26/04/2024

Të nohim trojet tona

0

Nga Fahri Dahri

Lidhur me emrin mesjetar “Vageneti”, ndryshe nga sa është shkruar deri tani, po bëj sqarimet plotësuese: Vagenetinë “provincë e Shqipërisë përballë Korfuzit” (provinciam Albanie oppositam Corfoy)”. Pozicioni gjeografik i Korfuzit, duke u nisur nga Sajadha, ndodhet në 39º36’11” dhe kepi jugor i tij ndodhet në 39º22’22”; ndërsa Thesprotia apo Çamëria nga veriu fillon me 39º47’32” dhe jugu në Prevezë ndodhet në 38º59’20”. Ky pozicion gjeografik, tregon se përballë Korfuzit ndodhet një territor, ose stere (pjesë e Çamërisë) matanë detit vetëm 0º25’10”; ndërsa jugu i Çamërisë ndodhet në 38º59’20”, krahasuar me jugun e Korfuzit (39º22’22”), tregon se territori gjeografik, pjesa jugore e Çamërisë prej Oº23’02”, nuk ndodhet përballë Korfuzit. Ndërsa Vagenetia shtrihej në një territor prej 0°25’10” (nga veriu 39°47’32” deri në jug 39°22’22”). Sipas këtyre parametrave, Vagenetia shtrihej përafërsisht në 52 % të territorit veri-jug të Çamërisë (përfshi dhe territotin e pjesës së Çamërisë brenda kufirit të RSH-0º11’21”). Gjithashtu, sipas këtyre treguesave, rezulton që tokat (stereja) përballë Korfuzit zinin rreth 28%. Pjesa tjetër e territorit, mbas jugut të Vagenetisë, nga vendasit thirrej Dagavi ose Dag. Nga këto llogaritje, rezulton se afro 72 % e territorit të Çamërisë nuk ndodhet përballë Korfuzit, apriori kuptohet që emërtimi Vageneti nuk presupozon gjithë Thesproti/Çamërinë, ndryshe do të thuhej që edhe zona gjeografike e Peloponesit do të ishte quajtur Vageneti?!. Krahas këtij realiteti, si dhe nga përshkrimet e emrave të vendeve dhe qyteteve të atij rajoni, prej disa autorëve të mesjetës së hershme, Vagenetia shtrihet nga veriu i Delvinës, përfshi fshatrat rreth saj, vazhdon me qytezën e Konispolit dhe fshatrat rreth tij deri në afërsi të Filatit, ose territoret në veri të Parakallamos. Ky territor, i cil përfshin fusha tepër të begata, në shekujt që përmendëm, duke qenë nën sundimin bullgar, u quajt Vageneti (Bagenetia- vend i begatë), toka pjellore, vend me prodhime të bollshme. Nga letërkëmbimet me profesor Resmi Osmanin, shkrimtar me origjinë nga Çamëria, pasi u njoh me këto arritje, lidhur me trajtimin historik dhe gjeografik të Vagenetisë, është shrehur: “Fahri, shumë e qartë dhe e saktë. Krijova një parafytyrim të plotë. Një kuriozitet: Në Kestrinë (Mursi), mbreti Pirro kishte një çiflig ku veç të tjerash rriste edhe gjedhë, qe brirëmëdhenj dhe lopë qumështi. Kjo lopë u ka qëndruar kohëve dhe studjuesit e zooteknisë e quajne “Raca e Mursisë”. Kësisoj kjo justifikon edhe emrin e hershëm të Vagenetisë (vend i begatë)”. Për ta mbyllur me Vagenetinë duhet theksuar edhe një realitet tjetër, i cili lidhet me masakrat e Kryqëzatave të vitit 1204 në Konstandinopojë, ku 7 famlje të pasura të Konstadinopojës, mes tyre dhe ajo e Zervohorëve (pasardhës i tyre, krimineli Napoleon Zerva), bashkë me një pjesë të banorëve aziatikë, për të shpëtuar nga vdejkjet, me ndihmën e Komnenit, i cili u quajt prej tyre si Noe i dytë, kanë emigruar në zonën e Vagenetisë, ku janë dhe sot. Por, sipas përcaktimit të kombit mbi baza fetare, sot banorët që banojnë kryesisht në komunën e Mesopotamit dhe për rreth me që janë ortodoksë trajtohen si minoritet grek. Ardhjen e tyre në “Vageneti” e përforcon edhe fakti: “Nga të dhënat historike nuk njihet asnjë dokument autentik i lashtë ose mesjetar që të flasë për ndonjë emigrim shqiptarësh në Epirin e Ri ose të Vjetër. I vetmi dokument autentik për imigrim popullatash të huaja në Epir është imigrimi i popullsisë aziatike (greke!)? në fillim të shekullit XIII, si rrjedhim i keqtrajtimit, përndjekjes dhe masakrimit të tyre nga kryqtarët e Kryqëzatës së katërt. Kjo vërteton se banorët e komunës së Mesopotamit dhe disa rrethina të Sarandës janë aziatikët e ardhur në shek. XIII, nga raprezaljet e Kryqzatave. Në Mesopotam edhe sot gjejmë objektet e kultit të ndërtuara në shekullin e XIII-të. Sipas arkeologut Reshat Gega, Kisha e Manastirit të Shën Kollit (Mesopotam), Manastiri duhet të jetë ndërtuar në 1224. Absida (Pjesë e dalë në murin e prapmë të një kishe, që ka trajtën e një gjysmërrethi) e dyfishtë e bën unike në zhanrin e saj, dhe disa kërkues kanë hipotezuar që ky manastir të ketë qenë përdorur për mesha si për banorët katolikë vendas, ashtu dhe për banorët ortodoksë të ardhur nga Azia. Nga sa sipër, kjo dukuri e asaj kohe na tregon se jo të gjithë banorët ishin konvertuar në ortodoksë, pra banorët e asaj zone ishin të ndarë në: ● banorët vëndas, autoktonë ishin të besimit katolikë. Kujtojmë se popujt me banime në afërsi të bregdetit ishin nën influencën e Venedikut. Ata ishin tĕ besimit katolik. ●Ndërsa të ardhurit nga Konstandinopoja ishin të besimit ortodoksë. Për trevën e rajonit të Çamërisë, informon edhe prof. Kristo Frashëri, i cili i referohet historianit preveziot Panajot Aravantinoi i shek. XIX-të, “….jetoi e punoi në Epir, madje ai shërbeu si arsimtar në Prevezë. E reja që përmban punimi i Aravantinoit, sipas prof. K. Frashëri, është përdorimi i emërtimit Çamëri dhe përcaktimi i shtrirjes së saj territoriale. Në zërin “çamët” dhe “Çëmëria”, Aravantinoi shkruan: “Çamët janë banorët e Thesprotisë, të Kestrinit (pramithiotët), filatasit (filaqotët), margëllëçiotët e tanishëm dhe një pjesë nga administrata e Delvinës”. Duhet shënuar se banorët e Parakallamoit, dinë dhe flasin disi greqishten. Ndërsa ndër homogjenët e tyre, banorët e provincës Dagi, domethënë të Margëllëçit dhe të Paramithisë, të paktë janë ata që dinë greqishten”, thuhet nga historiani Kristo Fashëri. Realisht mendimi për të folurën e gjuhës greke, ndryshe nga sa është shkruar nga disa historianë, sqarojmë se paramthiotët e flisnin gjuhën shqipe dhe gjuhën greke, ndërsa margëlliçiotët dhe gumeniciotët, që përfshihen në njësinë gjeografike Dagi/Dagavi nuk e flisnin greqishten (me disa përjashtime dhe kryesisht ata burra që merreshin me tregëti). Rajoni i Çamërisë etnografike, aktualisht përfshin prefekturën e Thesprotisë, prefekturën e Prevezës dhe prefekturën e Artës me një sipërfaqe prej 2,354/km².

[(Marrë nga libri “Tjetërsimi i të vërtetave historike”- Autor Fahri Dahri].

Fahri Dahri – Studjues i trevës së Çamërisë – Londër, më 12 Maj 222.-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok