22/12/2024

Shkurte Fejza – Artiste e madhe, zëri i kombit të saj

0
u6_Shkurte-Fejza

Nga Ibrahim Kabili

Kombi ynë gjithnjë ka nxjerr intelektualë, këngëtar dhe artistë të përmasave të mëdha. Dhe pa asnjë dyshim, Shkurte Fejza është në elitën e tyre. Kam rënë në kontakt me këngët e saj në gjysmën e dytë të viteve ’80, dhe vazhdoj ti ndjek në vijimësi dhe sot këngët e mrekullueshme të saj. Natyrisht në fillimet e saj si këngëtare, ajo ishte mjaft e re dhe ecuria e saj në afro pesë dekada është e jashtzakonshme. Ky deputim artistik është i shtrirë në kohë, hapsirë dhe  përmbledh zhanre të ndryshme të këngës së bukur shqipe. Kjo për Shkurtën ka qenë një punë shumë e gjatë, e vështirë, shumë dimensionale. Themi shumë e vështirë duke patur parasysh rrethanat e kohës, okupimin jugosllav të Kosovës, ndjekjet dhe reprezaljet që kryente pushtuesi i kohës. Pavarësisht kushteve e rrethanave mjaft të rënda, me punë, përkushtim e sakrifica të mëdha Shkurta arriti të të bëhej një artiste dhe këngëtare e madhe me përmasat e kombit të vet. Sa më shumë kalonin vitet aq më shumë rritej nga ana artistike Shkurta. Aq më tepër formohej si intelektuale dhe mësimdhënëse ajo. Dhe sot, pak më shumë se 46 vjet në skenë, e shohim shkurtën si një figurë të kompletuar, si një këngëtare të model, si emblemë të këngës folklorike dhe lirike. Me  kë repertor të madh e të larmishëm ajo mbetet si model i patriotizmit dhe atdhedashurisë. Për këtë e duan dhe adhurojnë bashkëkombasit e saj.

Motivet për të shkruar disa radhë për Shkurtën kanë qenë të shumta. Ajo që më bëri ta përshpejtoj shkrimin qe një dalje e saj në TV  në emisionin “Një kafe nga shpia”. Megjithë situatën vështirë të krijuar nga pandemie dhe zhvillimet politike në Kosovë ajo përsëri punon. Po kështu lutet dhe për rikthimin e normalitetit e daljen nda pandemia. I bën apel politikës e politikanëve të Kosovës  të bashkohen për hir të vendit dhe konsolidimit të shtetit. Ajo kujton me nostalgji dhe respekt të madhë kolosët e muzikës dhe skenës shqiptare si: N.Pagarushën, L.Qena, G.Krujën dhe R.Ljarjen që janë ndarë nga jeta kohët e funndit. Vlerëson maksimalisht jetën dhe veprën e tyre në shërbim të kombit. Sërish, Shkurta, përveç këngës, jep mesazhe dhe me fjalë! Vallë a do ndëgjohet?! Për veten e saj shton se ka një projekt shumë të mirë në duar që mezi pret të hapen kufijtë për të bërë këngën e re e vidioklipin e saj. Siç pëmendëm motivet janë të shumta për të thënë diçka për këtë emblemë të këngës epike dhe lirike. Në këto 45 vite në skenë dhe ekran Shkurta ka promovuar këngën e bukur shqipe, pa e deformuar, pa e huazuar. Ka kënduar shumë mirë shqip, me një shqipe të pastër, pa u ndikuar nga sllavishtja me të cilën detyrimisht ka bashkëjetuar për një kohë të gjatë. E për këtë ajo është parë me një sy të keq nga autoritetet jugosllave, është çensuruar, është anatemuar, ndëshkuar dhe ndaluar prej tyre. E kjo, nuk dekurajoi, përkundrazi e motivoj më shumë për të punuar dhe më fuqishëm për kombin e saj. Në këtë karrierë të gjatë me këngën ajo ka një krijimtari të madhe me rreth njëmijë këngë. Ka shumë klipe të realizuara mjaft mirë nga ana artistike. Në gjithë repertorin e madh të këngëve të saj ajo u këndoj me gjithë fuqinë e shpirtit të gjithë trevave shqiptare, nga Kosova në Çamëri, nga Shkupi në Mal të Zi.I këndon dhe diasporës sonë të shpërndarë në të gjithë botën nga dallgët e trazuara të kohrave. Me atë zërin e saj të veçantë krijoj dhe këndojë këngë brilante.Këndoj për figurat e shquara të historisë sonë kombëtare, u këndoj herojve të djeshëm dhe atyre të sotëm të Kosovës. Ajo ka përjetësua në këngë veprën e lavdishme të tyre. Me këtë vepër të madhe Shkurta në këto vite karrierë, në frontin e vet të “luftës” ka rritur e forcuar në dekada tek shqiptarët ndjenjën e fuqishme të patriotizmit dhe atdhedashurisë. Me zërin dhe këngën e Shkurtës dhe të këngëtarë të tjerë me zë si: Ilir Shaqirit, Sali Manit, Nikoll Nikprelajt, Arif Vladit etj. mijra e mijra vetë lanë vatrat e tyre dhe u hodhën në frontin e luftës për liri të UÇK-së. Shkurta me zërin e saj karakteristik ka kënduar me shumë sukses dhe këngët lirike. I këndon bukurive të natyrës shqiptare, bukurisë së gruas, vajzave, djemve dhe burrave shqiptar. Këto këngë nën interpretimin virtuoz të Shkurtës janë mjaft tërheqëse dhe të realuzuara bukur nga ana artistike. Po kështu dhe këngët e kurbetit të kënduara nga Shkurta janë shumë realiste dhe ngjallin emocione. Motiv tjetër për të shkruar për Të, është Shkurta njeri, intelektuale, dhe familiare e rregullt.

Lindi në Mushtisht  më 18 nëntor 1961. Arsimin fillore e bën në vendlindje, të mesmin  në Therandë, ndërsa të lartin e fillon në Prizren dhe e përfundon në Prishtinë, me rezultate shumë të mira. Ka punuar disa vite në arsim dhe shquhej për një komunikim shumë të mirë me nxënësit dhe prindërit e tyre. Duke kujtuar punën në arsim, Shkurta shprehet se ka nostalgji për atë  kohe dhe vlerëson shumë ish nxënësit e saj.

Në vitin 1988 Shkurta u largua nga arsimi dhe ju përkushtua këngës. Situata gjatë pushtimit jugosllav të Kosovës qe mjaft e rëndë. Kjo ndër të tjera ndihej shumë dhe në sferën e artit e kulturës. Me të tilla kushte u përball dhe këngëtarja e re Fejza. Ajo qe e prirur për këngën dhe  pavarsisht pendesave të regjimit  ajo i’u përkushtua tërësisht asaj. E kish filluar veprimtarinë e saj që në shkollë, pastaj u bë pjesë e SHKA në Mushtisht. Tani ecuria e saj artistike po ecte me hapa të shpejta në të gjitha aspekt. Kjo kthesë e madhe erdhi në vitin 1978 pasi në FFK të Gjirokastrës u kënduan shumë të mira dhe të realizara artistikisht. Kjo gjë i “vrau” veshin Shkurtës, dhe ajo më pas shpërtheu me këngët e saj. Kështu në vitet 1979-1981 ajo jep me qindra koncerte në të gjithë Kosovën, në qytetet e saj, dhe pjesën më të madhe të fshatrave. Suksesi qe i jashtëzakonshëm. Në këtë periudhë filloi të krijohet dhe kulti i saj si këngëtare. Kjo ra në sy të autoriteteve të ish jugosllavisë të kohës dhe në forma të ndryshme filluan të reagonin ndaj saj. Në vitet 2981-83, si rezultat i çensurës, ajo e ndërpreu veprimtarinë legale të saj. Por për të kënga qe gjithçka dhe ajo nuk u nda prej saj. Pas aktivitetit në SHKA “Afërdita” në vitin 1985-86 Shkurta do mbante shumë koncerte në Kosovë e Maqedoni në kuadër të Shoqërisë “Melodia” të Ferizajt. Suksesi qe i madh dhe kjo i tërbojë autoritetet e kohës dhe servilët e tyre në Kosovë. Dhe rrjedhimisht Gjykata Komunale në Tetovë e dënon bashkë me antarët e tjerë të grupit muzikor. Ky veprim nuk e dekurajon, përkundrazi e motivon ekstremisht në përkushtimin ndaj këngës së bukur shqipe. Këtu në një formë a tjetër do merrte udhë të pandalshme krijimtaria artistike e

Shkurtës si këngëtare. Ajo filloi të inçizojë këngë, bëjë albume, xhiroj vidioklipe për të gjithë shqiptarinë. Këngëtare e madhe, dalëngadalë u bë zëri dhe shpirti i kombit të saj. Gjatë karierës 46 vjeçare ajo ka bashkëpunuar me kompozitorët të mëdhej të trojeve shqiptare, poetët me zë, regjizorë e kompozitor të afirmuar, dhe artistë nga gjithë trevat shqiptare. Produkti,këngë të arrira! Këngë që  flasin vetëm shqip, dhe marrin kuptim nën interpretimin brilant të Shkurtës. Për ato që kanë njohje më të pakët mbi veprimtaria artistike të  Fejzës, deri në vitin 2020 përmblidhet me këto albume dhe vidioklipe: Çke Kosovë që po lëshon za; Gurrë e shkrepa; Oj Kosovë oj nëna ime; Mbahu nënë o mos ki frikë; Për mëmëdhenë; Vdekje ska; 2o vjet për ju, bashkëpunim me SH.Belulin; E kam emrin kosovar; Bashkojmë krujshit për Kosovën; Këngë dhe lot, bashkëpunim me SH.Belulin; Jo nuk ndahet Mitrovica; Të dua Kosovë; Shqiptari të dua; E bardha verë; Feston Kosova; Her mjalt her pelin, bashkëpunim me SH.Belulin; Pritëm nanë; Malli; Guri i pavarësisë; Për ju dëshmorë; O sa mir me kan shqiptar; Këngë dasmash, me Gresa Belulin ( e bija); Lulja e kismetit; Endrra shekullore; Lutja e të varfërit; Të rënëve për Kosovë; I kan thirr për çarmatim; Tuj shetit Drinit; Pse nuk vjen o ditë e mirë; Dy Kosova; 40 vjet zëri i kombit; Pyet Kosova; Heroit Vetim Shala; Të kam motër sa të jem gjall, bashkëpunim me Violet Zefin; Moj sharki, bashkëpunim me SH, Behlulin; Për ty motër, bashkëpunim me Naxhije Fejzën; Sheshi; Këndon bilbili; Dasma shqipe; Nëna ime, bashkëpunim me Gresa Belulin; Vallja shqipe; Live 2017; Një zemër, bashkëpunim me Kastriot Tushën; Nusja dhe shqiponja; Nëna; Komandant Hamëz Jashari,drit lirie; Rrushja; Nëna përcjell vajzën, bashkëpunim me Gresa Belulin etj. Gjithashtu ajo ka dhe shumë bashkëpunime në këngë të ndryshme me këngëtar të mirnjohur si: Ilir Shaqiri, Nikoll Nikprelaj, Bujar Qamili, motrat Mustafa, Arif Vladin, Mahmut Ferhatin, Remzie Osmanin, Sabri Fejzullahun, Medën, vëllezërit Krasniqi etj.etj. Këngët patriotike dhe ato për dëshmorët e luftës i japin identitetin këngëtares  Shkurte Fejza.

Shkurta pas hapjes në vitet ’90 ka dhënë shumë koncerte në shumë vende të botës si: Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Itali, Suedi, Danimarkë, Angli, Norvegji, Kanada, SHBA etj.

Një pjesë e koncerteve të saj, në periudha të ndryshme kohore, janë zhvilluar për qëllime humanitare. Gjatë karierës së saj ajo është vlerësuar dhe vazhdon të vlerësohet me notën maksimale nga publiku, and e kënd botës, kudo që ka shqiptar, por dhe jo vetëm. Po kështu ajo është vlerësuar me disa çmime gjatë karrierës 46 vjeçare si këngëtare. Me çmimet më të larta ajo është vlerësuar nga Presidenti i Shqipërisë në vitin 2013 me medaljen “Mjeshtri i madh”  dhe nga Presidentja e Kosovës në vitin 2014 me “Medalja presidenciale e meritave”. Vlerësimi më i madh për të është publiku. Ai vazhdon ti japë forcë  dhe energji të reja shqiponjës në rrugtimin e saj.

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 12.05.2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok