22/12/2024

Studentët e rinj të Shëndetit Publik në Tiranë vullnetarë në Qendrën Sociale të Kryqit të Kuq Shqiptar

0
u6_Studentet-Kryqi-i-Kuq-1

Nga Entela Binjaku

Prej muajit tetor të vitit 2018 është hapur në njësinë bashkiake nr.7 në kryeqytet  Qendra Sociale e Kryqit të Kuq Shqiptar, dega e Tiranës.

Me ligjin e miratuar nga Parlamenti i shqiptar, Kryqi i kuq Shqiptar është organizatë humanitare vullnetare që ushtron veprimtarinë në mënyrë të pavarur. Organizata është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që sot ka 189 shoqata në mbarë botën dhe miliona vullnetarë.

Aktualisht kjo organizatë vepron në disa programe dhe projekte të cilat mbështeten mbi parimet e humanizmit, paanësisë, neutralitetit, pavarësisë, vullnetarizimit, unitetit, universalitetit. Pikërisht mbi këto parime punon edhe qendra në fjalë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në vështirësi për shkak të kushteve ekonomike duke u ofruar drekën falas, në mënyrë të përditshme në 5 ditë të javës.

Kjo qendër ofron një vakt në ditë për rreth 100 qytetarë, burra dhe gra me synimin që jo vetëm të ushqehen por të krijojë për ta edhe një mjedis të ngrohtë dhe mikpritës, si në një familje të madhe.

Vetmia, varfëria, indiferenca janë disa nga plagët e shoqërisë sonë sot dhe çdo mjet në ndihmë dhe në përballje me to, është i domosdoshëm.

Shën Tereza thotë: “kur marr nga rruga një njeri që ka uri, i jap një pjatë gjellë dhe një copë bukë. Për dikë që ndjehet i përjashtuar, i padëshiruar, që i mungon dashuria, është i frikësuar dhe që ka mbetur mënjanë të tjerëve, kjo varfëri është më e vështirë për tu kapërcyer. E megjithatë edhe më të varfërit mund të jenë të lumtur”.

Studentët e vitit të parë të Degës së Shëndetit publik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë kanë vizituar disa here këtë qendër.

Me mbështetjen e drejtueses sw degës së Tiranës së Kryqit të Kuq Shqiptar, znj. Xhulieta Muçollari ata u pritën përzemërsisht dhe morën udhëzime edhe nga Kristian Cura  Koordinator i programit. Kristiani u foli të rinjve mbi programet e shoqatës më të vjetër humanitare në Shqipëri.

Studentët e rinj u angazhuan bashkë me punonjësit e qendrës në servirjen e drekës.

Shumw nga studentwt e  Universitetit të Mjekësisë në Tiranë, gjatë 10 viteve të fundit i janë bashkuar si vullnetarë Kryqit të Kuq Shqiptar. Ata janë bërë pjesë  kryesisht në programet e dhurimit vullnetar të gjakut, programin e rinisë dhe edukimit humanitar apo dhe të Klubit 25.

Vullnetarizmi, dobishmëria e kontributit të të rinjve, ndjeshmëria ndaj njerëzve në nevojë, solidariteti me më të pamundurit, por edhe mirënjohja për kontributet që këta njerëz i kanë dhënë shoqërisë,  janë disa nga vlerat që të rinjtë kanë nevojë të kultivojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok