21/12/2024

Naime Gjongecaj, kandidatja që vjen nga shoqëria civile dhe synon të jetë një zë dinjitoz në shërbim të qytetarëve

0
Naime-Gjongecaj

Nga Dukagjin HATA

Duke vëzhguar se si spektri politik i partive kryesore e kanë rrudhur nivelin e përfaqësimit përgjithësisht në figura të konsumuara dhe me “rrezonacë” të dobët me publikun, ndonjë kandidat që ofrohet nga partitë e reja, me idenë për të bërë ndryshimin, ia vlen të konsiderohet si një mundësi që politika të dalë nga llogoret e mbrojtjes pa limit të interesave të veta dhe të ofrojë modele të qëndrueshme të marrëdhënieve të saj me qytetarët.

Një kandidate e tillë më duket Naime Gjongecaj, kandidate e Partisë  LËVIZJA DEMOKRATIKE SHQIPTARE, numri 18 në Tiranë.

Naimja vjen nga një trevë me tradita të forta atdhetare dhe njerëzore, siç është Tropoja dhe me kontibute në shoqërinë civile, në mbështetje të shtresave më të paprivilegjuara dhe më në nevojë të shoqërisë.

Naime Gjongecaj, është kandidatja që vjen nga shoqëria civile dhe synon të jetë një zë dinjitoz në shërbim të qytetarëve Naime Gjongecaj, kandidatja që vjen nga shoqëria civile dhe synon të jetë një zë dinjitoz në shërbim të qytetarëve dhe shoqerise shqiptare ne teresi, shoqëri i e cila vuan pasojat e një klase politike në një tranzicion të stërgjatur, i cili ka lënë pasojat e veta në secilën familje shqiptare. Kësisoi është koha që njerëz të lirë dhe me vlera e virtytey të larta të jene zëri i qyetatërve dhe çdo shqiptari të ndershëm, i cili do një të ardhme ndryshe për fëmijët, familjen dhe shoqërinë që e rrethon. Nisur nga kjo, ajo dhe partia që ajo përfaqëson ftojnë çdo qytetar të Qarkut të Tiranës që të votojnë një zë ndryshe, e jo siç kemi bërë këto 30 vite, duke votuar me dorën dhe vetëdijen tone, vrasjen e ëndrrave dhe shpresave të secilit prej nesh. Kësisoj ju ftojme të votoni për ringjalljen e shpresës, për fëmijët, të rinjtë dhe te ardhmen e secilit prej nesh.

Takimi me Naimen është suprizues, jo për shkak të ndonjë trilli a misteri që mund të përmbajë figura e saj njerëzore, profesionale e intelektuale, por për shkak të fuqisë me të cilën ajo të injekton ëndrrat dhe pasionet e saj, për ta bërë më të drejtë këtë shoqërinë tonë, të mbetur në grackat e një tranzicioni të gjatë e të vështirë.

Si përfaqësuese e shoqërisë civile, ajo, me pasionin e saj për t’iu shërbyer njerëzve, me përgatitjen profesionale, dashamirësinë dhe përkujdesjen e ngrohtë ndaj shtresave në nevojë të shoqërisë, është bërë një figurë e dashur tek ata që e kanë ndier dorën e ndihmës së saj, ku ajo me shumë përkushtim tenton të bëjë më të mirën e mundshme, në shërbim të hallexhinjve.

Zgjedhja e saj si deputete në Kuvendin e Shqipërisë do të mundësonte promovimin e një paralamenti shërbimesh e jo propogade. Mandatimi i saj si deputete do të sillte një mendësi të re, ku shoqëria civile, me frymën e ndihmës dhe përkrahjes së të pamundurve, do ta bënte më të ndjeshëm Kuvendin e Shqipërisë ndaj nevojave të shtresave më të zbuluara të shoqërisë në këtë tranzicion ende të egër dhe që vazhdon.

Naimja është një nga kandidatët e duhur për Tiranën, që e meriton të hyjë në Parlamentin e dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, që urojmë më në fund të ul në tempullin e tij njerëz dinjitozë, që çojnë ujë në mullirin e interesave të njerëzve që i kanë zgjedhur dhe jo në guackën e intresave të tyre të ngushta private e klanore.

Po kush është Naime Gjongecaj?

Naime Gjongecaj nga Bajram Curri, Tropojë ka lindur në Burrel më 21.07.1963 dhe aktualisht jeton në Tiranë. Ajo rrjedh nga një familje me tradita atdhetare, ku gjyshi i saj, Ukshin Deli Gjongecaj i Krasniqes ka qenë ndër ndërtuesit e parë të kanaleve vaditëse, veprimtari e shquar për të cilën mban dhe emrin Heroi i Punës. Për shkak të talentit dhe dhuntive të tij të veçanta në këtë fushë, është cilësuar nga ekspertët e kohës si “inxhinieri me diplomën në gur” si dhe mban titullin “Qytetar nderi” i Tropojës.

Pasardhësit e tij, që fëmijë janë rritur me nje edukatë familjare model, kanë qenë dhe janë sofër e shtruar buke e bese, pajtimi e vëllazërimi. Kjo familje ka kontribuar në sistemin e vëllezërve dhe motrave kosovare, në kohën e luftës 1999, kur nga Kosova martire u larguan për t’i shpëtuar makthit përndjekës të genocidit millosheviçian qindra e mijëra shqiptarë të Kosovës.

Naimja ka punuar në arsim 14 vite, me një shkëputje të shkurtër kur erdhi në Tiranë, për të vijuar më tej kontributin në drejtim të shoqërisë civile. Ajo ka mbrojtur Diplomën Bachelor në Mardhënjet Ndërkombtare, më pas ka punuar për tetë vite në bashkinë e Tiranës dhe ka a mbi shtatë  vite pune me organizata dhe shoqata humanitare në ndihmë të njerëzve në nevojë.

Në vitin 2019, në kohën e tërmetit, ajo ka ndihmuar me ushqime dhe kontribute të tjera mjaft qytetarë të prekur nga tërmeti, si dhe në sistemim e disa qytetarëve në Tiranë dhe Kosovë.

Është anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Ateve në USA. Është vlerësuar dhe gëzon mirënjohje nga organizata humanitare brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu, Naimja është anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane me qendër në Neë York, Tiranë, Prishtinë dhe Shkup.

Naimja është një grua vizionare, në kulmin e energjive, që merret shumë me ngritjen e saj profesionale, me lexime të thelluara në fushën e politikës, ku ka vendosur të kontribuojë, me një shërbim cilësor në dobi të një komuniteti, që ka aq shumë nevojë për këtë shërbim.

Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë spektri politik shqiptar, të lodhur në grackat e këtij tranzicioni të gjatë dhe të vështirë, ku politikanët e vjetër po vijnë duke i humbur gjithnjë e më shumë kreditet në sytë e një publiku të zhgënjyer, ka nevojë për njerëz si Naime Gjongecaj, që sjellin me vete një mendësi të re të marrëdhënieve me njerëzit dhe shtresat në nevojë, në shërbim të të cilave ajo ka kohë që punon me mish e shpirt, me zemër në dorë, siç thotë populli.

Naimja është njeriu i duhur për në Kuvendin e Shqipërisë, për të përfaqësuar sa më mirë traditat më të mira të familjes shqiptare, të bujarisë dhe shpirtmadhësisë së shqiptarëve, siç është zgjatja e dorës ndaj atij që është në hall e nevojë, shtresa që aktualisht ndihen të pa përfaqësuara dhe që deputetë si Naimja do t’iu mundësonin të ishin një zë shprese në Parlamentin e ri, që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok