26/12/2024

Flet modelja, moderatorja dhe arkitektja Atalanta Kërçyku

0
Atalanta-Kercyku

Flet modelja, moderatorja dhe arkitektja Atalanta Kërçyku: Pandemia më shtyu një kontratë në Londër si modele

Zemra ime nuk është tronditur ende për ndonjë

Risi në jetën time, si pjesë e emisionit “Procesi Sportiv” në ‘Top Channel’

Nga Albert Z. ZHOLI

Modelingu ka qenë dëshirë e fshehur e saj. Ashtu si çdo vajzë, bota e modës e tërhiqte shumë. Ishte e përqëndruar shumë në shkollimin si arkitekte, sa vitet ikën tutje, por ishte këmbëngulja e një menaxheri të huaj që ndryshoi jetën e saj në fushën e modës. Falë tij, edhe pse pak vonë, iu fut fuqishëm  botës së modës. Së fundi është pjesë e emisionit sportiv “Procesi Sportiv” në ‘Top Channel’ çdo të hënë në 22:45

-Jemi në situatë pandemie, çdo të thotë kjo për një modele, a ka hapësira për sfilata dhe modeling në këtë kohë?

-Kjo situatë ndikoi kudo në botë, në çfarëdo aspekti të jetës. Natyrisht edhe modelingu u ndikua. Unë konkretisht kisha një kontratë në Londër e mu shty e gjitha prej situatës në të cilën ndodhemi. Punë ka, por jo me të njëjtin ritëm si dikur.

– Aktualisht, cilat janë risitë e juaja në marrëdhënie me publikun?

Risitë e mia përfshijnë një: televizionin. Jam pjesë e emisionit sportiv “Procesi Sportiv” në ‘Top Channel’ çdo të hënë në 22:45. Pra mund të them se m’u realizua ëndërra ime për të qenë pjesë e emisioneve  televizive e veçanërisht atyre sportive.

Cilat janë të veçantat e daljes në ekranin televiziv në raport me daljen në pasarelë?

-E veçanta e modeleve në television, padyshim që  është aspekti fizik që të ndihmon në daljet publike. Pastaj është edhe fakti se jemi të parapërgatitura me publikun, kamerat dhe emocionet. Këto përbëjnë për ne  avantazh të dukshëm.

Më mirë moderatore televizive apo një sfilatë në Europë?

-Dikur do zgjidhja ndryshe. Me moshë prioritetet ndryshojnë. Më mirë moderatore-televizive. Ka ardhur momenti të njihni anën time të brendshme, intelektuale e profesioniste, e jo vetëm sesa mirë pozoj.

A ka krizë në këtë situatë në konkurset e bukurisë dhe modeling?

-Normalisht që ka ndikuar edhe në këtë fushë, që nga organizimi e deri tek sponsorët. Është bërë akoma më e vështirë për fushën e modelingut tregu ynë shqiptar.

Çfarë ju mungon më shumë në këtë situatë?

-Liria e dikurshme. S’e paskemi ditur sa të lirë e sa me fat paskemi qenë! Çdo e keqe e ka një të mirë.

Flitet shumë për jetën intime, personale të Atalantës ju vetë do të thoni diçka për të interesuarit e shumtë? Ka ndonjë tronditje në zemrën tuaj?

-Kjo temë mbetet e nxehtë derisa të bëj diçka konkrete. Por ende nuk ka një tronditje të tillë. Kur të vijë do e kuptoni!

– Po me profesionin e Arkitekturës cilat janë marrëdhëniet?

-Aktualisht punoj si interior designer dhe kisha një projekt konkret që ma shtyu pandemia. Besoj do realizohet deri vitin tjetër.

A ka sot miqësi ideale dhe ku ndihesh më mirë mes meshkujve apo femrave?

– Shumë e vështirë të ekzistojë idealja. As ne vetë nuk jemi njerëz idealë. Miqësitë i kam të mira me të dyja gjinitë. Mikja ideale e zemrës është motra ime!

Kur je ndjerë më mirë në sfilata dhe pse?

-Jam ndjerë në Londër, në një sfilate të “Miss Ëorld”, kur u përgezova nga një anëtare jurie për performancën në sy të tërë sallës! Përgjithësisht sfilatat nuk kanë një moment kulminant, ato janë emocione nga fillimi në fund.

Ku ndihesh më mirë në Elbasan, apo në Tiranë? Kanë të përbashkëta mes tyre këta dy qytete?

-Jeta ime ndahet në mes të këtyre dy qyteteve. Si një ‘gaforre’ tejet familjare që jam, ende më gjen në fundjavë të rikthehem në Elbasan pranë familjes. Nuk ka gjë që më pëlqen më shumë. Gjatë javës jetoj në Tiranë ku kam shtëpine time të dytë, e normalisht punën e shumë angazhime të tjera. Kanë shumë të përbashkëta për mua siç e citova, fakti që janë afër i bën ende më të ngjashëm në Lifestyle.

Atalanta dhe jeta e natës…?

-Nuk kam qenë frekuentuese e flaktë e jetës së natës. Mua maksimumi me ke në ndonjë Lounge një herë në javë. Tanimë jam orientuar drejt restoranteve më së shumti.

– Kush është frymëzuesi juaj në jetë ?

-Frymëzimi im mbeten prindërit. Ata ia kanë dalë mbanë shumë vështirësive e mbeten frymëzim imi në jetë. Idhuj me të cilët jam rritur.

Marrëdhëniet më të mira i keni me babanë apo më mamanë dhe pse?

-Me të dy kam marrëdhënie të shkëlqyera. Normalisht me mamin jemi më të afërta, si dy shoqe të mira. Nëna mbetet më e afërta për vajzën.

Veshja e preferuar në dimër?

-Pallto të gjata që të mbajnë ngrohtë, shoqëruar me çizme e geta.

Modelja e preferuar?

– Adriana Lima. Legjendë e gjallë në fushën e modelingut.

Për një trup perfekt, cila është dieta juaj?

Dietat janë sezonale. Jam e bekuar nga nëna që ende ruaj format pa bërë minimumin e përpjekjeve dhe përjashtimeve në ushqim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok