje. Udhëtimin tonë e vazhduam në Krilevë në komunën e Kamenicës e quajtur Dardana. U ndalem tek xhamia e fshatit ku më parë kishte qenë kisha te lokliteti Fratishtë. Aty pamë një varr i cili ishte sinjalizuar me dy shtylla që dëshmonin per qytetërimin ne kulinen e fshjatit. Nga Krileva shkuam në Strezoc, lokalitet arkeologjik që e kishte kalanë dhe kishën e antikitetit të vonë në vendin e quajtur Vaganesh. Në dalje të Strezocit kaluam prane kalase se fshatit Buxhenice, lokalitet arkeologjik e nga ku ishte sjellur nje Pitos ne fakultetin Filozofik të Prishtines. Kaluam në fshatin Hajnoc, ku në dalje ishte Kisha paleokristiane dhe kështjella e Hajnocit apo Reqan. Nga aty hymë në Kamenica, prane kulines ku eshte zbuluar stella dardane me ritin e varrimit. Nga Dardana udhetuam në drejtim të fshatit Strelica, në të majtë mbeti kështjella në Grizime ndërsa në të djathtë shkuam tek Manastiri i Moqares. Nga manastiri i Moqares vazhduam rruges që shkonte pranë kufirit të Serbisë për tu kthyer në Prishtinë. Kaluam prane fshatit Kopernicë, lokalitet i njohur arkeologjik me gradine dhe kështjellën e fshatit, nëpër fshatin Gmicë, dolem në Tugjec e Sfirce. Rrugës në të majtë lamë anash kështjellat në Jallaqemeshin e Tuxhec, ndërsa në të djathtë ishte qyteti arkeologjik në fshatin Gjyrishec. Prej Sfirces nëpër fshatin Zajqec, kaluam në fshatin Hjkobille, ku u njoftova për kalanë e këtij fshati, rrugën e vjetër që dikur shkonte në Medvegje. Pamë skorjet e shumta të metaleve, kishën e fshatit dhe galeritë e minierave. Nga Hajkobilla kaluam fshatin Dabishec dhe në lagjen e Balajve u lidhëm me rrugën që e kishim kaluar e cila përmes Prapashticës shkonte në Prishtinë.

Ditën e dytë me 11 korrik shkuam në qendrën e madhe arkeologjike në Ulpianë, Dardania, Graçanica, Kishnica, Harroc, Mramur, Slivova, Llaishec, Brus, Peshter, Gllama e Llajshecit, Llabiani, Prekoc për të përfunduar në qendrën arkeologjike të Artanës të quajtur nga joshqiptarët edhe Novobërda, Monte Novo, Noe Berg etj. Në Marec mbi hyrjen e galerise se minieres se Artanes, ndodhej kisha e Shën Martinit. Në kalanë e Artanës kishte kishë paleokristiane dhe nje kishe mesjetare. Jashte mureve rrethuese të kështjellës ishte Kisha e Shënkollit me kapacitet rreth dy mijë vende, funksionale deri në vitin 1660 sipas dokumenteve nga Arkivi i Propagandës Fide në Vatikan. Disa qindra metra larg nga kjo kishë, ndodheshin rrënojat e kishës së Shën Mërisë e vlerësuar me kapacitet tre mijë besimtar, e ngjajshme me Kishën e Shën Pjetrit në Vatikan për nga kapaciteti. Udhëtimin tonë e vazhduam në fshatrat Bostan, Makresh, e Gjilan ku e përfunduem kërkimin për këtë ditë.

Me datën 13 korrik shkuam në zonën e Mitrovicës ku në fillim vizituam Trepçën dhe Muzeun Kombëtar të Kristaleve me eksponate të mrekullive të natyrës së këtij vendi. Vizituam edhe Kishen e shen Pjetrit në StanTërg. Kjo ishte një kishë paleokrstiane, nga aty vizituam edhe njërën nga xhamijat më të vjetra të Kosovës e quajtur Xhamija e Mazhiqit. Afër kësaj xhamie ndodheshin rrënojat e disa kishave katolike. Me këtë rast bëmë një vizitë në shtëpinë e Xhavit Rushitit, një familje e vjetër e kësaj treve. Objektet arkeologjike dhe të dhënat që më prezantuan specialistët që më shoqëronin ishin për mue një dritare e re, me të cilën unë mund të ballafaqoj dokumentet arkivore që kam marrë në arkiva të ndryshme me faktet në terren dhe besoj se së shpejti do ju paraqes një kronikë me komentet dhe këndvështrimin tim i cili në shum raste ndryshon nga ato që kam lexuar në botimet e ndryshme të studiuesve shqiptar dhe serb.

Udhëtimin e ndërpremë për ta vazhduar më vonë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Kosovës duke mbajtur shënime për çdo objekt historik. Besoj se deri nga fundi i muajit shtator do ja arrij të përmbushi misionin tim, për të vizituar të gjitha vendet me rëndësi historike në Kosovë.

Mark Palnikaj, Prishtinë me 14 korrik 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok