04/12/2024

ÇFARË E BËN ARISTIDH P. KOLEN TRIBUN E MARTIR I SHQIPTARIZMËS

0
Aristidh-Kola3

Nga Kolec Traboini

Sot është ditëlindja e Nderit të Kombit Aristidh P. Kola. Do të ishte 79 vjeçar, por ja nderprenë jeten në mes. E vranë shovenistet grekë siç vranë Anastas Kulluriotin, Jorgo Marugën, Luka Çiçipin.. Të paharruar!

🔴 1-Krenaria e tij si shqiptar**, e cila e shoqëroi deri në fund të jetës e prej të cilës nuk hezitoi e nuk hoqi dorë kurrë sado presion dhe luftë që i bënin.

🔴 2-Guximi për të thënë të vërtetën**, për të mbrojtur kulturën gjuhën e traditat shqiptare ndër arvanitasit e Greqisë.

🔴 3- Dashuria e madhe për atdheun e të parëve **dhe popullin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, arbëreshët e Italisë, shqiptarët e Maqedonisë dhe kudo ku ata ndodheshin në botë.

🔴 4-Udhëheqës i madh i arvanitasve,** veprimtar i palodhur në gjithçka që i shërbente indentitetit arvanitas; organizator i veprimtarive për mbajtjen gjallë të kulturës e traditave të popullit të vet.

🔴 5-Përkushtimi i jashtëzakonshëm për ngritjen e dinjitetit të shqiptarëve të Greqisë **për të cilën la çdo gjë, dhe profesionin e avokatit, dhe u mor tërësisht me kërkime e studime në fushën e kulturës popullore dhe historisë.

🔴 6-Studiues që solli vepra voluminoze që bëjnë histori, **mjaftojmë të kujtojmë “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, botuar mbi 14 herë dhe që konsiderohet si bibla e arvanitasve, vepër që ka hyrë në çdo shtëpi shqiptare dhe me fakte historike të ngjall krenarinë e të qenit shqiptar. Edhe “Gjuha e perëndive” është një vepër studimore që sjell argumente se gjuha shqipe është vazhdimësi e gjuhës ilire dhe si një gjuhë të cilën e flisnin perënditë e Olimpit, çfarë e bën krenar çdo shqiptar në botë.

🔴 7- Publicist i madh, mbrojtës i patundur i kauzës së shqiptarëve në Ballkan,** mbrojtës i shqiptarëve të Kosovës, për të cilën shkroi dhe veprën “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” Athinë 1995, përkthyer edhe në shqip.

🔴 8-Njeriu i paqes.** Megjithëse luftëtar i madh i kauzës së kulturës dhe dinjitetit të popullit të vet, ai dëshironte që mes dy popujve më të vjetër në Ballkan të kishte miqësi e mirëkuptim, sepse vetë popujt kurrë nuk janë burime luftrash, ata më së shumti e pësojnë prej politikës së mbrapshtë të kastave e qarqeve ekstremiste.

🔴 9- Sakrifikoi gjithçka për kauzën në të cilën besonte,** pa kursyer asgjë, madje edhe jetën e tij, sepse gjithmonë jetoi nën kërcënime deri me vdekje, por kurrë nuk u zmbraps e kurrë nuk u mposht.

🔴 10- Figura e tij madhore, krenaria e tij për prejardhjen shqiptare,** është sot një burim frymëzimi për të gjithë shqiptarët e Greqisë, por edhe në mbarë botën.

Nga libri “Aristidh Kola”

©️ K. P. Traboini 2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok