Hakmarrja e “butë”
Tregim nga Përparim Hysi
Ndonjëherë ndodh që”vret” pa dashje.Ç’do lexoni më poshtë, është një ndodhi dhe nuk ka asnjë thërrime trillim. Po të vini re, që dhe foljen”vret”, por dhe mbiemrin”e butë”, i kam vënë në thonjëza se janë veç aluzione ku fshihet një e vërtetë. Megjithatë, le t’ia heqim lexuesit aluzionet nga koka dhe të dalim nga deti i mistereve, në stere.
* * *
Ka mbi 60-vjet që ka ndodhur dhe fillesa ka qenë, kur FILIP BARDHI, heroi qendror i këtij tregimi, qe maturant. Ishte i dashuruar me një bashkëmoshataren e tij që e kish njohur aty, në shkollë. FILIPI mori maturën dhe, prag viteve ’60-të, të shekullit tjetër, u emërua mësues në një fshat të largët:mbi 30-km larg qytetit. Larg qytetit dhe në shtëpi vinte rrallë:o njëherë në dy javë, o njëherë në muaj. Atëherë nuk kishte rrugë për makina në atë fshat të largët ( kur i shkruante të dashurës, jo pa shpoti, i shkruante:”…larg e larg, emëruar/tri male kaptuar”. I shkruante kështu, se e dashura e tij, Kamila, atë vit qe maturante. Atë kohë nuk flitej as për telefon dhe as për udhëtime të ndërsjellta dhe vetëm letrat qenë ato që”zbutnin”, sado pak mallin. Por dhe letrat vinin njëherë në javë në atë fshat të largët. FILIP BARDHI në pritje të përgjigjes nga e dashura, mend kish mbushur një fletore të tërë dashurie, se sos se kish zbavitje tjetër. Kur po afrohej vitii i fundit shkollor, të dy: edhe FILIPI, por dhe KAMILA do i hapnin”teskeretë” tek familjet e tyre, se çfarë do prisnin më:KAMILA jetime dhe FILIPI në një familje të madhe që rronin në një apartament dy plus një, kërkonin që të shkëputeshin dhe të fillonin jetën e tyre familjare. Plane dhe vetëm plane si “axhami” që qenë të dy. Aty, pragqershori të vitit 1960, FILIPIT i mbrriti letra e shumëpritur. Tek ia mori me vërshëllim kënaqësie një melodi që i relaksonte shpirtin, KAMILA i shkruante se në derën e saj(kishte vëllan në komietin e partisë së rrethit), kish trokitur dikush që i kërkonte dorën. FILIPI mend kërceu përpjetë, sikur dikush e gjuajti me grusht papritur. I shkroi KAMILËS se çfarë do të bënin për t’i dalë së keqes përpara. KAMILA i shkroi: prit letrën tjetër nga unë.Asnjë veprim tjetër mos bëj. Imvëlla sikur ka”nuhatur” dhe nuk është mirë për të dy. Dhe FILIP BARDHI i vuri zemrës një gur dhe, tek priste letrën tjetër, zuri t’i rritej mjekrra. Qëlloi që mbarimi i provimeve të lirimit me nxënësit e klasës së shtatë të përkonte me ato të maturës. Sa mbërriti në shtëpi, mezi pritej të gëdhihej që të nisej drejt qytetit ku ishte KAMILA. Qe tërbuar se priti letër nga ajo dhe jo vetëm letër nuk erdhi, por tani mezi priste që të shkarkohej kundër saj, sado që malli e kish pikur.
* * *
KAMILA, për çudi, nuk erdhi vetëm, po me Dhuratën që e dinte dashurinë e të dyve. Filipi takoi për kortezi të parën Dhuratën dhe, ndërsa priste një takim më intim me Kamilën, kjo e priti me këmbët e para:- Nuk të shkrova në letrën e fundit se ç’duhet të bëje? Jo vetëm nuk më ktheve përgjigje, por një muaj nuk u bëre i gjallë. Je munduar kot. Tani unë jam fejuar (imvëlla erdhi enkas) me një shokun e tij. Dhe nga Dhurata nuk kam se ç’fsheh gjë:imvëlla jo vetëm e kish zbuluar, por dhe shpejtoi të më fejojë me një shokun e tij që punon në komitet. Ndërsa Filipit, po i dilte tym nga koka, Kamila tërhoqi Dhuratën dhe u kthye në konvikt.Filip Bardhi mend e bëri buzën gjak aq e kafshoi nga e keqja.
U kthye hundë e buzë andej nga kish ardhur dhe, po hundë e buzë, u fut në shtëpi. Nuk hëngri dhe së ëmës i tha që kish ngrënë. Mend dogji jorganin nga cigaret ndiz-shuaj dhe, kur u gdhi, mendoj që të nisej në plazh. Ashtu bëri.
U zhvesh dhe, tek shullëhej atje mbi rërën e nxehtë, dëgjoi një zë femre:- Uh, Filipi! Po unë të kam kërkuar në qiell dhe të gjeta në tokë, -foli e porsaardhura. Filipi u çua dhe.kur e pa, njohu një miken e dkurshme, edhe kjo në shkollë me FILIPIN. Ishte Katerina.
-Po si je, moj KATERINË?-pyeti Filipi.
-Siç e sheh: vra e pri dhe gjak mos nxirr, – u përgjegj ezber ajo.
-Për ashtu nuk ta ha qeni shkopin ty, – i bëri kortezi ai.
– Kurse ty, – tha me shpoti KATERINA, – më duket se jo vetëm ta ka ngrënë, por t’i ka lënë dhëmbët mu aty ku të ka kafshuar.
Pastaj.si për ta ftohur paksa atë batutën e saj të nxehtë, i tha:- Jam martuar me Thanasin që ti, besoj, se e njeh.
-Po si nuk e njoh THanasin, thuaj me Nasin nga Ç… se jo vetëm e njoh, por e kam shok të mirë.
-Epo miqësinë e pandarë, – shpotiti ajo. Paskemi arsye që të takohemi dhe herë të tjera. Ne jemi tek kabina nr.13, në ke kohë të na nderosh për vizitë. Tani Nasi ka marrë rrjetat dhe po gjuan andej nga kanali.
– Do vij patjetër, – i tha Filipi.Kam kohë që nuk jemi parë me Nasin.
-Mirëse të na urdhërosh, – tha me politesë ajo.
* * *
FILIPI, si për të nxjerrë mërzitjen, nuk po i ndahej plazhit.Leja e mësuesëve qe e gjatë dhe për të bëhej mirë, tek molloisej me veten.Aty nga ora 10-oo, sikur u vërejt dhe koha nuk qe as për rreze dhe as për det. Filipit iu kujtua kabina nr.13 dhe vendosi t’i bënte vizitë shokut të tij, NASIT, dhe, një rrugë e dy punë:të shkëmbente ca shpoti me miken e dikurshme, Katerinën. Trokiti dhe, sa u hap dera, dha ballë Katerina. Mirëse erdhe, o plazhist, – shpotiti ajo. Ai, sa hyri, pyeti:- Ku është NASI? Ajo, si gjithmonë hazër-xhevap, bubulloi:- E di që t’u hapë barku për Nasin, se jini shokë të vjetër, kurse unë jam kot. Me kohë nuk ta kam mbushur synë! Filipi e kuptoi që, me siguri, Nasi nuk ish aty se si mund të guxonte të”vërviste pleshta” kaq hapur kjo, Katerina, që gjithë kohës që e njihte ai, kish nevojë për fre dhe jo për shtyrje. Meqë ke aq merak, -foli ajo, – Nasi u nis në qytet se e motra e tij është shtruar në spital. Filipi.kur mori vesh që shoku i tij nuk ishte, u ngrit. -Po vij njëherë tjetër, -tha.
– Ku do vesh? Nuk luan nga vendi, -ngulmoi ajo. Ke ardhur si me porosi. Ç’porosizeza, – foli si mbi gjemba, Filipi.
Dhe Katerina tregoi…
Unë e mora vesh që je prishur me Kamilën. Ajo të kish nisur letër, ku të kërkonte veprimet e fundit dhe letra në vend të vinte në NDËRNËNAS ku punoje ti, erdhi në NDËRMËNAS ku punonte NASI. Nasi jo vetëm e mori letrën (epo unë nuk jam aq mosmirënjohëse, sa mos të tregojë të vërtetën), por e hapi dhe aq u gajas sa u shkri së qeshuri. Kur e pashë që shqyhej së qeshuri, nuk u përmbajta dot dhe i thashë:- Je njeri i lig. Vrave një dashuri! e, punë e madhe, -tha ai:as ka për ta marrë vesh. Filipi u murttye, sa, po ta kish Nasin aty, do ta sulmonte fuqishëm, sa do tentonte ta mbyste. Katerinë, – foli, – më ke hequr një barrë pargjykimi për Kamilën dhe atë Nasin tënd nuk dua më që ta shoh me sy. Po të kisha mundësi, edhe mund ta vrisja. Ty, Katerinë, të jam mirënjohëse. U ngrit të ikte, por hesapet i kish bërë pa hanxhinë.Hazërxhevapja i tha:- A do të hakemerresh me Nasin e ligë, ja tek është Katerina e mirë. Zgjati duarët dhe e tërhoqi mbi krevat. Si mbaruan”punë”, Katerina i tha:- Unë të kam dashur gjithmonë, por Nasi e mertonte këtë hakmarrje të”butë”, Ja, kështu ka ndodhur dhe përkimi me emra është vetëm rastësi. Për një bashkëtingllore nga”n” në “m”, u prish një dashuri, ashtu si një dasëm për një qepë.