23/07/2024

GEGË DHE TOSKE  JEMI VETVETJA

0

Nga Fahri Dahri

Populli shqiptar përbëhet nga dy degë të mëdha, në “gegë” dhe “toskë”. Kjo ndarje jo etnike njihet prej disa shekujsh. Dhe seicila degë ka territorin e saj. Sipas ndarjes territoriale gegët ndodhen mbi lumin Shkumbin dhe toskët nën lumin Shkumbin. Sipas këndvështrimit tim ky grupim nuk ka kuptim ndarës etnik, gegët dhe toskët janë të të njëjtit popull. Etnikisht shqiptarët janë të gjithë pasardhësit e pellazgëve. Për këtë nuk ka dilema.Grupimet gegë dhe toskë janë të njëjtët, nuk ka ndarje etnike, por gjeografike, krahinore, gjithënjë brenda territorit të tyre etnik.

….

Gjuha shqipe është gjuha e tyre e përbashkët, ndërsa disa dallime në të folurat gegë dhe toskë, nuk janë veçse dallime dialektore. Pashko Vasa për kuptimin e fjalëve gegëri dhe gegë, mendon se duhet kërkuar tek Homeri, saktësisht në rreshtat ku thotë se: “Përtej maleve të Akrokeraunit banojnë gjigantët”. Kufiri natyror në mes të gegërishtes dhe toskërishtes është Lumi Shkumbin që përshkon Shqipërinë e mesme nga lindja në perëndim.                                                                                            Cila e folur është gegërisht dhe cila toskërisht?                               Personalisht edhe pse disa të folura ndryshojnë, apo theksimi në fjalë dhe shkronja ka veçori, absolutisht nuk e largojnë nga gjuha bazë, që është gjuha shqipe. Disa veçori  që u përmendën më sipër, krahas ndikimit kohor, gjejmë edhe gjurmët e ndikimeve të popujve të ndryshëm që kanë qenë pushtues, të cilat pasojnë disi, si në demografi dhe në politikë.  Në të vërtetë nuk ka veçori thelbësore mes tyre, por ka disa ndikime nga faktorë kryesisht të jashtëm. Në shekujt e parë të mijëvjeçarit të parë pas Krishtit, në territoret veriore të etnisë shqiptare kane zbritur pushtues të ndryshëm dhe me periudha të gjata kohore, të cilët kanë ndikuar në shqiptimin e fjalorit të vjetër shqip, kryesisht në theksim. Këtë mendim,  intuitiv, që e kam shfaqur në disa shkrime, m’u perforcua edhe nga Hamp (1963), i cili citohet tek libri: “Familja ime” fq.97 e prof. Agim Binaj dhe Dr. Ilir Binaj: “Ndarja e dialekteve të gjuhës së shqipes në Toskë dhe Gegë mendohet përpara dyndjeve sllave, sipas prof Eric Hamp-it (1963) në fillim të mijëvjeçarit të sundimit Romak, e ndarë në mes nga linja Jireçek (konceptim që ndan ndikimin latin dhe atë grek në Ballkan që fillon pranë Laçit dhe vazhdon deri në Varna- Bullgar“. Trojet e banuara nga gegët janë njohur  si Gegëri, kjo vrehet kryesisht gjatë shek. XIX dhe kohës së Lidhjes së Prizrenit. Veçori dialektore që i vrejmë si efekt i rotacizmit të disa shkronjave:                    *- Në gegërishten verilindore, shqiptarët në shtetin maqedonas, bashkëtingëlloret kl; gl, janë reduktuar në k dhe g, p.sh: glim-gjëmb; klumsht- kumsht; qumësht; gluri; gluni-guni. Emrat mashkullorë që mbarojnë me k, g, h, kur shquhen marrin mbaresën -i: mik-miki, zog-zogih, krah-krahi.                                                                                       *- Në gegërishten veriperëndimore, dmth banorët e Malësisë së Madhe, bashkëtingëlloret kl, gl, kanë dhënë përkatësisht kj, gj, klumsht-kjumsht; gluri-gluni-gjuni. Grupi “fsh” është thjeshtuar në sh: klofsh-kjofsha-kjosha.                                                                                                               *- Në gegërishten qëndrore, zanoren y, në këto të folme, e gjejmë në i: gjysmë-gjismë: krypë-kripë, syri/syni/ sytë – siri/sitë. pyll/pyje-pill/pije. Bashkëtingëllorja g dhe gl, është kthyer në gj: gur-gjur; giuha-gjuha -gluha.                                                                                                                       *- Në gegërishten e Shqipërisë së Mesme: si veçori është përdorimi i përemrave pronorë: im, ime, tat, tate: çuni im, çunin tat, goca ime, goca tate.   Për rastin e kapërcyellit të shkronjês “r” në shkronjën “n”, mendoj se nuik duhet të ketë ndodhur rotacizmi i “n” në “r”, por llogjika na thotë se rotacizmi ka ndodhur tek shkronja “r”, e cila është zëvëndësuar me shkronjën “n”, si në: trimëri/trimëni. Jam ndalur shpesh në shkrimet e mia për të kërkuar nga institucionet shkencore dhe specialistë të fushës gjuhësore që të studjojnë të folurën e komunitetit çam, si të banorëve të sotëm, autoktonë në Çamëri dhe të moshuarve të paktë që janë gjallë me banim në Shqipëri. Kjo kërkesë, m’u forcua edhe këto ditë, kur lexova një shkrim të datës 6 shtator 2021, të nxjerrë nga “Arkiva”: “Si e shpjegon Barleti emrin e Krujës, version që më pas u pohua edhe nga Çabej. Një fragment nga shënimet e Moikomit në DITA”. Midis të tjerash më tërhoqi vëmendjen paragrafi “Në librin “Rrethimi i Shkodrës”, botuar në 1504, Barleti, në “Historia e Skënderbeut” jep mendime edhe për origjinën, gjenezën e popullit shqiptar e të gjuhës së tij. Ai thotë se epirotët quhen edhe “arbër” dhe se “prej këtyre ka rrjedhur gjuha epirote ose arbërore”. E folura toskërisht ruan edhe sot fjalë me shkronjat e para rotacizmit. Fenomeni nuk është konstatim i sotëm dhe as  dëshmi për të krijuar ndarje artificiale dialektore, por është mundësi për të vërtetuar trashëgiminë pellazgjike të gjuhës shqipe. Veç kësaj, llogjika na  shpie në konkluzionin: “Nëse në të folurën e toskëve rotacizmi nuk ka ndikuar në tërësi, atëhere rrjedhimisht kjo e folur është e folura e vjetër shqipe, që vërteton përafërsinë më të plotë me pellazgjiken”. Qënësia edhe në epokën tonë e konservimit dhe ruajtjes me më tepër e fjalëve të gjuhës së vjetër shqipe në të folurën toskërisht, me gjykim të drejtë, të pa djallëzuar arrihet në të vërtetën se “Fjalori i gjuhës shqipe” llogjikisht i takon të ketë akses më tepër drejt fjalëve toskërisht. Kjo dëshmohet në mënyra të ndryshme nga shumë autoritete shkencore. Le të ndalemi ne dis fjale.                                                Toskërisht……….. Gegënisht

Mëri……………..…. Mëni

Bëri…………….. …. Bani                                                                         Armik………………..Anmik                                                                                       Gluri…………….…..Gjuni                                                                                           Dhelpër………….….Dhelpën                                                                                     Syri………………….Syni                                                                                             Truri…………………Truni                                                                                          Kufiri……………….Kufini                                                                                       Gegërisht……………Gegënisht                                                                                 Emër……………….. Emën. etj.

Krahas rotacizmit shkronjor, si më lart, dallimet (gjithëmonë jo esenciale) i shikoj kryesisht tek theksi, ku në të folurën veriore është më i fortë. Gjithashtu kemi veçori tek përdorimi më i shpeshtë i shkronjës “ë” tek e folura jugore dhe përdorim më të shpeshtë të shkronjës “a” tek e folura veriore.                                                                                                            Kjo trajtesë merr shkas nga një meditim që i bëhet të folurës së banorëve të Rajonit të Çamërisë, prej autorit Arqile Gjata, me titull: “Çamërishtja dhe disa Karakteristika“, botuar tek “Fjala e lirë”, datë 06/01/2021. Meditimi i z. Arqile, të cilin e falenderoj, për trajtimin e disa të veçantave që gjinden në të folurën e dialektit Çam. Perafron konkluzionin e arritur e të pasqyruar në disa shkrime, ku theksohet se e folura e Çamërisë, ka më shumë afërsi me gjuhën e vjetër shqipe. Në shkrimin e z. Arqile, gjithçka shkruhet është e pranueshme dhe do bëjnë mirë gjuhëtarët tanë ta studjojnë këtë thesar, i cili po vendoset në rrezik, po venitet dalë nga dalë, si efekt i faktorëve: kohë dhe sulmeve të qëllimshme, të pandërprera që bëhen për t’a shuar këtë të folme. Fenomen ky i theksuar në shtetin “demokratik” Grek, por e habitëshme dhe qendrimi inaktiv i Akademisë dhe institucioneve tona shkencore.       Nëse vërtet ka gjuhëtar me shpirt dhe zemer shqiptari, nga studimi i të folurës së Çamërisë, do të jetë e lehtë shuarja e zërave të kohës së fundit, ku po debatohet jo pak për të krijuar epërsi dalluese mes dialekteve të toskërishtes dhe gegërishtes, herë i jepen përparësi gegërishtes dhe herë toskërishtes. Debate këto që nuk i shërbejnë gjuhës së kombit tonë, por ashtu si dhe në fusha të tjera shikojmë përpjekje për përçarje, me arritje për të përmbushur projektet serbo-greke me vijë ndarëse lumin Shkumbin.        Një stërmundim i tyre, pa vlerë, por në asnjë mënyrë për tu nënvlerësuar, kur dihet se është saktësuar e folura e Elbasanit. Kongresi i drejtëshkrimit e ka ndarë shapin nga sheqeri, sigurisht është dialektike të kryhen përditësime, por bazamenti është i fortë dhe i qendrueshëm. Sjellim disa fjalë tepër të qarta në shqip dhe që përdoren në Kosovë, që duhen reflektuar në përdorimin e përditshëm.                        Farmaci……………. Barnatore                                                                               Kasap……………….Mishtore                                                                                    Berber………………Rrojtore, etj.

Fahri Dahri. 25/03/2022.-

Vijon

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok