06/12/2024

RASTI SULO-KAZHANI HAPI VETËM KAPAKUN E UJRAVE TË ZEZA POLITOKO-MEDIATIKE SI ZH’BËRJE E SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE

0
u6_Inspektori-Mane

Nga Ilir Demalia

Sulo- Kazhani, jo vetëm duhet të kthejnë parat e marra nga këto bordero, por sëbashku me shumë gazetarë dhe pronarë mediash apo portalesh, duhet të dalin para gjyqit së bashku me Erion Veliaj dhe shtetarë të tjerë.

-Këto dy raste nuk janë të vetme në korruptimin dhe inkriminimin e medias nga pushteti në shërbim të pushtetit.Ky është një operim 30 vjeçar i pushtetit në kapjen e medias nga pushtetit dhe medias së ulur në sofrën e pushtetit për pasurimin që do ti’a kishin zili dhe gazetarët në Perëndim.

Pushteti katërt është mutosur në krimin politik-ekonomik që ka rrënuar Shqipërinë dhe shqiptarët, ku e vetmja rrugë shprese i ka ngelur largimi nga atdheu.

-Sot do të mundohem të paraqes fakte dhe të dhëna me disa gazetarë nga të dy krahët e mut-acionit politik-mediatik.

-Erion Veliaj, deklaroi në emisionin Real Story të Sokol Ballës: “Kjo që ka ndodhur me Kazhanin dhe Sulon ndodh edhe në Angli, Boston…”.

– Kjo nuk mund të ndodh në Angli dhe Amerikë dhe në vendet me demokraci-funksionale dhe shtet të së drejtës dhe me media si pushtet i katërt. Nuk mund të ndodhë as-sesi, pasi, është korruptim i pushtetit katërt moralisht dhe ligjërisht i dënueshëm.

– Dikush duhet ti kujtonte Lali Erit, se një gjë e tillë po të ndodhi dhe kapet në Perendim ku ka shtet të së drejtës dhe media pushtet të katërt, shkon në bankën e të akuazuarve.

Franca nuk kurseu dy herë Presidentin dhe dy herë kryeministrin e Francës dhe për 18 vjet kryetarin e Bashkisë Parisit Jacques Chirac. Skandali i Chirac në 1990 u zbulua pas 23 vjetësh, pikërisht, për një gjë të tillë si në rastin Kazhani-Sulo. Presidenti Chirac, kishte paguar 21 vetë në shërbim te tij dhe partisë tij politike. Akuza ndaj Chirac u tërhoq nga Bashkia e Parisit për një shumë 2.8 milion Euro, ku 650 mijë do ti paguante Chirac nga llogaria personale. Tetë të tjerë të akuzuar u dënuan me burg dhe me obligim kthimin e parave që kishin marrë si rrogë nga Bashkia e Parist pa punuar por si shërbim politik. Ndër të dënuarit ishte dhe miku i Chirac, ish kryeministri Alain Juppe, i cili u dënua me 14 muaj burg dhe me kthim të parave. Po ashtu ndër të dënuarit ishte dhe nipi i Charles De Gaul që ishte lider i unionit te punëtorëve.

Mira Kazhani, që na dha “dorheqjen” nga një punë që s’ka kryer asnjë minut punë ka dhe katër rroga të tjera në borderotë e administratës shtetërore si pompiste e qeverisë sebashku me Sulon. Nuk Janē të vetme. Pa folur për portalin që i ka hapur Kazhanit dhe kazanave të tjerë Lali Eri. Në këto bordore si dje dhe sot, “pozita dhe opozita”, me median, përzihen në kazanin e çorbës së qelbur që kanë sjellë një të ardhme pa dritë në fundin e tunelit shqiptar.

Leka Bungo, babi i Genta Tafa (Bungo) komisionere e Vetingut, ka marrë 26 milion lekë, 26 mij dollar nga Bashkia si fond krijues. Por edhe të tjerë aktorë apo regjisorë që dikur thonin, “se Teatri do shëmbet vetëm kur të kaloni mbi trupat tanë!” kanë marrë fondet dhe kanë mbyllur gojën. Apo të tjerë që jargajosen pas lali Erit, gjithë ditën, për një fond çfaqje.

Në vitin 2007 Armad Shullaku, ishte drejtor i informacionit në televizionin Klan te Aleksandër Frangaj, I cili tashmë është jo vetëm pronar i medias por dhe ndërtues me punët e qeverise në rrugë dhe. . . Shullaku, paguhej njëhkohësisht edhe si shef i shtabit fushatës për Sokol Olldashin.

Bashkia e Lali Erit ka të punësuar djalin e Skënder Minxhozit si jurist. Djalin e Mero Bazes. Nuk po flasim për djemt e Fatos Nanos, “armikut” të Edi Ramës, ku njëri punon si drejtor i Agjensisë për Thithjen e Investimeve të Huaja, në Kryeministri dhe tjetri step-son djalXhoit po për Thithje.

Bieta Sulo, nuk ka marrë rrogë vetëm tek Uji por edhe tek Fondi i Sigurimeve Shoqërore. Por edhe burri i saj Alban Dudushi mer rrogë në Agjensinë e Shoqërisë Civile dhe fonde, e krijuar nga Lali Eri, dhe në tre borden të tjera dhe tani është nën varësinë e ministres Orgeta Manastirliu si shefe e ASHC-së Motra e Alban Dudushit, është drejtoreshë e Departamentit Auditit.

Nga Topi kanë shkuar shumë tek topet e Ramës!

Enkel Joti ish nen/drejtori i Top-it tani me propozim të Manastirliut është drejtor i QSUT.

Por edhe nga Topet e Ramës kanë shkuar ke Topi, pas një “dissidence” me Ramën si drejtor I Topit në shërbim të topeve të Ramës, drejtori Top-Topeve Ben Blushi.

Ketu nuk po llogarisim rrogat që merr princesha e Lali Erit, Ajola Xoxa, dhe nderet që bën Xoxa me lekët e shqiptarëve që rropaten punëve të rënda pa asnjë kusht dhe pa mbushur barkun me bukë.

Lali Eri nuk është i vetëm, si model e kanë dhe Bashkitë e tjera. Bledar Mane, gazetari i “fortë” mer rrogë nga Bashkia e Kukësit si inspektor në policinë pyjore.

Lista është e gjatë. Këta nuk janë vetëm, por janë shumë dhe shumë të tjerë që kanë marrë përsipër misionin e gazetarit, por në fakt luajnë misionin e dallkaukut ordiner në kuplaranë mediatike si lolo të oborreve të pushtetit.

Ajo që është më irrituese nga kjo bandë politiko-mediatike, është se, si ka mundësi që nuk ka reagim shoqëror, mediatik? O më falni! Media nuk mund të bëjë vetvrasje. Presin radhën e shpërblimit ata që nuk e kanë marrë, si trajset e ndihmave. Me njëfjalë media trajsesh.

Si ka mundësi që nuk vepron shoqëria civile? Po çfarë shoqërie civile?! Fondet e shoqërisë civile i ka në dorë qeveria dhe Lali Eri. Kështu edhe civilja në radhë trajsesh si shoqëri trajsesh.

Po drejtësia, prokuroria përse nuk fillon hetimin për abuzim me paran publike? Prokuroria dhe drejtësia është kapur në vjedhje dhe kjo është arsyeja që nuk ka sot as Këshill të Lartë të Drejtësisë, as Gjykatë Kushtetuese, as …. kemi këshillin dhe gjykatat e kriminelëve dhe hajdutëve qe i lirojnë si të pafajshëm.

Po Presidenti? Presidenti është i zënë me “paqen” e Coronavirusit si virus pushteti me Ramën për zbutjen e ligjeve në gjëndje të jashtëzakonshme.

Po Kushtetuta? Kushtetutës i ka ngel vetëm kapaku, se faqet janë përdorur për te fshirë bythën në mungesë të letrës higjenike nga kriza e Coronavirusit.

Po shefi opozitës? Mos ja prishni gjumin .

Po populli? O më falni, kallaballiku! Kallaballiqet nuk revoltohen për drejtësi. Për drejtësi revoltohen popuj që formojnë kombe dhe kombe që krijojnë shtet me drejtësi e prosperitet.

Marrë nga faqja e analistit në: https://www.facebook.com/ilir.demalia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok