Opozitaret e vertet i “ha” Rinasi…

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Te premten, pa zbardh mire, u nisa per Rinas! Kisha mujt me gjete nji bilete pak te lire per Itali e thashe te shkoj te baj nji nate me Nanen teme, te pi nji gote vene me tre vllaznit, e te kthehem per ne Shqipnine teme me te shpejte!

Meqe jam detajiste e tmerrshme dhe, ndryshe te tjereve, nuk vrapoj kurre, isha thujse e fundit ne nisjet per Malpensa! E meqe leviz shpesh skam nevoje per kurrgja tjeter vec pasaporten e telefonin, kam kohe me kundrue ngado e gjithçka!

Ngaqe ishte heret, kur ngjita shkallet hekurishte te aeroportit, me dal te pjesa e kontrollit e lashe katin e pare thujse bosh! Krejt çka ishte i kisha perpara vetes, ne ikje! Ktheva edhe njihere mbrapsht, pershendeta njeriun qe me solli, i mbetun fillikat! Te gjithe te tjeret po iknim: Italia me dy tri linja njeheresh, Stambolli plot, Athina, e dy linja per Gjemani! Leshova nje sy mbi njerezit-udhetare, mbi 80 perqind te rinj, sigurisht shumica djem!

Ne sportelet e policeve une sigurisht kuptoj gjithcka; kam si te thuash lidhje te pazgjidhshme me ta! Djemte te gjiyhe mbanin turra letrash neper duar! Te gjithe ishte e dukshme qe po iknin per tmos u kthye! Edhe ca vajza, serish te reja ne moshe, ne te njejten menyre shfaqeshin para policave kontrollues, qe iu kerkonin rezervime, flet-pritjeje, vendin ku do shkonin e perralla te tjera, ndersa asnje nuk kthehej mbrapsht! Teksa flisja me vedi e shihja te rinjte qe kalonin ate pike te mallkueme nga njena ane e fatlume kah ana tjeter, une tmerrohesha! Sa do doja te ktheheshin te gjitha mbrapsht! U ligshtova e si duket edhe ftyra jeme e demonstrote! Kur dgjoj zanin e njanit: Goce, leviz, ke bosh sportelin!

Ia dhashe pasaporten policit! Nuk e kqyra fare! M’duket as nuk e pershendeta! Mu kthye; Ju rrini ne Itali? Joooo, i thashe, po s’di sa doli zani! E pashe qe ai nxiu! Ma ktheu pasaporten e po shqyente syte! Ika, nxora paketen e cigareve e dola jashte nderkohe  nje za gruaje na kerkonte qe Malpensa te afrohet te Gate! E pashe prape qe u boshatis vendi! Mandej u futa mrene e mendova protesten e te nesermes; protestuesit kane vite qe protesojne vec ne Rinas, ne ato sportele qe percjell opozitare te vertet e kullundris hajdute me tesera partish, qe percjell njerez te naperkamun e fut trafikante droge, armesh, parashe te pista, e dhunues te Shqipnise tone!

Te nesermen mrama u ktheva! Ne Malpensa kqyra pak lajmet per protesten! U ndesha ne vrerin e demokrateve kunder mosrealizimit te revolucionit! Pashe demokratet e tjere qe ishin te kenaqun me pranine, ndersa socrilindasit sdukeshin gjekundi! Lshova syte te porta jone, per Tirane dhe mu duk vetja ma e reja ne tane avionin! Vetem dy njerzit qe kisha une me vedi ishin ma te ri se une, po te dy lavdi Zotit me pasaporta italiane!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok