Cikël me poezi nga Mustafa V. Spahiu

0

 

MUSTAFA V. SPAHIU

 

BUSULLA E PLAGËVE

 

Fushës s’shkallëzuar t’pashpjegueshme,

Gjilpëra magnetike dot s’luan nga veriu –

Detin e jetës sime asnjë acar s’ma ngriu;

Nëntë plagët kjasojnë të pashërueshme!

 

Me rrufenat – pse – herët qenkam nisur?

‘E shtatë herë ia putha pragun shtëpisë

Duke i gjerbur lotët e vaktë t’fëmijërisë;

Me busullë n’dorë – me këmishë t’grisur.

 

Plaga shtonte plagën me rrisk fatësimi!

Motra e Gjergjit m’mungonte me fashat,

Plagën e shtatë ma sollën neshtrashat,i

I ngjaja feniksit n’faltore – ngadhënjimi…

 

Busullës’plagëvë gjuha m’thahej n’gojë,

Dhe dy plagë t’reja beft më shkallmonin

Mëritë e tyre dhembje mortesh m’uronin

Të dhjetën e ndala paçt para se të agojë.

 

Bajlozat e moçalit n’gjalma u lidhën, që

T’përhershëm më ngjajnë – bishtkularë,

I shoh eshtra duke llëpirë – ëndërrtarë!

Që kurrë më vetvetja s’do t’i zgjidhën…

 

Busulla ime shigjeton urrejtje të therta!

Plagët s’gulfojnë m’i martë nëma e dala,

Vargje këngësh i gërsheton vetëm fjala,

Me not maraton përshkoj dete t’mnerta.

 

E shtunë, 20 shkurt 2021, në

Dardanin Ilire

 

 

NËN PARZMIN E DIELLIT

 

S’jam copë e shkëputur prej komete,

Të tjera kometesh ka në gjithësi,s’pin

Ujë të cemtë mashtrimi, s’jam çilimi

Dhe unë frymoi në copat e kësaj jete!

 

Hapësirash të blerta e kërkoj diellin,

Cikolesh me rrufenat jam kacafytur;

Gjethin e ri në rritje sa e kem pritur,

Flokët na ranë për ta prekur qiellin!

 

Lavjerësit t’stinëve matje me nguti,

Këngët e mesditës me hire t’zgjuara,

Gjaku me lëng ndahen të bifurkuara,

Nuk ngjizen si droçka as në alkimi, në

 

Parzmë t’diellit shpesh fshihen motet,

Bima kur rritet si guaskë – merr lavdi!

Dielli me ëndje endet – gof ngrohtësi;

Rrezet lumbardhash asnjëra s’kotet…

 

Njeriu me bimën çastit gjejnë shtratin,

Secili ushqehet me naze palcës tonë,

Nën parzmë të diellit varet jeta jonë –

Me shëndet ta shilojmë t’gjetur fatin!

 

E martë, 15 shkurt 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

TË SHKOJ TEJ CAKUT…

 

Po, dua hasmëri – kam dhënë betim,

Ime mendje zemrën thertë e qorton:

Skalitur vargu nën diell fort t’ndriçon;

Me gjuhë t’stërholluar – jo si një jetim.

 

Të rritet pishë lartë kikës, kodrinash,

Të tjerëve kurrë s’ua jap DARDANINË!

Gjakun trimash që na sollën lirinë, si

Freski djalërie në gëzim’ e lëndinash.

 

Do shkoj tej cakut kurrë t’pashkelur,

Do nxitoj me t’katërtat e drenushës,

Të rrjedh me Ujëvaret e Mirushës –

N’at vend më pret lulekuqja e çelur.

 

Vrap Luginës s’Moravës me histori,

– Stërgjyshërit tokës ngrysën jetën!

Shqehve qarku – tregonte t’vërtetën,

Trupshëndetshëm luftonin për liri…

 

Ej, poet i fshatit – ose zemra t’rrënkon?

Ngjy’ penën gjakut të shndritshëm,me

Plojën e Çarrit kurrë t’papërsëritshëm;

Çetniku vocin shtalb n’singi masakron!

 

T’shkoj tej cakut zhytem në hidhërim!

Dy brigada deshên të bënin kërdi, dhe

Nga vullnetarët tanë asnjëri s’u kthy’, e

Mbetën skërkav’e përrojeve n’harrim!

 

Të shkoj te caku do mbetëm i gjallë?

Urtinë nuk duhet fare harruar, as me

Sllavoserbin kurrë mos m’e u shtruar!

Shekujsh s’rrimë dot – pa u përballë!

 

E shtunë, 13/14 shkurt 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

VESE NJERËZIE

 

Për ronxhobonxhotë s’mërzitem,

Veset e tyre i kanë fare pa karar,

Herezisht tallen si lolotë në pazar;

Morali im djaloshar dot s’venitet, e

 

Miqësi me njerëz mbaj sa meritojnë,

Njerëz hiqni veset – iu dhuroj kalin…

Pastroni veset s’e zjarrmoni malin;

Vetveten pështyne para se t’agojnë.

 

Zgjebjen e mjegullës – larg shpirtit,

Indin dhe tylin e keni nisur pa nyje,

Njerëz veset i keni varë lart në yje;

Doni famë e lavdinë e skandalistit!

 

O njerëz, qofshi të nëmëtuar n’jetë,

Këngët e mia s’i shkruan dor’e huaj,

Dëborës e veriut aspak nuk i druaj-

Më thuani përjetësinë kush e gjetë?

 

S’jam i thirrur t’iu mbajë as ligjëratë,

As t’i ndërsej qenërisht tërë rrufetë,

Veset tuaja i kam kyçur në epruvetë,

Jepe Zot t’shëroheni nga kjo lëngatë.

 

Lipsni, njerëz veset o strehëmjeruar,

Mos humbni burrëri, nder dhe erzë!

Mos ngulni thumba qiellit pa djersë;

Vesesh ngulfateni n’lak të turpëruar.

Kalimtar, njerëz kalimtar jemi n’botë,

Për çdo ditë jemi n’hap gjunjëprerë,

E pikëllimshëm na shpallin të ndjerë;

Veset edhe hëna i shikon kaq ftohtë!

 

E shtunë, 13 shkurt 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

LYTHAT NË GJUHË

 

Kur më shajnë gjuhës m’dalin lytha,

Lerthat më gogësijnë deri në grykë,

Dhëmbët m’skërmisin egër si mykë;

Faqet m’djegin zjarr regjur me hitha.

 

Qafirët kanë çkopësuar sakral gojën,

Lehin qençe si n’leshtë e zi të ujkut,

Hudhëra syve t’etur si thonjë t’bufit,

Kafshtë t’zeza për lak mbajnë tojën.

 

Për të përtokëshmit e droj mallkimin,

Vargjesh gabim më dalin – n’portret!

Gafi bie mbi mus guri më qorton vet

T’fosilizohen brengash me dështimin.

 

Luthat zhduken strehësh kur cirkojnë

Ujë shiu atëherë dushku mugullon, e

Kur gjethja e kërsanës cemt’i distilon,

Klorofilin e gjakut lythat (s) e zanojnë!

 

Jetemot, njerëz me tru lythat zhgulni,

Gjuhën shëronie me melhem e mjaltë

Zgjidhni e qëmtoni më të artat – fjaltë;

T’bleroj shelg i thatë aty ku e ngulni…

 

E premte, 19 shkurt 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

RRUGËT

 

Rrugët e pafajshme na japin drejtime,

Xhepash e fshehin profilin e pakufisë,

Barojat na shikojnë në sytë e magjisë;

Hapat e bartin si gjethet kokën time…

 

Gjendet a s’gjendet kund fund’i rrugës,

Kthehemi pas lojërave tona t’harruara,

Ditës s’mëngjër vinë t’martët e beku’ra,

Psherërimë e zhurmë bën një drugës…

 

Gjenezën e rrugës ta mësojmë patjetër,

Të lodhur nisemi me ngashërim çilimiu,

Nesërmen s’dihet agimi se ku na gdhiu

Me barrë mbi kurriz – mëkatin e vjetër.

 

Stërlodhja e kapitja gjakun na turbullon,

Na prijnë me urti kapronjtë e gjelbërimit

Kometet e ëndërrave ikin prej udhëtimit,

Shpallet martir rrugës prehje nuk kërkon.

 

Kur nisemi me uratën: “Rrugë të mbarë!”

Fener i ndezur na pret n’fund t’udhëtimit,

Si ashtin e domosdosë plagën e mëtimit;

Është shikim i gjatë kohën duhet ndarë…

 

E mërkurë, 10 shkurt 2021, në

Dardaninë Ilire

 

 

TELLALLËT

 

Me vikatje rrufesh të viktimizojnë,

Kudo t’telendisin ngel brinjëthyer,

Tellallët tartakút – zemërgërryer –

Në rrashtën e kokës të zhbirojnë.

 

Vetullëvrenjtur t’shfaqen tellallët,

Me damkë në ballë jeta si jetohet

Deri në nadir fati të përzjarrohet,

Ndjesë paçin, – mendjehardallët!

 

Gjetën mënyrë m’bënë Hiroshimë,

Kapen çastin – djalli si iu shpjegon;

Qeni është qen, qençe nuk këndon!

Llaskuçet më nuhatën në çdo vrimë.

 

Kishin etje, Zot sa ishin t’pa mëshirë!

Nga mbinë, mollë djalli nga kush farë?

N’hidhësi sime shoqe prehet n’n barë,

Anatema ime napë iu qoftë në fytyrë!

 

Florën natyrës s’e mbolla shtrembër,

Besa e fjala në peshore rrinin kotë,ju

– Tellallë gabim o keni lindur në botë;

Për ligësitë tuaja s’vë dorë në zemër!

 

E martë, 9 shkurt 2021, në

Dardaninë Ilire

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok