Si është falsifikuar historia e strukturës fetare të trevës së Drenicës

Çfarë thonë burimet zyrtare nga fillimi i shekullit XVIII? dhe si është falsifikuar historia e strukturës fetare të trevës së Drenicës nga politika ditore dhe historiografia e instrumentalizuar!

Nga Jahja Drançolli

Në historiografinë e vjetër, por edhe në të sotmen, pothuajse është i standardizuar mendimi se në trevën e Drenicës për shkak të ndikimit fetar të Patriarkanës së Pejës dhe Manastirit të Deviqit (së paku nga shekulli XIV), në këtë trevë sipas një logjike të tipit mesjetar, duhej të jetonte vetëm popullsia rasiane (serbe) ortodokse. Megjithatë, burimet zyrtare, qofshin ato osmane apo papale, të cilat ruajnë datat e fillimit të shek. XVIII, ofrojnë një strukturë krejtësisht të ndryshme fetare, përkatësisht atë të shumicës katolike islame dhe ortodokse shqiptare, dhe të pakicës ortodokse serbe. Burimet zyrtare në fjalë, nëse trajtohen në mënyrë të gjithanshme, do të mundësojnë shembjen, jo vetëm të pikëpamjeve të historiografisë së instrumentalizuar të djeshme dhe të sotme!

Fshatrat me popullatë katolike të trevës së Drenicës në fillim të shek. XVIII:

Bradonichi (Broboniqi), Cottorri (Kotorri), Cherligata (Kerrligata), Cramirozza (Krasmiroci), Crostniva (Krojmiri), Ciubella (Çubreli), Doberosivzzi (Dobroshevci), Domanechio (Domaneku), Dubovzci,) (GalQire) , Gudrina (Kudrina, fshati sot i braktisur), Goscizza (Kozhicë), Lauscia (Llaushë), Libonezzi (Lubaveci), Polanza (Polaci), Resalla (Rezallë), Rachinizza (Rakinicë), Sanovz (Stankoci) dhe Ternavci (Tërnavci).

Fshatrat me popullsi islame të trevës së Drenicës në fillim të shekullit XVIII: Krysheci, Marina, Nekoci, Polluzha dhe Zabeli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *