21/12/2024

Fjalorët frazeologjikë të Eshref Ymerit, në krye të panteonit të kombit

0
Eshref-Ymeri-Fjalor

“Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe”  vepër madhore, e paarrirë deri tani

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe i pesti fjalor i akadamik, Prof.dr Eshref Ymerit, është vepra më madhore e këtij lloji, një pasuri gjuhësore e paarritur deri tani në studimet gjuhësore, në Frazeografi. Vivra

Miku im i viteve‘50 të shek XX, Prof.dr.Eshref Ymeri, akademik dhe ‘Personalitet i Shquar i Labërisë e i Kombit, sot përballë Akademisë dhe  pseudoakademikëve,” Fitim Teki Haxhiraj më, 03. 09. 2023,

Falënderime dhe mirënjohje nga Vivra

* Faleminderit Prof.dr. Eshrefi për këtë pasuri gjuhësore që u ke lënë si trashëgimi brezave! Kam thënë qysh kur më dhuruat“Fjalorin frazeologik anglisht -shqip”,se ju jeni frazeolog i shquar. Pse vallë nuk njihet Frazeologjia si nëndegë e shkencës gjuhësore?!

*Faleminderit, prof.dr Hajri Shehu për recensën e mrekullueshme që i keni bërë punës madhore e shkencore të Prof.Dr. Eshref Ymerit, në dobi të pasurimit të gjuhës shqipe!

*Falenderoj dhe i shpreh mirënjohjen time, shokut të shkollës pedagogjike “Jani Minga”, Prof.dr. Rami Memushaj, për analizën e detajuar shkencore që i ka bërë në parathënie veprës madhore të Prof.Eshref Ymerit, “Fjalor frazeologjiki gjuhës shqipe”. Me sqarimet dhe shpjegimet e shprehjeve frazeologjike, gjuhësore, sintaksore, fonetike, sinonimike, stilistikore dhe për mënyrën e leximit e përdorimit të fjalorit të këtij lloji,konstatimet e tij janë manhnitëse. Konkretisht  veprën madhore të shkencëtarit Eshref Ymeri, “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, për gjithë ata që nuk janë gjuhëtarë, po që janë shkrimtarë, përkthyes apo lexues, redaktori, zoti Memushaj ua ka servirur në tabaka të argjendtë! Faleminderit, shkencëtar dhe gjuhëtar i shquar Prof. dr.Rami Memushaj !  Vivra

Cilido mund të pyes:

Si ka arritur Eshref Ymeri i vetëm një punë të tillë kolosale, pasi është autor i 5 fjalorëve frazeologjik me mijëra shprehje dhe i 10 fjalorëve gjuhësor apo teknik, vetëm apo si bashkautor?

Kujtoj se ai është bir i një vendi, ku mblidhet Kuvendi. E në një kuvend nuk shkojnë njerëzit pa tru dhe pa intelekt. Të katër këta fjalor mbi ballinë mbajnë emrin “Eshref Ymeri”.Emri i tij i nderuar është edhe në ballinën e fjalorit të parë”Fjalor frazeologjik italisht- shqip”, si bashkautor.

Vlora bregdetare e Adriatikut të kaltër dhe Jonit blu, Vlora e Flamurit, veç bukurisë natyrore që Zoti ia ka dhuruar me të tepërt, mbart histori, atdhetari dhe kulturë. Vlora e Pavarësisë, Vlora e Gjergj Arianitit, e Ismail Qemalit dhe e kapedanëve trima që kanë lënë emër në kontinent e më gjerë, ka një faqe të ndritur e një peshë të rëndë në historinë tonë kombëtare. Lum ai bir apo bijë që lindi e u rrit në këtë trevë dhe diti ta mbajë lart atë emër të lashtë dhe të ndritur. Intelektualë të tillë nuk i kanë munguar dhe nuk i mungojnë Vlorës, për të cilët ajo krenohet.

Janë njerëzit e vlerave, intlektualët e shquar, ata që ia rrisin autoritetin dhe dinjitetin Vlorës dhe kombit!

Në vitin 1958 nisa studimet në shkollën pedagogjike “Jani Minga”. Për mungesë godine, shkolla jonë ishte ende e pakonsoliduar. Nxënësit e saj në 3 vitet e para mësimin e zhvilluan në godinën e gjimnazit “Ali Demi”, një ndërtesë e gjatë dy katshe e ndërtuar nga italianët. Ndoshta dikur kishte shërbyer si kazermë ushatarke. Unë dhe bashkëmoshatarët e mi aty kryem vitin e parë të shkollës pedagogjike. Edhe pse me drejtori më vete, shumë mësues jepnin mësim si në gjimnaz edhe në të tri nivelet e (vitit të I, II dhe të III) të shkollës tonë. Theksoj se mësues të talentuar dhe të përkushtuar siç nxori shkolla pedagogjike “Jani Minga”Vlorë ato vite, kishte nxjerrë vetëm “Normale” e Elbasanit. Një i tillë që arriti majat e shkencës së gjuhësisë, i dalë nga pedagogjikja e Vlorës ishte dhe djali i urët i talentuar dhe pa fjalë, Rami Memushaj.

Duke qenë në të njëjtën godinë, edhe ne ndiqnim aktivitetet e gjimnazit “Ali Demi”. Brezi i të rinjëve e të rejave të atyre viteve nuk mund të përsëritet më. Unë do ta quaja brez të artë, pasi ishte ajka e qytetit dhe e gjithë qarkut Vlorë. Ishin vajza dhe djemë të etur për dije, me shumë talent në fusha të ndryshme, ku secili prej tyre u bë “dikushi”. Madje edhe atyre që ua mohuan të drejtën, kanë lënë emër ose e gjetën veten pas “rënies së Diktaturës”.

Kurse mes gjimnazistëve do të veçojanjë  gjimnazist sedërli e studioz, i rritur në ajrin e pastër të maleve të krahinës jugëperëndimore dhe nën oshëtimën e lumit Shushicë. Kënga e luginës së lumit, bashkë me ujin sillte copëza jete nga Labëria dhe Kurveleshi.

Ai ishte një djalë i gjatë si kavak, i paepur në procesin e të nxënit, për të qenë i barabartë me moshatarët. Veçse pa e ditur, ai shpesh herë qëndronte më lartë se të tjerët, edhe pse ishte konviktor. Në maturën e gjimnazit “A.Demi” i riu doli mbi të gjithë shokët.

Ky ishte djali nga Smokthina e lashtë, ku janë gërmadhat e kalasë së Ceries antike* apo nga vendlindja e mesapëve, i cili quhej Eshref Hasan Ymeri. Sot ai është “Personalitet i Shquar i Labërisë”, me gradë shkencore Profesor, Doktor, Akademik, anëtar dinjitoz i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në New York. Z.Eshref është autor i shumë titujve publicistikë, librave studimorë me tema historike, politike, sociale e kulturore dhe i shumë librave të përkthyer. Eshref Ymeri njihet si gjuhëtar, frazeolog, studiues, përkthyes, analist letrar apo politik, shoqërues delegacionesh qeveritare, interpret dygjuhësh i thuajse të gjithë drejtuesëve të shtetit dhe politikës shqiptare në takime ndërkombëtare me karakter politik, diplomatik apo ekonomik. Prof. Eshref Ymeri është një nga publicistët nacionlistë më të shquar ku spikatin temat e shqiptarizmit. Aktualisht jeton në ShBA, i cili ka një jetë të pasur suksesesh akademike në fushën e studimeve gjuhësore dhe historiko-sociale. Shkëlqen në publicistikën politike, sociale dhe atdhetare për të cilën krenohen, jo vetëm ai dhe familja, por edhe ne miqtë e tij.

Në datën 3 shtator, me porosinë e Prof.Dr.Eshref Ymerit, familjes tonë ‘Haxhiraj’ i erdhën dhuratë prej tij dy thesare të vyera që kanë pasuruar kolanën e kulturës kombëtare:“Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” dhe libri studimor” “Shqiptarët përballë politikës rusomadhe”.

Unë po përqëndrohem te “Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe”. Ky është i pesti fjalor i Prof.Eshrefit. Bën përjashtim “Fjalori frazeologjik italisht- shqip” me bashkautor që u botua në vitin 2007 dhe ka 20 000 shprehje frazeologjike.

Pesë fjalorët, bashkë me 4 librat studimor janë botuar në një kohë rekord nga viti 2007 deri në vitin 2022. Çudi! Një punë e madhe, e pallogaritshme studimore me rezultate të habitshme,  e një njeriu të vetëm! Si e ka arritur një person i vetëm?!

Puna shkencore e Eshref Ymerit vjen me këtë vepër pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dy-gjuhësh, si “Fjalor frazeologjik italisht-shqip” (me bashkautorë, 2007), me mbi 15 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik rusisht-shqip” (2015), me mbi 25 mijë zëra; “Fjalor frazeologjik anglisht-shqip” (2019), me rreth 25.500 zëra; dhe “Fjalor frazeologjik frëngjisht-shqip” (me bashkautor, 2021), me mbi 40 mijë zëra.

Pesë fjalorët bashkë me”Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, si dhe 10 fjalorët e tjerë gjuhësor ose teknik, me bashkautor apo dhe librat studimorë të Prof.dr.Ymerit, kanë cilësi botimi të admirueshme dhe paraqitje të mrekullueshme si vepra arti, tejet elegante që të lënë përshtypjen se janë vepra të financuara nga shteti apo nga një institucion madhor si Akademia e Shkencave. Për fat të keq askush nuk pyet, as akademia dhe as shteti për të financuar studimet dhe punimet shkencore me vlera të mëdha për kombin. Dimë, se duke filluar nga gjuha dhe shpopullimi për shkak emigrimi, është duke u mpakur, e zvogluar e po shkon në shpërbërje. Gjuha dhe traditat ndoshta do ta mbajnë gjallë emrin e këtij kombi të lashtë. Ndaj studimet rreth këtyre probelmeve -Lashtësi dhe gjuhësi, janë të domosdoshme.Ndaj kanë vlera të mëdha fjalorët, sidomos ata frazeologjik. Porse, kërkimet shkencore dhe përpilimi i fjalorëve kërkojnë mund, aktivizimin e shumë njerëzve dhe fonde.

Por çfarë ndodh për botimin e këtyre studimeve? A ndihmohen studiuesit e vlerave të kombit?

Ashtu siç ia ka dalë i vetëm, veçanërisht në përgatitjen e fjalorëve frazeologjik, edhe shpenzimet financiare janë përballuar nga autori me pensionin e tij.

Unë si krijuese letrare, edhe pse nuk jam gjuhëtare, e vlerësoj shumë punën e madhe studimore të Prof.Eshrefit, pasi ka pasuruar kolanën e letërsisë shqipe veçanërisht katedrën e gjuhës shqipe. Fjalorët e tij kanë vlera se kanë pasuruar gjuhën shqipe me dialektet krahinore, me frazeologjinë popullore apo fjalët e urta të gojartit popull. Nga albanologët dimë se në Shqipëri numërohen 10 -11 dialekte të tillë krahinash (fjalor krahinor) sipas albanologut dhe kryesisht studiues i gjuhës shqipe Robert Elsie, i cili ka regjistruar 137 dialekte kudo qëflitet shqip.

*Shqiptarja.com, 21.10.2009, sipas  Robert Elsie shkruan: “Gjuha shqipe folur kam arritur në 147 regjistrime zanore të dialekteve të gjuhës shqipe”. Vendet ku flitet një dialekt i gjuhës shqipe autori i ka vendosur në harta të veçanta.) Ky fakt tregon pasurinë e gjuhës shqipe.

Sipas akademik.prof.dr.Rami Memushaj, gjuhëtar i shquar po them dy fjalë: Dalja në dritë e veprës“Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” që deri tani  është më i arriri, është vepra më e madhe monumentale në frazeologjinë e gjuhës shqipe, me 19 280 zëra. Me botimin e këtij fjalori, Eshref Ymeri e ka vënë veten në krye të frazeologëve shqiptarë.

Këtë e dëshmon profesionalisht Prof.dr.Hajri Shehu ( leksikograf në Institutin e gjuhësisë dhe të letërsisë pranë Akademisë së Shkencave) i cili mes të tjerash në referencën e tij për fjalorin e Prof.E.Ymerit shkruan:
“ Vepra “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe”, që po u jepet në dorë lëvruesve dhe studiuesve të shqipes, vjen pas një vargu fjalorësh frazeologjikë dygjuhësh të prof. dr. Eshref Ymerit. Ky fjalor i ri me 19.280 zëra – më i madhi i këtij lloji për shqipen – paraqet në mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Ai përbën një vepër monumentale për frazeologjinë e gjuhës shqipe, që shënon kurorëzimin e punës 50-vjeçare të autori Eshref Ymeri në këtë fushë, duke e renditur atë ndër frazeografët tanë me kontributet më të spikatura në fushën e frazeologjisë. Prof.Shehu vazhdon:Prof. Dr. Rami Memushaj thotëFjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” është një vepër në të cilën frazeologjia e shqipes “ballafaqohet” me vetveten – me pasurinë e saj të madhe frazeologjike, me sinoniminë e saj të gjerë. Në këtë Fjalor na shpalosen tri pasuri të mëdha të gjuhës shqipe: sinonimia frazeologjike, variantësia frazeologjike (këtu vijnë edhe fjalët e urta) dhe, bashkë me to e brenda tyre, frazeologjia popullore dhe fjalët e urta popullore.” Perifrazoi Prof. Dr. Hajri Shehu.

Kurse redaktori i fjalorit dhe autori i parathënies, redaktor i katër fjalorëve bashkë me atë të gjuhës shqipe Prof.dr.Rami Memushaj, përmes një analize të thellë e të mirëfilltë shkencore, të një niveli të lartë akademik dhe profesional thekson:

Frazeologjia përbën një fushë të veçantë studimi, e cila sot njihet me emrin frazeografi. Ajo është një degë e veçantë e leksikologjisë që ka si objekt studimi shprehjet frazeologjike, ose frazemat.Kjo briqë të krijohet dega e Frazeografisë në vendi tonë.”

“Gjuhët, sa më të vjetra dhe sa më të hapura të jenë ndaj gjuhëve e kulturave të tjera, aq më të pasura do të jenë jo vetëm në leksik, por edhe në thënie e togje fjalësh të figurshme, përdorimi i të cilave i jep larmi dhe forcë shprehëse ligjërimit.”

Edhe gjuha shqipe nuk bën përjashtim nga ky rregull, duke na u paraqitur si një gjuhë mjaft e begatë me thënie e togfjalësha të qëndrueshëm. Gjuhësia shqiptare i ka kushtuar vëmendje edhe studimit të këtyre njësive, duke i mbledhur ato drejtpërdrejt nga goja e popullit e nga burimet e shkruara, duke i studiuar dhe duke i sistemuar në fjalorë.

* Nëse në” Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe” (1980), ka rreth 8 mijë shprehje frazeologjike, fjalori frazeologjik i Prof.dr. Eshrefit ka 19 280 frazema (shprehje frazeologike).

Eshref Ymeri pa frikë është vazhdues i babait të frazeologjisë shqiptare, akad.prof.dr. Jani Thomai dhe i paraardhësve të tjerë, duke e çuar në shkallën më të lartë frazeologjinë si degë e shkencës gjuhësore, leksikologjisë. Më 1972 boton në Prishtinë Mehmet Gjevori, librin me titull, “Frazeologjizma të gjuhës shqipe”që është fjalori i parë frazeologjik i gjuhës sonë, me 4 mijë shprehje popullore, fjalë të urta e frazema, të vjela nga fjalorë e vepra të ndryshme; po edhe materiale të mbledhura prej vetë autorit në Kosovë, që u quajt Fjalor.

Akademik, prof. dr. Jani Thomai, pas një vargu studimesh kushtuar  frazeologjisë, boton “Fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe” (Tiranë, 1999), një botim i ri i të cilit është i vitit 2010. Në këtë fjalor me 10.500 zëra, të hartuar duke u mbështetur në kritere shkencore, shpaloset për herë të parë pasuria frazeologjike e shqipes.

*Që frazeologjia e gjuhës shqipe është shumë më e gjerë dhe më e pasur, na e dëshmon prof.Eshref Ymeri me veprën “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” që po i jepet lexuesit.  Ky fjalor, me 4760 vatra kuptimore dhe me 19.300 zëra, paraqet në mënyrë më të plotë pasurinë frazeologjike të gjuhës sonë. Gjithsesi pasuria frazemave të shqipes është shumë më e madhe, e cila, me siguri do të evidentohet në të ardhmen.

*Sot me këto fjalorë frazeologjik, prof. Eshref Ymeri paraqitet si një ndër frazeografët tanë më të plotësuar dhe më të realizuar në fushën e frazeografisë, gjë që e ka arritur për mëse gjysmë shekulli mund, kërkime, hulumtime duke mbledhur frazema nga rreth 500 vepra letrare, politike e publicistike; nga fjalorë dygjuhësh (shqip – gjuhë e huaj) ose (gjuhë e huaj – shqip )dhe nga fjalorë shpjegues e sinonimikë të shqipes. Ndryshe nga paraardhësit, autori E.Ymeri ka shfrytëzuar fjalët e urta të shqipes nga “Fjalë të urta të popullit shqiptar” (1983). Në këtë mënyrë, ai ka arritur të krijojë një kartotekë shumë të pasur me shprehje frazeologjike, të cilën e ka pasuruar nga viti në vit. Autori i ka kushtuar vëmendje ligjërimit të shkruar dhe të folur.

*Gjatë hartimit të këtij fjalori të Prof.Eshrefi sipas traditës nuk përfshiu vetëm shprehjet e mirëfillta frazeologjike. Por në kuptimin më të gjerë ai zgjodhi mendimin e dytë, ku pëfshiu dhe proverbat e fjalët e urta, togfjalëshat e ngulitur, termat të natyrës terminologjike. Në fjalor ka futur dhe 280 ndërkombëtarizma (shprehje me prejardhje biblike e mitologjike, shprehje latine, shprehje që lidhen me ngjarje historike, me emra personalitetesh historike ose shkrimtarësh të njohur etj.), për të cilat autori e ka quajtur të arsyeshme të japë edhe shpjegime të natyrës enciklopedike, çka e tejkalon detyrën e një fjalori frazeologjik.

Ka shumë problematika që Prof. Eshrefi i ka zgjidhur si, përdorimi i emrit, se në leksikografi (me “emrat fillon procesi i njohjes së realitetit prej njeriut” (red.R.M)

*Problem tjetër që i doli autorit,  përdorimi i kohës së foljes në frazemat. Ai ka zgjedhur kohën e kryer dhe të tashmen. Kryesisht ka përdorur vetën e tretë. Kurse veta e dytë është përdorur në Fjalor vetëm në disa shprehje thirrmore, që shprehin urim a mospëlqim, si: bëfsh hair! Qofsh me jetë! Ti qofsh si bën! Etj…

*Fjalorit ia rrisin vlerat shënimet stilistikore që u vijnë në ndihmë shkrimtarit ose përkthyesit pasi shoqërojnë frazemat për ngjyrimet vlerësuese, si: euf, iron, keq, mospërf, përb, përçm, tall, shak, ur; për regjistrat e ligjërimit, si: bis, fëm, libr, lart, stud, thjeshtligj, zharg etj.; për fushën e përdorimit, si: anat, astr, bujq, ek, etnogr, gjuh, mjek, tek, zool etj

* Vlerën praktike ia rritin fjalorit edhe shënimet e natyrës sintaksore të frazemës, të cilat ia lehtësojnë përdoruesit lidhjet e saj me pjesën tjetër të fjalisë dhe me kryefjalën e me kundrinat e duhura që duhet të marrë. Të tilla janë tregimi i drejtimit të foljes, që bëhet me anë të ndërtimeve që ndjekin frazemën, si: mbi dikë, me diçka, i dikujt, para dikujt, nga ana e dikujt; për dikë, prej dikujt; për diçka, diku etj.; si dhe tregimi i valencës së foljes (dikush, dikë, dikujt, dikujt dikë, dikujt diçka).

*Autori është përpjekur që çdo zë fjalori të përmbajë edhe sa më shumë informacion leksikor, gjë që e ka bërë duke dhënë brenda një zëri variantet fonetike,

*Prof.Eshrefi mjeshtërisht ka shpjeguar me mënyra të ndryshme kuptimin e frazemave (shprehjeve frazeologjike), herë duke i zbërthyer apo herë-herë përmes përdorimit të sinonimeve. Kjo praktikë referimi është përdorur shumë rrallë dhe vetëm për motivimin e shprehjeve sinonimike me kuptim të njëjtë etimologjik. Veçse ky fjalor jo vetëm për gjuhëtarin e shquar Prof.dr Rami Memushaj, apo të nderuarin, Prof dr.Hajri Shehu dhe gjuhëtarë të tjerë, por për shkrimtarët, publicistët apo studiuesit është një vlerë jashtëzakonisht e madhe që do të ndihmojë në përdorimin e pasurisë gjuhësore që ka ky fjalor.

*Së fundmi :

1-Prof.d.Eshref Ymeri me vullnetin, dijet, punën këmbëngulëse e sistematike, për mëse 50 vite, u ballafaqua me ata që e mohojnë lashtësinë e gjuhës shqipe dhe u tregoi Akademisë dhe pseudohistorianëve se gjuha shqipe është pafundësisht e pasur. Sekreti i saj qëndron se është e vetmja gjuhë e lashtë që i ka rezistuar eleminimit të epokave historike, ashtu si vetë shqiptarët.”Vivra

2- Më vjen keq dhe më duket e padrejtë për intelektualë të shquar si Prof.dr. Rami Memushaj që e kanë nxjerrë në pension. Shkencëtarë të tillë, studiues të palodhur të gjuhës së lashtë e të bukur shqipe si, Rami Memushaj, Eshref Ymeri etj, duhet t’i thërrasë Kryeministri e në një formë ndjese (edhe pse nuk e ka bërë ai) t’u thotë:” Zotërinjë të nderuar, Kombi ka nevojë për Ju, ndaj ju lutem, kthehuni pranë katedrës së gjuhësisë, e cila e ndjen nevojën e pranisë tuaj!”

3- Konsidrata të veçanta dhe nderim për autorin, z.E.Ymeri dhe dy gjuhëtarët analistin  Z.Memushaj dhe recensuesin z. Shehu, si dhe për gjithë njerëzit e vlerave !

Urime dhe susksese!

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Vlorë 10.9.2023

Ps: *Qyteti antik i Cerjes apo Kalaja e Cerjes, siç njihet nga banorët e Labërisë është shpallur monument kulture i kategorisë së parë dhe daton në shek. IV para Krishtit. Ajo është vendosur në faqen jugore të një kodre, rreth 250 m .mbi nivelin e detit, në bregun e djathtë të lumit Shushicë Aty u zbuluanjë vëerë e jashtëzakonshme,  Mozaiku i Mesaplikut, mbishkrimi i të cilit flet në gjuhën shqipe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok