14/10/2024

Puka pret me mall kinemanë shëtitëse në Shqipëri

0

“Open Cinema” do të jetë prezentë në Pukë në tre mbrëmje magjike

Nga Albert Z. ZHOLI

Këto ditë ndërsa mundohem të shkruaj diccka për Pukën e bukur, më vijnë ndërmend vargjet e poetit të mrekullueshëm Jorgo Papingji:

Unë me Pukën shuaj mallin…

Sa herë vij dhe e takoj,

Sikur botën të ma falnin,

Kurrë me Pukën nuk e ndërroj!

Lëm pas Jugun  dhe i drejtohemi  veriut, në Pukën e bukur shtrirë rrëzë maleve mes pishave të gjata dhe ajrin e pastër buzë liqenit të kaltër, që të ofron paqe dhe qetësi ashtu si zemra dhe sofra bujare e Pukjanve me historinë e tyre shekullore. Me dëshirën e mirë të Bashkisë dhe vullnetin e Kryetarit të saj z.Rrok Dodaj Aktiviteti Kinematografik “Open Cinema” (Kinemaja shëtitëse në Shqipëri) do të jetë prezentë në Pukë në tre mbrëmje magjike dhe përkasisht në datat 22-23-24 Gusht 2023.

Filmat e fundit të kinemasë shqiptare financuar në realizim nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe jo vetëm, retrospektiva nga fondi i Arkivit Qendror Shtetëror i filmit do të sjellin imazhe të papara nga Puka e dikurshme dhe ndryshimet që ka pësuar ajo ndër vite. Gjithashtu fëmijët e vegjël do të kenë kënaqësinë të ndjekin prodhimet e fundit të filmit të animuar të produksioneve shqiptare. Atmosfera do të bëhet edhe më e bukur me pjesmarjen e Artistëve Jorgo Papingji, Herion Mustafaraj pjesëmarjen e këngëtarëve Irma Libohova, Kristina Ndoja, Liljana Kondakçi, Eranda Libohova, Miranda Kullani si dhe grupi i valleve Art plus Akademi. Aktivete të tilla i zmadhojnë qytetet, e bejnë edhe më atraktive ditën për turistët e huaj dhe vendas që vizitojnë këtë perlë të veriut tonë. Kultura shpërndan kurdoherë qytetërim dhe është një ambassador që përcjell mesazhe të fuqishme mes dashurisë njerëzore.

Historia e Pukës

Bashkia e Pukës është qendra administrative e rrethit të Pukës, dhe bënë pjesë në Qarkun Shkodër. Shtrihet në pjesën qendrore të Shqipërisë Veriore: për gjatë krahut të majtë të Drinit, që nga Ura e Vezirit e Fusha e Dukagjinit në lindje dhe deri në afërsi të grykëderdhjes së Gomsiqes në perëndim. Nga jugu e ndajnë me Mirditën kreshtat malore: maja e Runës, Thirra, maja e Roshit, Bjeshkët e Tërbunit etj. Në Lashtësi Puka përfshihej brenda trevës veriore të fisit ilir pirust, i njohur si shkrirës dhe përpunues metalesh. Zhvillimi ekonomik gjatë Antikitetit dhe Mesjetës i dhanë shkas zhvillimit të jetës qytetare me qytetet a qytezat, si: Ad Picaria, Pukae, Shqeli, Delmace, Gralisht, Iballe, Crevenum (Spas), Sarda (Shurdhahu) etj. Në shek. VI – VIII bëhet e njohur “Kultura e Komanit” në Delmace, një kulturë materiale qytetare arbërore mesjetare të një ekonomie të zhvilluar zejtare vendase në një mjedis bashkësie fshatarësie aktive. Në këtë zhvillim ekonomik dhe qendrat urbane, ndër shekuj është e lidhur edhe prania e një rrjeti institucionesh të rëndësishme të kultit të krishter e më vonë islamik., si peshkopatat në Delmace; Sarda, Dukagjin (Spas) dhe Abacia e Shën Palit në Kabash, Xhamia e Pukës, Xhamia e Dukagjinit dhe Teqja e Simonit (Spas).

Në shek.XI-XIlI krahina e Pukës përfshihet në principatën e Veriut, të Centës; kurse brenda vendit në trevën krahinore ”Pulatum”. Më pas, Puka bëhet një nga krahinat kryesore të principatës së Dukagjinëve, por pa i humbur të gjitha lidhjet e mëparshme me trevën veriperëndimore të vendit, pra, me Pultin, gjë që shprehet: në veshën pultake, ciklin e kreshnikëve, lahutën, kuvendet, si edhe lidhjet fisnore. Rritja e forcimi i prineipatës së Dukagjinëve mbi një trevë të gjerë, ku hynin: Puka, Mirdita, Luma, Hasi, Rrafshi i Dukagjinit, Zadrima etj, dhanë shkas për një zhvillim tëj mëtejshëm” ekonomik të përbashket dhe, mbi këtë themel, u shtuan mundësitë për një unitet më të gjerë të kulturës materiale, shoqërore dhe artistike. Ky unitet i gjithanshëm u shpreh për disa shekuj me emrin e përbashkët Dukagjin, gjithashtu, u shpreh gjerësi¬sht në të drejtën e përbashkët kanunore, të njohur me emrin “Kanuni i Lek Dukagjinit”. Princi Lekë Dukagjini (Leka III) qe bashkëkohës i Skënderbeut dhe vazhdues i luftës mbrojtëse antiosmane, sidomos në mbrojtje të qyteteve: Krujë e Shkodër. Dhe së fundi, u kthye në Shqipëri për të marrë pjesë në drejtimin e Kryengritjes së vitit 1481. Të gjitha këto e bënë Lekë Dukagjinin (Lekën III) një personalitet historik të nderuar në kujtesën e popullit, sidomos në Trevën e Dukagjinit Mesjetar, ku ka sunduar. Prandaj çdo ngjarje historike, çdo traditë të asaj kohe malësorët e lidhin me emrin e Lekë Dukagjinit; siç shkruan edhe M. E. Durham: “Në Malësi.” ligje, dokja, shprehia, të gjitha i atribuoheshin Lekës”, Po kështu edhe çdo kështjellë mesjetare në krahinën e Pukës e më gjerë mbajnë emrin e përbashkët, atë të Lekë Dukagjinit, pavarësisht se kush mund të ketë qenë sundimtari i saj; si p.sh. Kalaja Leks në Kabash, kalaja Leks në Mico, Kala Leks në Breg, Kalaja Leks në Flet, Kulla Leks në Pap (Berishë), Kalaja Leks në Dardhë, Kalaja Leks në Vaspas, Kalaja Leks në Shumri, etj. Për rrjedhojë edhe pse e drejta dokesore shqiptare, që në treva të ndryshme u atribohet personaliteteve histo¬rike, si: Skënderbeut, Lekë Dukagjinit etj. “duhet kërkuar në origjinën dhe zhvillimin e tyre shoqëror e ekonomik gjatë shumë shekujve”, që përbëjnë nënshtratin e përbashkët të së drejtës zakon ore e të kulturës juridike të kombit shqiptar.” Por, në treva e krahi¬na të ndryshme kjo e drejtë dokesore merr ngjyrim dhe element lokal duke dhënë variante kanunore nga të një karakteri më të përgjithshëm deri në ato të një karakteri më të ngusht krahinor, pamjen e të cilëve, – siç shprehet Çabej, – e jep edhe gjuha shqipe”. Në këto dallime lokale hynë edhe varianti kanunor i Pukës. Si përfundim, emërtimi i këtij Kanuni me emrin e Lekë Dukagjinit duhet parë si një përkushtim që i bëhet këtij personaliteti, duke i dhënë emrin e tij në shenjë nderimi për ta. Por, njëkohësisht duhet parë edhe si një mbështetje tek figura historike e Lekë Dukagjinit për vazhdimësinë e së drejtës dokësore tradicionale bashkë me plotësimet e bëra nga koha në kohë përmes kuvendeve dhe sulleve, ku duhej të përdorej me qëllim “formula magjike”: “Kështu e la Leka! Kshtu pleqnoi Leka! Kshtu e ka Kanuni i Leks! Kshtu pleqnohet me Kanu t’Lek Dukagjinit në malet tona”. Prandaj përdorimi i emërit të Leke Dukagjinit në të Drejtën Dokësore të Trevës së Dukagjinit Mesjetar është mëny¬ra e hyjnizimit të Kanunit, si edhe i figurës së Lekë Dukagjinit në botën shpirtërore të malësorëve të kësaj treve që në shekuj përfunduan në një bigëzim historik të pandashëm. Publikimi nëpërmjet të këtij libri i kësaj tradite të pasur juridike popullore shqiptare, kryesisht me shtrirje e zbatim krahinor, bëhet me qëllim të ndriçimit të asaj kulture të pasur që shërbeu si themel dhe mjeti kryesor i zbatimit të autonomisë vetqeverisëse krahinore të Pukës për shekuj me radhë deri me Shpalljen e Pavarësisë dhe formimin e Shtetit ligjor Shqiptar pas 1920-tës. Ky Variant Kanunor pasqyron më së miri rolin e vet në forcimin e unitetit të popu¬llit dhe të drejtimit e të organizimit të tij në të gjitha fushat e jetës. Në veçanti këtu pasqyrohet forca e Kanunit për të ndaluar gjakderdhjen me gjakmarrjen nëpërmjet zbatimit të parimit themelor: “Gjak për gjak e krye për krye e la Leka! Zotni a kren, plak a i rt; në të shtrume për deke’ a në bark të sams, lavertar a bari “nja per nja” do të peshohet e të çmohet»; me të ndodhur vrasja Kanuni i vente fre me: “Ndoren! Ndermjecen! Amanetin! Besën! Pajtimin! “Faljen e Gjakut”. Kanuni shkonte deri aty në këtë frenim sa nuk e njihte Vetmbrojtjen. “Gjaku sjet për fa/- thot Kanuja. “Faji lahet me gjobe; gjaku lahet me gjak!”, çdo faj sado i rand qoft, jet faj.” Qite pushkë, rae në gjak!) Prandaj, nuk është Kanuni ai që ushqente gjakderdhjen me gjakmarrjen. Gjakderdhja e gjakmarrja shkaktoheshin nga moszbatimi i Kanunit; në Shtetin ligjor, nga moszbatimi i Ligjit për të ndëshkuar ligjërisht krimin dhe kriminelin. Gjakun dhe dhunën duhej t’i falte i zoti, i dëmtuari. S’i falte i zoti, ato mbeteshin “hapun”. Prandaj shoqërisë shqiptare nuk duhej t’i mungonin shoqatat e komisionet e Pajtimit. Varianti Kanunor i Pukës përbëhet në këtë botim prej dy pjesësh: Pjesa e Kanunit dhe pjesa e praktikave kanunore. Pjesa e parë ka tri ndarje: ndarja e parë, Rendi Shoqëror; ndarja e dytë, Rendi Ekonomik; ndarja e tretë, E Drejta Ndëshkimore. Gjithsejt të tria ndarjet kapen në 556 nene. Pjesa e dytë është Praktika Kanunore e zgjedhur, që ka qenë zbatuar në shekuj deri në fillim të këtij shekulli, e cila për vlerat që pati ka mbetur në kujtesën e popullit deri në vitet ’60-’80.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok