Flet Prof. Dr. Ilia S. LARTI: Vdekja e brendshme e shoqërisë problem jetik që kërkon zgjidhje sa më të shpejtë nga organet shtetërore
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Në këtë intervistë Prof Ilia Larti ngre shqetësime serioze. Sa më sipër titujt tregojnë se problemet nuk janë utopi të pamundura, por mundësi konkrete që kërkojnë vullnet politik dhe mobilizim kolektiv. Vende dhe komunitete të tjera tashmë po eksperimentojnë me modele të ndryshme: matës të lumturisë kombëtare bruto, ekonomi të mirëqenies, arsim kontemplativ, dizajn urban të përqendruar te komuniteti, politika teknologjike që i japin përparësi shëndetit mendor.
– Shoqëria e sotme shqiptare ka shumë probleme. Si mund ti përkufizojmë ato në raport me kohën?
Ajo që na nevojitet nuk është të shpikim zgjidhje nga e para, por të përshtatim dhe zgjerojmë qasje që tashmë po tregojnë sukses. Rrugëtimi për të shëruar këtë vdekje të brendshme nuk do të jetë as i lehtë dhe as i shpejtë.
Ai kërkon: Vënien në pikëpyetje të supozimeve themelore mbi mënyrën se si duhet të jetojmë, supozime aq bazike, saqë rrallë i shqyrtojmë me vetëdije. Heqjen dorë nga disa forma lirie dhe komoditeti, në këmbim të formave më të thella të kënaqësisë dhe kuptimi ndaj tyre. Zhvillimin e tolerancës ndaj mërzisë dhe pasigurisë, gjëra këto që kultura jonë na i ka mësuar t’i shmangim me çdo kusht. Akoma më e vështirë është nevoja për të gjetur guximin për të jetuar sipas vlerave tona më të thella, edhe kur kjo na vendos në kundërshtim me pritshmëritë mbizotëruese shoqërore. Por alternativa nuk është thjesht vazhdimi i vuajtjes në heshtje. Alternativa është të shohim shoqërinë tonë të fragmentohet edhe më shumë. Të shohim rritje të ankthit, depresionit, varësive, dhunës dhe mungesës së shpresës, fenomene që tashmë po shenjojnë epokën tonë.
Lajmi i mirë është se nuk kemi nevojë të presim ndryshime sistemike për të filluar shërimin tonë kur çdo: Individ që zgjedh thellësinë në vend të sipërfaqësisë. Person që i jep përparësi marrëdhënieve autentike ndaj lidhjeve të leverdisshme. familje që krijon rituale kuptimplota.
Komunitet që organizohet rreth vlerave njerëzore, e jo efikasitetit ekonomik. Kompani që vlerëson mirëqenien e punonjësve, e jo vetëm fitimin. Çdo shkollë që mëson të menduarit, e jo vetëm informacionin. Ndryshimi i vërtetë shoqëror ka nisur gjithmonë nga individë dhe grupe të vogla që patën guximin të jetonin sipas një vizioni të ndryshëm, duke krijuar shembuj konkretë që të tjerët mund t’i ndiqnin dhe t’i përshtatnin. E ardhmja që krijojmë varet nga zgjedhjet që bëjmë sot për mënyrën se si duam të jetojmë dhe të lidhemi me njëri-tjetrin. Mund të vazhdojmë ta pranojmë pasivisht një mënyrë jetese që na ofron mundësi të pafundme, por pak kuptim; lidhje të pafundme, por pak përkatësi; shpërqendrime të pafundme, por pak kënaqësi. Ose mund të zgjedhim rrugën më të vështirë, por më shpërblyese nëpërmjet: rindërtimin e një shoqërie që ushqen humanitetin tonë të thellë.
-Vdekja e brendshme që po përjetojmë besoj nuk është e pashmangshme? A ka rrugëzgjidhje?
Ajo është rezultat i zgjedhjeve kolektive që kemi bërë, shpesh pa i kuptuar pasojat e tyre. Dhe kjo do të thotë se, përmes zgjedhjeve të ndryshme, mund të krijojmë rezultate të ndryshme.
Shërimi është brenda mundësive tona. Ai ndodh sa herë që dikush zgjedh praninë në vend të shpërqendrimit, sa herë që dikush zgjedh angazhimin në vend të mundësive të pafundme, sa herë që dikush zgjedh t’i shërbejë diçkaje më të madhe se vetja.
Revolucioni që do ta shpëtojë shoqërinë tonë nga vdekja e brendshme nuk do të ndodhë përmes teknologjisë apo politikës, por përmes rimëkëmbjes së ngadaltë dhe kolektive, të aftësisë sonë themelore njerëzore për të krijuar kuptim përmes dashurisë, punës dhe reflektimit së thellë midis brezave. Në shoqërinë tonë harku kohor midis brezave ka ndryshuar shumë pak e cila ka një ndikim të madh në ecurinë e jetës njerzore dhe zhvillimit ekonomiko shoqëror e tje.
Atëhere çështë Brezi në aspektin e zhvillimit njerëzor…!?
Brezi jetik njerëzor i referohet jetëgjatësisë maksimale biologjike të species sonë (aktualisht e llogaritur rreth 115–125 vjet), ndërsa në kuptimin e zhvillimit personal përfshin ciklin e plotë të jetës përmes të cilit kalon çdo individ. Një brez (gjeneratë) nga babai te djali (ose nga gjyshi te babai) llogaritet mesatarisht 25 deri në 30 vite.
Prandaj, për të kaluar nga gjyshi te nipi, llogariten dy breza:
Pra nëse në një familje, vllazëri, shoqëri nuk krijohen e nuk fuksionojnë, pëson boshllëqe të mëdhaja në ecurinë jetësore, marrdhenieve shoqërore dhe sociale dhe sidomos në aspektin e rritjes së nivelit profesional, vlerave intelektuale sa studimore dhe shkencore..!
Po u prish kjo ecuri normale midis brezave, duke filluar që në familje…marrdhëniet, edukata, tradita nuk përcillen ashtu siç duhet, sidomos kur fëmijët rriten nga prindër të divorcuar, e mjaft aktuale kur njëri nga prindërit e sidomos baballarët emigrojnë për një jetë më të mirë drejt shteteve Evropiane, apo njëri nga prindërit ndëron jetë. Ku si pasojë formimi dhe edukimi familjar bëhet i cunguar. Sikurse kur gjyshrit nuk ndodhen pranë nipërve dhe mbesave, siç ndodh rëndomtë braktisen nga bijtë dhe bijat e tyre duke u larguar në vendbanime të tjera, apo emigrojnë, ku si pasojë këta gjyshër me përvojë dhe dashuri të pa kursyer për pasuesit e tyre s`kanë kujt t`ja japin…kështu që krijohet një boshllëk i madh edukimi midis brezave..!
Po kështu, ndodh kalimi nga brezi në brez në angazhimin për të kontribuar për ecurinë normale të shoqërisë në fushën profesionale dhe detyrave të besuara në hierarkinë shtetërore.
Në këtë aspekt, ka mungesa dhe papërgjegjshmëri të madhe nga drejtuesit, duke mos kombinuar brezat që çdo gjë të shkojë stafetë, ku brezi t`i lëshojë normalisht vendin dhe kryerjen e detyrave. Kështu, nuk mund të ketë ngecje, ulje ritmesh, por dhe mos patje hapash mbrapa. Lidhur me këto ndodhira të kohëve të fundit në jerarkinë e administratës hiqen të aftët me ndershmëri qytetare dhe vihen persona të pa aftë, pa përvojë, duke e quajtur veten të pa prekshëm e gjejnë rrugë nga më tëndyshmet që të jetojnë sa më gjatë nëpërmjet formave korruptive. Jemi dëshmimtarë të kohëve të fundit se si lozin e tallen me kryerjen e detyrave. Këtë kategori e gjen gjatë kohës së punës në kafene, me celuar në vesh dhe cingare në gojë dhe kur ju drejtohet ndonjë qytetar hallexhi…se përfillin, tallen, lëshojnë batuata banale dhe vazhdojnë qefin e tyre…!? Kjo vjen jo vetëm nga paaftësia, mospërgjegjshmëria por dhe mos kontrolli hierarkik sepse ata janë si tullat, po lëshove të parën bien njëra pas tjetrës..!
Ndaj, në pasjen e frymës grupit….për të kuptuar drejt shtetin demokratik, atë ligjor dhe liritë dhe të drejtat e njeriut, duhet përgjedhshmëri, duhet nivel profesional, vlera intelektuale dhe pasja e të drejtës morale që të diktosh MORAL…! Pra shkurt, veç tyre, duhet të ndërthuren BREZAT, që puna të ecë, të përcillet përvoja në mënyrë normale dhe të fuksionojë fryma e grupit nå mënyrë demokratike.
Som
Çdo shkollë që mëson të menduarit, e jo vetëm informacionin. Ndryshimi i vërtetë shoqëror ka nisur gjithmonë nga individë dhe grupe të vogla që patën guximin të jetonin sipas një vizioni të ndryshëm, duke krijuar shembuj konkretë që të tjerët mund t’i ndiqnin dhe t’i përshtatnin. E ardhmja që krijojmë varet nga zgjedhjet që bëjmë sot për mënyrën se si duam të jetojmë dhe të lidhemi me njëri-tjetrin.
