21/12/2024

TAKIME TË NGROHTA, MIQËSIE, BASHKËPUNIMI, PËRKRAHJEJE E MBËSHTETJEJE DHE VËLLAZËRORE NË TIRANË

0
Xhemaledin-Salihu-Tirane1

Dr. Shpetim Memishi, Xhemaledin Salihu, Prof. Skender Gjinushi, Prof. Shaban Sinani

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

Më 27 shkurt 2024/e martë/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të Xhemaledin Salihut, kryetar dhe Shpëtim Memishit, kryetar Kuvendi i Shoqatës  u prit shumë ngrohtësisht  nga Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ishin të pranishëm edhe Prof.Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë dhe Prof. Gëzim Hoxha, arkeolog.

Poashtu në këtë takim ishte i pranishëm edhe delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, në krye me Faik Nika, kryetar.

Z.Faik Nika, kryetar, Dr. Shpëtim Memishi, Xhemaledin Salihu, Prof. Skender Gjinushi, Prof. Shaban Sinani

  1. Faik Nika e njoftoi me punën dhe veprimtarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi.

Pastaj Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e falënderoi kryetarin e Akademisë dhe e njoftoi hollësisht më punën, veprimtarinë dhe dha një biografi të shkurtër për Shoqatën.Poashtu para kryetarit të Akademisë, Prof.Skender Gjinushi shtroi disa nevoja, kërkesa të përvetshme  të Shoqatës.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi dhe kryetari i Shoqatës shtruan nevojën e një Memorandumi bashkëpunimi kulturor , në realitet një formë tjetër e ndihmës në fusha të ndryshme shkencore e kulturore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në fund Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë bëri një rekapitulim të këtij takimi të ngrohtë, bashkëpunimi, përkrahjeje e mbështetjeje dhe vëllazërore, ku përmendi nënshkrimin e një Memorandumi të bashkëpunimit, ndihmës konkrete në fusha të ndryshme të Akademisë ndaj kërkesave dhe nevojave të përvetshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Shoqatës në parime, se aktivitetet dhe veprimtarinë shkencore dhe kulturore të Akademisë, pjesën e angazhimit të tyre do ta marrë përsipër edhe financiarisht, për ligjërata, biseda, hulumtime, kërkime,  në fusha të ndryshme, po edhe gërmime arkeologjike, nëse arrihet pëlqimi me shtetin fqinjë, të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vlerë promovuese  në Luginë të Preshevës dhe me  angazhimin e Akademikëve të caktuar me rastin e botimeve të caktuara.

Takimi jonë zgjati disa orë dhe kryetari i Akademisë, Z. Gjinushi dhe stafi i tij na ndëgjuan me vëmendje të përqëndruar, duke i aprovuar thuajse tërësisht shtruarjen e kërkesave dhe nevojave të Shoqatës.

Poashtu Akademia e Shkencave e Shqipërisë është e gatshme të jap të gjitha botimet e saja Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, dikund si u tha afër 500 libra.

Në takim Prof. Hoxha na dha listën e Akademikëve që do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore nga Lugina e Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare” Pjesëmarrësit janë: Prof. Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Prof. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Prof. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë dhe Prof. Afërdita Onuzi, anëtare e Këshillit shkencor të Institutit të Antropologjisë. Mirë se vini Akademikë në Preshevë.

Pas përcjelljes së përzemërtë , delegacioni jonë u takua me Prof. Adem Bungurin, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, me Prof. Neritan Ceka, arkeolog i mirënjohur i Shqipërisë dhe me Prof. Marenglen Kasmin, drejtor i Qendrës së Studimeve Enciklopedike.

Dr. Shpëtim Memishi, Prof. Adem Bunguri, Prof. Neritan Ceka, Xhemaledin Salihu

Në bisedë me ta, duke pirë kafe, Prof. Neritan Ceka na premtoi se do të jetë pjesë e Konferencës shkencore në Preshevë.

Pas mbarimit të kësaj bisede Prof. Adem Bunguri na shtroi një drekë me ushqime tradicionale në një restorant të njohur me këso ushqime.

Këto takime të ngrohta, por edhe të punës i mbeten në kujtesë dhe përshtypje të thella delegacionit tonë në Tiranë, me dëshirë që edhe delegacione të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë të vijnë në Luginë të Preshevës.

Poashtu u morëm  vesh me kryetarin Nika pë një bashkëpunim kulturor të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok