08/10/2024

Flet Arben Cara, Drejtues Zjarrfikës: Aktualisht ka 1300 punonjës zjarfikës dhe 150, automjete

0

-Princ Vidi, kur erdhi në Shqipëri më 7 mars 1914, ka sjellë me vete edhe një skuadër zjarrfikëse
-Në shkurt 1921 – u miratua “Rregullorja mbi detyrat e Policisë”, ku përcaktoheshin detyrat edhe për zjarrfikësit
-Në vitin 1959, 5 oficerë shqiptarë, Haki Gjondeda, Ramadan Hoxha, Bardhyl Dodbiba, Spiro Deçka dhe Aleks Thomai u shkolluan në BS dhe pas kthimit formuan shkollën e parë teknike
-Ndër drejtorët e parë të shërbimit mund të përmendim Pandeli Mërtiri dhe Ferit Radovicka
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI
Katër Maji, është ditë e shënuar e shërbimit të zjarrfiksëve, ku shtetet organizojnë aktivitete të ndryshme solemne në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë zjarrfikësit për t’iu dalë në ndihmë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë emergjente në raste të ndryshme. Në këtë ditë të shënuar ndërkombëtare në shtetet e tyre ku veprojnë, zjarrfikësit vizitohen nga institucionet dhe mekanizmat shtetërorë, duke i nderuar me mirënjohje, falënderime, por gjithashtu zjarrfikësit demonstrojnë shkathtësinë profesionale, që dëshmojnë gatishmërinë emergjente për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në çdo moment. Po në Shqipëri kjo ditë shënohet më 9 dhjetor sipas dekretit të ish Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr 242, dt. 9 dhjetor 1946.
Në Shqipëri data 9 dhjetor njihet si data e krijimit të ShërbimitZjarrfikës. Çfarë historie ka ky shërbim për vendin tonë?
Shërbimi zjarrfikës shqiptar tradicionalisht ka funksionuar si shërbim shtetëror dhe ka patur
shtrirje gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë me stacionet zjarrfikëse të gatishmërisë së
përhershme. Policia zjarrfikëse u krijua me ish dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, nr 242, dt. 9 dhjetor 1946. Kjo polici u krijua vetëm në ato qytete ku ndihej nevoja si dhe në kantiere dhe zona industriale të mëdha. Struktura e policisë zjarrfikëse ndahej në skuadra ose toga dhe varej nga nënseksioni i Policisë në Prefekturë. Ky shërbim pati zhvillimin i tij dhe u vu mbi baza moderne, me norma, standarde, rregulla, në vitet 1955-56, meritë kjo e 5 oficerëve shqiptarë, të cilët kryen shkollat përkatëse, në Bashkimin Sovjetik, duke sjellë që andej metodikat, normat, rregullat, rregulloret, si duhet të funksiononte ky shërbim, për atë kohë. Po këta oficerë hapën gjithashtu shkollën e pare teknike 2-vjeçare për zjarrfikësit në Patos, në vitet 1975, e cila nxori 21 oficerët e parë. Pjesën më të madhe të kohës, shërbimi zjarrfikës ka funksionuar me një urdhëresë nr. 2 të Këshillit të Ministrave të vitit 1964 me gjithsej 11 nene. Në këtë periudhë shërbimi zjarrfikës shqiptar kishte një personel prej 1400 zjarrfikës në të gjithë territorin e Shqipërisë. Në vitin 1991, shërbimi zjarrfikës kaloi në vartësi të Policisë së Shtetit, deri në vitin 2001. Me ligjin nr.8766, datë 5.4.2001, ky shërbim kaloi si pjesë e administratës, me status të veçantë, në përbërje të strukturës së Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe e strukturave të prefektit të qarkut. Gjatë kësaj kohe, numri i personelit zjarrfikës shkurtohet sistematikisht
dhe nga 1400, shkoi deri në rreth 700 – 750 zjarrfikës, për gjithë territorin e Shqipërisë. Pas miratimit të ligjit nr.8766, datë 5.4.2001 , shërbimi zjarrfikës u vlerësua dicka, por jo siç ky shërbim vlerësohet nga vendet evropiane. Konkretisht u kryen: Ndërtimi i dy stacioneve totalisht të reja, në Shkodër dhe Gjirokastër, investimi në rikonstruksionin e stacioneve ekzistuese, u kompletua me akte n/ligjore, VKM, urdhra, udhëzime, rregulla, rregullore, u kompletuan stacionet me automjete, autoshkalla, pajisje uniforma zjarrfikëse, duke zëvendësuar totalisht në të gjitha stacionet e Shqipërisë makinat zjarrfikëse “Skoda” me automjete “Man”, “Benz” etj. Por përsëri pak u investua në kompletimin me personel zjarrfikës sipas standardit evropian.
Në vitin 2004 themelohet Qëndra Kombëtare e Trajnimit të shërbimit Zjarrfikës, në Kombinat, Tiranë, e cila për një sërë arsyesh funksionoi jo normalisht deri në vitin 2014. Ndërhyrja e politikës në këtë shërbim bëri që në vitet 2007 – 2009 të largohen nga detyra një pjesë e madhe e zjarrfikësve, punonjës të nivelit bazë dhe thuajse të gjithë oficerët zjarrfikës, të trajnuar dhe certifikuar në Qendrën e Trajnimit Zjarrfikës dhe në qendra të ndryshme trajnimi jashtë shtetit.
Shërbimi zjarrfikës funksionoi me ligjin e vitit 2001 dhe me aktet n/ligjore të dala në
zbatim të tij deri në vitin 2016, vit ku ky shërbim u decentralizua. Në janar të vitit 2016 shërbimi zjarrfikës me ligjin nr.152/2015, “Për shërbimin mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin” u shkëput nga struktura e emergjencave civile. Pjesa oper

uese u decentralizua, stacionet zjarrfikëse kaluan në vartësi të Kryetarit të Bashkisë dhe Drejtoria Qendrore në vartësi të ministrit përgjegjës. Decentralizimi i shërbimit zjarrfikës pranë njësive bashkiake, bën që aktiviteti dhe puna e Drejtorisë së Përgjithshme të MZSH-së të jetë e lidhur ngushtë me aktivitetin e njësive vendore, me pushtetin vendor dhe kryetarët e bashkive.
Mund të na thoni disa hapa për ecurinë e këtij shërbimi qysh me krijimin e shtetit shqiptar?
Në Shkurt 1921 – u miratua “Rregullorja mbi detyrat e Policisë”, e konsideruar si akti normativ më i arrirë për Policinë deri ne atë periudhë dhe për herë të parë në këtë rregullore gjejmë përcaktime për detyrimet e nëpunësit të Policisë për rastet e rënies së zjarrit. Në Maj 1937 – u krijua skuadra zjarrfikëse në Bashkinë e Tiranës, në bashkëpunim me Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë. Viti 1943 shënoi organizimin e Policisë së Tiranës në 14 Stacione Policie, duke ju përshtatur 14 ndarjeve zonale të territorit të kryeqytetit, mbi bazën e të cilave u bë edhe organizimi i stacioneve të mbrojtjes nga zjarri, ndarje që bëhej për herë të parë në historinë e këtij shërbimi. Sido qoftë fakt është se në 9 dhjetor 1946 me dekretin e Presidiumit të Kuvendit Popullor nr. 242 u krijua edhe Policia Zjarrfikëse, e cila varej nga nënseksioni i policisë në seksionin e punëve të brendshme të nënprefekturës. Ky shërbim si fillim u krijua vetëm në disa qytete, ku ndihej nevoja si edhe në kantieret dhe industritë e mëdha. Në vitin 1959, 5 oficerë shqiptarë, pikërisht Haki Gjondeda, Ramadan Hoxha, Bardhyl Dodbiba, Spiro Deçka dhe Aleks Thomai u shkolluan në Bashkimin Sovjetik dhe pasi u kthyen në Shqipëri krijuan shkollën e parë teknike, nga ku u formuan dhe dolën brezi zjarrfikës i post luftës, të cilët kanë shërbyer në Shërbimin Zjarrfikës deri në ditët e sotme. Ndër drejtorët e parë të shërbimit mund të përmendim Pandeli Mërtiri dhe Ferit Radovicka. Një kuriozitet! Sipas z. Artan Lame, Princ Vidi, kur erdhi në Shqipëri më 7 mars 1914, ka sjellë me vete edhe një skuadër zjarrfikëse. Tetor 2021, Drejtoria e Trajnimit dhe Logjistikës po funksionon pranë Akademisë Sigurisë, falë një zjarrfikësi të përkushtuar apasionant, i cili që nga viti 2004 ka kaluar një sërë detyrash duke filluar nga zjarrfikës i thjeshtë, komandant shërbimi, inspektor parandalimi, komandant stavioni, shef sektori e deri në mbajtjen e postit të Drejtorit të Drejtorisë Trajnimit dhe Logjistikës më DPMZSH pranë MB. Falë një pune të jashtëzakonshme sot janë hartuar kurrikulat e disa niveleve të MZSH, ku dhe po zhvillohen kurse çdo muaj sipas nevojave të MZSH-së në nivel vendor. Janë Certifikuar rreth 700 zjarrfikës, 60 oficerë të MZSH-së duke u graduar sipas pozicionit të punës që mbajnë.
Disa nga arritjet e decentralizimit të shërbimit zjarrfikës:
Nëpërmjet decentralizimit të shërbimit zjarrfikës është arritur: Mbulimi i të gjithë territorit të vendit me shërbim, duke ju përgjigjur në kohë çdo lloj situate, shtimit të forcave dhe mjeteve për t’ju përgjigjur dinamikës së sotme të ngjarjeve emergjente, investimit për shërbimin nga një pjesë e bashkive nga fondet e veta, si dhe gjallëria që iu ka dhënë ky shërbim bashkive ku ky shërbim mungonte.
1 Nga decentralizimi i shërbimit zjarrfikës u shtuan 22 stacione zjarrfikëse, duke realizuar mbulimin e territorit të çdo bashkie me këtë shërbim.
2 Numri i punonjësve zjarrfikës profesionistë nga 739 shkoi në rreth 1300, duke e rritur numrin e tyre gati në 50%.
3 Numri i automjeteve zjarrfikëse nga 105, brenda dy viteve ka shkuar në rreth 150, pjesa më e madhe e të cilave janë siguruar nga vetë bashkitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok