PROF. ADNAN QATIPI-NDËR THEMELUESIT E SHKOLLËS SË LARTË SHQIPTARE TË INXHINIERISË MEKANIKE DHE PEDAGOG I SHUMËBREZAVE NË TIRANË E PRISHTINË
Nga Gani S. Pllana
Prof. Adnan Qatipi lindi në Tiranë më 27 prill 1933. Shkollën e mesme e kreu n Gjimnazin e Tiranës (sot Gjimnazi “Qemal Stafa”) n vitin 1952.
Studimet e larta i filloi në ish-Institutin e Lartë Politeknik të Tiranës (tani Universiteti Politeknik i Tiranës) në vitin 1952 dhe i përfundoi në vitin 1957 me rezultate shumë të larta.
Në vitet l957-1963 ka punuar si Inxhinier teknolog dhe kryeteknolog në Uzinën “Enver” dhe në të njëjtën kohë është emëruar pedagog i jashtëm në Degën Mekanike të Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës.
Në vitin 1963 është emërohet pedagog efektiv në Katedrën e Konstruksioneve Mekanike për lëndët: “Detalet e makinave” dhe “Makinat Peshëngritëse transportuese”.
Titujt shkencorë: “Inxhinier i diplomuar” (1957), “Docent” (1972) dhe “Profesor” (2000).
Titullar i lëndëve mësimore
Prof. Adnan Qatipi ka qenë titullar i këtyre lëndëve mësimore:
- “Detalet e makinave” dhe
- “Makinat peshëngritëse transportuese”.
Pedagog në Universitetin e Prishtinës
Kontributi i prof. Adnan Qatipit ka qenë veçanërisht i rëndësishëm edhe në Kosovë. Në kuadër të bashkëpunimit arsimor Shqipëri–Kosovë, ai ka zhvilluar mësim në Fakultetin Teknik të Universitetit të Prishtinës. Në vitet 1972-1977 ka dhënë leksione, ciklin e plotë, për lëndën mësimore “Makinat peshëngritëse-transportuese” në Seksionin e Makinerisë të Universitetit të Prishtinës në Prishtinë.
Aktiviteti profesional dhe shkencor pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Hidrocentraleve-Drejtues i Grupit Mekanik
Prof. Adnan Qatipi nga viti 1979 ka punuar pranë Institutit të Studimeve dhe Projektimeve të Hidrocentraleve-Drejtues i Grupit Mekanik, duke vazhduar të japë leksione në disiplinat e mësipërme si pedagog i jashtëm.
Nga vitet 1976-1985 ka bërë studime të veçanta mbi Mekanizimin e Betonimeve të Tuneleve Shkarkues, Ekranit të Digës, Kullave të Ekuilibrit me Kallëpe Metalike të Lëvizshme të zbatuara në Hidrocentralet e Fierzës dhe Komanit.
Specializime jashtë shtetit
Prof. Adnan Qatipi ka qenë për specializim pas universitar në Francë, në vitet 1972, 1982 dhe 1990 për një periudhë disamujore.
Njohuri të gjuhëve të huaja: rusisht, frëngjisht, italisht dhe anglisht.
Detyra udhëheqëse në Institute, Këshilla Shkencore dhe Komitete Shkencore
Prof. Adnan Qatipi ka qenë anëtar i disa Këshillave Shkencore, të disa Instituteve dhe i Komitetit të Shkencave dhe Teknikës.
Publikime të prof. Adnan Qatipit
Prof. Adnan Qatipi është autor dhe bashkautor i një sërë tekstesh universitare dhe botimesh profesionale, të cilat u përdorën për shumë vite si literaturë bazë në arsimin e lartë teknik në Shqipëri dhe Kosovë, si në vijim:
Tekste universitare
- Qatipi, A.; Pejani, F.: “Detalet e makinave dhe makinat ngritëse e transportuese: lidhjet”, Vol.1, 129 f., Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1966.
- Qatipi, A.; Pejani, F.: “Detalet e makinave dhe makinat ngritëse e transportuese: transmisionet”, Vol. 2, 254 f., Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1966.
- Qatipi, A.; Pejani, F.: “Detalet e makinave dhe makinat ngritëse e transportuese: Makinat ngritëse transportuese”, Vol. 3,146 f., Universiteti Shtetëror i Tiranës, Tiranë, 1966.
- Qatipi, A.; Afezolli, Th.: “Manual për mekanikë, tornitorë dhe frezatorë”, 288 f., Botues: “Naim Frashëri”, Tiranë, 1966.
- Qatipi, A.; Pejani, F.: “Detalet e makinave dhe makinat ngritëse e transportuese: lidhjet”, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Vol. 1, 131 f., Tiranë, 1968.
- Pejani, F.; Qatipi, A.: “Detale maqinash dhe maqina ngritëse transportuese”, Dispensë 3, 297-458 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1972.
- Qatipi, A.: “Makinat peshë ngritëse dhe transportuese”, Dispensë 1, 229 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1974.
- Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensë 2, 230-439 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1974
- Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensë 2, 225 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1978.
10.Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensë 1, 269 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1983.
- Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensë 2, 238 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1983.
- Gjonaj, M.; Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse – transportuese: bazat llogaritëse”, Vol.1, Pjesa 1, Dispensë, 160 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1983.
- Gjonaj, M.; Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse – transportuese: bazat llogaritëse”, Vol.1, Pjesa 2, Dispensë.161-342 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1983.
- Qatipi, A.; Pejani, F.: “Detale makinash dhe makina peshëngritëse transportuese”, 136 f., Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1984.
- Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensë1, 264 f., Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1985.
- Qatipi, A.: “Detalet e makinave: tekst mësimor për degët jo mekanike”, 169 f., Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1985.
- Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensë 2, 228 f., Universiteti i Tiranës “Enver Hoxha”, Tiranë, 1986.
18.Gjonaj, M.; Qatipi, A.: Zeqja, Sh.: “Mekanizim”, Botues: SHBLU, 386 f., Tiranë, 1990.
Punime shkencore
Qatipi, A.: “Influenca e trajtimit termik të detaleve në karakterin e vendosjeve me presim të garantuar dhe në koeficientin e fërkimit”, Buletin i USHT Seria e shkencave natyrore, Nr. 4, f. 124-131, Tiranë, 1963.
Studim i veçantë i referuar në Universitetin e Tiranës
Prof. Adnan Qatipi dhe Dh. Vreto me rastin e njëzetvjetorit të themelimit të Universitetit të Tiranës, në muajin nëntor 1977, në Fakultetin e Inxhinierisë USHT, kanë mbajtur referatin, me temë: “Mbi betonimin me kallëpe metalike të faqeve paralele të tuneleve shkarkues të hidrocentraleve”. Autorët në këtë studim paraqesin një vepër të projektuar dhe të zbatuar për herë të parë në vendin tonë. Ana funksionale e të gjithë kompleksit të pajisjes së projektuar është zgjidhur e tillë që siguron manovrim të lehtë pa qenë nevoja të përdoren makineri të posaçme. Leverdia ekonomike e saj është vlerësuar në mënyrë të veçantë, pasi një teknikë e tillë betonimi do të mund të përdorej me sukses edhe në hidrocentralet e tjera që do të ndërtoheshin në vendin tonë, duke shfrytëzuar madje edhe këto pajisje ekzistuese.
Artikuj tjer
- Qatipi, A.: “Homazh për komandantin e çetës partizane të Gollobordës, patriotin Ahmet Çami”, në: Kushtrim brezash : bot. i Organizatës së Veteranëve dhe Invalidëve të LANÇL : e~përjavshme Nr. 32, 10 gusht, 1995, f.3., 1993;
- Qatipi, A.: “Dy fjalë nderi për Shaban Rexhën”, në: Zëri i popullit: organ i Partisë Socialiste të Shqipërisë Nr. 210, 12 shtator, 1995, f. 8., 1995;
- Qatipi, A.: “Askush s’mund të na ndajë ne, veteranët e LANÇ-it, nga rruga e demokracisë” :[Diskutim në Konferencën e PS-së të qytetit të Tiranës], në: Kushtrim brezash : bot. i Organizatës së Veteranëve dhe Invalidëve të LANÇL: e përjavshme Nr. 34, 23 gusht, 1996, f. 1, 7, 1996;
- Qatipi, A.: “Lufta e Mushqetas, betejë legjendë”, në: Ushtria: organ qendror i Ministrisë së Mbrojtjes : botohet dy herë në javë Nr. 68, 9 shtator, 1998, f.6, 1998;
- Qatipi, A.: “Përshëndetje e ish komandantit të Brigadës së parë Tankiste, veteranit Adnan Qatipi” [Me rastin e 35 vjetorit të Brigadës së parë Tankiste], në: Mbrojtja: revistë e përmuajshme e Ministrisë së Mbrojtjes Nr. 5, 1998, f.45, 1998;
- Qatipi, A.: “Veteranët e LANÇ janë nderi dhe krenaria kombëtare”, në: Revista ushtarake: organ teoriko-shkencor i Akademisë Ushtarake të Shtabit të përgjithshëm Nr. 4, 2004, f.17 – 21, 2004;
- Qatipi, A.: “29 nëntori i bën nder çlirimtarëve dhe popullit”, në: Sot: bot. i “Antenës”, 29 nëntor, 2005, f.11, 2005;
- Qatipi, A.: “200 napolona flori për ‘kokën’ time: dëshmia e 80 vjeçarit që drejton Komitetin e Veteranëve të Luftës Antifashiste” (interv. Elisabeta Ilnica), në: Dita: organ i “Dita Group sha”, Nr. 1482, 15 qershor, 2005, f.14 – 15, 2005;
- Qatipi, A.: “Konferenca e Pezës, si u zhvillua kuvendi i parë pluralist”, në: Telegraf : e përdyjavshme: e Federatës Sindikale e PTT: Nr. 219, 16 shtator, 2010, f.14 – 15, 2010.
Dekorata dhe çmime
Prof. Adnan Qatipi për punën e tij të çmuar është dekoruar dhe ka marrë çmime, si:
- Dekoruar me Urdhrin e Punës Klasi i III-të (1966);
- Dekoruar me Urdhrin e Punës Klasi i I-rë (1986);
- Çmimin e Republikës Klasi i III-të (1970);
- Çmimin e Republikës Klasi i II-të (1977).
Përfundim
Prof. Adnan Qatipi konsiderohet ndër pedagogët e brezit themelues të shkollës shqiptare të inxhinierisë mekanike. Ai kontribuoi në zhvillimin e mësimdhënies universitare, hartimin e teksteve profesionale dhe përgatitjen e qindra inxhinierëve mekanikë në Tiranë dhe në Prishtinë.
Kontributi i tij lidhet veçanërisht me zhvillimin e shkollës shqiptare të inxhinierisë mekanike, në një periudhë kur ajo po kalonte nga faza e konsolidimit fillestar në një sistem të mirëfilltë universitar. Fusha e tij e specializimit – makinat peshëngritëse dhe transportuese – ishte një fushë e rëndësishme për industrinë shqiptare, sepse lidhej drejtpërdrejt me pajisjet e ngritjes, transportit dhe mekanizimit të proceseve industriale. Përveç punës universitare, përvoja e tij si krye-teknolog në industrinë mekanike i dha mësimdhënies së tij një karakter të fortë praktik.
Veprimtaria projektuese e prof. Adnan Qatipit vlerësohet për kontributin e dhënë për nevojat e industrisë shqiptare të kohës, si specialist dhe studiues në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve të Hidrocentraleve në Tiranë.
Bibliografia
- Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensa 1, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1974.
- Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensa 2, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1978.
- Qatipi, A.: “Makinat peshëngritëse dhe transportuese”, Dispensa 1, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1983.
- Qatipi, A.; Pejani, F.: “Detale makinash dhe makina peshëngritëse transportuese”, Universiteti i Tiranës, Tiranë, 1984.
- Londo, A.: “Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike në 50 vjetorin e tij”, Tiranë, 2001;
- Guxho, G.: “70 vjet MCMLI-MMXXI Inxhinieri Mekanike në Shqipëri”, Durrës, 2021.
