21/11/2024

Qemal Stafa u vra në betejë, e vranë në kurth apo u vetëvra?!

0

Historia e rrallë e komunistit 22-vjeçar që u dënua nga Zogu dhe u vra pas pushtimit nga Italia  fashiste

(Me rastin e 101-vjetorit të lindjes)

Përgatiti Albert Z. ZHOLI

Sot mbushen plot 101 vjet nga lindja e një prej heronjve të popullit nga më të diskutuarit në historinë e heronove shqiptarë. Bëhet fjalë për komunsitin Qemal Stafa. Ai u vra në 5 maj 1942 kur sapo kishte mbushur 22-vjecc. Por për vdekjen e tij ende hidhen shumë hipoteza. Disa dëshnitarë thonë e futën në kurth, ish e fejuara Drita Kosturi, ish e fejuara e cila kishte qenë me të kur ndodhi ngjarja, ka dëshmuar për “Opinion” se Stafa kishte vrarë veten për të mos u kapur nga policia italiane, disa të tjerë thonë se kishin future në kurth shokët e tij të luftës duke e spiunuar tek italianët. Për këtë ngjarje, pas cclirimit 5 Maji u kthy në simbolin e Ditës së Dëshmorëve. Pra kjo datë ka lidhje me një ngjarje që lidhet me zhvillimet e Luftës së Dytë Botërore, me Majin e vitit 1942, kur në Tiranë u vra njëri prej militantëve komunistë të kohës, Qemal Stafa. Ai ishte një ndër themeluesit e Partisë Komuniste dhe një prej anëtarëve të grupeve komuniste të kohës që ishte proceduar nga Mbreti Zog në vitin 1938 dhe për këtë arsye ishte bërë shumë i njohur. Më 1938-n ai ishte 18 vjeç dhe kishte arritur të bënte një qëndresë në gjyqet e monarkisë, ku kishte deklaruar se ishte komunist. Qemal Stafa ishte bashkëthemelues i Grupit Komunist të Shkodrës, pjesëtar në takimin e themelimit të partisë, anëtar i Komitetit Qëndror dhe sekretar politik i të rinjve. Gjithashtu shkrues poezish dhe sprovash letrare me pseudonimin Brutus, të cilat u përmblodhën në vëllimin “Qortimet e vjeshtës”. Dita e vrasjes së tij është përdorur si simbolikë për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve.

Një jetë mbushur me ngjarje

U lind në qytetin e Elbasanit, i biri i Hasan Ahmetit dhe Sabries së Veli Dylgjerit. Familja me origjinë nga Zabzuni i Gollobordës kishte gjetur në brigjet e Shkumbinit vendbanimin e ri, ku Hasani u lind. Si ushtarak që qe i zoti i shtëpisë, detyra bëri që familja të shpërngulej për në Shkodër më 1923. Emërohet Drejtor i Zyrës së Rekrutimit në Prefekturën e Shkodrës. Qemali i vogël futet si nxënës në Kolegjin Ksaverian të Etërve Jezuitë duke e ndjekur për tetë vjet derisa më 1933 me ligjin Ivanaj u mbyllën shkollat private dhe kaloi në Gjimnazin e Shkodrës. Vitin shkollor 1934-’35 në gjimnaz dërgohet Skënder Luarasi, i cili një vit më vonë do t’i jepte një temë hartimi rreth disa vargjeve të “Vilhelm Telit” të Shilerit. Hartimi i Qemalit gjashtëmbëdhjetëvjeçar bëri bujë, bashkë me nismën që ndërmorën grupi shoqëror për të mbajtur kapele në vend të fesit. Pjesëtar në rininë përparimtare të kohës me Xh. Brojën, L. Radin, A. Pipën, H. Tahën etj. Mbas vdekjes së të atit, familja Stafa shpërngulet drejt Tiranës korrikun e 1936. Në fillim të vitit shkollor ’36-’37 regjistrohet në Gjimnazin Shtetëror të Tiranës. Me organizimin e Zef Malës, Qemali së bashku me Vasil Shanton, Gj. Lukën, T. Jakovën themelojnë Grupin Komunist të Shkodrës. Vitin 1938 nisi gjuetia e arrestimeve prej regjimit të Mbretit Zog, prej së cilës Qemali u arrestua natën e 24 janarit të 1939. Gjyqi i tij u zhvillua javët e para të shkurtit në bodrumin e Bashkisë së Tiranës i mbrojtur nga av. Suat Asllani, gjyq në të cilin i pranon të gjitha akuzat dhe dënohet me tre vite. Me rastin e vdekjes së të vëllait i jepet leje që të shkojë për të pritur. Ndërkohë që ishte ndryrë në njërën prej qelive të Burgut të Vjetër, i bëhet e mundur të dalë gjatë trazirave të 7 prillit.

Ngjarja që komentohet dhe sot

Kandidati për sekretar të përgjithshëm të PKSH-së, Qemal Stafa qëndronte në shtëpinë e Bije Vokshit në Tiranë. Më 4 maj 1942 u largua nga kjo shtëpi sepse atje shkoi Enver Hoxha, i cili e njoftoi se duhej të shkonte në një bazë më të sigurt. Të nesërmen e kësaj dite më 5 maj 1942 karabinieria shkoi në shtëpinë të marrë me qira nga Beqir Minxhozi, në atë kohë punonjës i Bankës Kombëtare të Punës. Kontrata e qirasë së shtëpisë ishte bërë vetëm tri ditë më parë. Në rrethana të pasqaruara mirë, Minxhozi u arrestua. I lidhur ai u detyrua të tregonte shtëpinë ku strehohej Stafa, e fejuara Drita Kosturi, Kristo Themelko, Gjustina Sata (Flora Dishnica) dhe kushërira e saj Marie Lezhja. Në raportin e saj për këtë ngjarje, karabinieria nuk e përmend Themelkon. Të pestë personat kaluan në atë bazë natën e 4 Majit. Në bazë kishte shkuar gjithashtu edhe Kristo Themelko, një tjetër militant, së bashku me Isuf Keçin. Beqir Minxhozi kishte dalë nga baza për të blerë ushqime dhe menjëherë ishte arrestuar. Në xhep ai kishte edhe adresën e shtëpisë dhe policia bashkë me të ishin drejtuar për të bërë kontroll. Nuk dihet arsyeja se përse u arrestua Minxhozi dhe ky mister nuk u zbardh kurrë. Edhe pse Minxhozi vdiq në fillim të viteve 2000 nuk ka folur kurrë për këtë çështje. Policia mbërrin në bazën ku ishin vendosur 5 ilegalët dhe Drita Kosturi ishte e para që i kishte vënë re. Menjëherë kishin shqyer derën e banjës dhe Qemali, Maria dhe Justina arritën të dalin, ndërsa Drita arrestohet. Siç dëshmon ajo të nesërmen, pas arrestimit policia e kishte njoftuar se Qemali ishte vrarë. Flora Dishnica në dëshminë e saj tregon se pas daljes nga baza në momentin e arratisjes ishte plasja e një bombe ajo që bëri që ata të kapeshin më shpejt. Sipas saj, në momentin e arrestimit, Qemal Stafa kishte plagosur një polic në dorë dhe më pas policia kishte plagosur Qemalin po në dorë. Ajo tregon se Qemali kishte arritur të ikte dhe nuk e kishin parë më.

Dëshmia e Drita Kosturit përmbys versionin e 5 Majit. Sipas saj, Qemal Stafa i plagosur nuk mund të largohej. Një fshatar i Tiranës me iniciale Y.B ka qenë i vetmi dëshmitar që vonë është pranuar prezenca e tij. Sipas Kosturit, fshatari kishte kuptuar se ai ishte një prej anëtarëve të rezistencës dhe i kishte propozuar Qemal Stafës të ndryshonin rrobat në mënyrë që të shpëtonte, por ai nuk kishte pranuar. Sipas dëshmisë, pa lënë asnjë amanet, ai kishte zbrazur armën në trupin e tij për të mos rënë në dorë të policisë. Pavarësisht dëshmive, mister i madh vijon të mbetet edhe fakti që këta persona që u bënë rastësisht në atë bazë nuk u takuan më kurrë me njëri-tjetrin pas ngjarjes. Në njoftimin që kuestori Pandeli Papalilo i dërgonte menjëherë pas ngjarjes Zyrës Mbretërore të Policisë dhe Kuesturës së Tiranës shkruhej:

“Rreth orës 14 të datës së sotme, gjatë një operacioni të papritur në një shtëpi që ndodhet në rrugën Lumi, në afërsi të kolegjit muhamedan (medresesë)… agjentët kanë hasur në rezistencë nga ana e disa personave që u orvatën të iknin për t’i shpëtuar arrestimit. Janë hedhur kundër agjentave tri bomba dore të gjithë eksplodonjëse.. dhe janë zbrazur shumë fishenjë revolver… Agjentat janë përgjigjur me armë duke vrarë komunistin Qemal Stafa, i të ndjerit Hasan dhe Sabire, lindur në Elbasan më 12.9.1921, student”. (AQSH, Fondi 555, Viti 1940, Dosja 44/g, f. 37).

Vrasja e Qemal Stafës e shokoi Partinë Komuniste. Kjo ishte humba më e rëndë e e saj që nga themelimi. 7 ditë pas vrasjes Partia Komuniste nxori traktin në të cilin mes të tjerave jepte variantin e saj.

“Në Tiranë, në shtëpinë ku banonte bashkë me shokë të tjerë lufte Qemali u gjend i rrethuar nga agjentët shpirtkazëm të barbarëve fashistë. Qemali i përcolli me të shpejtë shokët nga një anë e shtëpisë dhe vetë qëndroi që t’u lejonte shokëve të largoheshin sa më parë. Kur agjentët u afruan mjaft me bombat në njërën dorë dhe me revolen në dorën tjetër hapi zjarr duke shtrirë dy prej tyre të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë. Me këtë mënyrë e çau rrethimin, doli jashtë dhe iku duke luftuar me agjentët e tjerë që po e ndiqnin. Por në një luftë ineguale një plumb tradhtari e mori Qemalin sydragua. Pak nga pak plaga iu ftoh, fuqitë iu prenë dhe ra në tokë.”

A u spiunua Qemali?

Janë disa fakte që hedhin dyshime të forta që baza ku ishte Qemal Stafa është spiunuar. Madje nga vetë shokët e tij. Baza ku strehohej Qemal Stafa kishte tre ditë që ishte marrë me qira dhe ishte e pamundur që policia ta zbulonte kaq shpejt. Arrestimi i beftë dhe i çuditshëm i Beqir Minxhozit me të cilin policia shkoi në shtëpi dhe e rrethoi është një tjetër fakt i dyshimtë. Po cilët ishin ata që e zbuluan bazën? Tre janë personat ndaj të cilëve janë hedhur dyshime të forta për zbulimin e bazës ku strehohej Qemal Stafa: Kristo Themelko, Beqir Minxhozi dhe Enver Hoxha.

Jeta plot mistere e atyre që ishin në vendngjarje

Të gjashtë dëshmitarët qw ndodheshin atw ditw pranw Qemalit patën një jetë të vështirë plot andralla, deri në krime. Nuk patën asnjë minutë jetë të qetë. Të ndjekur, të persekutuar, të dyshuar dhe të larguar nga shoqëeia…

  1. Drita Kosturi, e fejuara e Qemal Stafës u arrestua menjëherë pas ngjarjes nga milicia por pas tri javësh u arratis e doli partizane. Pas luftës u arrestua nga regjimi  komunist si armike e partisë më 1946 u dënua me vdekje, bëri 13 vjet burg dhe pasi u lirua u internua deri më 1988. Vdiq më 2006.
  2. Marie Lezha u arrestua gjatë rrethimit të shtëpisë nga milicia, por u lirua pas disa ditësh dhe doli partizane. Pas çlirimit u internua disa herë, deri në rrëzimin e komunizmit. Vdiq më 2009.
  3. Gjystina Sata, (Flora Dishnica) u arrestua gjatë rrethimit, por pas disa ditësh u lirua. U martua me Ymer Dishnicën duke e ndjekur bashkëshortin në të gjitha internimet e tij. Jetoi në Berat dhe asnjëherë nuk foli për këtë ngjarje.
  4. Kristo Themelko i vetmi që arriti të largohej nga rrethimi i banesës. Pas luftës u bë një nga njerëzit më të rëndësishëm të Partisë Komuniste. Por karriera vijoi deri në 1947 se më pas ai u arrestua dhe kaloi jetën në burg dhe internim deri më 1990. Vdiq në Tiranë më 1990.
  5. Beqir Minxhozi punonjës banke doli nga shtëpia për të blerë ushqime, por u arrestua nga milicët dhe në xhep i gjetën letrën ku shkruhej kontratë e qirasë së shtëpisë që kishte marrë. Mbi bazën e adresës që kishte shënuar aty policia shkoi në shtëpinë ku ishte Qemal Stafa. Ai u lirua pas disa ditësh. Pas doli partizan në zonën e Matit. Pas luftës u përjashtua nga partia nën akuzën se më 5 maj 1942 nuk ishte treguar vigjilent. Vdiq në vitin 2002.
  6. Isuf Keçi doli nga shtëpia për të marrë disa materiale. Kur u kthye shtëpia ishte e rrethuar dhe nuk mundi të futej më. Pas disa javësh doli partizan. Pas luftës u arrestua si armik, duke kaluar kalvarin e burgjeve. Vdiq më 1990, në Tiranë.

Veprimtaria letrare

Në të gjallë të tij, Stafa botoi dy skica letrare me nënshkrimin e tij. Të parën kur ishte 14 vjeç në një revistë për fëmijë, kurse të dytën, në 1939, në gazetën zyrtare të Partisë Fashiste Shqiptare. Në 1962 u botua dhe një përmbledhje me shkrime të tij, të botuara më herët. Pseudonimet ose inicialet e shkrimeve të botuara në të gjallë të tij, janë të dyshimta. Megjithatë, edhe një nga shkrimet që mund të konsiderohet i tij pa kundërshtime është ribotuar disa herë me qëllime manipulative. Skica “Nanë” u botua për herë të parë në revistën Vatra e Rinisë (10 shkurt 1935), një revistë për fëmijë.

Kushtimet

Në 1966 në Tiranë u krijua një këngë kushtuar atij: “Trim i fortë me yll në ballë”. Në 1967, fshati Plasë i Korçës i ngriti këngën “Po më pesë maj më dyzet e dy”. Në 1969, në Tiranë, u krijua kënga “Luftë e madhe asaj dite o Qemal”. Në 1970, Dukati i Vlorës i kushtoi këngën “Pesë maj u vra Qemali”. Në 1977, po në Tiranë u krijua kënga “Qemal Stafa”. Po atë vit, Kutallia e Beratit krijoi “Këngë për Qemal Stafën”. Një këngë me titullin e Kutallisë u ngrit dhe në Tiranë, një vit më vonë. Në 1979, Delvina krijoi këngën “Erdh Qemali në Delvinë”. Në 1980, një këngë e Vranishtit të Korçës titullohej: “Përmes flakës ra Qemali”. Po atë vit, Tirana krijoi këgën “Qemal Stafa”, ndërsa Janjari i Sarandës këngën “Krenari për mëmëdhenë”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok