ME REZOLUTË NUK MBULOHET FAJI, KRYEMINISTËR!

0
Arlinda-Zekaj

“Çdo shoqëri e merr revolucionin që meriton.” — M.Bakunin

“Arlinda Zekajn e vrau shteti i dështuar”

Nga Hazir Mehmeti

Rrjedhat shoqërore në trevat shqiptare janë të brishta dhe larg koncepteve të kohës moderne.  Në Kosovë veçanërisht janë të ndërlikuara nga politika e gabuar vite me radhë. Atëherë kur pritej efikasitet i ministrive, ato mungonin, mungonte qeveria, mungonte presidenti, mungonte parlamenti dhe kjo dy vjet rresht.  Nuk ka vend në botë që 50 herë të votohet kot në parlament dhe kandidati qëndron kukull para votuesve, para qytetarëve, para përgjegjësive ndaj vendit. Fajtori i njëjtë gjithmonë: Tjetri!  Kandidati vinte nga Ministria e Drejtësisë për shumë vite, Albulena Haxhiu, e cila premtoi shumë, por nuk bëri asgjë për t’u shënuar. Dhe pikërisht kjo sërish shpërblehet nga klani Kurti duke, zgjidhet kryetare e parlamentit!

Vjosa Osmani e revoltuar në seancën parlamentare kushtuar viktimës Arlinda Zekaj e tha : shtet i dështuar. U habita ca, kur e tha  këtë, u rrëqetha. Këtë e tha, e thotë dhe do ta thotë Serbia si papagall kudo.  A ka këtu dorë faji edhe Vjosa si pjesë e këtij rreshtimi politik shumë vite dhe si presidente e vendit pesë vite! Përse nuk e tha më parë! Le të gjykon vet ajo me zgjuratësinë e zhdërvjelltë që ka. Dhe, ishim krenar me shumë përfaqësime të saj. E ndjenim se ishin balancuese dhe mbrojtëse nga hedhja e Kosovës në hendekun e rrethit politik me të cilin bashkëjetonte. Po, tani!

Nuk mbulohen dështime me rezoluta të vona, të detyruara, të dhembshme dhe tragjike. Të gjithë kanë dështuar që moti në ndërtimin e një shoqërie funksionale në Kosovë. Sa rezoluta, kongrese, konferenca, seminare…. u mbajtën gjatë viteve me tema të mëdha kombëtare: Ku gjendet shoqëria jonë, në cilin drejtim po shkon Kosova, përse kaq shumë sulme ndaj Ushtrisë Çlirimtare dhe vlerave të kombit Gonxhe Bojaxhiu- Shën Tereza, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e shumë tjera.

Po përmendi dy ngjarje alarmante me përmasa negative edhe jashtë vendit që u shuan pa rezoluta, pa konferenca, pa raporte, pa përjashtime.. Përkundrazi ministrat u dekoruan dhe lavdëruan:   Rasti 1. Rasti i segregacionit të një fëmijë rom nga mësuesja, shkolla në Pejë. Rast që nuk guxon të ndodhë e të mos ketë përgjegjësi zyrtare e morale. Ministri i Arsimit, Nagavci e arsyetoj dhe mori ngritje partiake.

Rasti 2. Rrahja e plakës 80 vjeçare nga kujdestarja e saj e paguar mirë nga familja. Kjo mori dhenë larg në shtypin botëror deri përtej oqeanit. Serbia ushqeu propagandën e saj “Shtet i dështuar” gjerësisht në bindjen e botës. As tani nuk pati rezoluta, as konferenca sociologësh, pedagogesh… Pati debate shkatërruese në TV e financuara nga dora e zezë antikombëtare.

Të dyja këto ndodhën në Kosovë, pjesën më të zhvilluar të saj ku akoma mbretëron logjika e të fortit primitiv.

Përse tani rezoluta, pyesim?    Përse pasi u shua një jetë nëne me mallin e fëmijës së vet që e lindi, i dha gji, e rriti.. Një nënë që e kërkoi fëmijën e saj, shtëpinë e saj të ndërtuar me djersë e mundim. Një nënë e cila kërkoi ndihmën e shtetit, ndihmën e të gjithëve. Ajo e dinte se do vritej, paralajmëroi të gjithë. E dinte se dorasi ishte i fuqishëm dhe nuk do gjykohej ndoshta as arrestohej sikurse në shumë raste tjera në Kosovë, bile do privilegjohet si trim me fjalime e analiza në TV – antikombëtare. Do bëhej idol i koncepteve prapanike antinjerëzore të dogmave nënshtruese islamike që vjellin helm kundër të drejtëve të grave, kundër nënave, motrave e çikave tona shqiptare në 800 tempuj mashtrimi e krimi.

Arlinda ishte e zgjuar, e tregon letra e saj, këmbëngulësia e saj për të drejtat e veta të cilat ia garanton ligji i Kosovës së lirë. Ajo e dinte se do vritet, por nuk do rresht së kërkuari fëmijën e saj, dritën e saj për të cilin jetoi. Këtë e garantonte ligji i gllabëruar nga drejtuesit e shtetit, realizuesit e zbatuesit e tij. Ajo kërkoi, por “kishte harruar” të shkonte tek ministrja ku e priste me buzëqeshjen e saji ironike Donika e privilegjeve shumëvjeçare. E priste klani qeveritar i drejtuar nga krye mashtruesi Albin Kurti.

Asgjë nuk funksionin sipas ligjit në Kosovë, andaj anarkia ka gllabëruar institucionet. Nga kryetarët e komunave, drejtorët e zgjedhur nga ai, inspektorët korrupt dhe sahanlëpirës etj. E rëndë është gjendja në shëndetësi e arsim si ambiente ku shumica absolute e qytetarëve takojnë realitetin e hidhur.

Shkolla laike e shoqërisë e garantuar me kushtetutë është bërë arenë e predikimeve e ndikimeve dogmatike fetare nga mësuese e mësues të ndikuara e paguara nga dora e huaj antikombëtare.  Kush nuk merret me pastrimin e shkollave laike shtetërore nga këto elemente antiligjore. Para nxënësve shqyhet flamuri, shahet gjuha shqipe dhe figurat madhore të kombit. Nënçmohet e fyhet gruaja, gjysma e kombit.   Përse nuk kontrollohen programet dhe projektet dogmatike religjioze, gjuha e tyre, karakteri i tyre nga ministritë përkatëse. Ato e kanë detyrim mbrojtjen e fëmijëve, qytetarëve të saj.  Këto bëhen në shtetin demokratik ku unë shërbeva njëzet vite, tek ne jo. Këto janë të ndaluara në gjithë botën demokratike, edhe në shkollat turke ku isha disa herë në vizita javore me kolege e kolegë nga Austria.

Historia është e pamëshirshme ndaj gabimeve. Këtë e kemi provuar me lëkurë pikërisht ne shqiptarët. Vizionari ynë i madh i veprave program, Sami Frashëri e tha: “Shërbimi që bën arsimi për përmirësimin e një kombi, ligji s’mund ta bëjë kurrë”.

Arlinda Zekaj u vra nga dora kriminale me bekimin e shtetit që nuk funksionon.  Kjo ditë do shënohet në kujtesën tonë kombëtare si:

Dita Vrastare e Ndërgjegjes Shtetërore.

Pusho e qetë Arlinda!

Kosova të kujton e turpëruar që nuk pati forcë të mbron jetën Tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok