10/11/2024

Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar

0

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit ishin të ftuar dhe dhanë shfaqje në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Mbi njatë Flamur Perëndia,

Me dorë t’vet Ai e ka shkrue:

“Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija:

Kush ua prekë, ai kjoftë mallkue!” At Gjergj Fishta

Nga Keze Kozeta Zylo

Nën udhëheqjen e z. Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut u festua Dita e Flamurit Kombëtar, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë ku shqiptarët u çliruan përfundimisht nga zgjedha 500 vjeçare e perandorisë osmane turke.

Nderonte me pjesemarrjen e tij politikani i suksesshëm amerikan, z.Corey Johnson anëtar i Partisë Demokratike, i cili ka qenë Kryetari i Këshillit të Qytetit të New York-ut që nga viti 2018-të si dhe mjaft këshilltarë të tjerë.  Fjalimet e tyre ishin tejet mbresëlënëse dhe falënderonin Diasporën hqiptaro amerikane për kontributin e tyre të vyer për Amerikën.

Festa e Flamurit gjithmonë bashkon shqiptaro-amerikanët në Bashkinë e Nju Jorkut.  Manhattani ndizet flakë dhe gradacielat qiell gërvishtëse ngjyrosen kuq e zi.

Të ftuarit ngjisnin shkallët e mermerta për të shkuar në sallën kryesore të Bashkisë së Nju Jorkut. Përfaqësues shoqatash dhe personalitete të Diasporës shqiptaro amerikane si z.Harry Bajraktari, z.Frank Shkreli, Dr.Anna Kohen, Gani Shehu etj. ishin të ftuar në këtë ceremoni të Ditës së Flamurit.  Në këtë ceremoni ishin të ftuar gjithashtu Ambasadorja e Shqipërisë në Washington znj.Floreta Faber e cila përshëndeti të pranishmit me plot përzemërsi dhe elekuencë, Konsullja e Përgjithshme e Kosovës Ambasadore Teuta Sahatqija,  znj.Najada Sojli Konsulle e Shqipërisë në New York etj.

Të gjithë nxënësit dhe mësuesit e mirëpritën me shumë emocion dhe dashuri ftesën nga Bashkia e Nju Jorkut që Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit dhe që operon në të gjitha lagjet e Nju Jorkut, me korin e saj të debutonte me një shfaqje artistike në mjediset lluksoze të saj.  Manhattani kryeqendra e botës, pikërisht në kërthizë ë saj ishte veshur me ngjyrat kuq e zi me simbolet e Flamurit Kombëtar, në nderim të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë në 107-vjetorin e saj.  Z.Mark Gjonaj është një politikan i suksesshëm dhe nuk e ka për herë të parë që feston këtë ditë të shenjtë të Kombit, por qëkur është zgjedhur ai ka hapur dyertë e Bashkisë dhe mirëpret me plot dashuri shqiptarët e Amerikës në Ditën e Flamurit.   Aktivitet e organizuara prej tij janë një bashkëpunim i frytshëm nga stafi i tij të drejtuara me profesionalizëm dhe kulturë nga drejtorja ekzekutive e stafit të z.Gjonaj, znj.Vera Mjeku.

Ai është zëri i fuqishëm i shqiptarëve kudo në botë, ndaj ndihemi gjithmonë krenar.

Ceremonia festive u hap tradicionalisht me interpretimin e dy hymneve kombëtare amerikane dhe shqiptare intepretuar nga Jesicca Raja.

Prezantuesja e ceremonisë ishte bukuroshja Florinda Kajtazi, Miss New York 2019-të.  Ajo së bashku me z.Gjonaj udhëhoqën këtë ceremoni madhështore.  Ceremonia u bekua nga dy klerikët shqiptarë si nga Dom Pjeter Popaj famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” dhe Imam Edin Gjoni në qendrën islamike në Queens.

Me plot respekt dhe dashuri u mirëpritën hyrja e policëve shqiptaro amerikanë në këtë ceremoni të cilët kanë edhe shoqatën e tyre “Illyria” në New York.

U nderuan me çmimet e mirënjohjes si: Lutfi Dalipi kapiten i policisë në New York, Vasfije Krasniqi Goodman e mbijetuara e dhunës dhe e përdhunimit seksual nga genocidi serb, z.Fran Shkreli ish gazetari i Zërit të Amerikës dhe drejtori i Euro-Azisë, Dr.Anna Kohen ish presidente e organizatës së mirënjohur “Motrat Qiriazi”, Sali Bollati i mijetuari i genocidit grek për Camërinë, Ilir Shaqiri legjenda e këngës shqiptare dhe Florinda Kajtazi Miss New York 2019-të.  Ceremonia e dorëzimit të pllakave të mirënjohjes dhe simbolet shqiptare për të nderuarit u bë nga z.Mark Gjonaj të shoqëruara nga dy nxënëse të Shkollës Shqipe “Alba Life” Dea dhe Emma Watkins veshur me kostume kombëtare.

Salla gumëzhinte nga duartrokitjet kur në skenë ngjiteshin nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” të përgatitur nga mësueset plot përkushtim për të intepretuar si: Ty Flamur të duam shumë, vallen e Devollit, vallen e Rugovës dhe të Tropojës veshur me kostumet kombëtare.

Në statusin e tij në F/B në rrjetin më të madh social z.Mark Gjonaj shkruante:

Mbrëmë Dhomat e Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut ishin veshur kuq e zi dhe dëgjohej jehona nga fragmente të historisë legjendare, shfaqje të mahnitshme, vallëzime të fuqishme, histori frymëzuese, të tejmbushura me krenari shqiptaro amerikane në festimin e Pavarësisë Shqiptare. Faleminderit Kryetari i Këshillit të NYC Corey Johnson dhe të gjithë anëtarët e këshillit bashkë-sponsorizues, Alba Life Schools, Miss NY USA, Illyrians NYPD dhe të gjithë interpretuesit. Urime për të gjithë nderuarit!

Ceremonia u filmua nga Zëri i Amerikës me gazetar Ilir Ikonomi, TV “Alba Life” me drejtor Amir Suka dhe bashkëpunëtor Adriatik Bërdaku, radio Televizioni 21 me gazetar Halil Mula, Beqir Sina etj.

Autorja është shkrimtare, publiciste, mësuese dhe bashkëthemeluese e Shkollave Shqipe në New York “Alba Life” Ambasador i Kombit

Manhattan, New York, 21 nëntor, 2019-të

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok