21/12/2024

Si u zgjodh Senati i parë shqiptar në 31 janar 1920 pas zgjedhjeve të Kongresit të Lushnjes

0
Albert-Zholi

– Senati ishte organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit.

Më vonë u quajt Këshilli Kombëtar kishte një dhomë dhe u mblodh pas zgjedhjeve të mbajtura më 31 janar.

-104-vjetori-

Përgatiti: Albert Z. ZHOLI

Senati i Shqipërisë më vonë Këshilli Kombëtar kishte një dhomë dhe u mblodh pas zgjedhjeve të mbajtura më 31 janar 1920. Senatorët kishin mandatin nga data 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. Kongresi i Lushnjes krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit. Kongresi shprehu në formë të organizuar politike vullnetin e shqiptarëve për të marrë fatin e vendit në duart e veta. Në këtë periudhë afirmohen për herë të parë parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i Qeverisë nga Senati, si dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj saj. Senati i filloi punimet më 27 mars 1920. Megjithëse parlamenti i parë shqiptar e shtriu veprimtarinë e tij legjislative në një periudhë të shkurtër kohe, ai arriti të miratonte disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjes që përbënte një ligj kushtetues. Veprimtaria legjislative e Këshillit Kombëtar mori fund më 20 dhjetor të vitit 1920, kur Këshilli u shpërnda për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të para në Shqipëri (mars 1921). Këshilli Kombëtar përbëhej nga 78 deputetë. Që prej kësaj periudhe, parlamenti filloi të shfaqej rregullisht si një organ i dalë nga populli, me detyra të përcaktuara qartë në statutin e kohës. Zgjerimi që iu bë Statutit të Lushnjës, i cili në histori njihet si statuti i shtetit shqiptar i vitit 1922, e shndërroi këtë akt në një kushtetutë të mirëfilltë me fuqinë më të lartë në shtet dhe sanksionoi plotfuqinë parlamentare. Organi më i rëndësishëm që ushtronte pushtetin legjislativ, i quajtur “Këshill Kombëtar” mori emrin “Parlament”. Si organ i vetëm legjislativ ai përbëhej nga një dhomë deputetësh, të cilët zgjidheshin nga populli në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme (votim i tërthortë).

Kryetar i Këshillit Kombëtar u zgjodh me votim të fshehtë Pandeli Evangjeli dhe në vitin 1922 u zgjodh Eshref Frashëri.

Në këtë periudhë dalloheshin qartë dy grupime politike: Partia Popullore e kryesuar nga Fan Noli dhe Partia Përparimtare e kryesuar nga Hoxhë Kadriu. Në fushën legjislative, veprimtaria e Këshillit Kombëtar u përqëndrua në nxjerrjen e ligjit për organizimin gjyqësor, në plotësimin e rregullores ekzistuese me elemente të reja për transparencën e veprimtarisë parlamentare, betimin e deputetëve përpara Këshillit,etj. Më 30 shtator të vitit 1923, Këshilli Kombëtar i mbylli punimet e tij në përfundim të legjislaturës 2 vjeçare për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të reja për Kuvendin Kushtetues, të cilat u mbajtën në dhjetor të po këtij viti.

 

Kryetarë të senatit në vitin 1920 ishin Xhemal Naipi dhe më vonë Dhimitër Kacimbra. Ndërsa për senatorë ndër të tjerë ishin edhe:

Lista emërore e Senatorëve[1]
1. Abdurrahman Mati -/- 11. Dino Bej Mashlara -/- 21. Llambi Goxhomani Berat 31. Sabri Bej Hafiz Shkodër 41. Xhemal Naipi Shkodër
2. Adem Gjinishi Elbasan 12. Fazlli Frashëri Dibër 22. Myqerem Hamzaraj Vlorë 32. Sadullah Bej Tepelena Vlorë 42. Ymer Bej Shijaku -/-
3. Adem Peqini -/- 13. Gjergj Koleci Shkodër 23. Mytesim Këlliçi -/- 33. Sejfi Vllamasi Korçë
4. Ahmet Resuli Berat 14. Halim Bej Çela -/- 24. Neki Ruli Gjirokastër 34. Shefqet Vërlaci Elbasan
5. Bajram Bej Curri Kosovë 15. Hilë Mosi Shkodër 25. Osman Lita Kosovë 35. Spiro Koleka Vlorë
6. Bektash Cakrani Berat 16. Hysein Vrioni Berat 26. Qani Dishnica Korçë 36. Spiro Papa Berat
7. Beqir Bej Rusi -/- 17. Irfan Bej Ohri -/- 27. Qazim Durmishi Elbasan 37. Thanas Çikozi Korçë
8. Dhimitër Kacimbra Gjirokastër 18. Kiço Koçi -/- 28. Qazim Koculi Vlorë 38. Veli Bej Kruja -/-
9. Dine Bej Dibra -/- 19. Kolë Thaçi Shkodër 29. Ramiz Daci Dibër 39. Visar Xhuvani Elbasan
10. Dine Dema Dibër 20. Kostaq Kotta Korçë 30. Rexhep Mitrovica Kosovë 40. Xhemal Shkodra Shkodër

 

 

Kuvendi Kombëtar i Vlorës (1912)

Institucioni i parlamentarizmit në Shqipëri i ka fillimet e tij prej ditës së pavarësisë, me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Si organi i parë përfaqësues i popullit, ai mori përsipër realizimin e detyrës së rëndësishme të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ai zgjodhi Qeverinë e Përkohshme, të kryesuar nga Ismail Qemali.

Shteti shqiptar nën drejtimin e Princ Vidit dhe Statuti Organik i Shqipërisë (1914)

Pas Kuvendit Kombëtar të Vlorës, parlamentarizmi si institucion u sanksionua në të gjitha statutet që pasuan konsolidimin e shtetit shqiptar. Për herë të parë ai parashikohet në Statutin Organik të Shqipërisë, të hartuar nga Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit, më 1914, megjithëse, fillimi i Luftës së Parë Botërore e bëri të pamundur krijimin e një organi të tillë. Sipas statutit, Asambleja Kombëtare, si organ legjislativ, përbëhej nga anëtarë të zgjedhur prej popullit, anëtarë të emëruar nga princi dhe anëtarë ex officio (gjithsej 36 anëtarë).Pas shpalljes së pavarësisë vite të tjera të vështira do të vinin për Shqipërinë. Megjithëse Traktati i Londrës kishte përcaktuar kufijtë e Shqipërisë, dëshirat ekspansioniste të shteteve, që donin të përfitonin më shumë territore ishin ende aktive duke ëndërruar përsëri ndarjen e saj. Në këto rrethana më 27 mars 1920 u mblodh Kongresi i Lushnjes.

Këshilli Kombëtar i Lushnjës (Senati), (27 mars 1920 – 20 dhjetor 1920)

Kongresi i Lushnjes krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit. Kongresi shprehu në formë të organizuar politike vullnetin e shqiptarëve për të marrë fatin e vendit në duart e veta. Në këtë periudhë afirmohen për herë të parë parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i Qeverisë nga Senati, si dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj saj. Megjithëse parlamenti i parë shqiptar e shtriu veprimtarinë e tij legjislative në një periudhë të shkurtër kohe, ai arriti të miratonte disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjes që përbënte një ligj kushtetues. Veprimtaria legjislative e Këshillit Kombëtar mori fund në dhjetor të vitit 1920, kur Këshilli u shpërnda për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të para në Shqipëri (mars 1921).

Këshilli Kombëtar (21 prill 1921 – 30 shtator 1923)

Statuti i Zgjeruar i Lushnjës

Nga zgjedhjet që u zhvilluan në mars të vitit 1921, vendi u përfaqësua me 78 deputetë. Që prej kësaj periudhe, parlamenti filloi të shfaqej rregullisht si një organ i dalë nga populli, me detyra të përcaktuara qartë në statutin e kohës. Zgjerimi që iu bë Statutit të Lushnjës, i cili në histori njihet si statuti i shtetit shqiptar i vitit 1922, e shndërroi këtë akt në një kushtetutë të mirëfilltë me fuqinë më të lartë në shtet dhe sanksionoi plotfuqinë parlamentare. Organi më i rëndësishëm që ushtronte pushtetin legjislativ, i quajtur Këshilli Kombëtar mori emrin Parlament. Si organ i vetëm legjislativ ai përbëhej nga një dhomë deputetësh, të cilët zgjidheshin nga populli në bazë të zgjedhjeve të përgjithshme (votim i tërthortë). Në këtë të periudhë dalloheshin qartë dy grupime politike: Partia Popullore e kryesuar nga Fan Noli dhe Partia Përparimtare e kryesuar nga Hoxhë Kadriu. Në fushën legjislative, veprimtaria e Këshillit Kombëtar u përqëndrua në nxjerrjen e ligjit për organizimin gjyqësor, në plotësimin e rregullores ekzistuese me elemente të reja për transparencën e veprimtarisë parlamentare, betimin e deputetëve përpara Këshillit, etj. Në shtator të vitit 1923, Këshilli Kombëtar i mbylli punimet e tij në përfundim të legjislaturës 2 vjeçare për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të reja për Kuvendin Kushtetues, të cilat u mbajtën në dhjetor të po këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok