14/10/2024

Nga Elena Kocaqi

Kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin  t’i jap publikut shqiptar, por edhe atij te Greqisë dhe ndërkombëtar,  një studim  të plot për madhësinë e popullsisë arvanite në Greqi. Ky është një studim që ndryshon historinë.

Për te gjetur përmasat e popullsisë shqiptare në Greqi, ishte e rëndësishme që të shikoheshin të dhënat bizantine, veneciane, por vendimtare janë të dhënat e regjistrimit të popullsisë të kadastrës osmane të shek te XV-XVI të Peloponezit, Atikës, Beotisë, Thesalisë etj.  Kam parë emër për emër, kryefamiljarët e gjithë Peloponezit dhe te pjesëve të tjera te Greqisë, ku kemi regjistrat osman. Është e vetmja mënyrë për të nxjerr numrin e saktë te popullsisë shqiptare, pavarësisht se është tepër e lodhshme. Janë numëruar kryefamiljarët shqiptar të Peloponezit, Etolisë, Eubesë, Atikës një me një, mbi bazën e këtyre te dhënave janë bërë llogaritë dhe konkluzionet. Për Botine janë parë te dhënat qe kemi pasur për fshatrat shqiptar dhe numrin e familjeve përkatëse.

Rezultati  është spektakolar qe sa as unë vet nuk e kisha menduar ne këto përmasa, para se te shikoja arkivat osman te popullsisë së Greqisë. Nga regjistrat osman te shekullit te XV- XVI rezulton se;

1- Shqiptarët apo arvanitët kanë 100% te pronësisë mbi tokën ne zonat rurale te gjithë Peloponezit, Atikës, Etolisë, Beotise, ishujve. Ne Thesali, Beoti, Larisa ata ishin maxhoranca absolute dhe minoritet ishte ai vlleh.

2- Vendbanimet e pastra shqiptare janë uniforme tek 80%, por edhe tek 20% që janë qytetet jetojnë po shqiptar, por kane taksim tjetër dhe jetonin se bashku me hebrejt, osmanët, latinët, vllahet etj.  Në Peloponez shohim se 90% e lagjeve te qytetit mbanin emra shqiptar, që do të thotë se ishin lagje të themeluara nga shqiptarët dhe të banuara kryesisht prej tyre.

3- Popullsia shqiptaret ishte ne disa zona si Atika dhe ishujt tek 100% dhe ne disa te tjera tek 80%.

4- Ne Peloponez 2/3 e popullsisë jetojnë ose ne një fshat shqiptar që është shkruar ne regjistrin osman si (arnavudan), ose kane emër ose mbiemër shqiptar.

5- Nga dokumentet venecian nga analiza e emrave dhe mbiemrave të stratiotëve që vinin nga Peloponezi rezulton se janë 99% shqiptar.

6- Grekët nuk përmenden as si minoritet, as si etni, thjesht është një kategorizim fetar i popullsisë kryesisht shqiptare. Historianët quajnë grek termin fetar multietnik rum, por qe ai nuk tregon etni, por fenë e disa etnive.  Keto dhe shumë të dhëna të tjera jepen në të dy studimet.

Ka një pyetje pse janë shqiptaret atje dhe nuk ka grek? Përgjigja është e thjesht se, ose grekët antik janë zhdukur dhe vendi ishte bosh, ose shqiptarët janë grekët antik dhe fakti që shqiptarëve sot ju del  ADN si grek antik, ka filluar ti veri studiuesit ne mendime, por qe është e qartë nga ana historike, pasi fiset në antikitet ishin të një prejardhje.

Me vjen keq, por faktet janë kaq të forta, saqë grekët sot ose duhet te pranojnë se, ata antikët janë zhdukur, ose që ata janë, por janë shqiptarët,tjetër rruge nga ana e fakteve historike nuk ka. E vetmja mënyrë që grekët e sotëm të vërtetojnë autoktoninë e tyre, është që të vërtetojnë se janë arvanit apo shqiptar, pasi faktet historike atje nxjerrin autoktonë vetëm shqiptarët. Pavarsishtë se ka pasur emigrime popullsia shqiptare është në maxhorancë absolute dhe kjo nuk mund të vij nga emigrimet.

Arvanitët filluan te asimiloheshin nga shteti bavarez dhe nga kisha në shek XIX e këtej, me gjuhën teknike, ku kjo e sotmja është vendosur nga shtetit vetëm ne 1970 , pasi atje nuk kishte grek te asimilonin shqiptarët, ashtu siç është gënjyer deri me sot. Ata janë e vetmja popullsi autoktone që kanë gjetur osmanët në Greqi në shek e XV dhe të cilët luftuan me një kryengritje qe quhet Kryengritja shqiptare e Peloponezit e viteve 1453-1459 e udhëhequr nga një princ Bua ,me 30 mijë luftëtar më tepër se Skëndebeu kishte ne Krujë.  Ky studim jo vetëm hedh drite mbi te vërtetën, por duhet te jetë një bazë, mbi te cilën duhet te ngrihen marrëdhëniet midis dy shteteve këtej e tutje.  Me vjen keq, por me duhet te them te vërtetën dhe e di qe kjo dhemb pasi shteti ka mashtruar popullin e vet sistematikisht dhe e kanë përvetësuar popullin shqiptarë. Ka ardhur momenti qe e vërteta te thuhet me fakte dhe dokumente dhe me te sigurt se regjistrat osman te popullsisë, nuk ka për ketë temë.

Ka qenë tepër e vështirë me gjet regjistrat osman të Greqisë të plota që janë në disa gjuhë të huaja. Kam kontaktuar personalisht te gjithë osmanologët qe kanë botuar pjesërisht, apo tërësisht  faksimiljet e dokumenteve jashtë Greqisë, pasi vet Greqia nuk i ka publikuar ato dokumente. Dua t’i falënderoj te gjithë kolegët e mi qe janë historian te huaj për bashkëpunimin. Çdo informacion ne te dy librat është i cituar në dokumentacion. Unë vet kam kryer punën dhe llogaritë dhe nuk kam mbajtur asnjë qëndrim subjektiv, në asnjë rresht të librave, pasi me është dashur te jem tepër e ftohtë.

Me ketë studim (që duhet të ketë edhe një vëllim te 3 nga 1800 e këtej) unë plotësoj detyrimet e mija historike. Me pas do të shikoj se ku do fokusohem.

Ju faleminderit

https://www.facebook.com/elena.kocaqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok