Remitencat e mërgatës dje, sot dhe nesër!
Shkruan: Florim Zeqa
Remitencat e diaspores para luftës janë shfrytëzuar për çështje ekzistenciale dhe për mbajtjen e shtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik të Serbisë, gjatë periudhës së luftës janë shfrytëzuar për ndihma humanitare për popullatën dhe nevojat e luftës çlirimtare, pas luftës për ndërtim dhe rindërtim të shtëpive të shkaktërruara, kurse pas shpalljes së pavaresisë po përdoren si infuzion për ekonominë e vendit.
Remitencat e mërgimtarëve në shërbim të politikanëve milionerë
Kur bëhet fjalë për të hyrat apo remitencat e mërgimtarëve ato përveqse janë infuzion për ekonominë e vendit, janë kthyer në infuzion për pushtetarët dhe bizneset në përgjithësi. Në dukje të parë, të hyrat e mërgatës janë ndihmesë e madhe për bisneset e vogla, por akoma më e madhe kjo ndihmesë bëhet për bizneset e mëdha dhe pronarët faktik të tyre-për politikanët milionerë.
Pasi pronarët faktik të çdo biznesi të madh fitimprurës në vend janë polikanët mionerë në pushtet dhe opozitë, në kontot e të cilëve grumbullohen të ardhurat nga remitencat e mërgatës sonë.
Sikur të ishte ndryshe, të hyrat e mërgatës do të përfundonin në arkën e shtetit, e me ketë do duhej të vërehej një ndryshim i madh në zhvillimin e përgjithshëm të vendit dhe në mirëqenjen e qytetarëve!
Mirëpo, për fat të keq edhe me këtë qeveri kjo nuk po ndodhë!
Ditë më parë e dëgjova nga pushtetarët aktualë, deklarimin e 1 miliardë e 200 mijë euro të hyra të parashikuara të mërgimtarëve përgjatë këtij viti, por nuk e dëgjuam asnjë parashikim për investime të shtetit nga remitencat e mërgimtarëve për të mirën e qytetarëve!”
Pse nuk themelohet fondi i sigurimeve shëndetësore!?
Edhe pse u ndërruan shumë qeveri për këto 15 vite nga ri-shpallja e pavarësisë e deri më sot, asnjë iniciativë nga asnjë qeveri për themelimin e fondit të sigurimeve shëndetësore!
Secila qeveri pasuese e kritkon qeverinë paraprake për dështimet në qeverisjen e vendit, por secila qeveri që po ikën nga pushteti, por largohet pa e bërë as një hap për themelimin e fondit të sigurimeve shëndetësore.
Fondi i sigurimeve shëndetësore është fondi më bazik në krijimin e sigurisë për jetë të dinjitetshme dhe të sigurtë të qytetarëve në këtë vend. Mungesa e sigurimeve shëndetësore është shkkaku i parë por jo i vetmi i largimit të qytetarëve nga vendi.
Të gjitha legjislaturat e deritanishme në Parlament kanë hartuar dhe miratuar ligje që u shkojnë për shtati deputetëve dhe pushtetarëve, pos asnjë ligj bazik për të mirën e qytetarëve. Këtë që e themë mund ta argumentojë me dhjetra fakte, por po e permendi vetëm njërin prej tyre. Përderisa disa herë janë votuar ligjet për ngritje të pagave të deputetëve dhe qeveritarëve, ende nuk po arrihet të miratohet ligji për nivelim të pagave në sektorin publik, e të mos flasim për sektorin privat i cili është i harruar nga të gjitha qeveritë, e së fundmi i kthyer në anarki të plotë nga pushtetarët aktualë.
Kaos në sistemin shëndetësorë
Kot folen dhe u krrekosen qeveritë paraprake, kot po flasin edhe pushtetarët aktualë për rritje të buxhetit të shtetit dhe ngritje të remitencave të mërgimtarëve, kur nuk investojnë në sistemin shëndetësorë, përkatësisht në krijimin e kushteve në spitalet tona për shërim të qytetarëve. Mungojnë investimet në aparatura moderne për diagnistifikimin e sëmundjeve të pacientëve, mungojnë barnat esenciale dhe themelore në spitalet tona publike, duke filluar nga gjërat elementare e deri tek ato më kruciale për jetën e pacientëve.
Nga njëra qeveri tek tjetra po vazhdon sindroma e emërimit të drejtuesve të QKUK-së dhe spitaleve rajonale sipas përkatësisë partiake pa një ekspertizë të nevojshme profesionale.
E gjithë kjo po bëhet për të menaxhuar më lehtë ato pak investime në sektorin e shëndetësisë, të cilat kthehen në mënyrë të tërthortë në xhepat e pushtetarëve.
Faturat e tatimit në pronë po i shqetësojnë mërgimtarët
Përderisa qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shprehin shqetësimet e tyre rreth faturave për tatimin në pronë, që u kanë ardhur për pagesë me vlera shumëfish më të larta sesa viteve paraprake, mërgimtarët ndjehen të zhgënjyer në ‘Qeverinë Kurti 2’ për mosvlerësim real, gjegjësisht për mosmarrjen në konsideratë të shtëpive të pabanuara të mërgimtarëve.
Rritja deri në 700 për qind e faturave të tatimit në pronë për shtëpitë e pabanuara të mërgimtarëve është pak më tepër se plaçkë, është haraq i sinkronizuar mes pushtetatarëve të nivelit qendror dhe atyre lokal.
Me këtë rritje nga janari i këtij viti qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët janë goditur me një rritje marramendëse dhe jonormale të tatimit në pronë. Për këtë rritje të tatimit në pronë përveç qytetarëve, partive opozitare dhe shoqërisë civile ka reaguar edhe KMDLN-ja, sipas së cilës kjo është plaçkitje e pastër nga ana e shtetit.
Nëse vazhdohet me këtë trend të gjobitjes të mërgimtarëve me tatimet mbi pronë për shtëpitë e pabanuara, me koston mujore të energjisë së pashfrytëzuar dhe pagesat për lidhje të internetit të pashfrytëzuar do t’i kthehet bumerang buxhetit të shtetit, ngase mërgimtarët do t’i rrallojnë vizitat në vendlindje, gjë e cila do të ndikojë dukshëm në uljen e ‘remitencave’ dhe do të bien investimet e mërgimtarëve në shtetin e tyre!
Sikurse kryeministrave praprak, edhe Albin Kurtit, përveqse për votë, asnjëherë nuk i ka interesuar mërgata jonë. Andaj as tani nuk e ka për qëllim ndihmën ndaj mërgimtarëve, por përfitimin për votë dhe plaçkitjen e tyre në përmes tatimit në pronë, në energji elektrike, në çasje interneti e deri tek gjobitjet në komunikacion!
Diaspora është pasuri e çmuar e popullit dhe e shtetit, por jo e politikaneve
Për ne mërgimtarët e viteve të ’90-ta që jetojmë prej dekadash në vendet e huaja, ëndërra për kthim në atdhe na shoqëron për çdo ditë dhe në çdo hap të jetës, na i ushqen shpresat për kthim të shpejtë në vendlindje.
Ne kur vijmë në Kosovë çdo gjë na duket e mirë në këtë vend, duke filluar nga rrezet e ngrohta të diellit e deri tek aroma e bimëve dhe e tokës, e mirë për ne është e mirë gjithçka që frymon në këtë vend, filluar nga më të dashurit që e i kemi këtu, pra nga familjarët, miqët e farefisi i gjërë e deri tek të panjohurit që i takojmë në rrugë.
Por ne kemi mallë e nostalgji edhe për varret, vendin ku prehen të qetë prindërit dhe gjyshërit tanë, të cilëve ju rrëfehemi pranë varrit për ndryshimet e thella shoqërore, për të gjitha të arriturat dhe sukseset, por edhe për aspektet negative të shoqërisë sonë dhe për gjithçka të keqe që ka ndodhë pas shkuarjes së tyre në botën e amshueshme, siq janë: humbja e respektit dhe dashurisë ndërvëllazërore, e humbjes së bujarisë dhe besnikërisë, për humbjen e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor e deri tek largimi nga traditat, doket dhe zakonet e bukura popullore.
Krahasuar me vitet e ’90-ta, kur përveq prangave të robërisë gjithçka tjetër ishte në binarët e shëndoshë të një shoqërie njerëzore, tri dekada më pas gjithçka duhet riparuar dhe rikthyer në binarët normal të funksionimit të shoqërisë sonë.
Çfarë do të bëja unë ndryshe për qytetarët e Kosovës
Ndryshimin mund ta bëjë vetëm Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nisma e re politike e përmasave të alternativës politike e viteve të ’90-ta, e cila rreth vetës do të tubojë të gjitha shtresat e shoqërisë, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë të gjithë njerëzit e kësaj hapësire gjeografike.
Me ADN-në nuk do të jetë e largët dita kur shteti i Kosovës do të bëhet vend i dashur dhe tërheqës për të jetuar në të dhe vend i sigurtë për investime të mërgatës dhe investitorëve të jashtëm që dëshirojnë të zhvillojnë veprimtari afariste në vendin tonë.
Tri shkronjat e arta ‘ADN’ simbolizojnë ADN-në politike të shqiptarëve në trojet etnike, të cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme dhe do ta kthejnë shtetin kah e mbara, bashkë me ketë edhe shpresën e qytetarëve për jetë dinjitoze në Republikën e Kosovës.
Pa anashkaluar segmentet tjera shtetërore, ju garantojë qytetarëve, sikur unë nesër të vie në qeverisjen e vendit, brenda 6 muajve qytetarët do t’i kenë të garantuara këto gjëra; sigurimet e plota shëndetësore, shërbimet cilësore në spitalet publike dhe barnat gratis për të gjitha sëmundjet kronike. Pacientëve të shtrirë në spitalet publike, në vend të letrave për blerje, mjekët do t’i furnizojnë me barna pa pagesë gjatë kurimit dhe shumë gjëra të tjera përcjellëse pas daljes nga spitali.
Qytetarë të dashur të vendit tim, bashkatdhetarë në botën mbarë, ju lutem mbajemni për fjale. Këto që i ceka nuk i kam për fushatë elektorale, por janë zotime dhe fjalë të shënjta të dalura nga thellësia e shpirtit tim, për të cilat do të angazhohem me tërë qenjen deri në realizimin e plotë të tyre dhe jo vetëm, por janë edhe një varg i gjatë i shërbimeve për qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat fakteqësisht kanë munguar dhe po mungojnë edhe sot pas 24 vjetve në liri.