04/11/2024

Flasin Irini Qirjako, Liliana Kondakçi, Lili Cingu, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Elsa Xhai dhe Ela Tase

0

Gratë shqiptare, heroina dhe të sakrificës

Nga Albert Z. Zholi

Një ditë e veçantë sot.Një ditë me një histori të rrallë.Sot është 8 Marsi, e njohur nga të gjithë si Dita Ndërkombëtare e Gruas e në Shqipëri, si festa e Nënës. Një ditë e rëndësishme kjo, në të cilën kujtohen arritjet e kushteve sociale, politike dhe ekonomike të grave në botë, por edhe dhuna dhe abuzimi, që shumë gra janë ende duke vuajtur. Po si e komentojnë këtë ditë personalitete të njohura të vendit këtë ditë simbol për gjininë femërore?Cilat janë sot problemet me të cilat femra shqiptare ndeshet sot?

Irini Qirjako “Mjeshtre e Madhe”

Festa jonë.Festa që sjell diçka ndryshe.Festa e gjysmës së njerëzimit që sakrifikon çdo ditë shumë në emër të jetës së fëmijëve. Nënë do të thotë sakrificë, vetmohim, përgjegjësi, dritë e jetës. Nënë do të thotë të ripërtërish jetën dhe të bësh botën më të bukur. Ju uroj grave gëzuar 8 Marsin.Të gjitha gratë janë me botë të madhe shpirtërore, dinë të krijojnë momente të bukura edhe pse në kushte pandemie.

Nëna di të sjellë vetëm dashuri dhe mirësi.Zoti i bekoftë nënat kudo në botë.

Liliana Kondakçi

“Një ditë më shumë, prej sakrificave të tyre të panumërta.Është një temë më vete të flasim për nënat, s’ditkam të bëj urim më të mirë sot. Nënat heroina, të pagjuma, plot mirësi dhe bujari. Nënat që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët e tyre. Tërë të mirat e botës ju uroj, shumë suksese në çdo hap!”.

MARGARITA XHEPA“Nderi i Kombit”

Kjo festëe këtij viti vjen në një ditë tëvështirë, në një situatë që nuk e mendonim. Po na ikin shoqet mikeshat, na iku Zenepja gazetarja trime dhe e kudondodhur. Por kjo ditë mbetet sërish një festë e bukur, një ditë e veçantë.Vitet ndryshojnë dhe kohërat po ashtu, por 8 Marsi mbetet po ajo ditë. 8 Marsi në Shqipëri gjatë viteve të komunizmit u kremtua si festa e Nënës, teksa në mbarë botën mijëra gra bashkoheshin për të kërkuar të drejtat e tyre. Me hapjen e vendit pas rrëzimit të sistemit diktatorial, 8 Marsi filloi të merrte kuptimin e vërtetë në teori, sepse në praktikë ende sundohet nga lule, dhurata dhe dreka mes grave, duke u shndërruar në një ditë feste dhe jo në ditë apeli për të drejtat e tyre. Për mendimin tim, kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 9 dekada. Gëzuar 8 Marsin nëna, motra dhe shoqe kudo në botë!”.

LILI CINGU“Mjeshtre e Madhe”

Festa erdhi, por jo me atë atmosferë si më parë. Dihet tashmë se bashkë me mimozat vjen dhe festa e gruas, e nënës.Akoma në shekullin ku jetojmë, ekzistojnë mbetje të mendimeve mesjetare që ushtrojnë dhunë ndaj një qenieje, e cila të ka sjellë në jetë, të ka mëkuar me gjuhën shqipe, me ninulla, Ndihem e trishtuar kur lajmet mbushen me dhunë, çka do të thotë se nxisin dhunë ndaj grave, nënave.Parlamenti transmeton dhunë, emisionet apo rubrikat televizive transmetojnë dhe nxisin dhunë.Mes tyre janë gratë, janë nënat. Dashuria për to duhet promovuar! Njeriu ka virtyte, të cilat kurrë nuk do t’i kuptoni ju, Nëna është fjala më magjike, më e bukur, më shpresëdhënese. Ajo është jo vetëm gjysma e botës, por dhe drita e botës!”.

ALIDA HISKUkëngëtare

Ky 8 mars nuk po na gëzon sa duhet. Shumë nëna vajtojnë. Situata e keqe po na pengon, por nënat duhet të dalin mbi veten. Dita e 8 Marsit, duhet të jetë dita kur gratë duhet të mendojnë për veten dhe gratë e tjera, të reflektojnë në atë se pa marrë parasysh se cilës kulturë, nacionalitet, familje i takojmë: jemi gra dhe jemi të njëjta. Unë jetoj prej vitesh në Gjermani dhe po e shoh sesi respektohen dhe çfarë vlerash kanë sot gratë në këtë vend. Gjermaninë prej afro 16 vjetësh e drejton një grua, Merkel, një zonjë e madhe, fisnike që ka pasur besimin më të madh në shoqërinë gjermane.Në vendin tonë, ende pozicioni i gruas nuk është aty ku duhet. Kemi jetuar në një shoqëri, ku femra nuk ka qenë,por dhe ende nuk është e barabartë me mashkullin, në të gjitha poret e jetës.Gëzuar festën gra vetmohuese të Shqipërisë dhe gjithë botës.

MYFARETE LAZE, “Mjeshtre e Madhe”

Erdhi dhe ky 8 Mars. Erdhi me një situate ndryshe. Nuk shihet ai gazim që pritej.Nënat nuk janë të qeshura si më parë për shkak të pandemisë.8 Marsi, mbetet një ditë e bukur, një ditë që ne si nëna e presim me mall. Kjo ditë më shumë sesa një festë, është një ditë reflektimi, por është edhe një ditë ku ne duhet të ndjehemi të lira, të kërcejmë vals, të gëzojmë, të këndojmë. Të këndojmë këngët për nënat, për sakrificat e tyre, për dhimbjet dhe gëzimet e tyre.Nënat duhen respektuar çdo ditë.Ato meritojnë shumë, pasi bëjnë punë heroike në heshtje.

Elsa Xhai, gazetare

Dhe nëse e presim plot gaz dhe hare sot nuk e kemi atë entusiazëm. Na kanë ikur në përjetësi shumë njerëz të dashur.Bëjmë homazh ZENEPE LUKA dhe  KOZETA NOTI për shoqet që na ikën në përjetësi.Nënë! Fjala më e bukur në botë! Gjithçka që bën një nënë nuk ka të krahasuar me asnjë vepër në jetë. “Sillu me prindërit ashtu si do të dëshiroje që fëmijët e t’u të silleshin me ty”, LEOPARDI. Kupto që në çdo situatë një nënë di ta falë, sepse e tillë është ajo, për këtë ka ardhur në botë, por ti duhet ta duash shumë, sepse sakrifica e saj për fëmijët është sublime.Nëna të rrit dhe nuk lodhet duke kërkuar të mësojë qëllimin e jetës që fëmijët e saj t’i kushtojnë çdo përpjekje e mendim.Nëna të qëndron pranë dhe të mëson të jesh njeri.Do të dëshiroja që portretet për gratë të gjenin më shumë vend në shtypine ditës.Ato janë shumë në Shqipëri dhe në botë.Gëzuar Festën!

Silvana Braçe

Festat na zgjojnë, na kujtojnë, na gëzojnë, sidomos në këtë kohë gri ato janë si dritëza shprese që na bashkojnë shpirtërisht me njeri-tjetrin,që na ndriçojnë më të bukurat e jetës, paqen, respektin për vlerat dhe dashurinë për njeriun.                  Në këtë 8 Mars do uroja dhe dëshiroja që çdo grua të ndjehet zonjë, e parë në shtëpi, në punë, në shoqëri, se qoftë për xhentilesë, qoftë për zgjuarsi e shkathtësi ajo është aty. Gëzuar!!!

ELA TASE“Mjeshtre e Madhe”

“8 Marsi për mua ka qenë dhe është thjesht një vlerësim më shumë për nënat e vajzat për t’u mbledhur në forma të ndryshme të gëzimit apo protestës, por gjithmonë për të kujtuar e ndërgjegjësuar respektin dhe madhështinë e nënës si figurë e rëndësishme për të gjithë. Unë jam rritur në një rreth familjar e shoqëror që nuk e kam ndjerë problemin e vështirësive apo emancipimit. Që në moshën 14 vjeç jam rritur me grupin e vajzave në sport dhe me lojën tonë kemi shëtitur në gjithë qytetet ku kishte ekip.Jemi ndjerë të emancipuara në realizimet tona në shkollë dhe profesion pa patur paragjykime si femra.Ndoshta Tirana ishte më e emancipuar me femrat dhe nuk i kemi ndjere robërinë apo pengesat, por vetëm mbështetje nga familja. Me ferexhenë nuk kishim njohje fare dhe nuk u edukuam me fenë në asnjë moment.Gëzuar festën!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok