30/12/2024

Flet “Artisti i Merituar”, Arqile Lipe: Malua më ndërroi emrin, por më shtoi jetën

0
u6_Arqile-Lipe

-Artisti është lënë në harresë, pension qesharak,  pjesët nuk xhirohen

-Sot po na harron spektatori pasi japim shfaqje vetëm në Fier

Nga Albert Z. ZHOLI

U kthyet para 12 vjetësh nga Greqia, punuat 4 vjet sërish në teatrin  Fierit dhe tashmë keni 8 vjet në pension. Si do ta cilësonit punën  në këto 4 vite? A u ndjetë të respektuar?

Kur erdha nga Greqia u takuam dhe zhvilluam një intervistë bashkë ku përcolla mallin e madh që kisha për skenën, për rolet. Në atë kohë kryetar bashkie ishte Baftjar Zeqo dashamirës i artit. Më morë menjëherë në teatër dhe fillova që të hyj vrullshëm në skenë. Kisha shumë ëndrra të reja kisha shumë ambicie. Në fakt jeta në emigracion më kishte sjellë disa eksperienca. Kisha shumë mendime të reja dhe kërkesa ndaj vetes. Fillova punë por…. Ç’të shoh? Nqs në Fier jepnim shfaqje premierë dhe vazhdonim deri në 9 apo 10 shfaqje, këtu mbaronte çdo gjë.  Pas ëktyre shfaqjeve askush nuk interesohej më për ne. U mbyllëm vetën në guaskën e Fierit. Nuk dhamë kurrë shfaqje në Lushnje, Në Kuçovë, Në Kavajë, Vlorë pa lëre më në Tiranë. Madje nuk i filmoi askush këto veprimtari tonat. Pra të gjitha dramat dhe komeditë humbën, po po humbën. Nuk na njeh më spektatori. Në atë kohë ne lëviznim nga Vermoshi në Konispol ndaj na njohu e gjithë Shqipëria. Pra kjo tregon se ka rënë interesi për artin. Aktorët nuk i ftojnë nëpër emisione televizive, nuk i ftojnë në filma artistikë. Për më keq nga shumë politikanë nuk flitet fare për artin. Nuk gëzojmë respekt kur bëhen aktivitete të ndryshme për çlirimin e Fierit apo aktivitete të tjera, nuk na ftojnë të luajmë apo të jemi pjesë e aktiviteteve. Gjatë 4 vjetëve vumë në skenë disa pjesë me regjisorët Pëllumb Kulla, Spiro Duni, KIço Londo, etj…Pjesët ishin të mira por ngelën brenda Fierit. Askush nuk mori vesh se çfarë pune bëmë, dhe çfarë sollëm në skenë. Askush nuk filmoi, askush mori përsipër reklamën dhe aq më tepër as në Lushnje nuk shkuam. Pra luajtëm për veten tonë.

Sa vjet keni që keni dalë në pension dhe si ndiheni?

Kam plot 4 vjet që kam dalë në pension dhe më duket vetja pa asnjë vlerë. Artisti kur ka zë dhe gjunjë nuk del në pension. Por më e keqja është se kam dalë në pension me 16. 700 lekë. Duke paguar ujë dhe drita më bie që të prish në ditë 80 lekë. Kam pasur rast pas shfaqjeve që më kanë uruar shumë njerëz dhe kam dashur ti qeras  po me se?  Kaq sa marr nuk del ëpr nj jetë të vakët. Tu kërkoj fëmijëve? Ata në Greqi po kalojnë situata të vështira vet. Kujt ti qahemi? Mbetet tu qahemi vetëm analsitëve që dalin ën ekranet shqiptare. Më bën çudi se në të gjitha ekranet shqiptare dalin 8=10 vetë. Ata flasin për librin, politikën, ndërtimet, ekonominë, naftën, bujqësinë, blegtorinë, etj. Po për artin kush do flasë? Prapë ata. Gjithologët. Ata janë Gjitholog. Ka artistë, ka aktorë ka regjisorë që duhet të flasin për artin. Po, madje të marin dhe artistët e Fierit të flasin për artin. Jo, ata flasin për ne kur nuk i dinë hallet tona. Kjo është e palejueshme. Ka regjiusorë që ftohen në studio pse janë bërë një film, ndërsa aktorët që kanë bërë qindra role, as kujtohet njeri. Nuk përmenden fare, sikur nuk ekzistojnë. Ne jemi njerëz, frymojmë jemi tashmë pjesë e ndërgjegjes kombëtare. Të vlerësohemi ashtu si vlerësohen edhe monumentet e vjetra që ne të sjellin në skenat e kalave të vjetra pjesët e reja por edhe ato që janë po aq të vjetra sa ato kala. Trashëgimia e brezave duhet të ruaj propocionalitete dhe balanca. Arti kultura duhet të vlerësohen në çdo kohë dhe jo me distanca.

Keni qindra role, por dikush është më pikanti, madje roli më i mirë për çdo aktor mbetet ai me të cilin indetifikohet në përditshmëri aktori. Në shumë diskutime mes artistëve, të njohurve të tutë, miqve më rezulton se jeni identifikuar me emrin e Malos. Po ju vetë a e identifikoni veten me këtë rol?

Ah! E vërtetë, edhe miqtë sot më shumë më flasin Malo se sa Arqile. Më pëlqen llagapi Malo. Kam shumë histori me këtë emër të skeçit. Kudo që shkoj, kuqo që rri, kudo që diskutoj më thonë : Hë mo Malo? Por çudia më e madhe ka qenë kur jam martuar. Në atë kohë Malo kishte një apo dy vjet që kishte dalë. Gruan e kam vlonjate pra jam dhëndër në Vlorë. Kur do bënim fotografitë e fejesës, siç i kërkonte koha, aty pranë fotografëve njerëzit na shihnin m me kureshtje. Na shihnin dhe i çuçurisnin njeri-tjetrit në vesh. E di çfarë thoshin, Uaaaa, Malua i Fierit po merr një gocë nga Vlora. Bravo Malo. Kështu që pas atij roli dhe deri më sot pjesa dërrmuese e njerëzve më thërrasin Malo. Kur më thërrasin me emër ndonjëherë as kthej kohën. Kjo pasi njëherë kur ishim në një darkë me miq, ishte dhe një shok me emrin tim. Dikush foli O Arqile dhe unë thashë urdhëro! Ai që foli ma priti menjëherë, Rri o Malo se nuk e kam me ty! Që athere kur më flasin në emrin ë nënës shikoj mos ka të tjerë përqark që të kthej përgjigje se ja do më thonë rri Malo! Kështu që emri Malo më ka mbetur për 41 vjet.. Ne aktorëve na personifikojnë me emrat e personazheve dhe kjo është kënaqësi. Kjo tregon se unë ia kam arritur asaj, me punë e talent dhe e kam zbërthyer atë material saqë ka hyrë dhe është bërë popullor në çdo shtëpi, pak nga ekrani dhe pak nga skena. Nëse doli Lipe Shtogu, Fuati nuk e kishte më emrin Fuat, pasi njerëzit i thoshin: “U Lipe, hajde të të jap një kafe”, ose “Lipe si je”. Doli edhe një Çobo Rrapushi dhe Luftëtarit i thërrisnin me këtë emër. Malua më ndërroi emrin por më shtoi jetën

Për të ardhur deri tek Malua, keni kaluar shumë vite në skenë, si i kujtoni ato dhe ku u zbulua arti juaj i aktrimit?

Keni të drejtë të bëni këtë retrospektivë. Unë nuk u bëra direkt Malo me emër. Për herë të parë kam luajtur në skenë kur isha ushtar në vitet ‘68-‘69-‘70, në vitin e dytë të ushtrisë, unë isha në repartin e Ndroqit, Tiranë. Mandej për herë të parë kam dal në skenë si amator në një teatër kukullash, isha punëtor skene dhe vajtëm në Ballsh. Më nxori Llazar Verria dhe i madhi Isuf Maloku. Unë erdha nga ushtria dhe fillova punë në prapavijën e teatrit si hidraulik, kaldaist dhe më pas si magazinier, kur një ditë në zyrën e magazinierit dëgjova pa dashur një bisedë që bënte shefi i muzikës Isuf Maloku (që sot nuk jeton më), për mua (dhe për këtë i jam mirënjohës), pasi i thotë: “Ky kaldajisti më duket djalë më humor, ta provojmë një herë, ne marrim amatorë, ta provojmë dhe këtë”. Kështu u çel rruga. Pra kam filluar si aktor në vitin 1971. Premiera e parë ka qenë “Revista”, e shkruar dhe vënë në skenë nga Pëllumb Kulla. Ai  erdhi nga Vlora në vitin 1971 së bashku më bashkëshorten e tij që ishte aktore, Xhulin. Ajo kishte shumë dëshirë të luante me trupën e estradës së Fierit. Nuk dua të përmend emra, por dikush aktor i teatrit, kishte përbuzje për ne, pasi kishte mbaruar shumë vite shkollë dhe të luante aty nuk I dukej si vend I denjë, pra nuk ishte shumë në nivel për të. Dhe dua të them se në fillim disa të shumë shkolluar nuk e kishin shumë me qejf estradën tonë. Por pasi filloj të kishte sukses kudo në Shqipëri, të gjithë filluan të vinin tek ne. Nga Fatosi, Minai, nga Roland Sharka, Roland Roshi, të gjithë aktorët, kishin dëshirë të luanin në estradë. Të gjithë aktorët që erdhën nga Instituti i Arteve që për mua ishin shumë të talentuar, unë ju kërkoj ndjesë që nuk mund t’i përmend të gjithë, pasi të tërë ishin për t’u kujtuar, kishin dëshirë të luanin në estradën e Fierit. Unë u befasova në fillim sesi një kaldajist t’u përgjigjet me nivel këtyre aktorëve që vinin nga shkolla dhe të punoj si këta,  të zbërthej materiale (se ata kishin bërë shkollë dhe unë jo). Megjithatë unë kisha një mësues që nuk do ta harroj kurrë, ai ishte Pëllumb Kulla. Ishte fati im se Pëllumbi erdhi me një bagazh të madh, me një barrë shkollë dhe një kulturë që dinte se ç’ishte regjisura, shkrimi, stili, skena, pra i dinte të gjitha drejtime, ndërsa unë nuk isha shumë i përgatitur. Por ne aty me kalimin e viteve krijuam një shoqëri dhe një grup të talentuar pune. Unë isha djalë gazmor dhe i shkathët. Pëllumbi, Neritan Cekta, Kiço Kilica, por më i madhi që komentoi këtu ishte Jorgji. Atëherë asnjërit nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë, pasi ne të gjithë bënim rolet që na takonin dhe kështu punët shkonin në rrugë të drejtë dhe arrinim që të bënim atë gol që sot e bëjnë në sport. Fuati më ka mbajtur si fëmijën e tij, aq që së bashku me Todi Llupin kemi punuar si shokë, vëllezër, pasi ne jemi miq në radhë të parë. Tani, unë u mundova që pas disa vitesh të vazhdoja shkollën e mesme “Petro Sota”, që t’i përgjigjesha sado pak në kulturë shokëve që më rrethonin. Dhe pas saj erdhi titulli, fejesa, martesa dhe të gjitha me radhë.

Koleg, mik, shok por edhe kritikues të njeri-tjetrit. Pra flasim për Luftar Pajën. Një ndër aktorët që ju keni bashkëpunuar dhe që keni miqësi të vazhdueshme, si do ti komentonit rolet dhe miqësinë me të?

Po, është e vërtetë, të gjitha sa thatë janë në miqësinë tonë. Jeta pa miq është si pylli me shukke pa pemë. E them me vetëdije se ka qenë dhe mbetet fat që kam njohur një njeri si Luftari. Luftari mbetet një aktor i madh dhe një mik i shkqlyer. Rolet e tij kanë ngelur të skalitura në historinë e estradës fierake. Mbaj mend se kur keni promovuar librin tuaj monografik për Luftarin jeni shprehur: “Mua Luftari në fillim jo më trembi, por më lodhi”. Kurse unë do të thosha se çdo njëri që të lodh ka diçka të veçantë. Nëse ju keni me Luftarin 3 vjet punë, unë kam 25 vjet kënaqësi, suksese, lodhje dhe shplodhje, pra të gjitha. Unë e kam mësuar shumë prej tij por dhe bashkë kemi kaluar si miq situata nga më të ndryshmet. Nuk ka më mirë kur një njeri e ke koleg të sinqertë dhe të përgatitur por edhe një mik special.

Me rolet e asaj kohe, ju arritët shumë shpejt të merrnit titullin “Artist i Merituar”. Si jeni ndjerë dhe kush është e veçanta e këtij titulli?

Titulli në atë sistem ishte rrjedhë e punës, vizionit, korrektesës dhe vlerësimit real. Askush në Shqipërinë e atij sistemi nuk ka marrë një titull kot, pa vlera, pasi ato jepeshin mbi baza meritash të veçanta dhe kërkesash tepër të larta. Nuk mund të krahasohet një titull i atëhershëm me 100 tituj sot. Në atë kohë mund të jepeshin 5 tituj në vit, Sot jepen 50 tituj në orë. Unë nuk mund ta imagjinoj që një djalë nga Fieri, i shkathët që bëra një shkollë të mesme erdha me talentin tim pa hile, i futesha rolit me gjithë shpirt. Por kam qenë shumë i vëmendshëm ndaj regjisorëve, pasi unë nuk kam pasur vetëm Pëllumb Kullën, por edhe Koçon, Rolanda Sharka, Llazar Verria, Land Roshi, Arqile Lici etj., megjithatë unë ngelem ai Arqile që kam qenë, larg skenës, larg shokëve, kështu e pash të arsyeshme ikjen time dhe tani jam pranë familjes time në Athinë. Nuk them se do qëndroj atje, por them se një ditë do t’i kthehem skenës.

Në emigracion në Greqi disa vite, e ndjenit mungesën e skenës?

Mos e fol! Skena është jeta ime, është frymëzimi im. E kam ndjerë shumë, shumë. Është gjëja që humba më shumë, humba Luftarin, Todin, Teodorin, Pëllumbin, humba spektatorin e mrekullueshëm fierak, me pak fjalë humba shumë gjëra në pak kohë. Ekonomia disa herë të bëm që të shkëputesh nga shumë gjëra. Tranzicioni nuk i shërbeu artit por solli një luftë të madhe ëpr mbijetesë.

Vijmë tek dasma juaj. E keni pritur me seriozitetin e duhur. Si ka qenë ajo?

Dasma, dasma. Atëhere kur bëhej një dasmë mblidheshin të gjithë në lagje. Kishim afrimitet dhe lidhje të gjithë bashkë. Kishim tjetër dashuri njerëzore. Njerëzit sot janë bër të ftohtë. Nuk kishte salltanete, nuk kishte makina luksoze por kishte shpirt të pastër. Në dasmën time kishin dëshirë të vini të tërë të vinin por mundësitë ishin ato që ishin. Nuk kishte salla të mëdha, nuk kishte ushqime të bollshme, por kishte një gëzim të sinqertë. E fillova dasmën që nga shtëpia. Më e bukura ishte kur u nisën makinat për të shkuar në Vlorë. Ilian e kisha fotoreporter (ka vdekur në një aksident). Ai bërë një film të tërë dhe unë nuk e di ku shkoj e gjithë arkiva e Arqile Kules. Të falënderoj se më përmende 50 % të jetës sime, pasi sot që po jap këtë intervistë unë mbush 30 vjet që jam martuar, por në të gjithë suksesin tim ka të bëjë dhe gruaja ime. Unë e pata bashkëshorten në fillim shoqe dhe motër. Gruaja ime më ka ndihmuar në shumë drejtime, sigurisht aq sa i takonte asaj, nuk më ka mërzitur në asnjë drejtim edhe xhelozia, si e imja dhe e asaj, ishte modeste.

Sa role keni luajtur gjithsej?

Nuk i kam hyrë këtij inventari. Por, bëja mesatarisht nga katër premiera në 12 muaj, kisha nga 5 role, tre ishin skeçe dy ishin parodi, më binte rreth 15 deri në 20 role në vit.

Bashkëshortja juaj kur ishit në fillesat e dashurisë si e mori lidhjen tuaj, duke qenë se ju ishit tashmë një personazh komik?

Keni ndonjë rol që ju ka ngelur peng?

Mua më ka ngelur peng diçka. Në kulmin tim në vitin ’95-së, i thanë nuses time: “Mos na e hiq Arqilenë, pasi Luftëtari doli në pension e na iku në Tiranë, Fuati doli në pension, të rregullojmë Arqilenë me Todin e Sotirin”. Më ka ngelur peng që nuk e mbajta dot fjalë. Nuk është se unë isha i dobët, por ashtu e pata të arsyeshme. Nuk doja ta lija skenën, këtë mangësi unë nuk ia fal vetes.

Politika dhe humori me zhargone

Është larg nga unë. Nuk më ka pëlqyer ndonjëherë, jo se nuk e lexoj, por kur nuk e mbuloj atë sektor nuk kam të drejt të jap mendime, për këtë ka historian, gazetar, intelektual dhe të japin ata çdo mendim që të duan, unë jam aktor i gjithë kombit, i teleshikuesve, i gjithë Fierit. Unë nuk jam shquar ndonjëherë për politik.Në tërë jetën time nuk më ka pëlqyer. Dhe për këtë kam refuzuar shumë oferta. E fundit ka qënë në Athinë e cila do t’u bëhej disa refugjatëve, që ishin si endacak, por i thash “jo”. Nuk e shoh veten në këtë rol dhe ajo që nuk më pëlqeu ishte mënyra sesi ishte trajtuar tema për ne shqiptarët, pasi e vërteta nuk është ashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok