19/04/2024

Një libër i ri për gjuhën shqipe

0

Në vend të një urimi ndryshe për librin “ Gjuha shqipe dritë e diturisë 2” i mësuesit Izri Rexha në Austri

Shkruan Namik Selmani

Lajmi për librin më të ri për gjuhën shqipe nga autori që jeton në Austri më erdhi vrulltas. Bukur, me një krenari të fshehur dhe doja që larg nga Amerika që nga Bostoni ligjërimit shqip të Nolit e të Konicës të isha sa të mundja pjesë e gëzimit. Dhe e ka shkruar dhe e ka botuar një mësues i gjuhës shqipe që e jep këtë lëndë për 14 vite në shkollat e Austrisë e që e ka pasuruar përherë kulturën e tingëllimit melodik të gjuhës tonë në ambientet e një shteti tjetër, ku e lartëson gjuhën dhe traditat krahas gjuhëve tjera europiane. Që nuk mund ta trajtojë profesionin e tij vetëm me detyrën e futjes në klasë e të ligjërimit. Ai është nga ata mësues që plotësojnë parimin më universal të një mësuesi për të qenë misionar i detyrës së tyre.

Izriu ka botuar këto libra: “Bazat e Gramatikës për gjuhën shqipe”, “Blendi” Prizren 2012. Botoi edhe përmbledhjet me poezi: “Në plazh të përhirtë” në shtëpinë botuese “Ada” Tiranë qershor 2014, “Erë Muzgu” në shtëpinë botuese “Ada” Tiranë, në dhjetor 2014 botoi “Rri dhe sonte” në Shtëpinë botuese “Ada” Tiranë, në shkurt 2015 botoi përmbledhjen me poezi “Natë pa hënë” në shtëpinë botuese “Ada” Tiranë, në korrik 2015 botoi përmbledhjen me përralla dhe tregime “Mbretëria e fluturave” në shtëpinë botuese “Ada” Tiranë, në mars 2017 botoi përmbledhjen me poezi “ Kur lind dielli” në shtëpinë botuese “Lena Grafikë”, Prishtinë, „Heshtja flet me sy“ është përmbledhja me poezi që e botoi në shtëpinë botuese “Lena Grafik” Prishtinë, dhjetor 2019 . Në gushtë të vitit 2019 ka botuar „Gjuha shqipe 5“ në shtëpinë botuese “Lena Grafikë” Prishtinë, një libri me detyra të kapshme për natyrën e nxënësve. Dhe sot është libri i tij më i ri „Gjuha shqipe, dritë e diturisë 2“ që do të bohet në shtëpinë botuese “Lena Grafikë”. Autori është bashkauror i antologjive me poezi “Illyrikum”, nëntor 2012, antologjinë, kushtuar “Iljaz Kodrës dhe Antigona Fazliut” 2015, në antologjinë kushtuar poetit “Ali Podrimjes” 2014, antologjinë kushtuar qytetit të Sirisë “Alepo”2016.

Modestishtë kam shkruar dhe botuar edhe unë një libër leximi “Lulet e Diasporës” dhe e kam ndjerë kujdesin dhe nxitjen që më dha dhe përvoja e tij. Duhet të them se janë të shumtë mësuesët. Po shtohen nga dita në ditë me gjithë atë lëvizje që bëjnë shqiptarët më botë. Me një dëshirë të mjaft prindërve që duan të mësojnë fëmijët shqip. Po dua të them se janë mjaft të rrallë mësuesët që bëjnë libra gjuhe për ta. Ka ikur koha e abetareve në këto 30 vite. Ose duhet të ketë ikur.

Tani ka ardhur koha e teksteve shqip E pyesim sa e njeh këtë punë krijuese Ministria e Arsimit në Kosovë? A mbështeten financiarisht këta mësues që libri të bëhet pronë edhe e shkollave të shqipes në Austri, Gjermani, Angli, Itali e deri në SHBA. Izri Rexha është modeli më i mirë i këtij misioni humanitar dhe atdhetar që ka në jetën e vet. Paksa i heshtur dhe punë shumë Izri Rexha.

Dua të shkoj përtej urimit për këtë libër. Është gjëja më e thjeshtë të urosh po duhet mbështetja. Duhet shpërndarë përvoja e tyre. Duhet të përgjithësohet në shtetet amë. Pse jo dhe të vlerësohet në shkallën më të lartë me nderime Kështu ata do të motivohen më mirë në jetë, në profesion. Ka. kryer shkollën e gazetarisë dhe më pastaj universitetin e menjëherë është punësuar si profesor i psikologjisë dhe pedagogjisë. E kjo ndodhi 8 vite pa pagesë.

Që para 22 vitesh ka shkuar në Evropë. Këtu për 6 vite ka punuar si profesor i gjuhës gjermane dhe .mandej mësues i gjuhës shqipe. Nuk do i vë fare thonjëza fjalës hero kur shkruaj për Izri Rexhën. Jo. Se në kohën kur në Shqipëri e në Kosovë kur shteti është në shërbim të qytetarëve shqiptare jo shumë flitet mbështetet puna e mësuesve të shqipes në Diasporë.

Izri ka një portal të tijin në faqet sociale. Jo si ato që merren me thashetheme po që i shërben gjuhës shqipe.

Izri Rexha lindi me 14.05.1964 në Barilevë të komunës së Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse të mesmen në Prishtinë në Gjimnazin “Eqrem Qabej”. Ai ka mbaruar studimet në Universitetin e Prishtinës, drejtimin e Pedagogjisë. Pas përfundimit të studimeve 1988/89 punësohet si profesor i psikologjisë dhe pedagogjisë në gjimnazin “Eqrem Qabej” ku kishte kryer shkollën e mesme, në të cilën punoi pa pagesë nga viti 1989 deri në vitin 1997. Më pas emigron në Austri dhe atje karriera e tij rifillon nga viti 2004 deri më 2010 si profesor i gjuhës gjermane në firmën BFI, në vitin 2011 në WIFI si dhe përkthyes te institucionet më të larta të shtetit Austriak, kurse paralel me punët e tjera nga viti 2007 është mësues i gjuhës shqipe në Linz të Austrisë ku punon edhe sot.

Cilat janë planet krijuese të mësuesit Izri, ne jemi në pritje të majave të reja të kësaj pune kaq humanitare e atdhetare të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok