Azem Bejta respektonte trimërinë e luftëtarëve Saraçi

0

Gjatë kohës (1920-1924), Azem Bejta, si zakonisht në këto lufta, tregonte trimëri të madhe. Forcat serbo-cetnike kishin frikë të madhe të ndeshen ball për ball me Azem Bejtën dhe luftëtarët e tij, prandaj shumë herë kur vinin për ta rrethuar vëndin ku ndodhej me luftëtarët e tij, nuk kishin guxim të sulmojnë dhe të fillojnë luftën sepse e dinin se do të vriteshin si bishat e malit…

Nga Hilmi Saraçi

Ishte nata e bajramit e vitit 1923 , kur Azem Bejta me 60 luftëtarë qendronte të “Kroi i Hajdukut” (Qyqavicë). Ishin të lodhur dhe të raskapitur nga lufta që kishin zhvilluar kohë më parë , por edhe të uritur shumë sepse që disa ditë vështirë e kishin pasur të gjejnë bukë. Prandaj Azemi në takimin që kishte mbajtur me luftëtarët e rezistencës kombëtare të “Kroi i Hajdukit”,  kishte urdhëruar katër luftëtarë që të shkojnë në Ashlan të Tahir Ashlani  dhe të organizojnë me fshatarët përgatitjen e ushqimit për 60 luftëtarë, pasi ishte nata e bajramit, ashlanasit kanë traditë organizative për festat fetare dhe për festa tjera kombëtare dhe respekt ndaj luftëtarëve të rezistencës-kishte thënë Azemi. Ai më herët të shumten e kohës e kishte  kaluar në kullën e Veli Ashlanit dhe e njëhte mirë bujarinë dhe mikpritjen e ashlanasëve.  Mirëpo, si duket Tahir Ashlani me rezervë e kishte pranuar këtë porosi të Azemit, pasi që ishte natë e bajramit, njerëzit nuk kanë sa duhet për këto raste as për vete, prandaj kishte propozuar që këta luftëtarë të shpërndahen edhe në disa fshatra të tjera dhe mos të ngarkohen vetëm ashlanasit. Kur i kishin treguar Azemit, pasi ishin këthyer të “Kroi i Hajdukit” (Qyqavicë), Azemi ishte hidhëruar pa masë, prandaj kishte urdhëruar që të merren masa ndëshkuese ndaj Tahir Ashlanit. Në mesin e luftëtarëve kishin qënë të pranishëm luftëtarët: Sadri Saraçi, Avdi Saraçi dhe Bajram Saraçi. Me të dëgjuar urdhërin e Azem Bejtës,

Sadri Saraçi kishte reaguar, pasi Tahir Ashlani dhe vëllai i tij Ferati ishin dhëdurr të tij dhe të Hamit Saraçit.( motra e Hamitit , Zyla ishte e martuar për Tahirin, ndërsa  motra e Sadriut, Shehidja ishte e martuar për Feratin), prandaj për këtë arsye Sadriu nuk ishte pajtuar me një veprim ndëshkues ndaj dhëndurrëve dhe  familjes së tyre . Kështu Azemi i hidhëruar për reagimin e Sadriut, kishte nxjerr pistoletën dhe kishte dashur që ta vrasë Sadrinë, por edhe Sadriu kishte nxjerr pistoletën kundër Azemit. Në këto momente kishte hy ndërmjet  Halil Xhemaili nga Vërrnica e Avdiagës dhe  kishte evituar më të keqën…(dekleratë e Avdi Saraçit, Bajram Saraçit dhe të Hamdi Ashlanit).

Në këto momente Azemi ishte ulur dhe kishte ndezur një cigare në qehlibar dhe kishte thirr Sadriun që të ulet pranë tij. I kishte zgjatur dorën dhe e kishte përqafuar duke thënë se “përpak të prisha se nuk e paskam ditur se kam një bashkëluftëtar kaq trim që guxon të drejtojë armën Azem Bejtës. Prej sotit kurkush më afër meje nuk ka me qenë se Sadri Saraçi”. Disa shokë të pranishëm , jo për ta nënçmuar Azemin, kishin thënë se kemi shumë luftëtarë të tjerë trima si Sadriu. Këngëtari popullor për këtë rast kishte kënduar:  (Fragment)

Azem Bejta një mbret i ri

Sadri Saraçi i rri karshi…

Si shqiponja luftojnë për liri…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok