NGA KALOSH ҪELIKU

Shkupin Historik, vite me radhë e  përmbyti Natyra. Nuk e them Zoti (Allahu). Shpërngulja e shqiptarëve me dhunë për në Turqi (1912 – 1915, 1953 – 1959) nga vrasja ilegale UDB -ës. Grabitja e tokave, taksat e rënda, papunësia, terrori e propaganda se gjoja “muslimanët” janë turq dhe si të tillë më mirë të shkojnë në Turqi, se: atje, jetohet më mirë. Deri në vitin 1958 gazeta “Nova Makedonia”, në Shkup, çdo ditë njoftonte në faqet e para të saj të sekretariatit të Punëve të Bendshme të Maqedonisë mbi kërkesat që ishin bërë nga persona të ndryshëm për t’i liruar nga shtetësia jugosllave me qëllim emigrimi. Sipas një analize të bërë nga legata shqiptare në Beograd, numri mesatar i këtyre kërkesave për çdo muaj arrinte në 900 – 1.000. Botimi i këtyre njoftimeve u ndërpre në vitin 1958. Në vitin 1952, në Kosovë u njoh zyrtarisht edhe ekzistenca e një minoriteti turk me të gjitha të drejtat politike e kulturale, u hapen 14 shkolla më 1951 – 1952. Iniciator i këtij plani ka qenë sekretari i Partisë të saj kohe Gjoko Pajkoviq, Dushan Mugosha etj. Gj. Pajkoviq (ish -sekretar i Lidhjes Komuniste Jugosllave për Kosovë), gjatë një fjalimi të tij, më 20 mars 1950 kishte deklaruar: “Këtu në Kosovë e Metohi ekziston minoriteti turk, njerëzit flasin turqisht nëpër qytete. Ne do t’i lemë njerëzit të vendosin lirisht kombësinë që duan. Kushdo mund ta quaje veten ç’të dojë…”.

Qeveria jugosllave që nga viti 1956/57 ndërpreu emigrimet direkte nga viset shqiptare në Turqi, por krijuan Maqedoninë e sidomos qytetin e Shkupit si qendër transitore, ku pasi kalonin një kohë, regjistroheshin si “maqedonas”, me kombësi “turke” e pastaj plotësonin dokumentet e emigrimit për në Turqi.

Pas tërmetit të Shkupit (1963), u nxorë një urdhëresë se në qytetin e Shkupit nuk do të lejohet të regjistrohet asnjë i huaj (fjala është për shqiptarët nga Kosova), duke krijuar opinionin se, edhe qendra ndërmjetëse e emigrimeve u prish. Në esencë ishte për efekt propagandistik, pasi nuk u sillnin as një lloj pengese. Shqiptarët pasi shpërnguleshin nga Kosova regjistroheshin si qytetarë të Republikës së Maqedonisë. Mjaftonte që, me dy dëshmitarë t’ju pranohej ndryshimi i kombësisë nga shqiptarë në “turq”, dhe përgatisin dokumentet për emigrim në Turqi.

Sipas një informacioni tjetër, “Mbi emigracionin shqiptar nga Kosova e viset e tjera të banuara nga shqiptarët në Perëndim”, të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Drejtorisë së III), së Shtetit shqiptar, datë 18 maj 1981, numri më i madh i të emigruarve shqiptarë ndodhej në Turqi.

Shpërndarja e emigracionit në qytetet e ndryshme të Turqisë ka qenë veçanërisht i theksuar e masiv në vitet 1913 – 1937, 1937 – 1941 dhe 1949 – 1970 -të.

Qëndrimi i udhëheqjes politike shtetërore të Tiranës, në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare, ka qenë: që, ata të mos shpërnguleshin për Turqi, por të qëndronin në vend si popullsi shqiptare. Shpërnguljet kishin shkaktuar një indinjatë të thellë tek qeveria shqiptare. Informimet për shpërngulje bën qe qeveria shqiptare të koordinojë veprimtarinë e saj në planin politik e diplomatik. Natyrisht, alarmi nga Tirana preku qeverinë turke në Ankara dhe krijoi shqetësime në qarqet qeveritare jugosllave. Kjo e fundit, vazhdimisht u demaskua për shkombëtarizimin e popullsisë shqiptare, duke i detyruar ata të lënë tokën e tyre e të emigrojnë në Turqi. Për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Jugosllavi, përveç sektorëve tjerë të shtetit u ngarkuan edhe Legatat Shqiptare, të cilat do ta konkretizonin interesin përmes vizitave, shtypit, kontakteve të drejtpërdrejta, e duke dalë edhe me propozime konkrete për metodat e realizimit të tyre. Një detyrë e rëndësishme ishte frenimi dhe pengimi i emigrimit të shqiptarëve në Turqi, nëpërmjet vendosjes së kontakteve me shqiptarët e shpërngulur nga territoret shqiptare në Jugosllavi. Ky objektiv iu ngarkua në veçanti Legatës Shqiptare në Ankara e Beograd.

Për Tiranën, një burim i rëndësishëm informacioni për shqiptarët në Jugosllavi vazhdonin të ishin burimet informative – diplomatike. Legatat shqiptare dërgonin relacione të posaçme për gjendjen e shqiptarëve të atyre viseve dhe për politikën jugosllave të shpërnguljes së tyre në drejtim të Turqisë. Madje, edhe vetë ministri Bato Karafili, kishte bërë një vizitë në Kosovë e Maqedoni me qëllim që të njihej për së afërmi rreth gjendjes së shqiptarëve, se sa prej tyre largoheshin për në Turqi. Pas vizitës së bërë ia dërgoi një relacion Ministrisë së Punëve të Jashtme (Degës së Dytë) në Tiranë, i cili përmbante një sërë të dhënash për çështjen në fjalë.

Shteti shqiptar edhe në mënyrë zyrtare, bëri përpjekje për të penguar shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Lidhur me këtë çështje, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Behar Shtylla, udhëzoi përfaqësuesin e Legatës Shqiptare në Ankara që të bisedojë me autoritetet turke për të parandaluar një fenomen të tillë. Më 1959, sipas udhëzimeve përfaqësuesi diplomatik shqiptar ndërhyri pranë autoriteteve turke për të mos pranuar emigrimin e shqiptarëve në Turqi dhe qeveria turke kishte dhënë sigurinë disa herë se, “duke kuptuar drejt ndjenjat kombëtare, do të merrte masa për të ndaluar emigrimin e duke vazhduar një kontroll të fortë mbi kombësinë e personave emigrantë”. Ndërkohë një vit më vonë (me 1960), në Ministrin e Jashtme u nxor një “Plan masash për propagandë lidhur me Kosovën”. Ndër të tjera aty kërkohej, që të nxiteshin shqiptarët në Turqi për të shkuar të njerëzit e tyre në Jugosllavi, me qëllim që të mos shpërngulen për në Turqi.

Përveç ndërhyrjes pranë autoriteteve turke, edhe vet Legata në Ankara kishte kërkuar nga Ministria e Jashtme, që Shqipëria të angazhohej maksimalisht që t’i kundërvihej propagandës jugosllave në forma të ndryshme në mënyrë që popullata shqiptare të mos dekurajohej nga propaganda jugosllave dhe të bënte përpjekjet e veta që ta ruante qenien e vetë kombëtare. Në veçanti i sugjerohej Tiranës që të pengohej shpërngulja e popullatës shqiptare për në Turqi, e ndër të tjera propozonte: a) Të demaskohen edhe më tej veprimet kriminale të jugosllavëve për nxitjen e emigrimeve; b) Me qenë se Radio Tirana këtu në Turqi dëgjohet shumë mirë, do të ishte mirë të krijohej një emision për shqiptarët në Turqi e Kosovë, ku nëpërmjet programeve të demaskohen veprimet kriminale të jugosllavëve, të vihen më tepër këngë popullore të Kosovës e të Malësisë së Veriut. Ky do të ishte një mjet shumë efektiv për tërheqjen e shqiptarëve, për edukimin dhe ngritjen në një shkallë më të lartë të ndjenjave kombëtare. Si rrjedhim këto veprime do të pengojnë më shumë masat e emigrimit, asimilimit dhe shkombëtarizimit të jugosllavëve ndaj masës shqiptare në Kosovë e në viset shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi.

Legata shqiptare në Ankara, ushqente edhe dyshime të forta për përdorimin e emigracionit politik shqiptar në Evropën Perëndimore dhe shqiptarëve të shpërngulur me dhunë në Turqi kundër saj. Dyshonte se ata mund të shfrytëzoheshin për qëllime agjenturore nga zbulimet e huaja, për të përmbysur regjimin komunist në Shqipëri. Lidhur me këtë problem, më 20 dhjetor 1965, i rekomandonte Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë: a) që të mos lejohej përdorimi masiv i njerëzve të influencuar nga imperialistët dhe qeveritë reaksionare të vendeve fqinje, për t’i përdorur ata kundër RPSH. ; b) të punohej në mënyrë të gjithanshme për ruajtjen e emigracionit shqiptar në Turqi nga influencat e armiqve dhe nga asimilimi i tij, duke u përpjekur për ta pasur atë si mbështetje për Republikën Popullore të Shqipërisë.

Për arritjen e këtyre objektivave rekomandohej të merreshin masa të tilla politike shqiptare, që kishin të bënin me shtimin e veprimtarisë propagandistike përmes programeve të radios, të punohej kryesish me personat me influencë të veçantë, të përdoreshin dhe përmirësoheshin shërbimet turistike dhe të vizitorëve të ndryshëm në drejtim të Shqipërisë, pjesëmarrjet e Shqipërisë në aktivitetet sportive, folkloristike dhe pjesëmarrja e saj në panairin e Izmirit, për të propaganduar arritjet e Shqipërisë etj.

Afera e dorëzimit të armëve në kohën e Rankoviqit (shtetit jugosllav). Tërmeti katrosofal (1963). Shiu, breshëri, rrufeja dhe Bora e madhe në Dimër. Robëria. Varfëria. Pandemia. Masat Qeveritare. Partitë politike. Vite, jo aspak “Allahu Akber” (Zoti Madh), nateditë në minaret turko – arabe. Kryqat e “vëllezërve” nëpër male. Dhe, jo shqiptarë me flamurin kuqezi. Shqiponjën dykrenare. E përmbytën, edhe këtë vit 2022 Partitë politike neokomuniste jugosllave të “vëllazërim – bashkimit” me “DIN e IMAN”. Edhe, sot”: të përmbysura sipas dudumëve edhe me “Allahun” me “Din Iman” (Zotin e Madh), të “vëllazërim – bashkimit”. Kryqat gjigandë nëpër male. Përmendoret e vjedhura nga historia e popujve botës me këmbë duar, kuaj me shalë e pa shalë dhe thika e pushkë në duar nëpër qytet e kryqa mbi urat e lumit Vardar postkomuniste, vendlindja shqiptare nga katundi Vrutok i Gostivarit. Unë, them: Përmbytje e paparë njerëzore?! Jo, natyrore. Edhe, atë: Kryeqytetin shqiptar, Dje i banuar me shqiptarë edhe më shumë se Tirana dhe Prishtina?! Sot, i rrethuar ende me katunde shqiptarë, pas Tiranës dhe Prishtinës.

Sistemi egër komunist Dje, dhe Sot i “zbutur” neokomunist, lagjen e “Ҫairit” (livadhin)  e “vëllazërim – bashkimit“, gjatë sistemit  komunist në Shkup e shpalli si “fitore – arritje” arsimore – kulturore – sportive të arenës luftarake shqiptare. Poashtu, Sot: edhe ai neokomunsit me “politikanë” të dalldisur e arratisur shqiptarë pas posteve partiake dhe pasurisë personale, hamilajre dhe partieake.

Edhe, gjatë gjithë sistemit komunist me kryetar komune partiak komunist “maqedonas”, kohën e fundit në sitemin Neokomunist, edhe me shqiptarë të “ndershëm” partiak neokomunistë në pushtet. Lakmi, ua kisha “Parkun e Grave”! Vendstrehimin komunist. Dëllinjat, ku strehoheasha gjatë shkollës mesme me vajzat “maqedonase”, “turke”, vllehe e rome! E përcillja Natën e Madhe. Dhe, mes atyre dëllinjave pasmesnate e prisja Agimin. Diellin mbi male.

Dhe, Afera e armëve në Ladorishtë dhe “Bit – Pazar”, e vitit 1993, kur policia maqedonase , në aksionin e vetë të koduar “Baruti”, i arrestoi dhjetëra shqiptarë, pjesa dërmuese e të cilëve ishin funksionarë të lartë të PPD -ës, Mithat Emini, pastaj ministri i Mbrojtjes Hysen Hskaj, e shumë personalitete të tjerë të shquar shqiptarë. Procese gjugjsore hetimore, kur u morën vendime të rënda nga dy vjet deri në dhjetë vite heqje lirie. Ngjarje e thellë që e tronditi faktorin e atëhershëm më të madh shqiptar në Mqedoni, PPD -ën, dhe në kongresin e dytë të mbajtur po atij viti u nda në dy grupe partiake: PDSH dhe PPD. Montimnet e radhës politike: ngjarjet e Gostivarit për flamurin kombëtar kuqezi shqiptar, “Brodecit”, “Monstra” me flamuj turko – arab me protesta “paqesore”, në “Bit – Pazar”, “terroristëve” në Kumanovë.

Lufta e kryengritëse e 2001 -shit, i theu rregullat e bashkëjetesës  të “vëllazërim-bashkimit” në shtetin e “përbashkët” jugosllav. Miqësinë e vajzave “maqedonase”. “Maqedonasit”, pas Luftës të 2001 -it, ua shitën shtëpitë dhe banesat e falura nga shteti “përbashkët” me çmime marramendëse shqiptarëve, që zbritën nga katundet e malësisë të Shkupit. I lanë shkollat në gjuhën shqipe shkretë pa asnjë nxënës shqiptar. Shkollat në gjuhën shqipe të hapura me shumë sakrifica pas Luftës Dytë Botërore, që asaj kohe i hapi mësuesi patriot Mahmud Dumani, në kohën e ministrit të arsimit Ernest Koliqi, pagëzuar me emrat e rilindasëve shqiptar.

Sot, e shitën edhe veten  si shqiptarë, “muslimanë”, ortotokës, bullgarë, vllehë, romë e serbë. Dhe, ndërtuan shtëpi familjare në kryeqytetin shqiptar, dhe periferi të Shkupit hitroik të torjeve etnike shqiptare. Lindën, në Shkupin Historik Shqiptar, një komb të ri:” turqë”, dhe “maqedonasë. Erdhën, sot shqiptarët me ferra, në trojet e të parëve duke i uzurpuar parqet e gjelbërimit pa plane urbanistike dhe shtëpi pa leje ndërtimi e pallate biznesi partiake.

I braktisën katundet e Babait, me pasuri trashëgimtare familjare brez pas brezi, mes maleve: me pyje, lisa, ara, kafshë shtëpiake. Dhe, u shpërngulën në Shkup: pa male, ara, lisa, dhe shtëpi familjare. Rrugëdalje: nga pasuria e pasur malore, përfunduan në tezga partiake në “Bit-Pazar”, pa shtëpi, vende pune, vetëm me një kartë antarësie partiake, vende pune dhe poste politike nëpër ministri të “vëllazërim – bashkimit”, si argatë besnikë, vetëm për një përdorim, gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, nëpër insitucionet e shtetit të “përbashkët” Neojugosllav: Nga shiu, rrufeja, ranë në breshër. Vdekje, partiake.

Kryetarët e Komunave të sotshme shqiptare, i harruan, se: kanalizimet e këtyre komunave të “haleve” shiptare nga ish sistemi dje komunist, sot neokomunist, u ndërtuan me programe ish urbanistike komuniste të asaj kohe. Sot, vazhdojnë të ndërtohen me plane urbanistike neokomuniste. Rrugët. Parqet. Grumbullimi i popullsisë nga fshatrat në këtë lagje janë me të njëtat programe të kanalizime urbanistike, që nga sistemi ish komunist jugosllav. Asgjë, më nuk është bërë në sistemin neokomunist me kryetarë komune shqiptar. Vetëm rrugët dhe sistemet e kanalizimt janë ngarkuar me plehëra dhe jashtëqitje neokomuniste.

Ndërtimi i stadiumit sportiv të “shfercerave “ në mes të parkut gjelbërimit në “Ҫair”, që “maqedonasit” këtë lagje e ndërtuan për vete, shqiptarët e mbytën gjelbërimin plotë pemë me dalldisje partiake neokomunsite. Asgjë, nuk janë: përveçse, në mes të parqeve gjelbërimit, lindja e këpurdhave brenda një nate pas shiut me pallate dhe shtëpi pa plane urbanistike, dhe leje ndërtimi partiake. I kishin në ballë “shfercerat” dhe partitë politike në pushtet, shoqëritë kulturore – artistike – partiake me “tallava” për dalldisjen e popullit shqiptar nëpër manifestime “kulturore – artistike”, dhe dasma familjare partiake me flamurin kuqezi, shqiponjën dykrenare me çifteli dhe tupana duke i përdredhur bythët nëpër “Bit – Pazar”.

Askushi më pas këtij sistemi ish komunist, sot neokomunist, nuk preku asgjë me dorë”: as kanalizimin, as ujësjellësin e higjenën komunale. Politikanët, pas premtimeve në zgjedhjet lokalele dhe parlamentare, i harruan premtimet duke u turrur dhe uzurpuar poste partiake, politike. Premtimet partriake gjatë një fushate parazgjedhore në një katund të Kërçovës: kur i pyeti katundari nga fundi i sallës: Zoti kryetar, po ne  nuk kemi fëmijë?! Aty për aty, i përgjigjet kryetari: Partia do t’ju lindë edhe fëmijë…

I harroi Zoti Madh (Allahu). Por, nuk i  harroi Natyra… Përmbytja e Madhe…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
error: Content is protected !!