Korrupsioni, shpërdorimi i pushtetit (detyrës)
Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)
Qurrashët vozitshin biçikleta të lidhura me sixhim dhe visheshin me pantallona me arna, por pasi i hynë të ashtuquajturës “karrierë politike”,filluan të voziten me Mercedes–Benz dhe vishen me Armani, të blera nga pisllëqet e korrupsionit. Hajdutët janë të denjë për urrejtje.
***
Korrupsioni është vjedhja e përfitimeve politike, sociale dhe ekonomike nga popullata. Në vendet e varfra, por jo vetëm atje, korrupsioni krijon varfëri, margjinalizim social (për ta bërë dikë më pak të rëndësishëm) dhe nepotizëm politik.
Këshilli i Evropës (1998): “Korrupsioni kërcënon sundimin e ligjit, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, minon qeverisjen e mirë, drejtësinë dhe drejtësinë sociale, shtrembëron konkurrencën, pengon zhvillimin ekonomik dhe rrezikon stabilitetin e institucioneve demokratike dhe themelet morale të shoqërisë”.
Juridikisht, korrupsioni përdoret si një term për rastet kur njerëzit në pozita besimi i shfrytëzojnë këto (pozita) si një mjet shkëmbimi për të arritur përfitime personale. Në mënyrë tipike, punonjësi i doganës që nuk e kontrollon kontrabandistin, kundër pagesës.
Përkufizimi (definicioni) i Transparency International (TI) është i afërt me këtë: “Korrupsioni është shpërdorimi i pushtetit në pozita të besueshme për përfitime personale”.
Transparency International (TI) bën dallimin midis 1).“Korrupsionit të rregullave” dhe
2). Korrupsionit “pavarësisht nga rregulli”.
E para përfshin ryshfet për të (arritur) marrë një trajtim të (favorshëm) dobishëm që marrësi është i detyruar nga ligji për të kryer.
Kjo e dyta, megjithatë, përfshin ryshfet për të marrë një trajtim që marrësi nuk lejohet të kryejë.
***
Kërkesa për transparencë (çiltërsi, tejdukshmëri).
Kushdo i prekur nga një vendim administrativ ose një transaksion biznesi duhet të ketë të drejtën të dijë se cilat fakte dhe shifra janë baza për vendimin, procedurën dhe procesin që qëndron pas vendimit. Kjo është parimi i“transparencës” ose “publikimit”. Zyrtarët, drejtuesit dhe personat në funksione të besueshëm duhet të veprojnë vetvetishëm, të parashikueshëm dhe objektivisht. Shkurt, në një mënyrë që është e kuptueshme dhe e besueshme për personin në fjalë.
***
Transparency International është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1993 me qëllim luftimin e korrupsionit. Organizata boton, ndër të tjera, Indeksin e njohur ndërkombëtar të perceptimit të korrupsionit i cili rendit nivelin e korrupsionit në vend (të shtetit përkatës). Themeluar: 4 maj 1993. Selia: Berlin, Gjermani.
***
Adresa nga Shqipëria, Kosova dhe FYROM:
***
Shtetet më të dështuara në botë, produkt i korrupsionit. Vendet vlerësohen në bazë të dymbëdhjetë kritereve:
• rritja e presionit demografik
• refugjatë, të brendshëm dhe të jashtëm
• zhvillimi i pabarabartë
• rënia ekonomike
• legjitimiteti qeveritar në rënie
• përkeqësimi i ofertave publike
• shkeljet e të drejtave të njeriut
• kontradiktat grupore
• ndërhyrje nga vende të tjera ose aktorë të tjerë të jashtëm
• zhvendosja e vazhdueshme
• aparati i sigurisë – shfaqja e grupeve militante
• elitat e ndara