16/04/2024

PIERRE – PANDELI SIMSIA, PROMOVUESI I VLERAVE TE LARTA MBARSHQIPTARE NE SHTETET E BASHKUARA TE AMERIKES

0

Nga Olimbi Dafa

Unë Olimbi Dafa, mësimdhënëse e lëndës mësimore Gjuhë Letërsi Shqipe, profesion që e kam ushtruar për shumë vite me pasion dhe dashuri në shkollat e ndryshme në Kuçovë që është vendlindja ime dhe më pas në shkollat e mesme në Tiranë, përveç profesionit tim, gjithmonë kam dëshiruar të shkruaj edhe për njerëz të ndryshëm që kanë ndikuar në çështjet e mëdha të kombit tonë, në letërsi, art, muzikë…

Rrjetet e ndryshme sociale na kanë dhënë mundësinë që të njihemi edhe me bashkombas virtualë me aktivitetet e tyre të ndryshme nëpër vite.

Këtë herë po shkruaj për një njeri, bashkatdhetar, familjar, bashkëshort, prind që edhe pse nuk e njoh personalisht, jam njohur në rrejtet sociale për kontributin e tij nëpër vite në emigracion dhe komentet e ndryshme vlerësuese falenderuese që shkruhen ndaj tij.

Pierre Pandeli Simsia, një artist, një atdhetar, një promovues i vlerave, që prej vitesh jep kontributin e tij të paçmuar në Diasporen Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me shkrimet e tij të shumta për promovimin dhe zhvillimin e vlerave më të larta beratase dhe shqiptare, nëpermjet krijimtarisë letrare dhe muzikologjisë, angazhimit intelektual dhe punës së palodhur që reflektojnë qartë në tablonë e jetës s tij.

Pierre-Pandeli Simsia është lindur më 21 Qershor 1960 në qytetin e lashtë dhe historik, në Berat.

Rrjedh nga një familje autoktone qytetare beratase me tradita të hershme patriotike.

Të parët e tij Petro Simsia në vitin 1878 dhe më vonë Jani Simsia në vitin 1906 ngritën shërbimin mjeko-farmaceutik ne qytetin Berat.

Që në femijërinë e tij të hershme ka qenë i pasionuar pas muzikës, këngëve të bukura shqiptare dhe letersisë.

Siç është shprehur edhe vetë zoti Simsia në intervistat e ndryshme në radio, televizione, gazeta, ka patur fatin e mirë që në shkollën 8-të vjeçare, lëndën e letërsisë të kishte dy mësuese tepër të pëgatitura: Parashqevi Sahatçi dhe Elpiniqi Papa

Në ato vite shkolle ka qenë nxënës që e vlerësonin me noten maksimale në hartime dhe ka qenë në grupin e krijueseve të rinj të shkollës bashkë me disa nxenës të tjerë të dalluar në shkollë. Zoti Simsia nuk lë pa përmenduar edhe një shoqen e tij të hershme të fëmijërisë, shoqe shkolle Elsa Rrapi Dushniku që edhe ajo nxënëse e shkëlqyer në mësime dhe sjellje ka qenë në grupin e talenteve të rinj në shkollë.

Më vonë, në vitet e shkollës së mesme, dy mësuese të tjera të nderuara do vazhdonin ti jepnin lënden e Letersise, Zyma Berisha nga Kosova dhe Liri Zaka, ndaj të cilave ai është shprehur me respekt dhe vlerësim për ato katër mësuese të nderuara.

Në vitet e rinisë së tij ka patur talent të shkruante vjersha, madje edhe të bëheshin këngë, sepse kënga për të ka qenë një ushqim shpirtëror që e ka ushqyer dhe shoqeruar gjithë jetën e tij; madje, ishte vetëm 12 vjeç, kur pa në televizor për herë të parë Festivalin 11-të e këngës në radiotelevizion, e deri 18 vite më pas, ai do të “regjistronte” në memorien e tij çdo këngë. Çfarëdo lloj kënge, nga viti 1972 deri në vitin 1990, por edhe disa këngë më parë dhe pas kësaj periudhe gjendet më shpejt në “arkivin” e tij të memories, sesa në atë të Radio Televizionit Shqiptar.

Ja si është shprehur kompozitori i mirënjohur Gazmend Mullahi: “Një kujtesë e jashtzakonshme e zotit Pierre-Pandeli Simsia për brezat që vijnë më pas, analizat e ndryshme muzikore dhe të këngëve shqiptare të shkruara plot dashamirësi nga artisti Simsia. Unë kam punuar përgjatë 30-të vite pa ndërprerje pranë redaksisë muzikore në Radiotelevizionin shqiptar dhe, së bashku me plot kolegë të tjerë, krijues , kompozitorë e poetë, të cilët do të përbënin stafet organizuese të festivaleve të këngës, anketat muzikore të muajit, koncertet e pranverës dhe shumë aktivitete të shumta muzikore, përgjatë gjithë asaj periudhe kohe, por një kujtesë kaq brilante, nje paraqitje kaq të hollësishme dhe me aq përpikmëri sa shkruan artisti Simsia, mbetem vërtetë i befasuar… ”

Diana Ziu, Kompozitore, Pedagoge e Artit Muzikor Shqiptar, në komentet e saj, midis të tjerash shkruan: Respekt për ju i nderuar Pierre-Pandeli Simsia, njeri i zgjuar dhe me kulturë, vlerësim për shkrimet dhe dijet tuaja të pafund si një enciklopedi për artin shqiptar… Kultura juaj është një vlerë e shtuar për ne…

Një tjetër komentuese nga Italia Vjollca Gabaj shkruan: “Arkiv i gjallë je mik i nderuar Pierre Simsia. Ti të befason nëç gjithka shkruan. Sa herë ju lexoj ndihem krenare që je bashkkombas i imi dhe më vjen keq që njerez si ju me një kulturë të gjithanshme i janë larguar Shqipërise. Sidoqoftë, kudo që të ndodheni, kontributi që jepni është i jashtëzakonshem, një kontribut i një qytetari me vlera që i ka peshë fjala dhe kor duartrokitjet e mëdha të lexuesit..”

Dhe komente vlerësuese janë të shumta nga lexues të ndryshëm.

Në ditët e para të muajit Prill 1991-të Simsia emigroi në Greqi, Athinë. Në ato vitet e para, në Athinë doli e vetmja gazetë shqiptare “EGNATIA”. Meritë të madhe dhe të veçantë për daljen, drejtimin dhe mirëmbajtjen e asaj gazete, siç është shprehur edhe vetë Simsia në intervista të ndryshme, ka shkrimtari dhe kineasti Kolec Traboini që ka bërë një punë të shkëlqyer, si edhe bashkpunëtori i asaj gazete shkrimtari tjetër Albert Zholi dhe gjithë stafi i asaj kohe që punonin me gazetën në kushte shumë të vështira…

Në vitin 1997 Pierre-Pandeli Simsia si fitues i Llotarisë Amerikane për të qenë banor i përhershëm i Amerikës, fluturoi drejt “tokës së shenjtë”. Familjarisht shkuan në Nju Jork ku vazhdojnë të jetojnë edhe sot. Në atë kohë fëmijët e tij kanë qenë të vegjël, djali i madh ishte 4 vjeç dhe djali tjetër 2 vjeç. Kuptohet në ato kushte fillimi nuk ka qenë i lehtë, madje shumë i vështirë, për më tepër kur nuk ke njerëz, nuk ke një bazë ku të mbështetesh si fillim…

Me pasionin që kishte për letërsinë, me vullnetin e madh që kishte për të shkruar, mësoi se në Nju Jork botohej e vetmja gazetë shqiptaro-amrikane ILLYRIA, gazetë e lexuar nga komuniteti brenda dhe jashtë Amerikës, e vlerësuar, me një numër të madh lexuesish, me një staf profesionist të përzgjedhur për të drejtuar dhe për të punuar në atë gazetë, e cila vazhdon të botohet me sukses edhe në ditët e sotme.

E blinte atë gazetë, e lexonte, i koleksiononte numrat e saj dhe iu duk se gjeti një dritare të hapur për të komunikuar me botën shqiptare, për t’u bërë edhe ai pjesë e atij komunikimi.

U interesua, shkoi në redaksinë e gazetës, e pritën mirë, i ndjeri gazetar i mirënjohur Dalip Greca dhe i mirënjohuri Ruben Avxhiu dhe, në atë gazetë iu mundësua botimi i shkrimeve të tija. Pra, ka patur një bashkpunim me gazetën shqiptaro amerikane ILLYRIA, si edhe me një tjetër gazetë shqiptaro amerikane, gazeta DIELLI.

Pierre Simsia është më se injohur në Komunitetin shqiptaro -amerikan ku jeton.

Edhe pse i larguar për më shumë se tridhjetë vjetë nga vendlindja e tij, nga familjarët, shtëpia e tij, Pierre-Pandeli Simsia është i lidhur shpirtërisht me qytetin ku u lind dhe u rit dhe kaloi 30-të vitet e jetës së tij, me Beratin, madje edhe e ka promovuar në Nju Jork Beratin e lashtë me vlerat e tij të larta historike, arkitektonike. Nëpër vite ai ka shkruar edhe për figura dhe personalitete të ndryshme beratas, mjekë, artistë, shkrimtarë, përkthyes…

Shkrimet e tij të ndryshme përveçse janë botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë patur mundësinë e botimit të tyre edhe në Londër, në Danimarkë, në Zvicër dhe, për këto, zoti Simsia shpreh vlerësimin e tij të lartë për Prof. Dr. Fatmir Terziu, bashkëshortët Elida Buçpapaj, Skënder Mehmet Buçpapaj, Luigj Shkodrani.

Pierre -Pandeli Simsia është shkrimtar, tregimtar, prozator i mjaft botimeve të cilat janë mirëpritur, pëlqyer nga lexues të shumtë dhe janë vlerësuar nga kritika letrare. Krijimtaria e tij letrare është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme letrare. Në konkursin letrar të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë juria e konkursit e vleresoi me çmimin ” Pena e artë “për romanin “Një dashuri e vrarë”

Pierre-Pandeli Simsia, siç e kam parë edhe në rrjetet e ndryshme sociale është aktivist dhe pjesëmarrës për shumë vite në aktivitetin e përvitshëm të rëndësishëm të Diasporës Shqiptare: “Ditët e Letërsisë Shqipe” që zhvillohet nga KUVENDI dhe stafi i tij në Michigan nga organizatorët dhe projektuesit e atij aktiviteti të rëndësishëm nga çifti bashkëshortor: Shkrimatri Pjetër Jaku dhe poetja Elinda Marku të mbëshetur nga bashkatdhetarë të ndryshëm që jetojnë dhe punojnë në Michigan, që kanë ndihmuar në mbajtjen, gjallë të atij aktiviteti.

Për atë aktivitet të rëndësishëm Zoti Simsia ka shkruar shpesh sa herë që ka shkuar në Michigan, e ka pasqyruar më së miri aktivitetet dhe, sigurisht ka vlerësuar projektuesit, organizatorët, mbështetësit e atij aktiviteti të rëndësishëm letrar të vitit.

Në një nga intervistat e tij në televizionin në Michigan, Pierre-Pandeli Simsia është shprehur me shumë dashuri për atë komunitet që jeton atje, për mikpritjen, dashurinë, respektin sa që e ka ndjerë edhe ai veten si të jetë pjesë e komunitetit të Michigan-it edhe pse vetë i përket komunitetit shqiptar në Nju Jork.

Nga ai aktivitet zoti Simsia është vlerësuar edhe me çmime të ndryshme letrare, çmime mirënjohje; përmend çmimin “Petro Marko” në gjininë e tregimit.

Përveçse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, krijimtaria e tij letrare është promovuar edhe jashtë Amerikës. Kështu, libri monografik: “Dr. SELAHEDIN VELAJ Legjenda vlonjate në Amerikë” e shkruar nga Pierre-Pandeli Simsia u promovua në Sallën e Bibliotekës publike “Shevqet Musaraj” në Vlorë, i cili u prit mirë dhe pati jehonë të madhe edhe në shtyp dhe në televizione.

Librat e tjerë të tij janë promovuar edhe në sallën e Ministrirë së Kulturës në Tiranë dhe në sallën e Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve po në Tiranë.

Surprizë e këndshme ishte në muajin Korrik 2022, ku krijimtaria e tij letrare u promovua në kryeqytetin e Francës në Paris në qendrën kulturore “La Maison de l’albenie” i cili u mirëprit nga zotërinjtë e nderuar: Zamir Mati, Gjergji Themeli, Agron Hasko, Gjergji Leka, Zamira Mati, Georges Lellei, Denis Mati.

Pierre-Pandeli Simsia është një figurë atdhetare, patriot, shkrimtar, njeri publik që gëzon respektin dhe vlerësimin tek të gjithë ata që e njohin por edhe ata që nuk e njohin personalisht, por që kanë lexuar për të. Është njeri inteligjent me kulturë të lartë qytetarie, i zgjuar, i thjeshtë, i dashur dhe me zemër të madhe humanitar me një shpirt babaxhani që u bë strehë e sa e sa njerëzve në nevojë. Duke kërkuar në Google në internet për të shkruar për këtë njeri të nderuar nuk mundem që, midis shumë rasteve të ndryshme të lë pa përmendur edhe një shkrim të para disa viteve të botuar në gazetën Balli i Kombit në faqen kryesore “Emigracioni”, një falenderim publik shpirtëror drejtuar zotit Pierre-Pandeli Simsia, të një letre nga Italia e dërguar nga një zonjë italiane , te asaj letre të publikua me aq mirësi, me aq dashuri , mirënjohje, respekt dhe konsideratë të lartë nga një çift bashkëshortor italianë.

Zoti Simsia, mund të them me aq sa kam lexuar në atë letër falenderimi i shpetoi jetën nga vdekja me ndihmën e tij që iu dha, pa e njohur Gracielën, zonjën italiane që vuante nga një sëmundje e rëndë vdekjeprurëse, sëmundje, që vetë Pierre-Pandeli Simsia e ka përjetuar edhe vetë në njeriun e tij të dashur, humbja e mamasë së sij në moshë të re.

Vetëm një telefonatë nga Italia nga zonja Graciela që vuante nga ajo sëmundje, zoti Pierre-Pandeli Simsia i shqetësuar shkoi vetë në Institutin Onkologjik dhe u interesua, duke i çuar epikrizën doktorit me të cilin i lidhi duke bërë rolin e përkthyesit dhe më pas duke i lidhur edhe me një doktor italian dhe, fal atyre gjendja e italiane Graciela u përmirësua shumë .

Ngjarja është tepër e dhimshme dhe fal lidhjes dhe interesimit të zotit Simsia vazhdoi terapia.

Në letrën falenderuese botuar në gazetën Balli i Kombit, zonja italiane Graciela përmend se i shoqi i saj kishte djalin e xhaxhait të burrit në Amerikë i cili me neglizhencë nuk i dha shpresë, por ja që fati e ndihmoi, i doli krahë një shqiptar i cili as i njihte dhe as e njihnin .

Ata panë tek Pierre Simsia , jo vetem njeriun krijues, por dhe njeriun kudogjendur, fisnik, bamirës, njerëzor fisnik me shumë vlera .

Fisnikëria e çdo njeriu shihet dhe dallohet tek dashuria, respekti , mirësia, vlerësimi që duhet të kemi tek njeri tjetri, larg egoizmit, cmirës, urrejtjes. Ja pra, këto cilësi e karakterizojnë këtë figurë të shquar shqiptare zotin Simsia. Në letrën e saj, Graciela i drejtohet zotit Simsia: “Një falenderim të madh ke nga unë i dashur, se ndjej një sadisfaksion kur dëgjojmë në punë aty në komunë ku ne banojmë këtu në Itali, ku bien shembuj pozitivë për shqiptarët, duke prurë shembull xhestin tënd fisnik .

Ai e vlerëson këtë akt mirënjohje, të cilin ai e shikon si një akt qendror midis virtyteve të tjera që cilesova më lart. Inteligjenca e tij nuk është vetëm një magazinë dijesh, por edhe një gjenerator vlerash .

E kemi parë dhe kemi lexuar midis të tjerash që Pierre-Pandeli Simsia së bashku me patriotë të tjerë të nderuar i ndjeri Dr. Selahedin Velaj, bashkëshortët Rita Sali dhe Adem Saliu përveç pjesëmarjes së tyre në aktivitetet e ndryshme në shtete të tjera të Amerikës, kanë shkuar edhe pranë Kongresit Amerikan ku kanë ngritur me forcë zërin e tyre në mbrojtjen e çështjeve shqiptare.

Zoti Simsia i do dhe i respekton bashkëkombasit e tij. Duke parë në internet dhe në rrjetet sociale më kanë bërë përshtypje edhe takimet e ndryshme që ai bën me bashkqytetarët e tij. Një foto e tij dalë me dy njerëz të nderuar Enver Hasanbelliu dhe Petrit Zylyftari, për të cilin ky i fundit ka punuar dhe jetuar disa vite në Kuçovë dhe qytetarët flasin me respekt dhe vlerësime për të, meqenëse këta të tre banojnë në të njëjtën zonë në Nju Jork; fotoja e tregon se ata të tre janë të rrethuar me dashurinë e njëri tjetrit dhe të qeshur; me një qeshje që rrezaton dritë dhe shkëlqim.

E ku ka më bukur se të takohesh me bashkqytetarët e tu në një vend të largët… Por më kanë pëlqyer edhe fjalët shoqëruese në foto që, midis të tjerash zoti Pierre-Pandeli Simsia kishte shkruar : Ne të tre miq, bashkëqytetarë beratas dimë të mirëpresim, dimë të vlerësojmë, dimë të respektojmë shokët, miqtë kudo qofshin edhe ata të ardhurit me vizë turistike këtu në Nju Jork ne dimë shumë mirë ti mirëpresim ashtu siç na ka hije neve, ashtu siç është e bukur mikpritja shqiptare…

Të shumta ishin komentet për këta njerëz me vlera, Hasanbelliu, Zylyftari, Simsia, qytetarë me kulturë dhe me zemër të madhe që kishin një miqësi të bukur, të sinqertë, miqësi vëllazërore, të mirë, e cila kishte brenda dashuri, mirkuptim dhe mbeshtetje .

Ja si shkruante historiania e mirënjohur Nini Mano haxhistasa: “Ndjen kënaqësi tek shikon tre beratas të nderuar në Nju Jork të qeshur, të bashkuar si tre vëllezër të dashur…” edhe Profesor Roland Dasho shkruan : “Ngjan pa bëhet shoqëria e mirë” dhe sa e sa të tjera vlerësime për këta njerëz pozitivë.

Midis fotove të shumta që unë kam parë në profilin e tij në face book, po e veçoj edhe një foto tjetër, ku Pierre-Pandeli Simsia dhe bashkëshortja e tij e nderuar zonja Joanna Simsia, kishin dalë në banesën e një zonje tjetër të nderuar beratase që edhe ajo banon në Nju Jork, mësimdhënëse e vjetër; Fatbardha Xheblati, që Simsia e quan me respekt për profesionin e saj të nderuar dhe për vetë moshën e saj të vjetër që mban mbi supe, Zysh Bardha, për të cilën ai është shprehur me shumë respekt dhe kënaqesi që kishin ndjerë nga i takim.

Fotot e takimit në banesën e zonjës Fatbardha Xheblati flasin vetë, por nuk ke se si të mos emocionohesh kur sheh përqafimet e zysh Bardhës me bashkëshorten e tij Joanna, përqafimin e ngrohtë të zysh Bardhës me Pierre si të shikoje një puthje përqafim të një nëne të përmalluar me birin e saj të dashur, sepse, në një nga komentet e saja edhe vajza e zysh Bardhës, zonja pranvera Xheblati Guri ka shkruar: Pierre Simsia; je njeri i veçantë. Gjithmonë ku ndodhesh ti sjell atmosferë gëzimi…

Pierre-Pandeli Simsia jo vetëm që e do muzikën, por ai edhe e dashuron atë, sepse e ka dashur që i vogël dhe rrënjët e saj janë në familjen prindërit e tij të nderuar dhe të ndjerë, janë në shpirtin e tij.

E kemi parë në fotot e ndryshme kur ai këndon në Nju Jork edhe me këngëtaren e mirënjohur Kleopatra Dokle.

Këngët e bukura popullore beratase vazhdojnë të këndohen me shumë dashuri ndër miq e shokë në Nju Jork.

Kemi parë në video të ndryshme kur këndojnë këngët e mirënjohura në prezencën e këngëtares tjetër të mirënjohur Ludmilla Baballëku në Nju Jork: “Mora përpjetë kalanë”, “Ç’u mbush trupi me gjilpëra”, “Kur hyj në Magalem “etj

Dhe, midis kënaqësisë që ndjen çdo shikues në ato interpretime të bukura dhe emocionuese, lexojmë edhe kënaqësinë nga komentues të ndryshëm: Ja si shprehet ndër të tjera Profesori i muzikës, dirigjenti Fatbardh Dervishi: “Ju lumtë goja! Ju këndoftë zemra”, “Ju lumtë goja dhe zemra dhe këndofshi nga hera këngët e bukura për nga vlera artistike që janë befasuar shume studiues vendas dhe të huaj, pra, ato këngë janë thesare, perla popullore beratase të Shqipërisë së mesme.

Bashkia e Beratit e dekoron me titullin : ” Qytetar Nderi I Beratit ” , ku midis te tjerave lexoi : Pierre – Pandeli Simsia , nje artist nje , atedhetar , nje promovues i vlerave ,qe prej vitesh jep kontributin e pacmuar ne diasporen shqiptare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per promovimin dhe zhvillimin e vlerave te larta beratase dhe shqiptare, nepermjet veprimtarise letrare dhe muzikologjise, angazhimit intelektual dhe punes se palodhur qe reflektojne qarte ne tabllon e jetes se tij .

Ja pra ky eshte njeriu intiligjent , vlere , shperthyes , drite qe hap dritat e mendjes dhe te zemres , tingull jete . Njeriu qe u fal lexuesve boten e tij shpirtrore , te vetmen pasuri qe ka . Ky eshte shkrimtari qe veprimtarine letrare te tij e veshe me nje aureole nuhhdrite qe ndricon shpirtin e lexuesve . Ky eshte njeriu human qe e ka bere zemren strehe te njerezve ne nevoje , dhe mjeri i vecante , gjithnji me ndjenjen e se drejtes ne shpirt . Ne krenohemi me njerez te tille kur lexojme vleresimet qe ju bejne personalitete nga Amerika , por dhe nga shqiperia , sepse ai eshte nje figure qe larteson veten dhe nderon kombin e tij . Koha prodhon njerez qe i jep vleren e saj , po dhe njerzit qe bejne kohen dhe i japin asaj emrin e tyre .

Kur ke krenari dhe virtyt, figure me nder eshte emri yt .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok