28/04/2024

Gjysh  Kasharini dhe gjysh MITRO PRIFTI

0

Tregim

Nga Përparim Hysi

E sjell këtë tregim për t’u treguar lexuesëve se mbi dashurinë e gjyshërve, për nipërit e mbesat nuk ka. Gjyshërit i duanë fëmijët e fëmijëve edhe më shumë se sa prindërit. Jam bërë vet disa herë gjysh dhe ja tek pohoj: atë dashuri që kam për tri mbesat e mia kurrë nuk e kam patur për dy fëmijët e mi. Populli që i pret drutë shkurt e ka vënë me kohë pikën mbi i :i quan fëmijët e fëmijëve, mjati i mjaltit.

*     *    *

Pse po e bëj këtë tregim? Se kam njoohur gjyshër që, ndonëse për fëmijët e tyre, kanë qenë pak si të”egër”, janë zbutur dhe janë aq të butë, sa ndo për nipin apo mbesën të hiqen zvarrë dhe t’i mbajnë mbi shpinë ata.  Në Fier, nga jam dhe vet, kam njohur dy gjyshër(veteranë të luftës) që, tek ecnin dy çapa para meje, befas njëri ndaloi dhe pyeti tjetrin:

-Ore,  si më njeh mua për fëmijët e mi?

-Tjetri,  ti ke qenë gjerman dhe njëherë nuk i ke pëkëdhelur.

-E, e, gjerman, po ka vdekur ai gjermani i dikurshëm, kam atë nipin tim që mend e fut në bark aq shumë e dua. Dhe mos kujto se “xhëç është”? Ka ca veshë të mëdhenj si parafango makine, por mua më duket më i bukuri i botës.

*    *   *

Kur isha ushtar më çuan me detyrë të dorëzoja një zarfë tek një gjeneral në shtëpi të tij. GJeneralit ia kisha dëgjuar “krismat” se qe i egër dhe qeshë përgatitur të rrija”gatitu”. Trokita (duket qe lajmëruar që do vija), më tha hyr dhe, sa mora qendrim për t’i raportuar, ai më tha fare butë, pa hajde ulu se po loz me nipin. U ula.Qe në kuzhinë dhe e bija(e ëma e djalit) po tëhollte.Gjenerali lozte nën komandën e nipit dhe çfarë më panë sytë? Befas nipi ia mori pecin nga dora mamas dhe me të në dorë iu lëshua gjeneralit, ia futi prapa. Unë tërë jetës nuk i kam vënë fre gojës dhe, kur pashë këtë shpengim të Gjeneralit që në luftë kish bërë kiametin, fola:-Shoku gjeneral … dhe do vazhdoja, po ai ma preu fjalën në gjysëm:-Gjenerali është ky, por hiqa atë pecin nga dora, se unë nuk ia prish dot. Dhe nga përvoja ime si gjysh them me plot gojën:-Ne i duam aq shumë  nipërit e mbesat, se duke u plotësuar atyre çdo kërkesë, ndonjëherë dhe i prishim dhe i bëjmë me huqe.

Por     jo më kot po e shkruaj. Kam sjell për lexuesit një gjysh  rus që  ëahtë Kasharini dhe një gjysh shqiptar që është MITRO PRIFTI nga LIbofsha. LIbofsha është një fshat me emër në MYZEQE. SE, sado fshat, por shkollën shqipe e hapi gjatë pushtimit turk qysh në vitin 1908.

GJysh KASHARINI është rus, është gjyshi i MAKSIM GORKIT. Gorki mbeti jetim dhe shkoi tek gjyshi nga nëna, Kasharini. Ky, -tregon Gorki, – një ditë prej ditësh, i thotë të nipit:-Aleksei, ti nuk je ndonjë medalje që të të mbajë  varur mbi qafë, shko:mbathja midis njerëzve! Dhe unë, – vazhdon GORKI, – u futa mes njerëzve! Për të tjerat, dihet se ç’ndodhi me GORKIN. Ai u bë një shkrimtar i madh dhe, sa për gjykimin tim,  ka tregimet më të bukura, pavarësisht se gjykohet për”NËNËN” si krijues i realizmit  socialist. Mos harroj:”Pavël Vllasovi që sokëllin:-Kështu  do të bëhet” sikur është ngallur këtej pari.

Tani njihuni me gjysh MITRI PRIFTIN nga LIbofsha,  Edhe ky rriti të nipin jetim që quhet MILTO PRIFTI. MILTOS i vdiq nëna, sapo e lindi dhe MILTO mbeti tek gjysh MITRI. Milto Prifti ka lindur aty , pas çlirimi, kur në LIbofshë dhe kudo kish një varfëri të skajshme. Milto Prifti, akoma vocërrak, u sëmurë nga një sëmundje gati të pashërueshme,  se mungoni ilaçet. GJyshi nuk mbyllte sy tek shihte nipin që derdjesh dhe nuk la mik pa pyetur që të shëronte të nipin.

Në Berat gjendet ilaçi, – i thanë. Berati nga LIbofsha, vajtje-ardhje është mbi 100-km dhe GJYSH MITRI i bëri në këmbë ato 100-km, se ku kishte asi kohe mjete transporti. Rrugë mbi rrugë dhe jovetëm ia solli të nipit ilaçin, por i shpëtoi jetën. Mandej e dërgoi në shkollë në fshat. Mandej në  Shkollën”Skënderbej”, në Shkollën e  Bashkuar dhe Milto Prifti doli oficer. Pastaj MILTO  PRIFTI vazhdoi dhe  Akademinë Ushtarake dhe arriti në hierarkinë ushtarake me gradën NËNKOLONEL që hynë gradat e larta të ushtrisë.  E ashtuquajtura “reforma demokratike” e zhveshi nënëkolonelin, por tek MILTO PRIFTI rronte ai zotimi për t’i ngjarë gjyshit. Nuk ngriti duarët lart, por ngriti një biznes të vogël familjarë, arsimoi dy fëmijët e tij si çupën dhe djalin dhe gëzon pensionin. Si shenjë mirënjohje, enkas për gjyshin MITRI PRIFTI, shkroi një libër xhepi me titull:”Rrëfej jetën time”. Ç’lexoni për gjyshin e MILTOS,  ekam nga libri(MILTO PRIFTI banon ngjitur me mua) dhe, sa për gjysh Kasherinin është analogjia ime.

Tiranë, 27  janar 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok