PROF. DR. AVNI TERZIQI-SPECIALIST I MIRËMBAJTJES SË SISTEMEVE METALURGJIKE NË “TREPÇË” DHE I VLERËSUAR NË AUDITORËT E FSHTA DHE FXM NË MITROVICË NË FUSHËN E TERMOTEKNIKËS DHE HIDRAULIKËS
Nga Gani S. Pllana, Prishtinë
Prof. dr. Avni Terziqi lindi më 1 tetor 1950 në Mitrovicë. Shkollën e mesme teknike, dega e makinerisë, e kreu në Mitrovicë në vitin 1969.
Studimet universitare i ka filluar në vitin akademik 1969/70 në seksionin e makinerisë të Fakultetit teknik në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1975.
Në vitin 1978 e kreu provimin profesional.
Punimin e magjistraturës me titull: “Optimizimi i sistemeve energjetike për kursimin e energjisë në proceset e teknologjisë për prodhimin e plumbit” e ka mbrojtur në Fakultetin e Makinerisë në degën e termoteknikës dhe termoenergjetikës në Universitetin “Kirill dhe Metodije” në Shkupit, 1994.
Punimin e doktoratës, me titull: “Kontribut analizës së transmetimit të nxehtësisë në furrat vaterxhakete të Trepçës” për gradën shkencore “Doktor i shkencave teknike”, e ka mbrojtur në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2001.
Aktiviteti pedagogjik në mësimdhënie
Prof. dr. Avni Terziqi e ka filluar aktivitetin pedagogjik në mësimdhënie qysh kur ishte në studime (viti shkollor 1972/73) në Shkollën e mesme teknike ish-“Boris Kidriç” (sot ”Arkitekt Sinani”) në Mitrovicë, ku ka ligjëruar disa lëndë mësimore, si: Mekanika, “Vizatim teknik”, “Gjeometri deskriptive“, ”Pajimet e automjeteve dhe “Teknologjia mekanike”.
Dy vite shkollore 1974/75 dhe 1975/76, ka punuar në Gjimnazin ish-“Silvira Tomazini” (sot “Frang Bardhi”) në Mitrovicë, ku ka ligjëruar lëndën mësimore: “Gjeometri deskriptove”.
Veprimtaria akademike prof. dr. Avni Terziqit
Në vitin akademik 1979/80 u angazhua në ish-SHLT në Mitrovicë si bashkëpunëtor i jashtëm për lëndët mësimore: “Turbomakinat” dhe “Makinat pistonike”.
Në vitin akademik 1980/81 ka krijuar marrëdhënie të rregullt pune si ligjërues në ish-SHLT për lëndët mësimore: “Turbomakinat”, “Makinat postonike”, “Hidromekanikë” dhe “Termodinamikë”.
Në vitin 1986 ka fituar titullin “Profesor i ish-SHLT” për lëndët mësimore: “Turbomakinat” dhe “Makinat me pistona”, ndërkaq në vitin 1992 përsëri si “Profesor i ish-SHLT” për lëndët “Turbomakinat” dhe “Makinat me pistona”.
Në vitin 1997 ka mbajtur leksione në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë për lëndët mësimore: “Termodinamikë” dhe “Gjeometri deskriptove”.
Në vitin 2003 fitoi titullin “Profesor asistent” për lëndët mësimore: “Mekanika e fluideve” dhe “Termodinamikë”, dhe, në ndërkohë, ka dhënë leksione edhe për lëndët mësimore: “Motorët me djegie të brendshëm”, “Sistemet hidraulike dhe pneumatike” dhe “Grafika kompjuterike”.
Në vitin 2008 fitoi titullin “Profesor i asociuar” dhe ke dhënë lëndët mësimore: “Mekanika e fluideve dhe Termodinamikë””, dhe, në ndërkohë, ka mbajtur edhe lëndët mësimore: ”Motorët me djegie të brendshëm”, “Sistemet hidraulike dhe pneumatike” dhe “Grafikë kompjuterike”. Në të njëjtin vit u angazhua për leksione në nivelin master në FSHTA në Mitrovicë për lëndët mësimore: “Modelimi dhe optimizmi” dhe “Sinteza logjike e sistemeve pneumatike. “
Në vitin 2010 zhvilloi leksione në nivelin e doktoratës në FXM në Mitrovicë për lëndën zgjedhore: “Kapituj të zgjedhur nga transmetimi i nxehtësisë dhe masës”.
Në vitin 2012 fitoi thirrjen ”Profesor” në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë
Titullar për lëndët mësimore:
- “Mekanika e fluideve”;
- “Termodinamikë”;
- “Programim kompjuterik”;
- “Motorët me djegie të brendshme”;
- “Projektimi i fabrikave”;
- “sistemet hidraulike dhe pneumatike”.
Njohuri të gjuhëve të huaja: serbokroatisht, rusisht, maqedonisht dhe anglisht.
Titujt/gradat shkencore: “Inxhinier i diplomuar” (1975), “Ligjërues” (1980), “Profesor i ish-SHLT” (1986), “Profesor asistent” (2003), “Profesor i asociuar” (2008) dhe “Profesor” (2012).
Pozita profesionale administrative në ish-SHLT dhe në Universitetin e Prishtinës
- 1976: Shef i mirëmbajtjes së makinerive në shkritoren e Zveçanit;
- 1976-1979: Drejtues i mirëmbajtjes së makinerive, elektrikë dhe ndërtimit në shkritoren e Zveçanit;
- 1979-1980: Organ mbikëqyrës për nxehje, klimatizim dhe pajisje ftohëse në “Pistën e akullt” në objektin në ndërtim në “Pallatin e rinisë dhe sporteve” në Prishtinë;
- 1980, 1981 dhe 1982: Anëtar i Pleqësisë së Universitetit të Prishtinës;
- 1985-1988: Drejtor i sektorit për zhvillim, modernizim dhe investime në Shkritoren e Plumbit në Zveçan;
- 1988-1990: Drejtor teknik në Shkritoren e Plumbit në Zveçan;
- 1984/85: Zëvendësdrejtor në ish-SHLT në Mitrovicë;
- 1994 /95 dhe 1995/96: Shef i degës së makinerisë në ish-SHLT në Mitrovicë;
- 1996 /97 dhe 1997/98: Drejtor i ish-SHLT në Mitrovicë;
- 1998/99, 1999/2000 dhe 2012/214: Anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës;
- 2006-2012: Prodekan për financa në FSHTA në Mitrovicë;
- 2012-2015: Anëtar i Senatit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë.
Hartues dhe realizues i projekteve dhe përpunues i dokumentacioneve teknike
Gjatë veprimtarisë në prodhim dhe ndërtim prof. dr. Avni Terziqi ka marrë pjesë në hartimin dhe realizimin e shumë projekteve, përpunimin e dokumentacioneve teknike në aktivitete të ndryshme profesionale-shkencore, si:
- Hulumtimi i metodave për optimizimin e sistemeve energjetike për kursimin e energjisë;
- Transmetimi i nxehtësisë në furrat metalurgjike;
- Probleme të ndryshme nga lëmi i Mekanikës së fluideve;
- Zbatimi i metodave të modelimit dhe optimizimit;
- Sistemet hidraulike dhe pneumatike;
- Mirëmbajtja e sistemeve teknike në industri;
- Organizimi dhe efikasiteti i mirëmbajtjes së sistemeve teknike në industri;
- Zbatimi i metodave statistikore dhe metodave të matematikës numerike;
- Zbatimi i softuerëve për dizajn;
- Zbatimi i softuerëve për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga lëmi i energjetikës.
Pozitat udhëheqëse dhe veprimtaria në prodhim
Krahas aktivitetit pedagogjik në ish-SHLT, prof. dr. Avni Terziqi punoi në Shkritoren e Plumbit në Zveçan, si në vijim:
- 1976: Shef i mirëmbajtjes së makinerisë;
- 1976 – 1977: Drejtues i mirëmbajtjes së makinerisë, elektroteknikës dhe ndërtimtarisë;
- 1977 – 1979: Drejtor teknik i Shkritores së Plumbit në Zveçan;
- 1979-1980: Organ mbikëqyrës për nxehje dhe klimatizim dhe pajisjet ftohëse me pistën e akullt dhe Koordinator teknik për mbikëqyrje të objektit në ndërtim në Pallatin e sporteve dhe rinisë në ndërtim në Prishtinë;
- 1985 – 1990: Drejtor i sektorit për zhvillim, modernizim dhe investime në Shkritoren e Plumbit në Zveçan.
- Kryetar dhe anëtar i disa komisioneve profesionale dhe shkencore.
Aktiviteti profesional-shkencor
Prof. dr. Avni Terziqi ka një varg hulumtimesh për sistemet energjetike, kursimin e energjisë, sistemet hidraulike dhe pneumatike, aplikimin e softuerëve aplikativ, si në vijim:
- Hulumtimi i metodave për optimizimin e sistemeve energjetike për kursimin e energjisë;
- Transmetimi i nxehtësisë në furrat metalurgjike;
- Probleme të ndryshme nga lëmi i Mekanikës së fluideve;
- Aplikimi i metodave të optimalizimit;
- Sistemet hidraulike dhe pneumatike;
- Mirëmbajtja e sistemeve teknike në industri;
- Organizimi dhe efikasiteti i mirëmbajtjes së sistemeve teknike në industri;
- Aplikimi i metodave statistikore dhe metodave të matematikës numerike;
- Aplikimi i softuerëve aplikativ për dizajn;
- Aplikimi i softuerëve aplikativ për zgjidhjen e problemeve të ndryshme nga lëmi i energjetikës.
Veprimtaria botuese profesionale shkencore
Prof. dr. Avni Terziqi ka botuar një varg punimesh shkencore në vend dhe në botën e jashtme. Në vijim po i përmendim disa më të rëndësishme:
Tekste dhe dispensa universitare
- Terziqi, A.: ”Makinat me pistona”, Botues: ETMM, Prishtinë, 1988.
- Terziqi, A.: “Detyra të zgjidhura nga Mekanika e Fluideve”: Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2004;
- Terziqi, A: “Organizimi dhe efikasiteti i mirëmbajtjes”: Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2007;
- Terziqi, A: “Modelimi dhe optimizimi”: Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2008;
- Terziqi, A: “Termodinamika” : Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2010;
- Terziqi, A: “Mekanika e fluideve” : Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2010;
- Terziqi, A: “Sistemet hidraulike dhe pneumatike”: Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2011.
Punime shkencore të botuara në vend
- Terziqi, A.: “Trajtimi i varësisë në mes të sasisë së ndryshueshme të nxehtësisë dhe të ndryshimit të prurjes në ftohës (te furrat vaterxhakate)”, Botuar: Revistë profesionale-shkencore, Nr.1, 1998, INKOS-Obiliq, Prishtinë, 1985;
- Terziqi, A.: “Shqyrtimi i mundësisë për shfrytëzimin e nxehtësisë te djegia e squfurit elementar shtesë në stabilimentet e H2SO4”, Botuar: Buletin i punimeve shkencore në ish-SHLT në Mitrovicë, f. 30-39, Mitrovicë, 1995;
- Terziqi, A.: “Shfrytëzimi i nxehtësisë fizike të plumbit në gjendje të lëngët përmes aplikimit të sistemit të transportit në gjendje të lëngë”, Botuar: Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri “MAKINERIA”, Prishtinë 1997;
- Krasniqi, F.; Terziqi, A.; Muriqi, A.: “Varësia e prurjes së ujit nga përmasat gjeometrike dhe parametrat termikë në procesin e ftohjes së furrës vatërxhakete”, Botuar: Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri “MAKINERIA” III/1, f. 29-35, Prishtinë, 2001;
- Krasniqi, F.; Terziqi, A.; Zeqiri, S.: “ “Caktimi i trashësisë optimale të shtresës termoizoluese të ftohësve të furrës vaterxhakete”, Botuar: Buletin i punimeve shkencore 2, f. 1-9, SHLT, Mitrovicë 2002;
- Krasniqi, F.; Terziqi, A.; Muqiqi, A.: “Analiza e sektorit të sipërm të shkëmbimit të nxehtësisë në furrat vaterxhakete”, Botuar: Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri “MAKINERIA”, nr. IV/1, f. 59-66, Prishtinë 2002;
- Gashi, A.; Ibrahimi, Sh.; Terziqi, A.: “Mbi modelet e organizimit të sistemit të mirëmbajtjes në përgjithësi dhe në metalurgjinë e plumbit ‘Trepça’”, Botuar: Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri “TEKNIKA” SHLT-Ferizaj, f. 45-53, dhjetor 2003;
- Gashi, A.; Ibrahimi, Sh.; Terziqi, A.: ”Rëndësia e zbatimit të metodave bashkëkohore të mirëmbajtjes në metalurgjinë e plumbit ‘Trepça’”, Botuar: Revistë shkencore për teori dhe praktikë në makineri “TEKNIKA” , f. 68-75, SHLT – Ferizaj, prill 2004;
- Krasniqi, F.; Muriqi, A.; Terziqi, A.; Selimi, R.: ”Dinamika e proceseve në furrat metalurgjike me flakë”, Botuar: Buletin i punimeve shkencore, f. 86-99, FXM Mitrovicë, 2004;
10.Kamberaj, N.; Terziqi, A.; Rizaj, M.; Ibrahimi, Sh.: ”Caktimi i karakteristikave të shpërndarjes dhe dispersionit statistikor të përmbajtjes së plumbit në bramcë”, Botuar: Buletin i punimeve shkencore, FXM Mitrovicë, 2005;
- Terziqi, A.; Rizaj, M.; Krasniqi, F.; Kamberaj, N.: “Koeficienti i korrelacionit linear për sasinë e harxhuar të koksit gjatë prodhimit të plumbit në furrat shahte të ‘Trepçës’”, Botuar: ASHA e Kosovës , Revista shkencore “KËRKIME”, Prishtinë, 2008;
- Osmani, A.; Terziqi, A.: “Valorizimi i bramceve nga procesi i shkrirjes reduktuese në metalurgjinë e plumbit dhe zinkut përmes procesit Wels”, Botuar: Konferenca e Seksionit të Shkencave Inxhinierike dhe të Teknologjisë së Informacionit, Përmbledhje e punimeve shkencore të fërkimit të pestë të institutit ALB-SHKENCA, 2-5 shtator 2010, Tiranë, 2010.
Punime shkencore të botuara jashtë vendit
- Rizaj, M.; Terziqi, A.; Beqiri, E.; Kamberaj, N.: ”Concentration and Distribution Carakteristics of Lead in the Shaft Furnace Slag of “Trepça” Corporation”, 13th International Metallurgy & Materials Congres, IMMC, november 2006, Istanbul, Turkey, 2006;
- Rizaj, M.; Terziqi, A.; Beqiri, E.; Kamberaj, N.: ”Concentration and Distribution Carakteristics of ‘Trepça’ Shaft Furnace”, Europen Metallurgical Conference, Emc 2007, June 2007, Düsseldorf, Germany, 2007;
- Terziqi, A.; Rizaj, M. ; Beqiri, E.; Kamberaj, N.: ”Usage of Heat Obtained by Cooling of Shaft Furnaces of ‘Trepça’ Corporation With Water Steam”, Annals of DAAAM & Proceedings of the 18th International DAAAM Symposium, ISBN 3-901509-58-5, ISSN 1726-9679, pp. 379, Editor B. Katalinic, by DAAAM International, Vienna, Austria, 2007;
- Terziqi, A.; Rizaj, M.; Beqiri, E.; Kamberaj, N.: ”Use of Statistical Analyze for Calculation of Specific Slag Heat of ‘Trepça’ Shaft Furnace”, pp. 753-754, Annals of DAAAM & Proceedings of the 18th International DAAAM Symposium, ISBN 3-901509-58-5, ISSN 1726-9679, p. 380, Editor B. Katalinic, by DAAAM International, Vienna, Austria, 2007;
- Rizaj, M.; Terziqi, A.; Beqiri, E.; Kamberaj, N.: ”Concentration and Distribution Carakteristics of Trepça Shaft Furnace Slag”, World of Metallurgy-ERZEMETALL 61 (2008) No.2, pp. 255-260, Germany, 2008;
- Osmani, A.; Rizaj, M.; Terziqi, A.; Kamberaj, N.: “Slag Valorizations of Reductive Smelting Process by Shaft Furnace in the Lead Metallurgy of ‘Trepça’ Complex with Economical and Environmental Effects”, Journal of International Environmental Application & Science, Volume IV (Issue II), Year 2009;
- Terziqi, A. : “Model for analysis of material and thermal balance parameters of pre-furnace on ‘Trepça’ shaft furnace”, Annals of DAAAM & Proceedings of the 20th International DAAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-70-4, ISSN 1726-9679, pp 694, Editor B. Katalinic , Published by DAAAM International, Viena, Austria 2009;
- Terziqi, A.; Mulliqi, I.; Kamberaj, N.; Bajraktsri, B.: “The Analysis of Influencing Factors on Combustion Time of the Lignite in TC ‘Kosova A’”, Annals of DAAAM & Proceedings of the 21th International DAAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-73-5, ISSN 1726-9679, pp 0088, Editor B. Katalinic, Published by DAAAM International, Viena, Austria, 2010;
- Haxhiaj, A.; Terziqi, A.; Haxhiaj, E.: “Porosity of Lead Agglomeraten as Function of CaO and SiO2 proportion”, Journal of International Environmental Application & Science, pp. 566-571, Vol. V., Issue IV, Year 2010;
10.Aliu, M. R.; Terziqi, A.; Mulliqi, I.; Bajraktari, B.: “Impact of dryness degree x on Parameters of Two-Phase Flow of Water in Slick Vertical Tube”, Annals of DAAAM & Proceedings of the 21th International DAAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-73-5, ISSN 1726-9679, pp. 0088, Editor B. Katalinic, Published by DAAAM International, Viena, Austria, 2010;
- Terziqi, A.; Haxhiaj, A.; Bajraktari, B.: “Thermal Load Impact on Steam parameters for Cooling the Shaft Furnace”, Annals of DAAAM & Proceedings of the 21th International DAAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-73-5, ISSN 1726-9679, pp. 0088, pg. 0173-0174, Editor B. Katalinic, Published by DAAAM International, Viena, Austria, 2010;
- Bajraktari, B.; Terziqi, A.; Mulliqi, I.; Aliu, M.: “Test analysis with ultrasound of welded unions at Construction of cage blind shaft in ‘Trepça’ mine”, pp. 753-760, 15th International Research/Expert Conference ”Trends in the Development of Machinery and Associated Technology” TMT 2011, 12-18 September 2011, Czech Republic, Prague, 2011;
- Terziqi, A.; Bajraktari, B.; Mulliqi, I.; Aliu, M.: “Model for analysis of the impact of hydraulic Parameters in efficiency of a pump-turbine system”, 15th International Research/Expert Conference ”Trends in the Development of Machinery and Associated Technology” TMT 2011, 12-18 September 2011, Czech Republic, Prague, 2011;
- Mulliqi, I.; Terziqi, A.; Beqiri, L.; Bajraktari, B.; Ibrahimi, I.: “Usage model of electrical furnace gases for heating In rotation furnace”, 15th International Research/Expert Conference ”Trends in the Development of Machinery and Associated Technology” TMT 2011, 12-18 September 2011, Czech Republic, Prague, 2011;
- Mulliqi, I.S.; Terziqi, A.; Bajraktari, B.; Mehush, R. A.: “Impact of combustion time of lignite in the model of kinetic combustion in the boiler of ‘Kosovo B’”, Annals of DAAAM for 2011 & Proceedings of the 22th International DAAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-73-5, ISSN 1726-9679, pp 0088, Editor B. Katalinic, Published by DAAAM International, Viena, Austria 2011.
- Zabeli, M.; Terziqi, A.; Bajraktari, B.: “Optimal time of blowing the oxygen in the decarbonization of cast iron in steel in ‘METAL’ Janjevo”, Annals of DAAAM for 2011 & Proceedings of the 22th International DAAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-73-5, ISSN 1726-9679, pp 0088, Editor B. Katalinic, Published by DAAAM International, Viena, Austria 2011;
- Terziqi, A.; Mulliqi, I.; Bajraktari, B.; Aliu, M.: “The flow of thermal energy from gases of electric furnace in the charge of rotary furnace”, Annalls of DAAAM & Proceedings of the 22th International DAAAM Symposium, ISBN 978-3-901509-73-5, ISSN 1726-9679, pp 0088, Editor B. Katalinic, Published by DAAAM International, Viena, Austria 2011;
18.Mulliqi, I.; Terziqi, A.; Beqiri, L.; Aliu, M.: Comparison of different methods in modeling of combustion kinetics of the lignite in PP ‘Kosova B’”, Journal of International Environmental Application & Science, ISSN: 1307-0428, 2012.
Udhëheqës shkencor për punim të magjistraturës
Prof. dr. Avni Terziqi ka qenë udhëheqës shkencor (Mentor) për punime të magjistraturës për kandidatët:
- Kandidati: Inxh. dipl. Naim Kamberaj, tema e magjistraturës me titull: “Modelimi matematikor për analizën e parametrave termoteknikë të parafurrës për furrat shahte të ‘Trepçës’”, për gradën shkencore “Magjistër i shkencave teknike”, mbrojtur 21 korrik 2005 në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë;
Anëtar i komisionit për mbrojtje të magjistraturës
- Kandidati: Inxh. dipl. Gani Krasniqi, tema e magjistraturës me titull: “Analiza e parametrave termodinamikë optimal të sistemit Si-O2-C në shkritoren e Ferronikelit në Drenas”, për gradën shkencore “Magjistër i shkencave teknike”, mbrojtur më 30 nëntor 2006 në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
Anëtar i komisioneve për mbrojtje të doktoratave
Prof. dr. Avni Terziqi ka qenë anëtar i komisioneve për punime të doktoratave për kandidatët:
- Kandidati: Mr. sc. Abdullah Gashi, tema e doktoratës me titull: “Optimizimi i sistemit të mirëmbajtjes në metalurgjinë e plumbit ‘Trepça’”, për gradën shkencore “Doktor i shkencave teknike”, mbrojtur më 28 maj 2004 në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë;
- Kandidati: Mr. sc. Afrim Osmani, tema e doktoratës me titull: “Shfrytëzimi i metaleve të dobishme nga bramca e furrave shahte të shkrirjes reduktuese ta aglomeratit të plumbit në ‘Trepçë’”, për gradën shkencore “Doktor i shkencave teknike”, mbrojtur më 23 shtator 2009 në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë;
- Kandidati: Mr. sc. Rushit Haliti, tema e doktoratës me titull: “Kontributi në vlerësimin optimal të qëndrueshmërisë të shpateve me metodsa probalitare në Siboc”, për gradën shkencore “Doktor i shkencave teknike”, mbrojtur më 5 mars 2012 në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë;
- Kandidati: Mr. sc. Milaim Sadiku, tema e doktoratës me titull: “Ndikimi i kerkut të zinkut në mjedis dhe mundësia e riprocesimit të tij”, për gradën shkencore “Doktor i shkencave teknike”, mbrojtur në vitin 2012, në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë;
- Kandidati: Mr. sc. Mensur Kelmendi, tema e doktoratës me titull: “Hulumtimi i ndikimit të deponive industriale në kontaminimin e tokës me metale të rënda në Mitrovicë ”, për gradën shkencore “Doktor i shkencave teknike”, mbrojtur në vitin 2012 në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë;
Udhëheqës shkencor për mbrojtje të doktoratës
Prof. dr. Avni Terziqi ka qenë udhëheqës shkencor (Mentor) për mbrojtje të doktoratës për kandidatin:
- Kandidati: Mr. sc. Ismet Mulliqi, tema e doktoratës me titull: “Kontribut në modelimin e e kinetikës së procesit të djegies së linjitit në kaldajat e TC ‘Kosova B’”, për gradën shkencore “Doktor i shkencave teknike”, mbrojtur në vitin 2012 në Fakultetin Xehetaro-Metalurgjik në Mitrovicë.
Udhëheqës shkencor për mbrojtje të punimit master
Prof. dr. Avni Terziqi ka qenë udhëheqës shkencor (Mentor) për mbrojtje të masterit për kandidatin:
- Kandidati: Bach. Mak. Ind. Jeton Hajdari, tema e masterit me titull: “Struktura e sistemeve pneumatike për ngasje dhe modeli matematik i ngasësve pneumatik”, për gradën shkencore “Master i shkencave teknike”, mbrojtur në vitin 2012 .në Fakultetin e Shkencave Teknike të Aplikuara në Mitrovicë
Falënderime dhe mirënjohje
- Falënderim nga Rektori i Universitetit të Prishtinës prof. dr. Ejup Statovci për kontribut në zhvillimin dhe përfundimin me sukses të vitit akademik 1991/1992, korrik 1992.
- Mirënjohje nga ish SHLT në Mitrovicë për punë mbi 20 vjeçare, tetor 2002.
- Mirënjohje nga Rektori i Universitetit të Prishtinës me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Përfundim
Prof. dr. Avni Terziqi përfaqëson një nga profesorët e formuar në traditën e arsimit të lartë teknik në Kosovë, veprimtaria e të cilit lidhet veçanërisht me zhvillimin e arsimit universitar të inxhinierisë mekanike në Mitrovicë. Kontributi i tij lidhet me drejtimin institucional, përmes angazhimit si drejtues i ish-SHLT në Mitrovicë dhe në Universitetin e Prishtinës.
Prof. dr. Avni Terziqi ka marrë pjesë në veprimtari kërkimore dhe botime shkencore, shpesh në bashkëpunim me kolegë dhe studiues të tjerë të Universitetit të Prishtinës dhe institucioneve të Mitrovicës. Një pjesë e kërkimeve të tij lidhet me proceset industriale, energjinë, termoteknikën, mekanikën e fluideve, zbatimin e inxhinierisë mekanike në industri dhe teknologjitë e industrisë së Trepçës dhe KEK-ut.
Gjatë veprimtarisë në prodhim dhe ndërtim prof. dr. Avni Terziqi ka marrë pjesë në hartimin dhe realizimin e shumë projekteve dhe përpunimin e dokumentacioneve teknike të transmetimit të nxehtësisë në furrat metalurgjike, si edhe për problemeve të ndryshme nga lëmi i Mekanikës së fluideve, sistemeve hidraulike dhe pneumatike dhe për organizimin e mirëmbajtjes së sistemeve teknike në industri.
Bibliografia
- Terziqi, A.: ”Makinat me pistona”, Botues: ETMM, Prishtinë, 1988.
- Terziqi, A.: “Detyra të zgjidhura nga Mekanika e Fluideve”: Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2004;
- Terziqi, A: “Organizimi dhe efikasiteti i mirëmbajtjes”: Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2007;
- Terziqi, A: “Modelimi dhe optimizimi” : Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2008;
- Terziqi, A: “Termodinamika” : Dispensë, FSHTA, Mitrovicë, 2010;
- Terziqi, A: “Mekanika e fluideve” : Dispensë , FSHTA, Mitrovicë, 2010;
- Dokumentacion nga arkivi i FSHTA në Mitrovicë, 2025.
