07/10/2024

Tre dijetarët e përmasave evropiane mbi vendodhjen e qytetit Eriboia

0

Tre dijetarët e përmasave evropiane: Kristo Frashëri, Nikolas Hamond (Nicholas Hammond) dhe Fransua Pukëvil (c) mbi vendodhjen e qytetit Eriboia. Degradimi i dy akademive të Tiranës.

Nga Kujtim MATELI

Për shkak se Dodona ndodhet në vendin e gabuar, mendimet që kanë dhënë autorët modernë për vendndodhjen e qyteteve antike në trojet shqiptare dhe për vetë qytetërimin e antikitetit janë të gabuara. Madje për ta përshtatur me bindjet e tyre, autorët modernëi kanë manipuluar autorët e antikitetit, dhe, pasi janë bindur se manipulimi që u kanë bërë këtyre autorëve do të bind dhe të tjerët, kanë vazhduar më tej me manipulimin e vetë historisë antike duke na sjellë një shpërfytyrim të saj deri në përmasat e së pabesuesshmes. Po sjellim një shembull që e kam trajtuar në librin “Dodona ndodhet në Dëshnicë të Përmetit III, Tiranë 2020:

“Nuk është më i pakët dëmi që i është shkaktuar gjetjes së vendodhjes së Dodonës nga përkthimi i gabuar që i është bërë gjeografit të antikitetit Claudio Ptolemeo, në lidhje me qytetin Eriboia dhe që ndodhet në librin “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë, faqe 269, botim i parë 1965, botim i dytë 2002. Aty jepet sikur qyteti Eriboi ndodhet në tokën e Parauejve. Nisur nga ky fakt akademiku Kristo Frashëri, në konferencën shkencore të vitit 1969 me kumtesën “Mbi parauejtë…” e cakton kalanë antike të Këlcyrës si qytetin Eriboi. Argumenti i tij bazë ishte ky: “Shkrimtarët antikë na japin dy dokumente, në të cilën mund të mbështetemi për të kryer një hap më tutje. Njërin e gjejmë te gjeografi Ptoleme, sipas të cilit në tokën e parauejve kishte një qytet me emrin Eriboia, me kordinatat 46  45` gjerësi gjeografike. Tjetrin e ndeshim te Stefan Bizantini, i cili na thotë se quheshin parauej ngaqë banonin pranë lumit Aous (para tou Aous) Vjosa e sotme.” Dhe më tej “Që ky qytet ndodhet në tokën e parauejve na e thotë vetëm gjeografi Aleksandrin i shekullit II, Klaus Ptolemeu.”

Kristo Frashëri, “Mbi parauejtë….”, mbajtur në sesionin shkencor “Ilirët dhe gjeneza e shqiptarëve”, 1969 faqe 133-139.

Aq i bindur ishte akademik Kristo Frashëri se Eriboia ndodhej në tokën e parauejve, sa polemizon me historianin anglez Nikolas Hamond (Hammond, N.G.L), i cili e kishte vendosur qytetin Eriboia në Perrebia, në lindje të malit Gramoz. Mbi vendodhjen e Eriboias ka dhënë mendimin e tij edhe dijetari francez Pukëvili (François Pouqueville). Po e japim se ku e bën lokalizimin e Eriboias ky autor.

“ Marshimi i ditës së parë i udhëtarëve nga Janina në Ravena zgjati tetë orë; për në Leskovik shtatë orë e gjysmë; për në Bramash pesë orë e gjysmë.  Lugina, e cila zgjatet perëndim-veri-perëndim 16 milje bashkohet me Levkaricën e cila derdhet në Aous; burimi i të cilit ndodhet disa kilometra në lindje të malit Barcetesios, përmendur nga Ptolemeu me të njëjtin emër.  Çdo gjë deri këtu ishte sipas skemës sime dhe, duke kapërcyer vargun e Barcetesios në veri, hymë në një luginë të dytë që shqiptarët e quanin Eriboe dhe grekët Ribas. Përtej rrugës ku po ecnim dallova rrënojat e një rrethimi të madh ose ledhet të cilat më kujtuan se mund t`i përkisnin Eriboit, një qytet i vendosur nga Ptolemeu në mes të Parthinianve. Lumi gjithashtu quhej Eribea….” Pouquevilli, F.  Travels in Epirus, Albania, Macedonia and Thessaly, Vol. IV, London 1998, fq. 52. (Rishtypje autentike e vitit 1820)

Pra, të tre autorët japin tre versione të ndryshme për të njëjtin qytet: ndodhet në tokën e parauejve, të perrebëve dhe të parthinëve duke u mbështetur tek i njëjti autor, te gjeografi aleksandrin Klaud Ptolemeu. Po cili, nga të tre këta autorë na thotë të vërtetën?

E sjellim tekstin e Klaud Ptolemeut në botimet e tij në vitet 1575 dhe 1621 ku të dhënat për qytetin Eriboia janë të njëjta.

Ptolemeus, Claudio, Geografia, Padovë 1621, fq. 27

De` Parthiei

Eribea, Croia Regia, 46  40`   39   45`

Sipas Ptolemeut ky qytet ndodhet në tokën e Parthinëve dhe autori që e ka cituar saktë është Pukëvili. Mbështetur tek dëshmia e Pukëvilit që thotë: “Përtej rrugës ku po ecnim dallova rrënojat e një rrethimi të madh ose ledhet, të cilat më kujtuan se mund t`i përkisnin Eriboit, një qytet i vendosur nga Ptolemeu në mes të Parthinianve.” Kordinatat e Ptolemeut sipas botimeve të viteve 1575 dhe 1621, si dhe harta e tij që e vendos qytetin Eriboia në tokën e parthinëve, na bën të mendojmë që Pukëvili i është afruar së vërtetës. Kemi një lumë që quhej Eribea dhe një luginë që e quanin Eriboe. Emrat e lumit e të luginës nuk mund të jenë rastësi, kur këto përputhen me kordinat 46 40 dhe 39 45 që jep Klaud Ptolemeu në hartë dhe që ky pozicion gjeografik ndodhet në perëndim të malit Gramoz.

Po Klaud Ptolemeu në hartë e vendos qytetin Eriboi në lindje të Gramozit, ku në atë pozicion nuk përputhen në hartë kordinatat që jepen për qytetin Eriboia. Kordinat 46   40 dhe  39   45  ndodhen në perëndim të malit Gramoz, atje ku Pukëvili thotë se ndodhej lumi Eribea dhe rrënojat e një qyteti për të cilat mendon se i përkasin Eriboias, nisur nga emri i lumit i ngjashëm me atë të qytetit.

Parthinët e kanë një qytet të lokalizuar që është Dimali, në veriperëndim të Shpiragut të Beratit. A mundet që parthinët të kenë qenë zotëruesit e luginës së lumit Osum deri në perëndim të malit Gramoz ku dhe janë burimet e Osumit? Ky është një territor shumë i gjerë që shtrihet midis dy maleve: nga Shpiragu deri te Gramozi. Po nëse burimet janë të sigurta, që qyteti Eriboe ndodhet në tokën e parthinëve dhe ky qytet gjendet aty ku e pretendon Pukëvili në perëndim të malit Gramoz, atëherë mund të themi se parthinët janë shtrirë përgjatë lumit të Osumit, nga Shpiragu deri në perëndim të malit Gramoz.

Hammond mendon ndryshe nga Pukëvili.

Sipas tij qyteti Eriboia mund të jetë në lindje të Gramozit, atje ku ndodhet në hartë, por mund t`i përkasë fisit të Perrebëve, sepse ky fis shtrihej përtej Gramozit.

Ndryshe qëndron puna me akademikun tonë, i cili është mbështetur mbi një material jo të saktë, që fillimisht ka qenë botim i Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe i Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, te botimi i librit “Ilirët dhe Iliria te autorët antikë” Tiranë 1965, fq. 269.

Në tokën e parauejve (parauaioi)

Eriboia, 46  40`  39   45`

Pra, akademiku Kristo Frashëri i besoi këtij libri që autorët e këtij botimi e kanë përkthyer gabim gjeografin aleksandrin Klaud Ptolemeu: emrin e fisit të parthinëve që gjendej në rrjedhat e lumit Osum e kanë zëvendësuar me atë të parauejve që gjendej në rrjedhat e lumit të Vjosës. Kaq është e mjaftueshme të kuptosh se qyteti parthin Eriboia nuk mund të bëhet qytet i parauejve dhe të vendoset te kalaja antike e Këlcyrës.

Kur nisesh për të sjellë me të vërtetë diçka shkencore, e verifikon burimin e marrë me origjinalin. Në këtë rast duhej t`u drejtoheshin botimeve të Ptolemeut në kohën më të largët të tyre, sidomos dy botimeve që ndodhen edhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë: Venetia 1574, faqe 165 dhe Padovë 1621, fq. 27

Çfarë pasojash kanë rrjedhur pas këtij manipulimi dhe i disa manipulimeve të tjera që unëi kam bërë publike?Është trazuar dhe deformuar historia e antikitetit. Në tekstet shkollore historia mësohet ashtu siç e kanë dhënë akademikët tanë. Në luginën e Vjosës, qyteti më i rëndësishëm antik qëështë ai në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës, identifikohet si qyteti Eriboia. Fillimisht e mësojnë përmetarët nëpërmjet orëve të mësimit që jepen për vendlindjen. Përmetarët kanë mbi një gjysmë shekulli që e mësojnë në shkolla dhe e dëgjojnë sa herë që bideda lidhet me trashëgiminë dhe historinë e tyre tëantikitetit, që ky qytet është Eriboia.

Kjo e pavërtetë mësohet edhe në shkallët e tjera të arsimimit dhe pothuaj shqiptarët janë të bindur se ky qytet në perëndim të qytetit të sotëm të Këlcyrës është Eriboia antike. Kështu e di Presidenti dhe Kryeministri i vendit, kështu e di Kryetari iParlamentit bashkë me të dhe 140 deputët që mbushin sallën, kështu e di Ministrii Arsimit dhe gjithë stafi i tij akademik, kështu e di Ministrii Kulturës dhe gjithë institucionet nga e cila përbëhet qeveria. Më kot jam munduar, që nga botimi i librit të parë për Dodonën në vitin 2011 e deri më sot, t`u mbush mendjen njerëzve të pushtetit dhe të medias se Eriboia nuk gjendet në tokën e parauejve, por larg tyre, në tokën e parthinëve, se qyteti antik bashkë me kalanë antike në perëndim të qytetit tësotëm të Këlcyrës,është Dodona pellazgo-ilire.

Nëtëdy akademitë tona tëTiranës: Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Akademia e Studimeve Albanologjike, rrethi i Përmetit ka mbetur jashtë vëmendjes së tyre.  Asnjë ekspeditë arkeologjike nuk ka shkuar për të kryer qoftë dhe një gërmim të vetëm në këto tri kala antike që rrethojnë qytetin e Këlcyrës.Në akademitë tona nuk ka debat për historinë e antikitetit. Le të sillet qoftë dhe një rast, kur dy akademikë shqiptarë kanë debatuar rreth një çështjeje të caktuar. Ata historinë e kanë marrë si direktivë, që në vitet 60-70, se jemi pasardhës të ilirëve, duke i konsideruar pellazgët si banorë që mund të kenë jetuar në trojet shqiptare, por që nuk kanë asnjë lidhje me shqiptarët, pra si popullsi parailire, në modelin helen qëi quan pellazgët popullsi parahelene. Për ta është e mjaftueshme që lugina e Përmetit me qytetin Eriboia, vërteton tezën e tyre se kjo luginë ka histori ilire, pavarësisht e Eriboia nuk gjendet në luginën e Përmetit.

Tashmë që e vërteta është e provuar plotësisht, Institucioni që e mbolli këtë të pavërtetë duke i gënjyer shqiptarët në mbi gjysmë shekulli dhe qëështë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, duhet të përgjigjet para shqiptarëve dhe t`u kërkojë falje. Në të njëjtën kohë Ministria e Arsimit të bëjë korrigjimet e nevojshme në tekstet shkollore dhe t`i kërkohet falje opinionit publik dhe studenteve për këtë të pavërtetë që kanë mësuar deri tani duke nxjerrë dhe përgjegjësinë e institucioneve përkatëse,sepse si ky mashtrim janë dhe disa mashtrime të tjera, që e kanë gjymtuar rëndë historinë e shqiptarëve.

Janë mbi 20 autorë të antikitetit që e vendosin Dodonën në krahinën e Dëshnicës në rrethin e Përmetit. Këtu përfshihen edhe burime arkivore që janë ato tëPerandorisëRomake, të kohës së Teodosit, fundi i shekullit të katërt pas Krishtit që e vendosin Dodonën në luginën e Vjosës (Aos) në kufirin ndarës midis atintanëve dhe molosëve dhe që ky kufi shenjohet me maline  Trebeshinës dhe që sot ndan mallakastriotët dhe tepelenasit e krahut të djathtë të Vjosës (dikur Atintania) me përmetarët (dikur pjesa më veriore deri ku shtrihej Molosia). Aq tëshumta janë burimet historike, sa kanë mjaftuar që unë të shkruaj tre libra për përkatësinë etnike të Dodonës dhe vendodhjen e saj : 2011, 2016, 2020.

Dodona shenjon shkallën më të lartë të qytetërimit të antikitetit, është histori e popullit që e lindi dhe e mbajti lart në një periudhë të paktën dymijëvjeçare. Dodona është kryeqyteti shpirtëror i botës antike. Popuj të ndryshëm, nga vendet më të largëta, vinin aty për të sqaruar një padrejtësi apo për të shikuar ardhmërinë. Themistët e Dodonës (klerikët e rangut të lartë në kohën e sotme) nxirrnin ligje dhe urdhëresa se si duhej të funksiononte shoqëria njerëzore. Jemi në kushtet kur Epiri dhe Dodona, deri në pushtimin romak njiheshin si pellazge dhe më vonë si ilire, edhe pse në tokë shqiptare, njihet në botën moderne si faltore helene. Kjo në saje të pretendimit helen dhe të disa institucioneve shkencore evropiane që e mbështesin këtë të pavërtetë. Asnjë debat nuk ka midis Akademive të Tiranës dhe asaj të Athinës, me gjithë këtë shtrembërim të rëndë të historisë. Duket sikur ne krijojmë Akademi jo të për të folur e për të zbardhur të vërtetën, por për të heshtuar që çështja të mbetet e pazbardhur. Heshtja akademike ka ligjëruar të tjerëtta tjetërsojnëDodonën pellazgo-ilire.

Nga ky deformim i historisë, është goditur rëndë shtylla kurrizore e identitetit tonë kombëtar. Shqipëria njihet sot në botën akademike dhe në opinionin publik global pa atë pjesën e saj më të rëndësishme, pa Dodonën pellazgo-ilire që shenjoi mbi këto brigje të Mesdheutshkallën më të lartë të qytetërimit të Antikitetit dhe që është në themel të qytetërimit të sotëm evropian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok