08/11/2024

Shqipëri, një ditë trokite në shtëpinë tënde!

0

Nga Zenel Çeliku

Vërtetë Shqipëria trokiti në shtëpinë të cilës i përket. Kjo maratonë, ky udhëtim ka startuar që më 2004 dhe sot Shqipëria është në paradhomën e anëtarësimit në BE. Më 19 Korik 2022, BE mbajti konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe me Republiken e Maqedonisë së Veriut (RMV). BE-ja ishte e vendosur për hapjen e negociatave të anëtarësimit për të dyja vëndet, gjithashtu BE-ja ishte njëzëri miratoi Kornizës Negociative për negociatat me Shqipërinë dhe RMV, gjithnjë në përputhje me metodologjinë e rishikuar të zgjerimit. Procedurat e shqyrtimit janë shumë të rëndësishme, të cila do të vlerësojnë përputhshmërinë e sistemeve ligjore të të dy vendeve me ligjet e BE-së, të cilat do të nisin menjëherë tha Presidente e Komisionit Europian-Ursula von der Leyen. Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin-Olivér Várhelyi tha, Shqipëria piksëpari do të ketë nevojë të zbatojë reforma, veçanërisht reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar, të drejtat themelore, reformën e administratës publike dhe forcimin e institucioneve demokratike.Vendimi i dy ditëve më parë është historik, ky vendim i BE-së dërgon një sinjal shumë të fuqishëm për Ballkanin Perëndimor (BP) për të cilin Europa ka nevojë po aq sa ka nevojë BP për Europën. BE-ja e dha mesazhin e saj, popullin shqiptar e duan në familjen e madhe të BE-së me bindjen se Shqipëria është e vendosur për t’u anëtarësuar në BE dhe se po punon fort për këtë. Varhelyi vazhdoi, për datën e mundshme të pranimit përfundimtar të Shqipërisë në BE, ne do të ecim sëbashku më shpejt, sa herë që shohim se ka mundësi për të ecur më shpejt. Komisioni për Fqinjësi dhe Zgjërim do të jetë i gatshme që të bëjë propozime sa më shpejt që të mundet-përfundoi Ai.

Në takimin e liderëve BE-Ballkanit Perëndimor (BP) në Këshillin Evropian të qershorit 2022, BE-ja vendosi të injektojë një dinamikë të re dhe vendosmëri për të ecur përpara së bashku BE & BP. Liderët evropian thanë se do të avancojnë më tej deri në anëtarësimin e plotë të BP në BE. Ballkanit Perëndimor i përket BE-së dhe ne duhet ta bëjmë këtë pa humbur kohë. Shqipëria ka punuar shumë për të siguruar rezultate nga reformat dhe një historik zbatimi në të gjitha fushat e identifikuara nga Këshilli. Sot është një ditë historike dhe një kohë për të festuar atë që është arritur, por edhe një kohë për të parë sfidat përpara me një objektiv të qartë, të përparojmë në rrugën e BE-së pa vonesë. I urojmë autoritetet dhe qytetarët e Shqipërisë për arritjen e shumëpritur të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE-përfunduan ata.

Shumë interesant është fakti që ndërkombëtarët u gëzuan pa masë për këtë arritje historike të Shqipërisë europiane, kur shpejt erdhi edhe urimi miqësor i Presidentit Amerikan-Biden. Ndryshe nga ndërkombëtarët ishin qëndrimet e disa politikanëve të opozitës të cilët jo vetëm nuk festuan dhe nuk u gëzuan për Shqipërisë europiane, por me fjalë të tjera edhe me cinizëm ekstrem dhe keqadashës, e ironizuan këtë sukses të madh për shqiptarët, duke thënë se Shqipëria nuk i plotëson kushtet për të hapur negociatat e anëtarësimit në BE. Ata mjeranë duhet të kënë parasyshë se në këtë arritje edhe opozita e sotme kur ishte ne pushtet për 8 vite radhazi, ka merita dhe kontribute të ç’muara, por verbëria politike e një opozite me shumë problem brënda vehtes, i bën ata të verbër e të mos mendojnë objektivisht për këtë arritje për të cilën ata vetë kanë investuar jo pak. Në 50 vitë ne ishim të përsekutuar nën regjimin Hoxhist, por edhe në këto 30 vitë në demokraci shqiptarët janë vjëdhur, grabitur, poshtruar e ofenduar nga të gjitha palët në qeverisje. Sot kemi politikanë milionera si pasojë e vjedhejve që kanë bërë në 30 vite postkumunizëm. Sot politika shqiptare ka vërtetuar se janë një foto të treja polët politike (PD & PS & LSI), ata akuzohen pa fund nga njëri-tjetri për korrupsion madhor e të lidhur me krimin, ata akuzohen pa fund nga populli, ata akuzohen periodikisht nga ndërkombëtarët, por tani që Shqipëria është në paradhomën e BE-së, qeveritarët tanë do të monitorohen nga afer nga ndërkombëtarët-kjo është shumë e qartë.

Shqipëria europiane le të presë ndihmën e supervizoreve nga ata (ndërkombëtarët), duke menduar se tashmë për shqiptarët do të jetë më mirë, më bukur e më dinjitoz përpara Europës.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok