04/12/2024

Ne duhet të qëndrojmë së bashku, edhe kur armiku është në mesin tonë

0
u1_Dasareti

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Virusi Corona është një vrasës i qetë dhe i padukshëm. Një murtajë. Në luftërat në të cilat kam qenë, unë mund të merrja një rrezik të llogaritur, mund ta dija se ku ishte snajper-isti dhe kisha mundësi të mbrojë veten. Në tërmetet dhe terrorin, gjithçka është më fizike dhe konkrete, edhe pse është mizore. Por në këtë katastrofë korona nuk mund ta shohim armikun.

***

Kjo është sikur infeksioni me koronë të luajë një lojë psikologjike poshtëruese me ne. Infeksioni mund të jetë në trupin tuaj për dy javë para se të godit. Edhe të shëndetshëm ndiejnë simptoma, sepse gjithmonë flasim për infeksionin dhe mendojmë për të, është sikur të jetë duke zvarritur në kokën tonë.

***

Kriza më e madhe në historinë e KB.

Politika duhet të lihet anash për të fituar këtë luftë.

Virusi paraqet një kërcënim për të gjithë në botë, për të mos përmendur një goditje financiare që do të sjellë një rënie ekonomike që bota nuk ka parë kurrë,

Kombinimi i dy faktorëve dhe rreziqeve të tilla si paqëndrueshmëria, trazirat dhe konfliktet në rritje, do të thotë që ne tani besojmë se kjo është kriza më e madhe që njerëzimi është përballur që nga Lufta e Dytë Botërore.

Tani për tani të gjithë jemi të prekshëm, të hutuar dhe të shqetësuar. Por krizat gjithashtu kanë një dimension klasor. Të pasurit janë duke kaluar më mirë se te varfrit. Gjithashtu në krizë. Kjo është pikërisht arsyeja pse një politikë kombëtare-ligjore-humane-solidare që përqafon të gjithë është tani kaq e rëndësishme. Rrjeti i sigurisë në shoqëri duhet të përfshijë të gjithë ata që bien poshtë.

Në kohë të mira, ne duhet t’i ngremë të gjithë. Në të këqija, ne duhet t`i sigurojmë dhe të kujdesemi për të gjithë. Ka qenë në zemër të kulturës sonë për mijëra vjet.

Shoqëria duhet të kujdeset për të gjithë. Askush nga ju që goditet (preket) fort nga kjo krizë nuk duhet të qëndrojë vetëm.

***

Ligji për mbrojtjen nga sëmundjet infektive

Ndëshkimi dhe dëmi. Me përjashtim të detyrave të caktuara që i janë imponuar një personi të infektuar dhe detyrat që mbulohen nga legjislacioni i personelit shëndetësor, shkelja e qëllimshme ose nga pakujdesia e Ligjit për mbrojtjen e infeksionit, ose vendimet bazuar në Ligjin për mbrojtjen e infeksionit, me gjobë ose burgim, është i arsyeshëm dhe domosdoshëm.

***

Ne përballemi me një armik të panjohur dhe të padukshëm. Dhe më e keqja nga të gjitha, janë miqtë dhe fqinjët tanë që e mbajnë atë.

Ne e dimë kush na e kërcënon tërësinë tokësore (integritetin e vendit) dhe shpërbërjen e kombit. Ishte dhe është një armik i jashtëm (i ndihmuar nga ca këlysh të brendshëm), ndaj të cilit  ne qëndronim dhe mund të qëndrojmë kundër, së bashku.

Ndërsa fatkeqësitë e tjera i lidhin njerëzit së bashku, përvoja historike tregon se epidemitë po i ndajnë.

Këtë herë është ndryshe. Këtë herë është gjithçka për të mbajtur distancën tuaj. Jemi në një situatë ku për muaj të ardhshëm do të refuzojmë të tjerët dhe do të refuzohemi nga të tjerët. Kjo është gjëja racionale dhe e arsyeshme për të bërë tani. Por është vërtet në kundërshtim me natyrën njerëzore. Ne jemi qenie shoqërore, të cilët kanë nevojë për njëri-tjetrin.

Tani ne jemi në mes të një beteje midis instinktit dhe arsyes. Ne duhet të bashkëpunojmë, thotë arsyeja. Ti je i rrezikshëm, thotë instinkti. Frika dhe dyshimi janë pasoja natyrore të epidemive.

Imazhi që dikush përdor, që kjo është një luftë klasike, nuk është adekuate. Nuk janë ushtarët e armikut ata që marshojnë kundër nesh. Janë njerëzit me të cilët rrethohemi, fqinjët, miqtë dhe familja, të cilët vijnë për të na takuar, të ngarkuar me sëmundje dhe ndoshta vdekje.

Prandaj, ne duhet të flasim për këtë tani dhe të praktikojmë të jemi bujar me gabimet e njëri-tjetrit. Sepse ato vijnë, pak nga pak. Ne dhe liderët tanë (mendoj për lider të vërtetë botëror, jo për shumicën e kalbësirave tona) do të bëjmë gabime. Është e pamundur të imagjinohet se gjithçka do të jetë perfekt, në situatën ku jemi tani.

Bujaria e ndërsjellë (reciproke) kërkon që të vazhdojmë një bisedë të çiltër, të qartë dhe të ndershme. Shqiptaria ka një popullsi të ditur dhe të arsimuar. Ne jemi njerëz të ndjeshëm që dëgjojmë, vlerësojmë dhe diskutojmë. Faktet numërohen. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme që të fitojmë njohuri se si mendojnë profesionistët. Kështu që kjo na tregon hapur për rreziqet, përfitimet dhe të metat e masave të ndryshme, dhe për pasigurinë që rrethon skenarë të ndryshëm.

Sepse është e qartë për të gjithë se nuk ka përgjigje të qarta dhe fikse se si ne si shoqëri duhet të përballemi me virusin e koronës. Ne duhet të jemi në gjendje të marrim pjesë në dyshimet e profesionistëve dhe në të njëjtën kohë të ndjekim me besnikëri të gjitha vendimet e autoriteteve shëndetësore. Mosmarrëveshjet nuk janë të rrezikshme. Nëse arrijmë të shohim që të gjithë duan më të mirën, dhe të veprojmë sipas asaj, atëherë kemi marrë një rrugë të gjatë në uljen e dëmtimit mendor. Shumë njerëz, sidomos punonjës të mjekësisë,  tani janë duke bërë gjithçka munden për të na mbrojtur nga rezultatet më të këqija të koronës. Dhe të tillët janë heronjtë e vërtetë të njerëzimit, që duheshe edhe të paguhen shumë më tepër se deri tani, e jo ata miliarder që i mëshojnë më mirë topit në futboll apo ata që këndojnë më bukur tallava.

Dhe, ne duhet të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ta lexojmë njëri-tjetrin në kuptimin më të mirë. Për shembull, duke kuptuar se ai/ajo që ju qorton kur mblidheni kot nëpër rrugë, mbi të gjitha është i/e frikësuar. Dhe se ai që dërgon një pamje të keqe në dyqan sepse mendon se je shumë afër, nga frika se mund ta sjellë infeksionin në shtëpi tek gruaja dhe fëmijët e tij. Ngase frika sjell zemërim. Sidomos nëse nuk flasim për këtë. Rreth asaj se si ndihemi, për çfarë kemi frikë dhe për çfarë kemi nevojë.

***

Shqiptarë, bëhuni Njeridashës!

Shumë prej nesh janë mësuar me kurimin më të madh, ekzistencën e ilaçeve dhe vaksinave. Se ka ushqim në tryezë, dhe paqe në rrugë. Por mos harroni se historikisht kjo është e pazakonta. Prindërit, apo gjyshërit tanë kanë përjetuar gjithçka, që ne të llastuarit duhet të mësojmë prej tyre. Dhe ne duhet të kultivojmë njerëzimin përballë njëri-tjetrit – veçanërisht ndaj atyre që tashmë paguajnë një çmim të lartë. Ekonomikisht, por edhe njerëzor. Kostot e izolimit. Vetmia, gjyshërit që nuk mund të shohin nipërit dhe mbesat e tyre, banorë të vetmuar që nuk mund të jenë fizikisht afër një njeriu tjetër për muaj të tërë. Jo një përqafim, as një shtrëngim duarsh.

Nuk ka asnjë arsye (asnjë dobi) për të qenë në gjendje të përcaktojmë koston e kaq shumë njerëzve që duhet të jenë kaq shumë vetëm për kaq gjatë. Por që njerëzit do të vuajnë, gjatë gjithë rrugës dhe në prapa-vështrim (retrospektivë)  është e sigurt. Kjo është arsyeja pse ne duhet të qëndrojmë së bashku, edhe kur armiku është në mesin tonë.

Ne do të jetojmë së bashku pas kësaj. Ne do të takojmë sytë e njëri-tjetrit. Dhe ne do të guxojmë ta shohim veten në pasqyrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok