POLITIKA E LISTËS SË STUDENTËVE NË NJË VIJË ME POLITIKËN E PARAARDHËSIT TË TYRE – VUÇIQIT

0
Xhelal-Zejneli1

Nga Prof. Xhelal Zejneli

Politika e jashtme dhe rajonale e Listës së studentëve në Serbi, krahasuar me politikën klero-fashiste të Aleksandar Vuçiqit, nuk ka kurrfarë dallimi.

*   *   *

Lidhur me asnjanësinë ushtarake dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, në dokumentin e publikuar thuhet:

Serbia do të ruajë asnjanësinë ushtarake;

nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë;

do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhënie me Bashkimin Evropian, me SHBA-në dhe me Kinën.

Lidhur me Kosovën, në dokumentin e publikuar thuhet: “Në përputhje me Kushtetutën,   Kosova është pjesë e Serbisë”,

Kur është fjala për Bosnjën dhe Hercegovinën, theksohet ruajtja e pozitës kushtetuese, e kompetencave dhe e pronës së Republikës Serbe (Republikës Srpska).

*   *   *

Qeveria e Listës së Studentëve parashikon reforma e diplomaci. Paralajmërohet eliminimi i partizimit të diplomacisë dhe nepotizmi në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe vendosja e kritereve të rrepta profesionale për emërimet në misionet diplomatike dhe konsullore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok