SHKODRANJA MARIE SHLLAKU, DO TË PËRJETÊSOHËT NË BRONZ ME 2 PRILL 2024 NË PEJËN E DUKAGJINIT
Shkruan: Lekë Mrijaj
Studiuesi dhe hulumtuesi shkencor nga Amerika, z. Tomë Mrijaj para afro dy dekadash është paraqitur me një libër tjetër shumë interesant studimor, gjë qe libri i tij i nxjerrur në dritë është si rezultat i të gjeturave e hulumtimeve të tija të thella për të kaluarën e historikun e shkodranes, Marie Shllaku si dhe për familjen e saj, pra të moslënies së kësaj amazone e heroine shqiptare në harresë. Autori Mrijaj është paraqitur me këtë libër i cili është botuar në vitin 2004 në Nju Jork të Amerikës. Në këtë vepër të titulluar “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës” autori ka artikuluar edhe shumë fakte arsyetuese rreth aktiviteteve të saja të gjithëmbarshme intelektuale, politike, çlirimtare e kombëtare. Studiuesi, Mrijaj në librin e tij e ka përfshirë pjesëmarrjen e Maries në disa Komitete të Besëlidhjes e disa Kuvende siq janë Kuvendi i Drenicës e Dobërdolit si dhe në shumë raste ka përmendur edhe bashkëpuntorët e saj të afërt, nacionalist e Intelektual të ndryshëm të elitës së Ballit e Besëlidhjes Kombëtare, NDSH-së siq janë: ing. Xhafer Deva, prof. Ymer Berisha, At Bernard Llupi, Abaz Kupi, mulla Idriz Gjilani, Ndue Perlleshi, Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Miftar Bajraktarin, Mehmet Agë Berisha, Metë Danin, Azem Aruqin, Adem Shalën etj.
Studiuesi Tomë Mrijaj e paraqet Marie Shllakun, si një sokoleshë shkodrane, e cila ishte e dashuruar aq shumë me Kosovën , e qe ishte ndër luftetaret, veprimtaret dhe intelektualet e veçanta shqiptare, e cila ishte e angazhuar maksimalisht fizikisht e shpirtërisht për bashkimin e trojeve në një ombrellë-Shqipëri Etnike, duke luftuar qoftë edhe me armë kundër forcave staliniste komuniste jugosllave të asaj kohe, ndaj edhe për atë arsye është pushkatuar (duke e pranuar me krenari veprimtarinë e saj për një Shqipëri Etnike) me urdhër të një gjykate fantome qe kryesohej nga serbi Dragutin Janjiç e akuzohej nga komunist shqiptarë, kryeprokuror e kolaboracionist, si ishte Ali Shukria, e qe e ekzekutuan Marie Shllakun (At Bernard Llupi, famullitar në Kishën Katolike të Pejës, prof. Kolë Parubi, mësuesi Gjergj Martini normalist i Elbasanit ) aty në natën në mes 24, 25 nëntorit të vitit 1946 në Prizren.
Në libër përmenden deshmi bazike njëkohësisht veq tjerash zbardhen dhe shfaqen, për herë të parë, në pjesët e qëlluara shkrimore e kuptimplote: “Studiuesi Mrijaj, grishi historinë e shkurtër të kohës fakt pas fakti, rriti dhe zgjeroi strukturën e veprës, duke futur në penën e tij subjektet, që janë plazmor në strukturën e dorëshkrimit, tashmë të kthyer në një libër jetëshkrimor, për t’a njohur të gjithë lexuesit mbarëshqiptarë. Njëkohësisht sipas parathënies koncize të prof. Klajd Kapinova, autori në fjalë rrëfen fatin e përsonazhit kryesorë, kohën kur janë zhvilluar ngjarjet, duke dhënë me një gjuhë e stil të thjeshtë fatet njerëzore, në luftën e mbijetesës mbinjerëzore, në kohën më të egër të komunizmit në Shqipëri e Kosovë. Redaktori Kapinova, librin e autorit Mrijaj e cilëson si një rreze drite në errësirën e madhe, që ka mbuluar për 80 vjet historiografinë e figurave të shquara të nacionalizmit shqiptar, që luftuan tërë jetën e shkurtër që kishin, për idealin dhe qëllimin fisnik të të parëve, bashkimin e tërësisë së trojeve etnike shqiptare.
Pikërisht permendët trimëresha e zgjuar sypatrembur shkodrane Marie Shllaku, e cila bashkëpunoi me Legalitetin, Ballin Kombëtar dhe me të gjithë ato forca përparimtare shqiptare, që ishin përkushtuar për Shqipërinë etnike e cila heroinë i përket atij brezi të patriotëve shqiptarë, që fatin e lidhën ngushtësisht me atë të popullit të vet, që zemra e re rrahu gjithë jetën për popullin, gjithçka që patën, si: energjitë, aftësitë e dituritë i vunë me ndërgjegje të pastër në shërbim të çështjes nacionale, të realizimit të aspiratave të ligjshme amtare e qe mbetet një femër legjendare, me tradita të thella atdhetare, një nacionaliste e ndërgjeshme e cila u ndal në Kosovë, me vullnetin e saj shpirtëror, për të vdekur si patriote e trojeve të përgjakura të Kosovës…
Ndërsa në vazhdim në stidimet e tija pra në këtë libër përmenden, zbardhen dhe shfaqen, për herë të parë, në pjesët e qëlluara shkrimore e kuptimplote: “Familja Shllaku dhe historia”, “Kosova dhe Marie Shllaku”, “Nacionalisti ing. Xhafer Deva zbuloi dhe përkrahu talentin e Maries”, “Profesor Ymer Berisha udhëheqës e martir i Kosovës”, “Shokët antikomunist kujtojnë Marien”, “Maria në Kuvendin e Dobërdolit”, “Beteja e qelisë së Siçevës 12 shtator 1945”, “Maria aktive në Kuvendin e Drenicës”, “Martiria shkodrane në luftën e Drenicës”, “Shtypi i kohës flet për pushkatimet”, “Nxënësia e Fishtës e priti me qetësi pretencën e vdekjes”, “Maria dhe ONDSh”, “Krijimi i Organizatës Patriotike “Besa Kombëtare” dhe Maria aktiviste”, “Marie Shllaku bashkëpunëtore e shumë organizatave nacionaliste në mal”, “Maria në Mat’hauzen dhe Aushvizin e Jugosllavisë komuniste”, “Heroina për 50 vjet e lënë në harresë”, “Një histori të dhimbshme, por krenare shqiptare”, “Maria dhe historia që do të flasë përsëri”, “Një përmendore e pavdekshme për Marien libri i Kelmendit dhe Gashit”, “Me histori në dorë”, etj. Mund të thuhet, se jetëshkrimi i deritashëm në fjalë i autorit sjell një drejtpeshim në vlerësimin objektiv të figurës së vajzës së re martire Marije Shllaku tha në parathënien e tij, studiuesi prof. Klajd Kapinova redaktori i librit.
Vlen të potencohët se veq librit “Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës” autori Tomë Mrijaj ka botuar edhe një libër tjetër monografik të titulluar:”Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtime”. Në këtë libër (f. 85, 86, 87, 88, 89) gjëjmë deshmi të reja dhe të dhëna të ndryshme rreth familjës së tij. Njëkohësisht veq tjerash gjejme deshmi tjera të reja kushtuar heroinës shqiptare të trojeve etnike, shkodranes Marie Shllaku. Studiuesi Mrijaj për lexuesit shqiptarë, ofron disa kujtime dhe përjetime të gjyshës, babait dhe përjetimet e tija, të cilat për herë të parë zbardhēn në vitin 2015.
Ndaj në nëntitullin e libri monografik (Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtime) të titulluar: “Martirja e Kosovës Marie Shllaku (1920-1946) e gjëjmë Marie Shllakun e cila (siq thotë studiuesi T. Mrijaj) strehohet në shtëpinë tonë”. Ndaj lidhur me qëndrimin e Marie Shllakut në shtëpinë tonë, ai edhe risjell të freskëta kujtimet e paharruara, për sokoleshën e re sypatrembur, shkodranen dhe martiren liridashëse të Dardanisë. Së pari, trimëresha patriote Marie Shllaku, në luftën e saj kishte si synim Shqipërinë Etnike, që është edhe thelbi kryesor i Lidhjes së Parë të Prizrenit (1878), të Dytë (Prizren, 1942) dhe të Tretë (1962, New York, ShBA), për të cilën s’do asnjë koment. Së dyti, qysh në moshën time të fëmijërisë, shumë herë e dëgjoja ketë emër në odën e burrave, në sofrat, që shtronte babai im për miqët e ftuar ose vizitorë të rastit, që ishin të shpeshtë në shtëpinë tonë.
Autori i librit “Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtime” z. Mrijaj, flet edhe me gjerësisht, për këtë figurë e portrete madhore ashtu siq ia ka interpretuar gjyshja e tij (autorit), se si ajo vajzë trime, kishte qendruar më se një javë në shtëpinë tonë dhe me ardhjen e babait të saj, Mark Simonit nga Shkodra në Kosovë, për ta bindur vajzen e tij të re, që të hiqte dorë nga rruga e saj patriotike, në male me çetat nacionaliste të Kosovës, kishte lindur ideja, që Maria të vinte në shtëpinë tonë, ku, ishte më e sigurtë. Për më tepër Marku, i ishte drejtuar fratit të Pejës At Bernardin Llupit O.F.M. dhe ky e kishte dërguar tek frati i Kishës së Zllakuqanit Patër Tomë Xhaja O.F.M. Pader Toma, si vend strehimi më të sigurtë dhe me besë shqiptare, kishte zgjedhur shtëpinë tonë, sepse misionari françeskan kishte lidhje të ngushtë me babain tim. Dhe pse !? Duke qenë se, babai punonte në administratë të pushtetit lokal, askush nuk mund të dyshonte, se në shtëpinë e tij, ai mbante heroinën Marie Shllaku, një antikomuniste të përbetuar, të regjimit kolonial sllavo-komunist serb dhe atë shqiptarë të vendlindjes.
Ndaj edhe me një nostalgji të veçantë Mrijaj në këtë libër i evokon fjalët e gjyshës së tij duke thënë se: ishte miku i shtëpisë Lekë Marleku, ishte një burr besnik i cili e solli Marien nga malet e Dollcit (Lugu i Drinit), të veshur me rrobat e nuses në shtëpinë tonë. “Unë, -tregon gjyshja ime- fjeta në një dhomë me Marien, ndaj edhe i ruaj kujtime të përjershme me të cilēn fjeta. Ishte një javë shumë e gjatë për mua dhe e frikshme, sepse nacionalistja shkodrane mbante me vetë armë, disa bomba dore, radio-lidhje dhe një bllok shënimësh (ditar). Madje siq ma thoshte gjyshja, ajo ishte shumë e bukur nga pamja e tepër tërheqëse në biseda të lira, e cila gjatë natës, kur dëgjonim ndonjë të lehur qeni, ajo me armë në dorë vraponte drejt oborrit pa pasur frikë gjë qe unë friksohesha, se gjatë zgjimit të rrufeshëm të saj dhe daljes së shpejtë me pushkë në dorë drejt oborrit të shtëpisë (mes territ të natës), mos padashje po ndeshet me bombat e saj luftarake, të cilat, mund të shpërthenin nga çasti në çast. Gjatë ditës, kur anëtarët e familjes gjendeshin në fushë, për t’u marrë me punët e përditshme të bujqësisë (në arat e mbjellura), ajo kalonte ditën, duke biseduar me babain e saj. Ishin vërtetë momente emocionuese, dhe gëzohesha, kur i shihja tek bisedonin ngrohtësisht atë e bijë. Askush nga familja e jonë, nuk ka ditur, se kush ishin këto miq shumë të rëndësishëm, që qëndronin në shtëpinë tonë, përveç meje dhe djalit tim Nikollës. Ditët kalonin shumë shpejt. Nuk e harroj kurrë ditën e ndarjes mes babait dhe bijës së vet të re. Shumë lot derdhi shkodrani Mark Simoni, për bijën e tij. Maria, si burrëneshë malësh qëndroj e fortë deri sa babai i saj u largua. Ajo, duke menduar babain, filloi të qajë me dënesë, saqë mendova se zemra po i del nga kraharori. Në mbrëmje Lekë Marleku, e mori Marinë dhe e dërgoi tek shokët e vet në male tek bashkluftetarët e saj si: Shaban Polluzha, Ukë Sadiku, Mehmet Gradica, Ndue Përlleshi, Zef Gjidoda, Ymer Berisha, Qazim Bajraktari, Shaban Dema, Kolë e Pashuk Bibë Miraka, Ajet Gërguri, Osman Bunajku etj.
Ndërsa në pjesën tjetër të nëntitullit të librit “Flamuri kombëtar në kujtimet e mia”, gjëjmë përjetime dhe të dhëna tjera duke thënë se: unë për herë të pare, Flamurin Kombëtar Kuq e Zi e pashë në shtëpinë time në vitin 1958. Porsa hyra në dhomën e grave, në një cep të shtëpisë shoh gjyshen, që mbante në dorë një rubë të kuqe, të cilën ishte duke e larë dhe nga sytë e saj pashë lot dhembjeje, me një pikëllim të thellë. Në atë gjendje që ishte, unë iu afrova ngadalë, për t’a qetësuar, por ajo vetëm qante. lu afrova më shumë dhe gjyshja nisi të për- shpërisë fjalët… që për momentin si kuptoja. Ajo fliste ngadalë dhe me një zë të ulët, ku, vaji ishte bashkuar me përshpëritjen e lehtë, që vinte nga dhembja e brendshme e shpirtit të trazuar. Gjyshja ime mes lotëve, që i rridhinin rrëke tha: “E kisha amanet! E kisha amanet!” E pyeta gjyshën, se për çfarë ameneti e kishte fjalën?! Ajo ashtu e përlotur m’u drejtua me flamurin, që e mbante shtërnguar në duar: “Bir, e kisha amanet nga ajo e gjorë e mjerë, që sot nuk i dihet as varri….” Po unë edhe një herë e pyeta se kush është Maria. Ajo pasi më hedh një vështrim të butë në sy, nis të flasë me zërin e saj, që i dilte me vështirësi, por e sigurtë për gjithçka thoshte, sepse kishte përjetuar histori të dhembshme gjatë jetës së saj. “Bir im, vazhdoi gjyshja- Marie Shllaku, ka bujtë më se një javë si mike speciale në shtëpinë tonë, ku, frati i Pejës At Bernardin Llupi O.F.M., e kishte drejtuar babën e saj Mark Simon Shllakun tek Pader Tom Xhaja O.F.M. e ky i fundit i kishte sugjerue të vinte në shtëpin tonë, mbasi takimi ishte më i sigurt mes babës e bijës. N’at kohë Qeveria komuniste e Enver Hoxhës e kishte derguar Mark Simon Shllakun, që t’a bindte vajzën e tij të kthehej në Shqipëri. Bir i dashur! Babai yt (Nikolla), ishte njeriu më i besuar tek drejtuesit e çetave nacionaliste të malit. Ata ia besuan (duke aluduar në At Bernardin Llupi O.F.M, dhe at’ Tomë Xhaja) edhe takimin e babës me të bijën në shtëpin tonë. Pas një jave qëndrimi të Markut me vajzën, ai nuk mundi t’a bindte ate që të kthehej në vendlindje. Dhe baba e bij, u ndanë atë ditë me lot ndër sy…” (të dhënat “Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtim” f. 85, 86, 87, 88, 89).
Në fund mund të konstatojmë se edhe të dhënat paraprake të librit të tij:”Marie Shllaku bijë e Shkodrës martire e Kosovës” edhe disa nga artikujt e librit monografik “Gjeneza e Familjës Mrijaj-Kujtime” i plotësojn pjesë të rëndësishme të historisë sonë të lavdishme shqiptare. Librat dhe deshmit në fjalë do t’i shërbejë opinionit të gjerë, lexuesve dhe studiuesve të ndryshem për ta kuptuar më mirë luftën heroike të Shqiptarëve në epokë të ndryshme si dhe luftën dhe martirizimin e shkodranës Marie Shllakut e cila u ekzekutua në qytetin historik të Prizrenit e qe në nismën e Forumit të Intelektualëve “Trojët e Arbërit” dhe mbeshtetjën e Komunës së Pejës-kryetarit Gazmend Muhaxheri, e bashkëpuntorëve të tij, do të përjetësohët në bronz, me 2 prill 2024 në Pejën e Dukagjinit.
Lavdi veprës së sokoleshes shkodrane Marie Shllaku, e cila u martirizua për Kosovën dhe vizionin e Shqipërisë Etnike!