21/11/2024

Si sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor të arteve të lira

0

Nga Jahja Drançolli

Si sot, në vitin 1430 Gjin Gazulli, do të gradohet për doktor të arteve të lira (septem artes liberales) në njërin ndër universitetet më të njohura të kohës, Universitetin e Padovës (atëherë Gymnasium Patavinum). Po në këtë universitet në vitet e dyzeta të shekullit XV emërohet për profesor të astronomisë dhe të matematikës. Ndërsa nga brezat e viteve të përmendura, Gazulli nxori ekspertët më të njohur të asaj kohe, të cilët më vonë u shquan si profesorë të astronomëve të njohur në periudhën e Humanizmit dhe Rilindjes: Nikolaus Coperniku (1473–1543), Johannes Kepler ( 1571 –1630), Galileo Galilei (1564–1642), etj.

Të dhënat relevante të kohës dëshmojnë se Gazulli kishte një bibliotekë të pasur me fonde të llojllojshme. Dorëshkrimet dhe librat ai i kishte sjellë në Raguzë nga Italia. Së këtejmi dihet se Gazulli kishte lënë një arkë librash në bazilikën e Shën Gjystës (Basilica di S. Giustina) në Padova. Sa ishte interesuar Gazulli për bibliotekën e vet, njoftime mbrelënëse ofron testamenti i tij  (Testamentum venerabilis magistri Johannis Gazoli artium doctoris et astronomi preclarissimi), që mban datën e 19 shkurtit 1465, ku përveç tjerash bëhet fjalë edhe për bibliotekën e tij, të cilën ia lë “Katedralës së Raguzës […] i dhuroj të gjithë librat që kanë të bëjnë me të drejtën ligjore dhe Librin e Shenjtë, me detyrimin dhe kushtin që t’i vendosin në një vend, ku do të qëndrojnë gjithnjë […].” Me këtë legatë Gazulli ka bërë përpjekje që t’i vë themelet e një biblioteke publike në Raguzë, e cila konsiderohet si e para në qytetet!

Burimi: Pjesë nga testamenti i Gjin Gazullit, astronom dhe diplomat i shekullit XV, Prishtinë, Rilindja, 1984, 48-56, 101-102.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok