22/12/2024

Të jesh punonjës shteti,  do të thotë të veprosh e të përgjigjesh shtetërisht qytetareve

0
Punetoret

Nga Fran Gjoka

Realiteti shqiptar paraqitet tepër konfliktual i krijuar tashmë edhe brenda shoqërisë së sotme.Jetojmë në një kohë tepër intensive, ku nuk ka më kohë njeri të dëgjojë lloj-lloj fjalësh të bukura apo versione demagogjike të panevojshmë nëpër mitingje apo në kolltuqet e stacioneve televizive, por të ngrejmë zërin e pandërprerë për të gjitha problemet që shqetësojnë shoqërinë e sotme shqiptare si papunësia, çmimet e larta në raport të zhdrejtë me pagat e pensionet, të shoqëruar me varfërinë e thellë të familjeve shqiptare, mungesa e ujit e dritave, ambjentet sociale tepër të ndotura, shumë linja të energjisë elektrike të amortizuara dhe rrugë të shkatërruara etj.Këto pasoja vijnë nga mungesat e politikave ekonomike shtetërore sidomos për të rinjtë, pra janë çështje përmanente dhe që kërkohet të preukopojë çdo pushtetarë të zgjidhur me votën e lire të popullit.Kur bisedon me punonjës të administrates vendore kopton se nuk ka asnjë strategji afat shkurtër apo afat mesëm në zbutjen sadopak të varfërisë, por mbretëron gjithçka e përgjithshme në objektiva, asgjë e përcaktuar qartë për premtimet e bëra, pra me një mungesë cinike të transparencës.Këtu më vjen ndërmend një thënie e Xhorxh Sorasit i cili thekson:“Ka dy lloj mbijetesash, është ajo e atyre që mezi sigurojnë jetën, por edhe atyre që kanë shumë pasuri”.

Edhe pse po kalojnë 30 vjet në tranzicion, shteti ynë vazhdon të qëndrojë ndër vendet më të varfëra në Europë, me nivel të lartë kriminaliteti, ku O.B e shëndetësisë e rendit Shqipërinë në vendin e tretë në botë për vetëvrasje për shkaqe ekonomike, me të papunë të shumtë, rritje galopante të çmimeve,  me paga qesharake të buxhetorëve, thellim i defiçititit tregtar buxhetor në vend të shoqëruar këto me investime tepër të ngadalta dhe mjaft të ulëta etj.Kemi fshatin, që ende prodhon emigracion, punë të zezë, pa asnjë mbështetje e siguri shtetërore për të ardhmen.Në qytetet tona sheh punëtorë që qëndrojnë shesheve për punë nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë.Janë me qindra krahë të lire pune që kthehen darkave në shtëpitë e tyre pa asnjë qindarka të fituar për të soguruar bukën e gojës.Ky është rrugëtimi i përditshëm i tyre nga fshati për të garantuar një ditë pune në qytet.Ndaj bashkitë dhe njesitë vëndore kërkohet të ndërtojnë dhe menaxhojnë me efektivitet strategji me afat shkurtër dhe të mesëm punësimi të punëtorëve sezonalë për krahun e lire të punës brenda dhe jashtë Shqipërisë, në mënyrë që të ndihmojë sadopak në zbutjen e varfërisë në qytet dhe në fshat.

Aktualisht, kemi të bëjmë me një kontigjent të dëshpëruarish, që askush nuk interesohet për ta ndihmuar.Me pak fjalë duhet nënvizuar thekshëm se, tregu i pasurisë makute është tepër mbytëse, ku janë ngritur kulte të rreme të pasanikëve injorantë, ca administrues pa kulture, drejtues profane, rryshfetxhinj dhe bezdisës përpara komunitetit, ndërsa dinjiteti i tyre ka dale në treg dhe shitet e blihet si mall demode.Përballë tyre, njerëzit në nevojë po humbasin të drejtën e lirisë duke thenë se kërkojnë ritmikisht ujë dhe drita dhe asgjë më shumë.Dhe harrojnë se sovraniteti i tyre shkon më tej tek pasuritë kombëtare, tek pronat publike, tek kultura kombëtare, tek trashëgimia historike dhe përgjegjësitë ndaj partneritetit institucional ndërkombëtar. Shqiptarët e gëzojnë të drejtën të shfaqin vullnetin e mire, se duan të ndryshojnë jetën e tyre.Megjithatë thellimi i reformave në strukturat e shoqërisë mbeten ende një vullnet spontan i pamotivuar dhe shpesh bëhet çuditërisht i nxitur, të përfaqësuar nga ata politikanë e pushtetarë, që tregohen shpesh inkopetent në planin ekonomik e financiar.Institucionet e shtetit shqiptar, janë aq larg problemeve e halleve të qytetarëve, sa kanë qënë afër tyre organet e antishtetit të dikurshëm socialist, pra strukturat institucionale janë larg të qënurit të standartizuar.Është shansi për të thënë të vërtetën si vend dhe si komb, për t’u ngritur e për t’i thenë “ndal” të keqes qe na ka kapluar.Kjo shton zgjuarsinë intelektuale, kurajon qytetare, pjekuri e maturi në gjetjen e rrugëve fiktive demokratike e ligjore në mbrojtjen e fjalës së lirë, duke shkarkuar përfundimisht nga supet, barren e rëndë që ka pllakosur shumë familje shqiptare.Shikojmë çdo ditë mosfunksionimin e institucionit të eprorit direkt, në disa njësi administrative publike e vendore, që kanë vendosur një skemë fictive të shërbimit civil në këto njesi vendore.Ka bashki e njësi vendore të fryera, jo funksionale, jo efiçente, me shpenzime të tepërta të cilat nuk e justifikojnë detyrën që kryejnë dhe lojën që po luajnë në kurriz të taksapaguesve të sotëm shqiptarë.Në administratë qoftë në nivel qëndror dhe lokal, sot ka mjaft nëpunës që kanë lënë vendet për arsye absurde, po ashtu siç ka mjaft të tjerë që i kanë zënë vendet pa asnjë lloj merite, përveç të qënit militant ose taraf me shefat e fuqishëm shtetërorë.Fatkeqësisht po rritet në mënyrë galopante kultura e bakshishit,  që po kalon çdo ditë nga qytetatri hallexhi, tek nëpunësit privatë apo ai shtetëror, por me një etikë të mangët administrative dhe këto dukuri negative po dalin çdo ditë në emisionet televizive si ato të topit apo në fiks fare.

Mirëpo këto të ardhura dytësore dalin nga xhepat e njerëzve në nevojë dhe si pasojë po rëndojnë çdo ditë buxhetin ekonomik të shqiptarëve.Me keqardhje, duhet të pranojmë se administrata aktuale e këtij vendi mbetet më e korruptuara në historinë e shtetit shqiptar, ku zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për të cilën unë shpreh zhgënjimin tim si gazetar, kanë kryer veprime të shëmtuara, kanë zhvatur rryshfete kundrejt një shërbimi të paligjshëm, ku me uzurpimin e shumë trojeve e pronave të tjera të palujtshme “të mbetura pa zot”, pasi i kanë hipotekuar i kanë gllabëruar ato në bashkëpunim dhe me disa pushtetarë të korruptuar lokalë.Nëpunësit aktualë kanë vite qëndrimi në një vend punë të palëvizshme, ndërsa shumë prej tyre janë bërë tepër të përfolur dhe etiketuar si rryshftexhinj dhe marifetxhinj të vërtetë.Dhe për këta individë të përfolur heshtin drejtuesit e qarqeve, bashkive dhe drejtuesit e pushtetit vendor.Nëpunësi në kontakt me qytetarin do kohë që të edukohet dhe këtë edukim të tij e bën ligji i shtetit të së drejtës.Këtu kërkohet urgjentisht reformim të thellë të hierarkisë administrative, racinalizim i hallkave të burokracisë, kontrolli i rreptë efektiv dhe vertikal i institucioneve, përdorimi i teknikave administrative të dobishme, kështu mund t’u vihet fre brenda një kohe të shkurtër këtij fenomeni tronditës, por që rrit koston e jetesës së qytetarit për shkak të keqfunksionimit administrative të hallkave të ndryshme të aparatit shtetërorë. Braktisja masive e aktivitetit nga rinia dhe inteligjenca që varion deri në 40% shifër qe tregon nivelin e papunësisë masive në vendin tonë, ku vetëm për femrat arrin në 75% shifër kjo marrë nga organet qëndrore të shtypit, fshatra të tëra të braktisura nga njerëzit dhe vendosja e tyre në zona urbne me një mbipopullim të rënduar, duke krijuar zona të reja informale dhe probleme për qeverinë aktuale.Ka zona të Shqipërisë me mësues pas arsim përkatës, fshatra e zona me shkolla të dëmtuara, e me fëmijë analfabetë dhe mbi njëmijë fëmijë të ngujuar nga fenomeni i gjakmarrjes.

Gjatë këtyre viteve, thuajse askush nuk ka menduar apo mendon të pyesë se çfarë pune të frytshme po bëjmë për këtë vend, por vetëm diskutojmë sa para e prona ka përvetësuar ky apo ai politikan e pushtetar, sa fëmijë ka shkolluar jashtë shtetit, sa ka sistemuar të afërmit e tij etj, se çfarë detyrimi ka deputeti apo përfaqësuesi i zgjedhur nga populli ndaj këtij vendi, që nesër të mos ndihemi të turpëruar përpara vetes dhe fëmijëve tanë nuk e diskutojmë.Kështu, sot mund të numërojmë arritje individuale, por kurrsesi nuk mund të themi se po bëjmë atë që na duhet për t’iu krenuar brezave.Dhe konkretisht çfarë na afron çdo ditë ne shqiptarëve, përveç luftrave banale,  kërkesave absurde në dëm të këtij populli fukara, për t’i mbijetuar mentaliteteve të vjetra, injorancës, boshllëkut shoqëror etj.Përveç zakonit tradicional të shqiptarit si hakmarrja, gjakmarrja, meritë personale,  tani është e shtrirë masivisht droga , prostitucioni ku është e ngatrruar edhe politika, interesat e saj të ditës, intrigat, etje për lavdi, karrjerë, pasuri e çfarë tjetër?

Në Shqipëri opinioni publik duhet të veprojë si sanksion si një ndër të vetmit mjete shtrënguese ndaj këtyre dukurive negative për shoqërinë tonë.Pra ka ardhur koha qe duhet ta kalojmë shoqërinë shqiptare në një shoqëri që zbaton rregullat, në një shoqëri institucionale.Këtu më vjen ndërmend një frazë e akademikut Rexhep Qosja i cili pohon se:“Kur politika shkëputet plotësisht nga morali, atëherë çdo gjë është e mundur…”.Mënyra më e mirënë këtë rast është që shqiptarët të jenë të hapur për njerëz të denjë dhe të pafalshëm për kapadainj që tërë jetën e tyre mbetën pushtetarë të përjetshëm.Dhe ajo që është më fatale,  kur kërkon të bisedosh me ta për ndonjë shqetësim çasti nuk të përfillin fare ose perdorin rrugë dredhimi për t’i ndarë nga shqetësimi i qytetarit dhe më e keqja ndërtojnë dhjetëra justifikime të paqena vetëm për të nxjerrë përfitime personale të paligjshme.

Unë besoj tek shumë njerëz të mirë dhe të drejtë që punojnë në administratën publike, janë të ndryshëm nga “të mençurit”, janë kundër intrigave, rrushfetit, janë kundër atyre që nëpërkëmbin çdo ditë parimin e barazisë dhe të drejtësisë. “Njerëzit çmohen nga lartësia e shpirtit, nga gjërësia e mendjes dhe bukuria e pamjes,  –ka thënë Gorki.Ai që shkel ligjin, shkel institucionin dhe padyshim nuk ka një moral të tijin, të vërtetë…”.Mënyra më e mire është që shqiptarët të jenë të hapur edhe për ata punonjës publik që kërkojnë para në zyrat e shtetit. Këto të fundit arrijnë edhe të përfitojnë edhe nga mungesa e kordinimit të qytetarëve me njëri-tjetrin dhe synimi injorant për t’i kryer sa më shpejt dhe me lehtësi punët.

Të kërkosh sot një të drejtë nuk është e lehtë.Duhet të dish ku, si dhe kur e kerkon atë.Dhe për më tepër, në rast se duke qenë në rregull me këto tre gjëra, përsëri nuk arrin tek e drejta, por kjo arrihet vetëm përmes rryshfetit.Provo njëherë të bësh një ankesë zyrtare në strukturat qëndrore apo lokale të qytetit apo rrethit, të frenosh ndonjë shfaqje të hapur të korrupsionit.Kjo do të ishte rruga më e gjatë, më e lodhshme dhe pse jo ndoshta edhe më e kushtueshmja, por vetëm kjo do të ishte rruga e drejtë ajo që do të bënte në fund të fundit qytetari sepse kështu ai do të ndjehej më mirë me veten.Në administratën qëndrore e lokale ka mjaft intelektualë të përkushtuar dhe të ndërgjegjshëm për shqetësimet e komunitetit të tyre, por fatkeqësisht është edhe një kategori tjetër personash të pandërgjegjshëm dhe të përfolur shumë dhe përsëri qendrojnë në vende pune kyçe në administratën publike dhe komuniteti vazhdon të flasë në adresë të tyre.Qytetari i vërtetë i këtij vendi nuk duhet të heshtë kur drejtuesit e administratës publike tallen me hallet e këtij populli.Prandaj,  duhet t’i themi ndal korrupsionit në administratën publike.Zgjedhësit nuk duhet të mbeten “robër” të politikës, e cila jo rrallë herë ka dhënë shembuj për keq, ajo ka ditur ta përdorë intelektin e tyre vetëm në shërbim të politikave të saj.Dëgjojmë njerëz të të gjitha kategorive që flasin për korrupsion, paaftësi, abuzim dhe asgjë nuk ndryshon për mirë.Në shëndetësinë dhe në drejtësinë tone të sotme ka korrupsion dhe jo rrallë herë ky fenomen shkon deri tek kufijtë e krimit ekonomik dhe financiar, duke zhveshur këtë profesion kaq humanitar nga çdo lloj ndjenje humanizmi, por kurrsesi nuk futen në një thes gjithë personeli mjekësor në sherbim të masës.Në radhët e bluzave të bardha ka me qindra punonjës të ndershëm që janë të detyruar të jetojnë me të ardhurat zyrtare.E shikon se një veprim i kryer i mjekut apo gjyqtarit ndaj qytetarit, ka brenda korrupsion, duhet të përfundojë në kallëzim penal, që kërkon lek, para se të operojë apo të gjykojë. Këto janë një pjesë të shqetësimeve të përditëshme që për ne janë bërë të zakonshme, por që qeveria dhe shteti shqiptar duhet t`i ketë në qender të vëmendjes për të ardhmen e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok